{"id":156267,"date":"2026-10-10T15:14:18","date_gmt":"2026-10-10T15:14:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=156267"},"modified":"2026-10-10T15:27:42","modified_gmt":"2026-10-10T15:27:42","slug":"deputete-te-ps-merren-peng-brace-konfirmon-kercenimin-familjar-nga-rama-jam-lincuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/10\/deputete-te-ps-merren-peng-brace-konfirmon-kercenimin-familjar-nga-rama-jam-lincuar\/","title":{"rendered":"Deputet\u00eb t\u00eb PS merren peng\/ Bra\u00e7e konfirmon k\u00ebrc\u00ebnimin familjar nga Rama; \u201cJam lin\u00e7uar\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Erion Bra\u00e7e deklaron se \u00ebsht\u00eb lin\u00e7uar dhe k\u00ebrc\u00ebnuar para votimit t\u00eb shkrirjes s\u00eb 15 bashkive. N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb ai shpjegon terrorin q\u00eb ka p\u00ebrjetuar familjarisht p\u00ebr ta detyruar t\u00eb votoj\u00eb projektin e Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Erion BRA\u00c7E<\/p>\n<p>P\u00ebr vot\u00ebn<\/p>\n<p>Dje i lash\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb flisnin p\u00ebr vot\u00ebn time t\u00eb m\u00ebngjesit her\u00ebt; foli Edi Rama me mburrjen e tij fyese dhe t\u00eb p\u00ebrhershme, foli nj\u00eb i dyt\u00eb q\u00eb zgjohet n\u00eb pik\u00eb t\u00eb m\u00ebngjesit t\u00eb b\u00ebj\u00eb k\u00ebndezintelektualin, profesorin, mendimtarin dhe p\u00ebrfundoi t\u00eb b\u00ebj\u00eb tredh\u00ebsin eunuk t\u00eb fjal\u00ebve q\u00eb mahnisin dy vajza, foli nj\u00eb i tret\u00eb-palaco ky, me motr\u00ebn n\u00ebn akuz\u00eb si hajdute e veten n\u00eb rolin e kirurgut t\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbimi publik me halle e t\u00eb vjedhur nga oligarku m\u00eb i madh i sektorit q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi i tij, foli edhe nj\u00eb njeri t\u00eb cilin e \u00e7moj pa mas\u00eb-akademik, profesor por q\u00eb nuk e kuptoj pse fyen po aq sa Edi Rama, t\u00eb cilin e kritikon edhe me t\u00eb drejt\u00eb \u00e7do dit\u00eb.<br \/>\nTani, kam detyrimin t\u00eb flas un\u00eb, t\u00eb b\u00ebj m\u00eb shum\u00eb se e folura e t\u00eb shpjegoj vot\u00ebn time.<\/p>\n<p>1. E para, nuk ia lejoj Edi Ram\u00ebs t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr vot\u00ebn time e me t\u00eb t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb flak\u00ebrima ajri n\u00eb mjedis kund\u00ebr kujtdo q\u00eb ka n\u00eb mendje; nuk mund ta b\u00ebj\u00eb n\u00eb emrin tim e duke p\u00ebrmendur vot\u00ebn time; un\u00eb, si\u00e7 ai e pohoi n\u00eb mbledhje nuk kam votuar pro tij dhe e kishte num\u00ebruar \u201cshum\u00eb her\u00eb\u201d k\u00ebt\u00eb, ndaj ta l\u00ebr\u00eb k\u00ebtu, me kaq. Ajo q\u00eb k\u00ebrkoj prej tij dhe ai ia ka detyrim socialist\u00ebve sot, \u00ebsht\u00eb t\u00eb thot\u00eb se cilat \u201cduar t\u00eb pista, ca t\u00eb dukshme e ca t\u00eb padukshme, por t\u00eb zbuluara tanim\u00eb\u201d, m\u00eb paskan ngat\u00ebrruar mua. Derisa ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, ka koh\u00eb t\u00eb shoh\u00eb tek vetja, po t\u00eb doj\u00eb edhe rrotull tij por m\u00eb shum\u00eb tek vetja dhe t\u00eb pranoj\u00eb, jo thjesht ta thot\u00eb p\u00ebr nevoj\u00eb fjalie e teksti, ta pranoj\u00eb se aktet, vendimet q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb duhurat dhe jan\u00eb gabim, burojn\u00eb edhe nga m\u00ebnyra se si ai mendon, si i imponon, si i argumenton si m\u00eb e mira e mundshme kur mund\u00ebsia nuk i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebrkujt, si e pranon q\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebrtej tij kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb por jo tani e duke cenuar autoritetin e tij q\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb i padiskutuesh\u00ebm, mu n\u00eb at\u00eb form\u00ebn q\u00eb ta hedh fytyr\u00ebs me arroganc\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve mu si urdh\u00ebr, \u201cpo si ti e paske mir\u00eb dhe i gjith\u00eb ky grup e ka gabim\u201d, p\u00ebr t\u00eb t\u00eb relativizuar, zhvler\u00ebsuar, n\u00ebmur; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mund edhe t\u00eb ishte, duke par\u00eb nga vetja, \u201cpse ti e paske mir\u00eb dhe nj\u00eb shumic\u00eb edhe m\u00eb e madhe se nj\u00eb grup e paska gabim\u201d!<\/p>\n<p>2. E dyta, un\u00eb nuk kam g\u00ebnjyer k\u00ebnd q\u00eb t\u00eb jem g\u00ebnjeshtar, nuk i kam dh\u00ebn\u00eb bes\u00eb kujt q\u00eb t\u00eb jem i pabes\u00eb; nuk kam tradhtuar k\u00ebnd nga ata 25 mij\u00eb njer\u00ebz q\u00eb m\u00eb kan\u00eb votuar nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb e plot t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb m\u00eb kan\u00eb kan\u00eb votuar n\u00eb 30 vite. T\u00eb isha kund\u00ebr projektligjit p\u00ebr ndarjen administrative e territoriale ishte zgjedhja ime, ardhur nga bindja e krijuar pa asnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb e imponim, se ai ligj nuk ishte e nuk \u00ebsht\u00eb reform\u00eb, por nj\u00eb vizatim i ri i territorit administrativ, i p\u00ebrkohsh\u00ebm, i paq\u00ebndruesh\u00ebm dhe i pamjaftuesh\u00ebm si reform\u00eb, mu si\u00e7 Edi Rama e pranoi vet\u00eb n\u00eb mbledhjen e grupit t\u00eb deputet\u00ebve socialist\u00eb. Pra ishte q\u00ebndrimi im, \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi im dhe ishte e \u00ebsht\u00eb i pandikuar nga cilido q\u00eb sot e lidh me veten kur nuk ka asnj\u00eb lidhje me t\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr kur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb robot i ndyr\u00eb n\u00eb rrjet dhe asfare banor i prekur.<\/p>\n<p>3. E treta, t\u00eb qenit deputet \u00ebsht\u00eb pun\u00eb dhe Kuvendi p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb vendi im i pun\u00ebs. Edi Rama ka vizatuar listat dhe i vizatoi si\u00e7 donte, n\u00eb stilin e tij; pun\u00ebn ma kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb njer\u00ebzit me vot\u00eb. 25 mij\u00eb njer\u00ebz-t\u00eb par\u00ebt socialist\u00ebt nd\u00ebr ta, t\u00eb majt\u00eb dhe njer\u00ebz t\u00eb zakonsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet e jo vet\u00ebm, bashk\u00eb me ta, menduan q\u00eb un\u00eb e b\u00ebj k\u00ebt\u00eb pun\u00eb dhe kan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb prej meje pun\u00ebn. Un\u00eb jam k\u00ebtu, n\u00eb Tiran\u00eb tani. Pooo kam nj\u00eb detyrim t\u00eb pafund\u00ebm moral ndaj t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb ma kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb n\u00eb vite e t\u00eb cil\u00ebve ju jam p\u00ebrgjigjur p\u00ebrul\u00ebsisht, modestisht dhe me mir\u00ebnjohje \u00e7do dit\u00eb, atje ku ata banojn\u00eb e jetojn\u00eb, pa munguar asnj\u00ebher\u00eb, duke i mbrojtur \u00e7do her\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb mir\u00eb e duke ndryshuar p\u00ebr mir\u00eb jet\u00ebn p\u00ebr shumic\u00ebn e tyre. Asnj\u00ebher\u00eb vet\u00ebm, por me ta, me shum\u00eb shok\u00eb e miq t\u00eb k\u00ebsaj rruge, t\u00eb k\u00ebtyre qeverive socialiste, t\u00eb bashkive ve\u00e7an\u00ebrisht, p\u00ebr ta. E b\u00ebra edhe k\u00ebt\u00eb her\u00eb, po e theksoj pa ma k\u00ebrkuar kush, deri kur puna e dh\u00ebn\u00eb nga t\u00eb tjer\u00eb njer\u00ebz, mund t\u00eb zhb\u00ebhej si e till\u00eb nga ai rimodelimi antidemokratik q\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb model tjet\u00ebr antidemokratik, \u201cose voto, ose je jasht\u00eb k\u00ebtij grupi\u201d, e q\u00eb vijon me \u201cti mund t\u00eb punosh me k\u00ebt\u00eb qeveri n\u00eb k\u00ebt\u00eb grup, jo jasht\u00eb tij\u201d. E thash\u00eb aty e do vijoj ta them se kur kam t\u00eb drejt\u00eb, dhuna e disiplin\u00ebs q\u00eb vihet n\u00eb veprim n\u00eb rast nevoje, \u00ebsht\u00eb deformimi m\u00eb i madh antidemokratik q\u00eb po i ndodh Partis\u00eb s\u00eb Socialist\u00ebve. T\u00eb kesh t\u00eb drejt\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb ta thon\u00eb n\u00eb sy \u201cpo, ke t\u00eb drejt\u00eb\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kjo e drejt\u00eb bluhet nga disiplina e thupr\u00ebs apo bariut-i vet\u00ebquajtur ky, q\u00eb garanton jo t\u00eb duhur\u00ebn, \u00ebsht\u00eb e papranueshme.<\/p>\n<p>4. E kat\u00ebrta, un\u00eb votova q\u00eb t\u00eb mos iki, por t\u00eb q\u00ebndroj, t\u00eb b\u00ebj pun\u00ebn dhe gjithkush q\u00eb e njeh k\u00ebt\u00eb pun\u00eb e di fort mir\u00eb se kjo pun\u00eb e till\u00eb \u00ebsht\u00eb, e varur nga vota e shumic\u00ebs, e r\u00ebnd\u00eb si e till\u00eb, kufizuese, t\u00eb rr\u00ebzon, t\u00eb thyhen, t\u00eb b\u00ebn copash aq sa nuk merr dot frym\u00eb, por un\u00eb e kam pranuar k\u00ebt\u00eb pun\u00eb e nuk b\u00ebj dot pas, e kam t\u00eb ndaluar t\u00eb b\u00ebj pas. Nuk di n\u00eb keni par\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb sulmohet e t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb, t\u00eb lin\u00e7ohet e t\u00eb rrij\u00eb p\u00ebrball\u00eb, t\u2019i shkojn\u00eb atje ku jeton e atje ku punon-po b\u00ebn pun\u00ebn, dhe t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb e p\u00ebrgjigjet, me kosto shum\u00eb t\u00eb madhe personale e familjare; keni par\u00eb? Ndaj vendosa t\u00eb rri dhe t\u00eb b\u00ebj pun\u00ebn. E di q\u00eb kam prishur nj\u00eb plan q\u00eb politika e ka t\u00eb sajin, t\u00eb brendsh\u00ebm, t\u00eb posht\u00ebr, t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm, por nuk mund t\u00eb b\u00ebj pa t\u00eb, ndaj p\u00ebr Nesti num\u00ebruesin dhe num\u00ebruesit e tjer\u00eb un\u00eb jam 85-a, 84-a ishte aty p\u00ebr planin.<\/p>\n<p>5. E pesta, un\u00eb q\u00ebndrova p\u00ebr REFORM\u00cbN-p\u00ebr t\u00eb na votuan, jo p\u00ebr hart\u00ebn; besojeni ose jo, por ajo harta b\u00ebhet e keqe pa reform\u00ebn, jo thjesht si hart\u00eb; ndryshon p\u00ebr keq e brutalisht jet\u00ebn e njer\u00ebzve n\u00eb bashkit\u00eb q\u00eb p\u00ebrthithen dhe bashkit\u00eb qend\u00ebr, pa reform\u00ebn, jo thjesht si hart\u00eb. Un\u00eb mendoj q\u00eb REFORMA E PUSHTETIT dhe e pushtetit vendor \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpara-Qeveria t\u00eb transferoj\u00eb masivisht pushtet, kompetenca, funksione, buxhet, tatime e taksa, t\u00eb ardhura, prona e mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrdorimit p\u00ebr q\u00ebllime ekonomike, mund\u00ebsi investimi, tek pushteti vendor. Ky \u00ebsht\u00eb pushteti i njer\u00ebzve, \u00ebsht\u00eb ai ku ata p\u00ebrballen \u00e7do dit\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb pushteti m\u00eb legjitim-i zgjedhur, sesa pushteti q\u00eb ju \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb drejtor\u00ebve t\u00eb em\u00ebruar t\u00eb qeveris\u00eb. \u00cbsht\u00eb pushteti q\u00eb duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb me fuqi, kompetenca, funksione, buxhete, politika t\u00eb mb\u00ebshtetura e financuara prej tyre realisht, ndryshe nga kompetencat formale e deri banale q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb as i ushtron kush. T\u00eb kontrollohet doemos, \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb kjo. A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebhet? Pooo, e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb. N\u00eb 4 dit\u00eb pyeta shpesh: A \u00cbSHT\u00cb GATI QEVERIA T\u00cb L\u00cbSHOJ\u00cb E TRANSFEROJ\u00cb PUSHTET? Nuk mora asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb qart\u00eb e q\u00eb tregon se deri ku do t\u00eb shkoj\u00eb qeveria me dy parime kushtetuese t\u00eb k\u00ebtij pushteti, decentralizimin dhe autonomin\u00eb financiare; po e rikujtoj, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb e jo njoftimin e hart\u00ebs apo vot\u00ebs sime, na kan\u00eb votuar. A besoj un\u00eb tek kjo? Pooo! A besoj un\u00eb se do ndodh\u00eb kjo? Deri diku po por jo plot\u00ebsisht. Edi Rama e ka t\u00eb leht\u00eb t\u00eb njoftoj\u00eb rrug\u00ebn time ose si\u00e7 thon\u00eb disa rreth tij se \u00e7far\u00eb m\u00eb pret mua. Por un\u00eb mendoj q\u00eb e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb l\u00ebshoj\u00eb pushtet. Ai \u00ebsht\u00eb i dashuruar me pushtetin, fuqin\u00eb e autoritetin q\u00eb ai jep; e ka p\u00ebrdorur p\u00ebr mir\u00eb shpesh duke b\u00ebr\u00eb mir\u00eb e sjell\u00eb ndryshime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend; e ka deleguar po p\u00ebr mir\u00eb, si\u00e7 e ka shp\u00ebrdoruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb ministra e drejtor\u00eb t\u00eb padenj\u00eb; ka b\u00ebr\u00eb gabime-t\u00eb r\u00ebnda disa, q\u00eb duhet t\u2019i pranoj\u00eb nominalisht si t\u00eb tijat, jo thjesht si t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb nuk paskan qen\u00eb t\u00eb denj\u00eb p\u00ebrkrah tij, n\u00eb rrug\u00ebn e tij. T\u00eb marr\u00eb e mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi. T\u00eb jap\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb q\u00eb pushtetin nuk e ka personal, nuk e ushtron si t\u00eb tijin, por e ndan si\u00e7 kushtetuta e ka caktuar, me pushtete t\u00eb tjera t\u00eb ligjshme e sovrane, t\u00eb pavarura e q\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb funksionale, deri n\u00eb fund, t\u00eb pacenuara apo p\u00ebrgjysm\u00eb si vullnet disiplinues i mazhoranc\u00ebs t\u00eb zbehur n\u00eb njoftime, qoft\u00eb edhe si hart\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb q\u00ebndrova p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb jam votuar t\u00eb b\u00ebj, asgj\u00eb tjet\u00ebr!<\/p>\n<p>E b\u00ebra edhe p\u00ebr disa koleg\u00eb t\u00eb mir\u00eb q\u00eb edhe pse t\u00eb rinj n\u00eb at\u00eb Kuvend, m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb kan\u00eb aq shum\u00eb nder e dinjitet, njer\u00ebzill\u00ebk pafund, dije e dinjitet, e me t\u00eb cil\u00ebt ndava gjith\u00eb t\u00eb enjten e m\u00ebngjesin her\u00ebt t\u00eb s\u00eb premtes; ju jam mir\u00ebnjoh\u00ebs!<br \/>\nShpresoj shum\u00eb t\u00eb keni durimin t\u00eb shihni e d\u00ebgjoni, lexoni p\u00ebrtej 25 sekondave; ato jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb shar\u00eb, por jo p\u00ebr t\u00eb ditur e kuptuar.<\/p>\n<p>Besoj q\u00eb shpjegova e dhash\u00eb llogari p\u00ebr vot\u00ebn time.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Erion Bra\u00e7e deklaron se \u00ebsht\u00eb lin\u00e7uar dhe k\u00ebrc\u00ebnuar para votimit t\u00eb shkrirjes s\u00eb 15 bashkive. N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb ai shpjegon terrorin q\u00eb ka p\u00ebrjetuar familjarisht p\u00ebr ta detyruar t\u00eb votoj\u00eb projektin e Ram\u00ebs. Erion BRA\u00c7E P\u00ebr vot\u00ebn Dje i lash\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb flisnin p\u00ebr vot\u00ebn time t\u00eb m\u00ebngjesit her\u00ebt; foli Edi Rama &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":156268,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-156267","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156267","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=156267"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156267\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":156273,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156267\/revisions\/156273"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/156268"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=156267"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=156267"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=156267"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}