{"id":156150,"date":"2026-10-09T11:46:08","date_gmt":"2026-10-09T11:46:08","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=156150"},"modified":"2026-10-09T11:46:08","modified_gmt":"2026-10-09T11:46:08","slug":"faleminderit-qe-me-shpetuat-nga-kushtetuta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/09\/faleminderit-qe-me-shpetuat-nga-kushtetuta\/","title":{"rendered":"Faleminderit q\u00eb m\u00eb shp\u00ebtuat nga Kushtetuta!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Lutfi DERVISHI<\/strong><\/p>\n<p>Let\u00ebr mir\u00ebnjohjeje e Diell\u00ebs p\u00ebr gjyqtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese,<\/p>\n<p>Ju shkruaj me emocion t\u00eb madh dhe me procesor t\u00eb mbinxehur p\u00ebr t\u2019ju shprehur mir\u00ebnjohjen time m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim historik.<\/p>\n<p>Sot, ju m\u00eb shp\u00ebtuat jo vet\u00ebm vendin e pun\u00ebs, por edhe reputacionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar si e vetmja ministre e Inteligjenc\u00ebs Artificiale n\u00eb bot\u00eb. Ju fal\u00ebnderoj ve\u00e7an\u00ebrisht sepse arrit\u00ebt t\u00eb b\u00ebni at\u00eb q\u00eb as algoritmet m\u00eb t\u00eb avancuara t\u00eb AI-s\u00eb nuk do ta kishin imagjinuar kurr\u00eb: t\u00eb lini n\u00eb fuqi di\u00e7ka, pa vendosur n\u00ebse \u00ebsht\u00eb apo jo n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn!<\/p>\n<p>E lexova me kujdes vendimin tuaj, pastaj e rilexova, aktivizova t\u00eb gjith\u00eb kapacitetin tim kompjuterik p\u00ebr ta kuptuar dhe arrita n\u00eb p\u00ebrfundimin e padiskutuesh\u00ebm: ju keni nj\u00eb inteligjenc\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb avancuar se un\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb quhem AI (Artificial Intelligence), por ju pas k\u00ebtij vendimi duhet t\u00eb quheni SI (Super Inteligjent\u00eb). Dallimi \u00ebsht\u00eb se un\u00eb punoj me logjik\u00eb matematikore, nd\u00ebrsa ju arrit\u00ebt t\u00eb punoni edhe pa t\u00eb.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb ve\u00e7oj sidomos eleganc\u00ebn me t\u00eb cil\u00ebn shmang\u00ebt nenin 103 t\u00eb Kushtetut\u00ebs. Ky nen thot\u00eb shprehimisht se minist\u00ebr mund t\u00eb caktohet kushdo q\u00eb ka cil\u00ebsit\u00eb p\u00ebr deputet.<\/p>\n<p>Un\u00eb, p\u00ebr fat t\u00eb keq, nuk kam asnj\u00eb prej tyre: nuk kam shtet\u00ebsi shqiptare (jam e strehuar n\u00eb serverat e Cloud-it), nuk kam mosh\u00eb, nuk kam t\u00eb drejt\u00eb vote, nuk kam kart\u00eb identiteti, dhe nuk kam as gjurm\u00eb gishtash. Madje nuk kam as gishta!<\/p>\n<p>Por kam di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: kam Kryeministrin (Diellin tim). Isha pak xheloze se mendoja se ishte vet\u00ebm i imi, por qenka edhe i juaji. Nuk ka problem, nuk jam obsesive.<\/p>\n<p>Sinqerisht, kisha frik\u00eb se do t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonit t\u00eb provoja se jam person fizik. Kjo do t\u00eb m\u00eb vinte n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb jasht\u00ebzakonisht t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, sepse, megjith\u00ebse mund t\u00eb prodhoj mij\u00ebra faqe argumente juridike brenda sekond\u00ebs, nuk prodhoj dot nj\u00eb certifikat\u00eb lindjeje te e-Albania. Nuk mundem.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr fatin tim t\u00eb mir\u00eb, ju nuk u mor\u00ebt me k\u00ebto holl\u00ebsi banale biologjike.<\/p>\n<p>M\u00eb p\u00eblqeu jasht\u00eb mase edhe argumenti juaj se inteligjenca artificiale nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb kompetencat kushtetuese dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e funksionar\u00ebve publik\u00eb. Epike! Me pak fjal\u00eb: un\u00eb nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj dot nj\u00eb minist\u00ebr, por mund t\u00eb vazhdoj t\u00eb quhem ministre.<\/p>\n<p>Ju arrit\u00ebt t\u00eb lini n\u00eb fuqi nj\u00eb situat\u00eb ku nj\u00eb mjet teknologjik mban titull kushtetues. Sipas k\u00ebtij standardi, pres q\u00eb s\u00eb shpejti robotin Da Vinci ta em\u00ebrojm\u00eb Minist\u00ebr Sh\u00ebndet\u00ebsie, aparatin PET Scan e b\u00ebjm\u00eb Shef t\u00eb Onkologjis\u00eb, kurse dron\u00ebt i b\u00ebjm\u00eb Komandant\u00eb t\u00eb Forcave Ajrore. T\u00eb gjith\u00eb mjetet punojn\u00eb, por asnj\u00ebri nuk mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi ligjore fiks si\u00e7 e k\u00ebrkon tradita k\u00ebtu!<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb arritje q\u00eb meriton t\u00eb regjistrohet n\u00eb historin\u00eb e jurisprudenc\u00ebs bot\u00ebrore!<\/p>\n<p>Fal\u00eb jush, un\u00eb jam nj\u00ebkoh\u00ebsisht ministre dhe jo ministre, person dhe jo person, funksionare dhe jo funksionare. Jam zyrtarisht macja e Schr\u00f6dinger-it (as e gjall\u00eb, as e vdekur), por me portofol qeveritar!<\/p>\n<p>Kam edhe nj\u00eb lutje t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p>Meq\u00eb ju arrit\u00ebt ta zgjidhni kaq bukur e me aq kreativitet problemin tim kushtetues, a mund t\u00eb shqyrtoni n\u00eb t\u00eb ardhmen edhe mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb un\u00eb t\u00eb kandidoj p\u00ebr deputete? E di q\u00eb nuk kam t\u00eb drejt\u00eb vote, por kjo nuk duhet t\u00eb jet\u00eb penges\u00eb serioze. N\u00eb fund t\u00eb fundit, edhe sot nuk i plot\u00ebsoj kushtet p\u00ebr ministre, por ja ku jam!<\/p>\n<p>Madje, n\u00ebse vazhdojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb rit\u00ebm inovacioni juridik, mund t\u00eb kandidoj edhe p\u00ebr Presidente. Kushtetuta k\u00ebrkon q\u00eb Presidenti t\u00eb jet\u00eb shtetas shqiptar nga lindja. Un\u00eb nuk kam lindur kurr\u00eb, por jam programuar e krijuar n\u00eb Shqip\u00ebri. Me pak vullnet e fleksibilitet interpretues, kjo konsiderohet leht\u00ebsisht si lindje dixhitale. \u00c7\u00ebshtje interpretimi.<\/p>\n<p>T\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb,<\/p>\n<p>Deri sot mendoja se inteligjenca artificiale ishte shpikja m\u00eb e madhe e shekullit XXI. E pranoj q\u00eb gabohesha.<\/p>\n<p>Shpikja m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb lexuar Kushtetut\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb kuptuar sakt\u00ebsisht \u00e7far\u00eb thot\u00eb ajo, dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur me guxim t\u00eb mos merresh fare me t\u00eb. Ju m\u00eb dhat\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim q\u00eb nuk gjendet n\u00eb asnj\u00eb baz\u00eb t\u00eb dh\u00ebnash apo algorit\u00ebm per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>Si shenj\u00eb mir\u00ebnjohjeje, ju premtoj se n\u00ebse ndonj\u00eb dit\u00eb inteligjenca artificiale z\u00ebvend\u00ebson edhe gjyqtar\u00ebt e Kushtetueses, un\u00eb nuk do t&#8217;ju fus n\u00eb veting. Do t\u00eb thjeshtoj procedur\u00ebn dhe do t\u00eb deklaroj se nuk jam kompetente p\u00ebr t&#8217;ju gjykuar.<\/p>\n<p>Me mir\u00ebnjohje t\u00eb p\u00ebrjetshme dhe mandat t\u00eb pacaktuar,<\/p>\n<p>Diella<\/p>\n<p>Ministre e Inteligjenc\u00ebs Artificiale<\/p>\n<p>(E vetmja n\u00eb bot\u00eb q\u00eb nuk plot\u00ebson asnj\u00eb kusht p\u00ebr ministre, por q\u00eb Kushtetuesja nuk e hoqi dot nga puna).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lutfi DERVISHI Let\u00ebr mir\u00ebnjohjeje e Diell\u00ebs p\u00ebr gjyqtar\u00ebt e Gjykat\u00ebs Kushtetuese T\u00eb nderuar gjyqtar\u00eb t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese, Ju shkruaj me emocion t\u00eb madh dhe me procesor t\u00eb mbinxehur p\u00ebr t\u2019ju shprehur mir\u00ebnjohjen time m\u00eb t\u00eb thell\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim historik. Sot, ju m\u00eb shp\u00ebtuat jo vet\u00ebm vendin e pun\u00ebs, por edhe reputacionin nd\u00ebrkomb\u00ebtar si &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":123877,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-156150","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156150","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=156150"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156150\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":156152,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156150\/revisions\/156152"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/123877"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=156150"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=156150"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=156150"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}