{"id":156163,"date":"2026-10-09T16:45:52","date_gmt":"2026-10-09T16:45:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=156163"},"modified":"2026-10-09T16:45:52","modified_gmt":"2026-10-09T16:45:52","slug":"fitorja-shkaterruese-e-trustit-te-lulelakres-e-ben-emergjente-qeverine-teknike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/09\/fitorja-shkaterruese-e-trustit-te-lulelakres-e-ben-emergjente-qeverine-teknike\/","title":{"rendered":"Fitorja shkat\u00ebrruese e trustit t\u00eb lulelakr\u00ebs e b\u00ebn emergjente qeverin\u00eb teknike"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>M\u00ebnyra se si u mbyll dhe p\u00ebrfundoi procesi i reform\u00ebs territoriale n\u00eb Shqip\u00ebri, duket se q\u00ebllimi p\u00ebrfundimtar i pushtetit ishte krijimi i nj\u00eb mekanizmi m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet e ardhshme lokale. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron absurdi i k\u00ebsaj reforme: nj\u00eb pushtet q\u00eb duhej t\u00eb ndryshonte\u00a0hart\u00ebn p\u00ebr t\u2019iu sh\u00ebrbyer qytetar\u00ebve u soll sikur qytetar\u00ebt t\u00eb jen\u00eb aty p\u00ebr t\u2019iu sh\u00ebrbyer hart\u00ebs s\u00eb tij politike.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00eb her\u00eb, iluzionet e Bashkimit Europian p\u00ebrball\u00eb realitetit shqiptar duket se\u00a0duhet t\u00eb ken\u00eb p\u00ebsuar t\u00eb nj\u00ebjtin zhg\u00ebnjim. Partner\u00ebt europian\u00eb kan\u00eb k\u00ebrkuar prej koh\u00ebsh q\u00eb proceset reformuese n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb jen\u00eb m\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse, m\u00eb transparente dhe m\u00eb t\u00eb mb\u00ebshtetura n\u00eb dialogun politik e shoq\u00ebror, nd\u00ebrsa pushteti i trustit, si zakonisht, i pranon formalisht k\u00ebto k\u00ebrkesa, por pastaj i kalon ato p\u00ebrmes filtrit t\u00eb interesit t\u00eb vet politik. K\u00ebshtu ndodhi edhe me k\u00ebt\u00eb reform\u00eb territoriale: k\u00ebrkesa europiane u pranua n\u00eb let\u00ebr, por fryma e saj u tjet\u00ebrsua\u00a0n\u00eb praktik\u00eb, sepse n\u00eb \u00e7do hap t\u00eb procesit u duk se mbi nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb organizim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb pushtetit vendor q\u00ebndronte nj\u00eb tjet\u00ebr llogari, ajo e zgjedhjeve t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p>N\u00ebse zgjedhjet parlamentare t\u00eb vitit 2025, t\u00eb monitoruara nga institucionet dhe v\u00ebzhguesit nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, lan\u00eb pas tyre nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problematikash dramatike lidhur me avantazhin e pushtetit, p\u00ebrdorimin e administrat\u00ebs dhe pabarazin\u00eb e konkurrenc\u00ebs politike, at\u00ebher\u00eb nj\u00eb reform\u00eb territoriale e b\u00ebr\u00eb pas tyre duhej t\u00eb ishte pik\u00ebrisht momenti p\u00ebr t\u00eb korrigjuar k\u00ebto deformime dhe jo p\u00ebr t\u2019i institucionalizuar ato n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb re.<\/p>\n<p>Por ndodhi e kund\u00ebrta.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ky votim nuk mund t\u00eb shihet vet\u00ebm si nj\u00eb votim parlamentar p\u00ebr nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb re. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb e m\u00ebnyr\u00ebs se si funksionon demokracia shqiptare kur nj\u00eb shumic\u00eb e fuqishme\u00a0e kontestuar edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht vendos t\u00eb mos e konsideroj\u00eb m\u00eb dialogun politik si kusht t\u00eb nj\u00eb reforme t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb k\u00ebsaj reforme: p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb vendimi q\u00eb prek drejtp\u00ebrdrejt jet\u00ebn administrative dhe politike t\u00eb komuniteteve, konsultimi me qytetar\u00ebt nuk mund t\u00eb ishte kurr\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrfillje e till\u00eb. Kur banor\u00ebt e bashkive q\u00eb preken nga ndryshimet dalin n\u00eb protest\u00eb dhe k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb d\u00ebgjohen, p\u00ebrgjigjja e nj\u00eb pushteti demokratik duhet t\u00eb ishte\u00a0hapja e procesit, jo mbyllja e tij. Kur komunitetet k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb din\u00eb p\u00ebrse duhet t\u00eb shkrihet bashkia e tyre, \u00e7far\u00eb do t\u00eb fitojn\u00eb dhe \u00e7far\u00eb do t\u00eb humbasin, p\u00ebrgjigjja nuk mund t\u00eb jet\u00eb thjesht se parlamenti ka numrat p\u00ebr ta votuar. Nj\u00eb reform\u00eb territoriale nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vij\u00eb q\u00eb vizatohet mbi hart\u00eb nga nj\u00eb shumic\u00eb parlamentare. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje mbi jet\u00ebn e njer\u00ebzve, mbi sh\u00ebrbimet q\u00eb marrin, mbi larg\u00ebsin\u00eb nga administrata, mbi identitetin e komuniteteve dhe mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si ata do t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsohen.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, shp\u00ebrfillja e opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb po aq e pafalshme sa shp\u00ebrfillja e qytetar\u00ebve. N\u00eb nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb p\u00ebrmasave territoriale, ajo duhet t\u00eb kishte t\u00eb drejt\u00ebn e plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb propozuar, kund\u00ebrshtuar, argumentuar dhe negociuar. N\u00ebse nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb ndryshon arkitektur\u00ebn e pushtetit vendor miratohet nga nj\u00eb shumic\u00eb q\u00eb nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb kompromis, at\u00ebher\u00eb ajo mbetet politikisht e pa qen\u00eb dhe demokratikisht e cunguar.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja pse gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb duket hapur se\u00a0nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb v\u00ebrtet me nj\u00eb reform\u00eb territoriale apo me nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb hart\u00ebs elektorale.\u00a0 Por kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me\u00a0nj\u00eb nd\u00ebrhyrje politike mbi territorin.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb e b\u00ebn\u00a0shkat\u00ebrrues k\u00ebt\u00eb reform\u00eb me nj\u00eb fitore numerike. Sepse pushteti mund t\u00eb thot\u00eb se e fitoi votimin, por nj\u00eb fitore e till\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb\u00a0nj\u00eb fitore e demokracis\u00eb. Ka fitore q\u00eb e forcojn\u00eb demokracin\u00eb dhe ka fitore q\u00eb e shkat\u00ebrrojn\u00eb at\u00eb. N\u00ebse nj\u00eb reform\u00eb e territorit miratohet pa nj\u00eb dialog real me qytetar\u00ebt, pa nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb arsyeshme me opozit\u00ebn dhe n\u00ebn dyshimin se q\u00ebllimi kryesor \u00ebsht\u00eb ruajtja e pushtetit, at\u00ebher\u00eb k\u00ebtu e keqja shtohet.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu problemi b\u00ebhet m\u00eb i madh se vet\u00eb harta.\u00a0 Pushteti ka krijuar nj\u00eb mekaniz\u00ebm ku shumica parlamentare i mund\u00ebson t\u00eb kontrolloj\u00eb ritmin e reformave, nd\u00ebrsa kontrolli demokratik mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si ato reforma nd\u00ebrtohen \u00ebsht\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb i dob\u00ebt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye edhe nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend normal do t\u00eb duhej t\u00eb ishte nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje teknike, administrative dhe konsensuale, n\u00eb Shqip\u00ebri shnd\u00ebrrohet p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr pushtetin.<\/p>\n<p>Prandaj reforma territoriale, ashtu si\u00e7 po u zhvillua dhe p\u00ebrfundoi, nuk duhet pare m\u00eb tej si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e mbyllur vet\u00ebm sepse karton\u00ebt u num\u00ebruan. P\u00ebrkundrazi, ajo duhet t\u00eb hap\u00eb nj\u00eb debat shum\u00eb m\u00eb t\u00eb madh mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si nd\u00ebrtohen reformat n\u00eb Shqip\u00ebri dhe mbi pyetjen n\u00ebse mund t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u2019ia l\u00ebm\u00eb pushtetit n\u00eb fuqi edhe hart\u00ebn, edhe rregullat, edhe koh\u00ebn, edhe m\u00ebnyr\u00ebn e zgjedhjes s\u00eb atyre q\u00eb m\u00eb pas do t\u00eb garojn\u00eb sipas k\u00ebsaj harte. Sepse n\u00eb nj\u00eb demokraci t\u00eb sh\u00ebndetshme, ai q\u00eb ka pushtetin nuk duhet t\u00eb jet\u00eb edhe projektuesi i vet\u00ebm i terrenit mbi t\u00eb cilin do ta ushtroj\u00eb at\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse p\u00ebrpjekja p\u00ebr nj\u00eb qeveri teknike pa kthim\u00a0 nuk mund t\u00eb konsiderohet m\u00eb thjesht si nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e radh\u00ebs e opozit\u00ebs apo si nj\u00eb formul\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb koh\u00ebn. N\u00eb kushtet kur besimi \u00ebsht\u00eb shkat\u00ebrruar fare, kur reformat jan\u00eb politizuar, kur dialogu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb zero\u00a0dhe kur edhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje si harta territoriale shihet nga nj\u00eb pjes\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb si nj\u00eb mjet p\u00ebr garantimin e vazhdim\u00ebsis\u00eb s\u00eb pushtetit, nj\u00eb qeveri teknike do t\u00eb duhej t\u00eb shihej si nj\u00eb mekaniz\u00ebm p\u00ebr ta nxjerr\u00eb procesin nga duart e atyre q\u00eb kan\u00eb interes t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb nga rezultati i tij.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb i duhet Shqip\u00ebris\u00eb sot nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr reform\u00eb e b\u00ebr\u00eb nga pushteti p\u00ebr pushtetin, por nj\u00eb proces q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb besohet edhe nga ata q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb pushtet. Nj\u00eb qeveri teknike, e kufizuar n\u00eb misionin e saj dhe e mb\u00ebshtetur mbi nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb qart\u00eb politike, do t\u00eb duhet t\u00eb krijonte pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb hap\u00ebsir\u00eb: t\u00eb ndalonte p\u00ebrkoh\u00ebsisht mekanizmin e vazhdim\u00ebsis\u00eb, t\u00eb rikthente dialogun me opozit\u00ebn, t\u00eb hapte konsultimin real me qytetar\u00ebt dhe t\u00eb vendoste reformat mbi nj\u00eb tryez\u00eb ku askush t\u00eb mos ishte nj\u00ebkoh\u00ebsisht gjyqtar dhe p\u00ebrfitues.<\/p>\n<p>Kjo reform\u00eb territoriale e ka treguar edhe nj\u00eb her\u00eb se problemi i Shqip\u00ebris\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm se sa bashki do t\u00eb ket\u00eb, ku do t\u00eb vendosen kufijt\u00eb e tyre apo si do t\u00eb vizatohet harta administrative. Problemi m\u00eb i thell\u00eb \u00ebsht\u00eb se kush e vizaton hart\u00ebn dhe me \u00e7far\u00eb q\u00ebllimi. N\u00ebse harta vizatohet nga nj\u00eb pushtet q\u00eb k\u00ebrkon mbi t\u00eb gjitha t\u00eb garantoj\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e vet, at\u00ebher\u00eb edhe reforma m\u00eb e bukur n\u00eb let\u00ebr do t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb nj\u00eb instrument t\u00eb pushtetit. Dhe n\u00ebse kjo vazhdon, at\u00ebher\u00eb Shqip\u00ebria nuk ka m\u00eb nevoj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr reforma t\u00eb reja; ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb moment politik q\u00eb t\u2019i rikthej\u00eb proceset demokratike nga fillimi.<\/p>\n<p>Prandaj k\u00ebrkesa p\u00ebr nj\u00eb qeveri teknike nuk \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb shmangie nga rruga europiane. P\u00ebrkundrazi, n\u00eb kushtet e krijuara ajo mund t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebrisht m\u00ebnyra p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb t\u00eb. Vet\u00ebm nj\u00eb qeveri q\u00eb nuk ka interes t\u00eb fitoj\u00eb prej hart\u00ebs q\u00eb po nd\u00ebrton m k\u00ebrkesa p\u00ebr nj\u00eb qeveri teknike nuk \u00ebsht\u00eb sot nj\u00eb shmangie nga rruga europiane und ta nd\u00ebrtoj\u00eb at\u00eb me qet\u00ebsi, me transparenc\u00eb dhe me konsensus; vet\u00ebm nj\u00eb proces ku pushteti pranon t\u00eb mos jet\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe lojtar edhe arbit\u00ebr mund t\u2019i rikthej\u00eb qytetarit besimin se reforma b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb dhe jo kund\u00ebr tij. Dhe ndoshta kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta m\u00eb e thjesht\u00eb q\u00eb na zbulon kjo histori: Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb re q\u00eb t\u2019i zgjas\u00eb jet\u00ebn pushtetit, por p\u00ebr nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb re t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb pushtetit, q\u00eb t\u2019i kthej\u00eb jet\u00ebn demokracis\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im KULLA M\u00ebnyra se si u mbyll dhe p\u00ebrfundoi procesi i reform\u00ebs territoriale n\u00eb Shqip\u00ebri, duket se q\u00ebllimi p\u00ebrfundimtar i pushtetit ishte krijimi i nj\u00eb mekanizmi m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet e ardhshme lokale. Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron absurdi i k\u00ebsaj reforme: nj\u00eb pushtet q\u00eb duhej t\u00eb ndryshonte\u00a0hart\u00ebn p\u00ebr t\u2019iu sh\u00ebrbyer qytetar\u00ebve u &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":146436,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-156163","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156163","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=156163"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156163\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":156164,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156163\/revisions\/156164"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/146436"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=156163"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=156163"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=156163"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}