{"id":156160,"date":"2026-10-09T16:40:03","date_gmt":"2026-10-09T16:40:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=156160"},"modified":"2026-10-09T16:40:03","modified_gmt":"2026-10-09T16:40:03","slug":"si-perfundoi-shefja-e-shish-nen-hetim-per-agasin-nga-kontaktet-e-dyshuara-te-sekreti-shteteror","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/09\/si-perfundoi-shefja-e-shish-nen-hetim-per-agasin-nga-kontaktet-e-dyshuara-te-sekreti-shteteror\/","title":{"rendered":"Si p\u00ebrfundoi shefja e SHISH n\u00ebn hetim p\u00ebr Agasin, nga kontaktet e dyshuara te sekreti shtet\u00ebror"},"content":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d, u rikthye k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte n\u00eb transmetim, me nj\u00eb sezon t\u00eb ri q\u00eb pritet t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb pritshm\u00ebri.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">K\u00ebt\u00eb her\u00eb tem\u00eb e bised\u00ebs n\u00eb emision, u b\u00eb ndalimi n\u00eb mas\u00ebn arrest n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb shefes s\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb akuz\u00eb nga SPAK, p\u00ebr nxjerrje t\u00eb sekretit hetimor si edhe p\u00ebrkrahje t\u00eb autorit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast Ergys Agasit, edhe ky deri para arrestimit i shum\u00ebk\u00ebrkuar nga policia p\u00ebr tenderat e AKSHI.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga dokumentari<\/strong><\/p>\n<p>Lajmi se shefja e sh\u00ebrbimit informativ t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ishte n\u00eb hetim nga SPAK, thuajse gjeti t\u00eb pap\u00ebrgatitur \u00e7dok\u00ebnd.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn ata q\u00eb kan\u00eb nuhatjen dhe njohin kulisat e pushtetit, t\u00eb cil\u00ebt as q\u00eb e mendonin se pas implikimit n\u00eb afera t\u00eb ndryshme korruptive dhe kriminale, t\u00eb ministrave t\u00eb ndrysh\u00ebm apo njer\u00ebzve t\u00eb lidhur me ta, radha do t\u2019i vinte edhe vet\u00eb Vlora Hysenit, shefe e Sh\u00ebrbimit Shqiptar t\u00eb Inteligjenc\u00ebs, q\u00eb nga viti 2023.<\/p>\n<p>Nj\u00eb lajm trondit\u00ebs q\u00eb u raportua fillimisht n\u00eb Ne\u00ebs 24 dhe q\u00eb m\u00eb pas mori t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebmendjen e medias dhe t\u00eb opinionit publik, se si drejtuesja madhore e Inteligjenc\u00ebs, sipas akuz\u00ebs s\u00eb ngritur nga SPAK, \u2018p\u00ebrkrahje e autorit t\u00eb krimit\u2019 dhe \u2018nxjerrje t\u00eb sekretit shtet\u00ebror\u2019, ishte p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb afera antiligjore q\u00eb kalonin kompetencat e saj si zyrtare e SHISH, zonja Hyseni e cila me t\u2019u akuzuar nga SPAK, u shkarkua nga detyra nga kryeministri Rama.<\/p>\n<p>Shkarkimi i saj nga detyra u dekretua edhe nga Presidenti Bajram Begaj, nd\u00ebrsa m\u00eb 24 Shtator 2026, ajo u paraqit n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar, p\u00ebr t\u2019u njohur me mas\u00ebn e siguris\u00eb, gjykat\u00eb e cila e la n\u00eb arrest sht\u00ebpie, deri n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb hetimeve.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb e b\u00ebri edhe m\u00eb trondit\u00ebse vet\u00eb lajmin e pezullimit t\u00eb saj nga drejtuese e SHISH, ishte fakti se Vlora Hyseni, akuzohet nga SPAK se kishte p\u00ebrkrahur deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb personin n\u00eb arrati, t\u00eb shum\u00ebk\u00ebrkuarin nga drejt\u00ebsia, Ergys Agasi, i cili nd\u00ebrsa i fshihej policis\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb dhe mbante kontakte t\u00eb vazhdueshme me shefen e SHISH.<\/p>\n<p>Emri i Vlora Hysenit n\u00eb Shqip\u00ebri kishte qen\u00eb pothuajse i panjohur deri n\u00eb fillim t\u00eb vitit 2023, koha kur kryeministri Edi Rama e propozoi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror. Nj\u00eb zbulim q\u00eb 3 vite m\u00eb par\u00eb nuk u prit mir\u00eb nga opozita, q\u00eb nisi t\u00eb artikulonte akuzat e para ndaj saj.<\/p>\n<p>Por q\u00eb pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, Hyseni n\u00eb vazhdim mbeti nj\u00eb figur\u00eb pothuajse n\u00eb hije. Po aq sa edhe daljet e saj publike, q\u00eb nga momenti kur u em\u00ebrua drejtuese e Sh\u00ebrbimit Informativ Komb\u00ebtar, nj\u00eb nga institucionet e siguris\u00eb komb\u00ebtare me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr vendin.<\/p>\n<p>T\u00eb vetmet her\u00eb kur ajo u pa n\u00eb publik, ishte prania e saj n\u00eb korridoret e Kuvendit, apo n\u00eb raportimet p\u00ebrball\u00eb deputet\u00ebve, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb edhe ky n\u00eb komisionin parlamentar t\u00eb \u00c7\u00ebshtjeve t\u00eb Brendshme dhe t\u00eb Mbrojtjes, vet\u00ebm pak muaj m\u00eb par\u00eb ku nd\u00ebr t\u00eb tjera raportonte edhe p\u00ebr nivelin e krimit t\u00eb organizuar dhe kund\u00ebrv\u00ebnien.<\/p>\n<p>Raportim i cili vinte pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00ebn kur p\u00ebrball\u00eb godin\u00ebs s\u00eb kryeministris\u00eb kishin nisur protestat e qytetar\u00ebve kund\u00ebr qeveris\u00eb Rama.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Policia ishte ende n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb Ergys Agasit, personazhi i njohur si \u2018Eminenca gri\u2019, personazhi q\u00eb thuhet se lidhte fijet e pushtetit me ato t\u00eb krimit. Ku ndaj tij kishte nj\u00eb mas\u00eb arresti q\u00eb nga muaji dhjetor i vitit 2025, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimeve p\u00ebr abuzimet me tenderat e AKSHIT, ai vazhdonte t\u00eb ishte n\u00eb arrati.<\/p>\n<p>Fjal\u00eb qarkullonin se ai ishte larguar jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, por q\u00eb arrestimi i tij n\u00eb muajin gusht tregoi se Ergys Agasi jo vet\u00ebm nuk ishte larguar asnj\u00ebher\u00eb nga Shqip\u00ebria, por ishte i mbrojtur si nga segmente t\u00eb krimit, n\u00eb qytetin e Elbasanit dhe Durr\u00ebsit ku strehohej, por edhe nga segmente t\u00eb inkriminuara t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Si\u00e7 ishte edhe momenti i arrestimit t\u00eb tij, pasditen e dat\u00ebs 26 gusht, kur n\u00eb makin\u00eb me t\u00eb, n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Durr\u00ebsit, n\u00eb timonin e makin\u00ebs me t\u00eb cil\u00ebn udh\u00ebtonin, ishte Ulian Shpataraku, ish-drejtues i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit me grad\u00ebn kryekomisar, tashm\u00eb i larguar nga Policia e Shtetit i cili m\u00eb her\u00ebt kishte sh\u00ebrbyer si shef i Seksionit t\u00eb Narkotik\u00ebve, si dhe zv. drejtor n\u00eb Drejtorin\u00eb Vendore t\u00eb Policis\u00eb Elbasan. Por po k\u00ebshtu ai njihej edhe si njeriu pran\u00eb Ilir Prod\u00ebs, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ky i fundit ishte Drejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Por ajo q\u00eb do t\u00eb trondiste opinionin publik ishte fakti se Ergys Agasi, tashm\u00eb nuk kishte shtrir\u00eb tentakulat vet\u00ebm n\u00eb qeveri, n\u00eb polici, apo edhe n\u00eb institucione t\u00eb tjera, t\u00eb cilat i kishte v\u00ebn\u00eb n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt e tij, por kishte arritur t\u00eb kompromentonte edhe Sh\u00ebrbimin Informativ Shtet\u00ebror.<\/p>\n<p>Dhe jo m\u00eb pak por vet\u00eb drejtuesen e k\u00ebsaj agjencie, Vlora Hyseni, nj\u00eb implikim i pad\u00ebgjuar kurr\u00eb m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Nj\u00eb personazh i till\u00eb, i p\u00ebrfolur dhe n\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr lidhje me krimin dhe me tenderat miliona euro, jo vet\u00ebm t\u00eb afrohej pran\u00eb shefes s\u00eb inteligjenc\u00ebs, por me gjasa t\u00eb krijonte edhe nj\u00eb raport sentimental me t\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb ngjarje e cila me siguri do t\u00eb vinte n\u00eb siklet \u00e7do agjenci t\u00eb ngjashme inteligjence partnere.<br \/>\nNgjarje q\u00eb n\u00eb fakt tregoi asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa r\u00ebnien e shtetit, n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn \u2018saltro mortale\u2019, apo ndryshe \u2018saltron e vdekjes\u2019, ku tashm\u00eb n\u00eb rrezik ishin edhe vet\u00eb informacionet e Sh\u00ebrbimit Informativ Shtet\u00ebror, dhe se sa t\u00eb prekura ishin ato nga ky implikim serioz i vet\u00eb drejtueses s\u00eb k\u00ebsaj agjencie, apo \u00e7far\u00eb informacionesh mund t\u00eb ket\u00eb arritur t\u00eb siguroj\u00eb Ergys Agasi nga SHISH.<\/p>\n<p>Vlora Hyseni e m\u00ebsoi lajmin se ndaj saj ishin caktuar dy masa sigurie \u201carrest sht\u00ebpie\u201d dhe \u201cpezullim nga ushtrimi i detyr\u00ebs\u201d teksa ndodhej n\u00eb nj\u00eb takim me drejtues t\u00eb sh\u00ebrbimeve inteligjente, n\u00eb Baku t\u00eb Azerbajxhanit, ku ishte pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb Forumin Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Luft\u00ebn kund\u00ebr Terrorizmit. Ajo u dor\u00ebzua vet\u00ebm dy dit\u00eb m\u00eb pas n\u00eb pik\u00ebn kufitare t\u00eb Morin\u00ebs, gjat\u00eb rrug\u00ebs nga Kosova p\u00ebr n\u00eb Shqip\u00ebri, por q\u00eb askush se di me siguri, sesi Hyseni udh\u00ebtoi nga Baku n\u00eb Kosov\u00eb, sa koh\u00eb q\u00ebndroi aty, k\u00eb takoi dhe \u00e7far\u00eb bisedoi me ta.<\/p>\n<p>Edhe pse fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb ajo kaloi kufirin nga Kosova drejt Shqip\u00ebris\u00eb me nj\u00eb makin\u00eb me targa serbe p\u00ebr t\u2019u v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb SPAK, 24 or\u00eb m\u00eb von\u00eb.\/ Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d, u rikthye k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte n\u00eb transmetim, me nj\u00eb sezon t\u00eb ri q\u00eb pritet t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb pritshm\u00ebri. K\u00ebt\u00eb her\u00eb tem\u00eb e bised\u00ebs n\u00eb emision, u b\u00eb ndalimi n\u00eb mas\u00ebn arrest n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb shefes s\u00eb Sh\u00ebrbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb akuz\u00eb nga SPAK, p\u00ebr nxjerrje t\u00eb sekretit &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":156161,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-156160","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156160","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=156160"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156160\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":156162,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156160\/revisions\/156162"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/156161"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=156160"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=156160"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=156160"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}