{"id":156136,"date":"2026-10-09T11:26:28","date_gmt":"2026-10-09T11:26:28","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=156136"},"modified":"2026-10-09T11:26:28","modified_gmt":"2026-10-09T11:26:28","slug":"berisha-do-bejme-gjithcka-qe-te-mobilizojme-shqiptaret-kunder-ketij-narkodiktatori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/09\/berisha-do-bejme-gjithcka-qe-te-mobilizojme-shqiptaret-kunder-ketij-narkodiktatori\/","title":{"rendered":"Berisha: Do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb t\u00eb mobilizojm\u00eb shqiptar\u00ebt kund\u00ebr k\u00ebtij narkodiktatori!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Marsi Korreshi, SYRI TV:<\/strong> Z. Berisha, nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr reform\u00eb po kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme, Reforma Zgjedhore mund t\u00eb ket\u00eb fatin e Reform\u00ebs Territoriale, p\u00ebr aq koh\u00eb sa Partia Socialiste ka fuqin\u00eb e kartonit si p\u00ebrgjigje. \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb opozita dhe Partia Demokratike p\u00ebr ta parandaluar k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong> Partia Demokratike ka p\u00ebrgatitur projektin e vet. Do t\u2019ia paraqes\u00eb publikut. Por 35 mandatet e krimit i komandon Padrinoja dhe jo Partia Demokratike.<br \/>\nNe do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka si\u00e7 kemi b\u00ebr\u00eb, kemi arritur t\u00eb dokumentojm\u00eb para shqiptar\u00ebve dhe faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk zhvillohen zgjedhje, por farsa zgjedhore. Dhe farsat zgjedhore jan\u00eb tipar i regjimeve autokratike, diktatoriale, autoritare. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do b\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka t\u00eb mobilizojm\u00eb shqiptar\u00ebt kund\u00ebr k\u00ebtij narkodiktatori.<br \/>\nNatyrisht, thash\u00eb dhe nj\u00eb her\u00eb, ka nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr, bojkoti dhe t\u00ebrheqja, por n\u00eb fakt diktaturat at\u00eb duan. Diktaturat nuk duan prani opozite askund.<br \/>\nNe do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi dhe t\u00eb vazhdojm\u00eb betej\u00ebn ton\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb forc\u00ebn dhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb kemi.<br \/>\nKemi p\u00ebrpara nj\u00eb kund\u00ebrshtar t\u00eb inkriminuar n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, kemi p\u00ebrpara nj\u00eb kund\u00ebrshtar q\u00eb \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb \u00e7do akt, t\u00eb kryej\u00eb \u00e7do krim, t\u00eb shes\u00eb \u00e7do gj\u00eb p\u00ebr l\u00ebkur\u00ebn e tij. Por ne nuk t\u00ebrhiqemi. Ne vazhdojm\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb potencialin betej\u00ebn ton\u00eb t\u00eb pandalshme, me besim t\u00eb plot\u00eb se do t&#8217;ia dalim.<br \/>\nEdi Rama sot, n\u00eb qoft\u00eb se shkojm\u00eb nj\u00eb vit prapa, \u00ebsht\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb her\u00eb m\u00eb i dob\u00ebt se\u00e7 ishte. \u00cbsht\u00eb i damkosur si asnj\u00eb lider tjet\u00ebr dhe kjo \u00ebsht\u00eb merit\u00eb e opozit\u00ebs shqiptare, merit\u00eb e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb dhe e protest\u00ebs s\u00eb tyre kat\u00ebr mujore q\u00eb po zhvillohet.<br \/>\nPra, kjo \u00ebsht\u00eb situata n\u00eb nj\u00eb narkodiktatur\u00eb. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb vler\u00ebsosh objektivisht situat\u00ebn. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb narkoshtet dhe Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb m\u00eb narkoshtet se \u00e7do shtet tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb.<br \/>\nPo ndalem dhe nj\u00eb her\u00eb k\u00ebtu. N\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare narkoshteti nuk ekziston. Por n\u00eb realitetin nd\u00ebrkomb\u00ebtar narkoshteti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga realitetet m\u00eb tragjike p\u00ebr kombet.<br \/>\nP\u00ebr narkoshtet b\u00ebhet fjal\u00eb kur vendi \u00ebsht\u00eb i tejmbushur me drog\u00eb dhe Shqip\u00ebria, sot q\u00eb flasim, \u00ebsht\u00eb eksportuesi kryesor i kanabisit n\u00eb Europ\u00eb.<br \/>\nShqip\u00ebria, sot q\u00eb flasim, tregton heroin\u00eb n\u00eb kalim apo n\u00eb prodhim, m\u00eb shum\u00eb se India, Nepali dhe disa vende t\u00eb marra s\u00eb bashku.<br \/>\nKartelet shqiptare t\u00eb drog\u00ebs sot jan\u00eb transportuesit m\u00eb kryesor\u00eb t\u00eb kokain\u00ebs n\u00eb Europ\u00eb.<br \/>\nPra, droga \u00ebsht\u00eb omniprezente, por \u00ebsht\u00eb dhe omnipotente. Ekonomia shqiptare e ka p\u00ebsuar nga droga m\u00eb shum\u00eb se ekonomia e \u00e7do vendi tjet\u00ebr t\u00eb cil\u00ebsuar narkoshtet n\u00eb Amerik\u00ebn Latine.<br \/>\nP\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebjn\u00eb sikur nuk e shohin, p\u00ebr ata t\u00eb cil\u00ebt e injorojn\u00eb, un\u00eb u them, merrni pak zhvler\u00ebsimin e dy monedhave m\u00eb t\u00eb fuqishme t\u00eb bot\u00ebs.<br \/>\nN\u00eb asnj\u00eb vend n\u00eb planet, n\u00eb asnj\u00eb narkoshtet t\u00eb cituar, euro dhe dollari nuk kan\u00eb p\u00ebsuar nj\u00eb zhvler\u00ebsim kaq katastrofal sa n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb 10 vite ato jan\u00eb zhvler\u00ebsuar respektivisht 32 dhe 35 p\u00ebrqind. Por po kaq jan\u00eb zhvler\u00ebsuar sepse narkoshteti p\u00ebrcaktohet nga ndikimi i drog\u00ebs n\u00eb ekonomi, nga narkoekonomia. Shtylla kryesore, shtylla m\u00eb kryesore \u00ebsht\u00eb kjo.<br \/>\nMerrni ndikimin n\u00eb ekonomi. Zhvler\u00ebsimi me 32 dhe 35% i euros dhe dollarit. Dhe mos harroni se vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb vit, gjer tani Banka e Shqip\u00ebris\u00eb ka bler\u00eb n\u00eb treg 1.2 miliard\u00eb euro. Sepse narkoeurot q\u00eb vijn\u00eb me kontejner\u00eb, me autobus\u00eb, me t\u00eb gjitha mjetet, euron evropiane t\u00eb qarkullimit t\u00eb lir\u00eb po e nxjerrin jasht\u00eb loje.<br \/>\nPra, ky zhvler\u00ebsim ka zhvler\u00ebsuar n\u00eb mas\u00ebn proporcionale eksportet e vendit. Sepse eksportuesit shesin me euro, me dollar\u00eb, por brenda vendit paguajn\u00eb me lek\u00eb dhe konvertimi i eurove n\u00eb lek\u00eb tani \u00ebsht\u00eb 30% m\u00eb i ul\u00ebt.<br \/>\nNarkoekonomia apo eurot mbi ekonomin\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb goditje fatale p\u00ebr prodhimin bujq\u00ebsor. Nuk jan\u00eb shifrat tona, u them atyre q\u00eb nuk duan t\u00eb flasin p\u00ebr narkoshtet, kjo \u00ebsht\u00eb shif\u00ebr e Eurostatit q\u00eb thot\u00eb se prodhimi industrial i Shqip\u00ebris\u00eb nga 2021-shi gjer sot ka r\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb \u00e7do vend tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Ukrain\u00ebs, ka r\u00ebn\u00eb me 15.3%.<br \/>\nDhe mbi t\u00eb gjitha shoku demografik. Sepse shkat\u00ebrrimi i eksporteve, i prodhimit industrial dhe po kaq i prodhimit bujq\u00ebsor, ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb falimentojn\u00eb qindra mij\u00ebra nd\u00ebrmarrje, qindra mij\u00ebra ferma dhe largimin e punonj\u00ebsve t\u00eb tyre nga Shqip\u00ebria. Largimi m\u00eb i madh se n\u00eb \u00e7do koh\u00eb n\u00eb histori.<br \/>\nN\u00eb 10 vite vet\u00ebm n\u00eb Bashkimin Europian 1 milion e 99 mij\u00eb shqiptar\u00eb kan\u00eb emigruar.<br \/>\nK\u00ebto dy shtylla, vet\u00ebm t\u00eb verbrit q\u00eb nuk duan nuk i shohin, apo atyre q\u00eb droga ua ka z\u00ebn\u00eb syt\u00eb.<br \/>\nPo ka nj\u00eb tjet\u00ebr, po kaq kardinale: implikimi i institucioneve me trafiqet e drog\u00ebs.<br \/>\nA nuk \u00ebsht\u00eb kryeministri shqiptar q\u00eb ka pritur Luftar Hys\u00ebn n\u00eb zyr\u00eb dhe i ka dh\u00ebn\u00eb licenc\u00eb p\u00ebr hotel me pes\u00eb yje dhe kazino?<br \/>\nA nuk \u00ebsht\u00eb kryeministri shqiptar q\u00eb P\u00ebllumb Gjok\u00ebs, nj\u00eb motel t\u00eb dal\u00eb boje, ia shpalli hotel me pes\u00eb yje dhe i jep licenc\u00ebn e kazinos\u00eb?<br \/>\nA nuk \u00ebsht\u00eb Edi Rama q\u00eb d\u00ebrgon n\u00eb takimet trilaterale p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e tij n\u00eb Aruba, n\u00eb Majorka e n\u00eb vende t\u00eb tjera?<br \/>\nA nuk ishte Vlora Hyseni e lidhur si mishi me kock\u00ebn me koordinatorin e karteleve t\u00eb drog\u00ebs dhe q\u00eb jepte informacione p\u00ebr to, Ergys Agasin?<br \/>\nA nuk ishte drejtori i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb, Proda, q\u00eb merrte Suel \u00c7el\u00ebn nga strofulla e tij dhe e \u00e7onte tek dentisti?<br \/>\nA nuk dalin emra gjykat\u00ebsish dhe prokuror\u00ebsh vet\u00ebm n\u00eb dosjen Metamorfoza? Vet\u00ebm n\u00eb dosjen Metamorfoza 1 jan\u00eb emrat e 300 oficer\u00ebve t\u00eb policis\u00eb, t\u00eb rangjeve t\u00eb ndryshme, nga killer tek pengmarr\u00ebs, tek trafikant ordiner.<br \/>\nPra ky \u00ebsht\u00eb regjimi. Dhe ne i kemi b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb autopsi. Dhe ne do vazhdojm\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb e di q\u00eb ka avokat\u00eb, disa e b\u00ebjn\u00eb nga mungesa e njohurive, t\u00eb tjer\u00eb e b\u00ebjn\u00eb se droga u z\u00eb syt\u00eb. Mos harroni, Edi Rama \u00ebsht\u00eb njeriu m\u00eb transaksional. Nuk i ka p\u00ebr gj\u00eb milionat n\u00eb transaksione p\u00ebr t\u00eb mbyllur goj\u00eb.<br \/>\nPo prap\u00eb ne jemi t\u00eb bindur, t\u00eb vendosur q\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet dramatik ta paraqesim kudo.<br \/>\nIsha n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs, e paraqita si\u00e7 \u00ebsht\u00eb.<br \/>\nN\u00eb takimet q\u00eb pata n\u00eb Teksas, e kisha \u00e7\u00ebshtje kryesore.<br \/>\nKudo do ta kemi \u00e7\u00ebshtje kryesore. Droga \u00ebsht\u00eb fuqi e t\u00eb keqes dhe ne do ta luftojm\u00eb at\u00eb, duke shpresuar se q\u00ebndrime t\u00eb hapura do mbahen si\u00e7 kan\u00eb filluar t\u00eb mbahen nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<br \/>\nJemi t\u00eb inkurajuar dhe mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr rezolutat e organizatave nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb partive.<br \/>\nJemi shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs p\u00ebr mesazhet q\u00eb ka p\u00ebrcjell\u00eb administrata e Presidentit Trump dhe Sekretari Rubio, por prap\u00eb kjo k\u00ebrkon q\u00eb ne t\u00eb vazhdojm\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb.<br \/>\nKa prap\u00eb shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marsi Korreshi, SYRI TV: Z. Berisha, nd\u00ebrkoh\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr reform\u00eb po kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme, Reforma Zgjedhore mund t\u00eb ket\u00eb fatin e Reform\u00ebs Territoriale, p\u00ebr aq koh\u00eb sa Partia Socialiste ka fuqin\u00eb e kartonit si p\u00ebrgjigje. \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb opozita dhe Partia Demokratike p\u00ebr ta parandaluar k\u00ebt\u00eb? Sali Berisha: Partia Demokratike ka p\u00ebrgatitur projektin e &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":156137,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-156136","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156136","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=156136"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156136\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":156139,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156136\/revisions\/156139"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/156137"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=156136"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=156136"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=156136"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}