{"id":156276,"date":"2026-10-10T16:42:20","date_gmt":"2026-10-10T16:42:20","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=156276"},"modified":"2026-10-10T16:42:20","modified_gmt":"2026-10-10T16:42:20","slug":"hetimet-per-ballukun-spak-i-merr-telefonin-tan-leprit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/10\/hetimet-per-ballukun-spak-i-merr-telefonin-tan-leprit\/","title":{"rendered":"Hetimet p\u00ebr Ballukun \u2013 SPAK i merr telefonin &#8220;Tan Leprit&#8221;"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u publikuar lajmi se <a href=\"https:\/\/www.syri.net\/kronike\/922157\/dosja-balluku-spak-i-merr-telefonin-tan-leprit-biznesmeni-dyshime-se-ka-lobuar-per-kontratat-publike\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">SPAK ka marr\u00eb telefonin e biznesmenit Dritan Avllaj<\/a>, ose si\u00e7 njihet n\u00eb Tiran si \u2018Tan Lepuri\u2019.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Gazetari Elton Qyno ka m\u00ebsuar nga burime pran\u00eb SPAK se veprimet procedurale ndaj Avllajt jan\u00eb kryer n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje penale q\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur ndaj ish-zv\/kryeministres s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Belinda Balluku.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb ku ndodhet hetimi, ende nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00eb \u00e7far\u00eb cil\u00ebsie \u00ebsht\u00eb pyetur Avllaj dhe nuk dihet zyrtarisht n\u00ebse SPAK ka ngritur ndonj\u00eb akuz\u00eb ndaj tij.<\/p>\n<p>Por sekuestrimi i telefonit nuk do t\u00eb thot\u00eb automatikisht se biznesmeni ka kryer nj\u00eb vep\u00ebr penale. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kryerja e k\u00ebtij veprimi tregon se ndaj tij kan\u00eb nisur veprimet verifikuese, lidhur me disa komunikime q\u00eb jan\u00eb zbuluar n\u00eb nj\u00eb telefon tjet\u00ebr t\u00eb sekuestruar nga SPAK.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr veprime tregtare n\u00eb lidhjen e kontratave publike me kompani private n\u00eb investime n\u00eb HEC-e, infrastruktur\u00eb rrugore dhe parqe fotovoltaike, ku sipas burimeve t\u00eb SPAK dyshohet se Dritan Avllaj ka vepruar si nd\u00ebrmjet\u00ebs, duke lobuar pran\u00eb drejtuesve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Energjitik\u00ebs dhe Infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebshortja e Avllajt, Elona Goxhaj, dyshohet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrfitueset e k\u00ebtyre kontratave nga MEI.<\/p>\n<p>Biznesmeni Dritan Avllaj njihet n\u00eb Tiran\u00eb si njeri i af\u00ebrt me Belinda Ballukun. Koh\u00eb m\u00eb par\u00eb ai ka qen\u00eb mik i ngusht\u00eb i Edi Ram\u00ebs, gjat\u00eb koh\u00ebs kur ky i fundit drejtonte Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>Emri i tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur n\u00eb shum\u00eb raste, jo vet\u00ebm p\u00ebr lidhjet me krimin, por edhe p\u00ebr skema korruptive n\u00eb fush\u00ebn e nd\u00ebrtimit, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb projektet e Kodrave t\u00eb Liqenit n\u00eb Tiran\u00eb, ku ai ka p\u00ebrfituar mb\u00ebshtetjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Edi Ram\u00ebs si kryetar i Bashkis\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb emisioni investigative PLUG, n\u00eb SYRI TV kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb thell\u00eb pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb edhe p\u00ebr ndikimin e k\u00ebtij \u2018biznesmeni\u2019 tek ish deputeti i PD Alban Zeneli q\u00eb t\u00eb rreshtohej me Edi Ram\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Investigimi i plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.syri.net\/amp\/index.php?id=786522\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>PLUG\/ A \u00ebsht\u00eb Dritan Avllaj alias Tan Lepri, shkesi i Alban Zenelit me Rilindjen!!! &#8211;\u00a0<\/strong><\/a><\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb Vetingun e Drejt\u00ebsis\u00eb pam\u00eb vjehrra dhe kunet\u00ebr milioner\u00eb q\u00eb u falnin njer\u00ebzve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb para dhe prona, tek rilindja na rezulton nj\u00eb fenomen edhe m\u00eb i rrall\u00eb, n\u00ebnat dhe baballar\u00ebt pensionist\u00eb kan\u00eb arritur tu blejn\u00eb f\u00ebmij\u00ebve ministra, kryebashkiak e deputet\u00eb sht\u00ebpi Vila e makina. Ndaj dhe n\u00ebse SPAK nuk dyshon q\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb dyshimta e nga aktivitetet t\u00eb paligjshme, t\u00eb pakt\u00ebn tu sqarojn\u00eb shqiptar\u00ebve, se mamaja magaziniere e babai pensionist arriti q\u00eb ti blej\u00eb Ervin Hoxh\u00ebs sht\u00ebpi pushimi, Vil\u00eb n\u00eb periferi e sip\u00ebrfaqe toke.<\/p>\n<p>Por le ta l\u00ebm pas Ervin Hoxh\u00ebn, pasi duket se pasurimi nga rilindja, ka joshur edhe disa opozitar\u00eb part-time. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr Alban Zenelin, kandidatin e Partis\u00eb Socialiste n\u00eb qarkun e Kuk\u00ebsit, tek i cili jo aq rast\u00ebsisht piruetat politike, lidhen edhe me veprime financiare e biznesi t\u00eb familjar\u00ebve&#8230;<\/p>\n<p>Skemat korruptive t\u00eb rilindjes, duket se kan\u00eb infektuar jo vet\u00ebm ata, por edhe disa opozitar\u00eb part-time, q\u00eb dit\u00ebn shfaqeshin si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qytetar\u00ebve, e nat\u00ebn firmosnin tendera me qeverin\u00eb e b\u00ebheshin pjes\u00eb e skemave. Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb zbuluam skem\u00ebn 5K t\u00eb Agron Kapllanaj. Opozitari q\u00eb u majm me fondet e rilindjes dhe jo pak por mbi 70 milion euro. Tani do t\u00eb flasim p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr opozitar t\u00eb cilin e bleu dhe po e p\u00ebrdor Rilindja, duke avancuar me propagand\u00ebn FAKE, \u201cse t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb si ata\u201d.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr ish deputetin e Partis\u00eb Demokratike, Alban Zenelin i cili tashme kandidon n\u00eb list\u00ebn e hapur t\u00eb PS n\u00eb qarkun Kuk\u00ebs. Edhe pse logjikisht e matematikisht, e me \u00e7do skenar t\u00eb mundsh\u00ebm e ka t\u00eb qart\u00eb se e ka t\u00eb pamundur t\u00eb fitoj\u00eb mandatin, konfirmon faktin e renditjes n\u00eb listat e Socialist\u00ebve p\u00ebr t\u00eb t\u00ebrhequr sadopak vota demokrat\u00ebsh.<\/p>\n<p>Por nd\u00ebrsa dihen qart\u00eb q\u00ebllimet politike t\u00eb k\u00ebtyre pazareve, t\u00eb ndalemi tek m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, zhvatja e taksave t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Skema, ku rezulton i p\u00ebrfshir\u00eb ish-deputeti i PD-s\u00eb sot i natyralizuar si kandidat i PS-s\u00eb nis t\u00eb zbardhet me nj\u00eb akt n\u00eb Agjencin\u00eb e Prokurimit Publik t\u00eb dat\u00ebs 12 qershor t\u00eb vitit 2023, kur t\u00eb Bashkis\u00eb Kolonj\u00eb jepte me qira simbolike 27.6 hektar pyje. Procedura u hap nga Bashkia Kolonj\u00eb e Erion Isait m\u00eb 22 qershor dhe n\u00eb fund t\u00eb muajit korrik, njoftohet se 27. 6 hektar\u00eb pyje i jepen kompanis\u00eb GET SOLAR SOLUTION shpk. N\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb vit, po e nj\u00ebjta Bashki hap nj\u00eb tjet\u00ebr procedur\u00eb p\u00ebr dh\u00ebnie me qira t\u00eb 50 hektar pyje, e k\u00ebtu shpallet fituese kompania GET SOLAR SOLUTION 1. T\u00eb dyja k\u00ebto procedura jan\u00eb kryer pa gar\u00eb dhe me flamur t\u00eb kuq pasi nuk ka patur konkurrence dhe jan\u00eb vet\u00ebm k\u00ebto dy kompani pjes\u00ebmarr\u00ebse.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrtej procedur\u00ebs s\u00eb dyshimt\u00eb e pa gar\u00eb, shkelja b\u00ebhet m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr faktin, se prona t\u00eb cil\u00ebn Erjon Isaji ka dh\u00ebn\u00eb me qera p\u00ebr nd\u00ebrtim parqesh fotovoltaike nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb kategorin\u00eb e pronave q\u00eb jepen p\u00ebr ti nd\u00ebrtuar. Dh\u00ebnia me qera e afro 80 hektar\u00eb pyje me qira, sipas procedur\u00ebs prokuruese \u00ebsht\u00eb bazuar n\u00eb VKM Nr.559 dat\u00eb 29.07.2022 e cila p\u00ebrcakton se ekonomia pyjore mund t\u00eb jepet me qera por vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb maskimale 10 vite. Dhe n\u00eb shtojc\u00ebn 1 ku p\u00ebrcaktohet dhe \u00e7mimi n\u00eb pik\u00ebn 8 t\u00eb tabel\u00ebs p\u00ebrcaktohet qart\u00eb, se kjo lloj kategorie hapsire, pra ekonomi pyjore jepet vet\u00ebm p\u00ebr \u201cNd\u00ebrtim teleferik pasagjer\u00ebsh ose linj\u00eb e tensionit, aerogjenerator\u00eb dhe p\u00ebr fotovoltaik, lejohet vet\u00ebm nd\u00ebrtimi i stacioneve bazamentet dhe objektet p\u00ebrkat\u00ebse. Pra VKM \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb dhe flet p\u00ebr nenstacione dhe struktura, bazamente q\u00eb lidhen me n\u00ebnstacionet dhe jo p\u00ebr vendosjen e paneleve, pasi vendosja e tyre sjell asgjesimin dhe prerjen e t\u00eb gjitha pyjeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 80 hektar\u00ebsh.<\/p>\n<p>Plug investigoi m\u00eb tej p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se kush ishin aksioner\u00ebt e k\u00ebtyre dy kompanive dhe p\u00ebrse Erion Isai i gostiti me rreth 80 hektar ekonomi pyjore n\u00eb Bashkin\u00eb Kolonj\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr me shkelje ligjore. Get Solar Solution \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb mars t\u00eb vitit 2023 me aksioner shtetasit Tarion Balla dhe Erin \u00c7atri. Get Solar Solution 1 \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb qershor t\u00eb vitit 2023, po me aksioner Tarion Ball\u00ebn dhe Erin \u00c7atrin. Balla m\u00eb her\u00ebt ka q\u00ebn\u00eb punonj\u00ebs n\u00eb Bankat e Nivelit t\u00eb dyt\u00eb e m\u00eb pas pronar i nj\u00eb lokali t\u00eb njohur n\u00eb Tiran\u00eb, TIKI BAR. N\u00eb vitin 2021 ky shtetas rezulton i 3 pun\u00ebsuar. N\u00eb kompanin\u00eb Elit Gaz, Pro 3 VT dhe sigurisht n\u00eb lokalin TIKI BAR si person fizik. Kompania Pro 3 VT \u00ebsht\u00eb themeluar s\u00eb bashku me Endri Ikonomi dhe ofron sh\u00ebrbime mikrokredie. Por pas skandalit t\u00eb rrjedhjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe mirkrokredive Endri Ilkonomi largohet nga kjo kompani, q\u00eb tashm\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e skandalit. N\u00eb QKB, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kompani nuk \u00ebsht\u00eb publikuar asnj\u00eb bilanc. N\u00eb aktivitetin e tij, ve\u00e7 ekonomik Tarion Balla shfaqet si nj\u00eb shok i hersh\u00ebm i Erin \u00c7atrit.<\/p>\n<p>ky i fundit, ci\u00e7 b\u00ebhet e ditur nga CV e depozituar nga vet\u00eb \u00c7atri, prej Marsit t\u00eb vitit 2009 ka mbajtur detyr\u00ebn e kordinatorit t\u00eb Partis\u00eb Socilaiste p\u00ebr zonat Kashar, Vaqar,Ndroq etj. Me ardhjen e Erion Veliaj n\u00eb krye t\u00eb Bashkis\u00eb Tiran\u00eb ai em\u00ebrohet Administrator i nj\u00ebsis\u00eb Kashar. N\u00eb vitin 2021 rezulton se Erin \u00c7atri rezulton i pun\u00ebsuar Drejtor pra\u00ebn Uj\u00ebsjell\u00ebs Kanalizime Tiran\u00eb. Bashk\u00ebshortja e tij Entela Postoli \u00ebsht\u00eb e pun\u00ebsuar pra\u00ebn Agjencis\u00eb s\u00eb Blerjeve t\u00eb P\u00ebrq\u00ebndruara. Pra nj\u00eb zyrtar i Bashkis\u00eb Tiran\u00eb, s\u00eb bashku me shokun e tij pronar lokali, themelojn\u00eb dy kompani p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar Parqe Fotovoltaike dhe n\u00eb ndihm\u00eb i vjen ushtari i Veliajt, Kryetari i Bashkis\u00eb Kolonj\u00eb. M\u00eb 30 Prill t\u00eb vitit 2025 K\u00ebshilli i Ministrave miraton Vendimin p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Centralit Gjenerues t\u00eb Energjis\u00eb Elektrike Fotovoltaike dhe Veprave Ndihm\u00ebse me kapacitet t\u00eb instaluar 24 M\u00cb p\u00ebr kompanis\u00eb Get Solar Solution shpk.<\/p>\n<p>Miratimin e nd\u00ebrtimit t\u00eb centralit gjenerues t\u00eb energjis\u00eb elektrike fotovoltaike dhe veprave ndihm\u00ebse, i cili nuk \u00ebsht\u00eb objekt koncesioni dhe nuk p\u00ebrfiton nga masat mb\u00ebshtet\u00ebse, n\u00eb zon\u00ebn kadastrale 3164, fshati Rehov\u00eb, nj\u00ebsia administrative Qend\u00ebr, Bashkia Kolonj\u00eb, Qarku Kor\u00e7\u00eb, nga shoq\u00ebria \u201cGET SOLAR SOLUTION\u201d, sh.p.k., me elementet, si m\u00eb posht\u00eb vijon:<\/p>\n<p>a) Emri i aplikuesit: Shoq\u00ebria \u201cGET SOLAR SOLUTION\u201d, sh.p.k.;<\/p>\n<p>c) Tipi i centralit: Fotovoltaik;<\/p>\n<p>\u00e7)\u00a0 Kapaciteti i instaluar: 24 M\u00cb;<\/p>\n<p>d)\u00a0 Afati i pritsh\u00ebm i v\u00ebnies n\u00eb pun\u00eb dhe pajisja me leje nd\u00ebrtimi: Koha p\u00ebr nd\u00ebrtimin, pajisjen me lejen e nd\u00ebrtimit dhe v\u00ebnien n\u00eb operim t\u00eb impiantit fotovoltaik do t\u00eb jet\u00eb brenda 36 (tridhjet\u00eb e gjasht\u00eb) muajve nga hyrja n\u00eb fuqi e k\u00ebtij vendimi;<\/p>\n<p>dh) Vendndodhja e burimit gjenerues t\u00eb energjis\u00eb: n\u00eb zon\u00ebn kadastrale 3164, fshati Rehov\u00eb, nj\u00ebsia administrative Qend\u00ebr, Bashkia Kolonj\u00eb, Qarku Kor\u00e7\u00eb;<\/p>\n<p>e) Afati i operimit: 49 (dyzet e n\u00ebnt\u00eb) vjet nga hyrja n\u00eb fuqi e k\u00ebtij vendimi;<\/p>\n<p>\u00eb)\u00a0 Koordinatat e tok\u00ebs dhe planvendosja sipas aneksit 1, q\u00eb i bashk\u00eblidhet k\u00ebtij vendimi;<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb bie n\u00eb sy n\u00eb k\u00ebt\u00eb VKM \u00ebsht\u00eb afati i koncesionit, i cili i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb kompanis\u00eb p\u00ebr 49 vite nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kontrata me Bashkin\u00eb e Kolonj\u00ebs \u00ebsht\u00eb qiradh\u00ebnie p\u00ebr 10 vite. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkelje flagrante e Belinda Ballukut dhe K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, pasi detyrojn\u00eb Pushtetin Vendor q\u00eb pas 10 viteve t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb japi hektar t\u00eb t\u00ebra ekonomi pyjore k\u00ebtyre subjekteve.<\/p>\n<p>Por rikthehemi t\u00eb kompania Get Solar Solution 1 se mbase aty kuptojm\u00eb dicka m\u00eb shum\u00eb mbi arsyet p\u00ebrse Belinda shkel me t\u00eb dyja k\u00ebmb\u00ebt ligjin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb kompani.<\/p>\n<p>Pak pasi kompania Get Solar Solution 1 shpk kori 80 hektar toka me qera nga Bashkia Kolonj\u00eb dhe u pajis me leje p\u00ebr nd\u00ebrtim parqesh fotovoltaike mbi 45 M\u00cb, aksioneri mazhoritar Tarion Balla vendos t\u00eb shes 70% t\u00eb aksioneve q\u00eb zot\u00ebronte te dy zonja.<\/p>\n<p>N\u00eb dat\u00ebn 24.06.2024, shet 35% t\u00eb aksioneve shtetases Anila Zeneli dhe 35% t\u00eb aksioneve shtetases Elona Goxhaj p\u00ebr vler\u00ebn qesharake 70.000 lek\u00eb n\u00eb total. Po kush jane k\u00ebto shtetase q\u00eb Tarion Balla u dha aksionet p\u00ebr nj\u00eb vler\u00eb qesharake pa menduar vet\u00ebm kostot e letrave p\u00ebr tenderin e fituar n\u00eb Bashkin\u00eb Kolonj\u00eb. K\u00ebtu del n\u00eb sken\u00eb, edhe Alban Zeneli, deputeti demokrat i rilindur n\u00eb socialit.<\/p>\n<p>Anila Zeneli rezulton t\u00eb jet\u00eb bashk\u00ebshortja e, kandidatit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb Kuk\u00ebs Alban Zeneli. Zeneli ka q\u00ebn\u00eb deputet i Partis\u00eb Demokratike n\u00eb legjislatur\u00ebn 2013-2017. N\u00eb vitin 2019 kur opozita bojkotoi Parlamentin ky ishte nj\u00ebri nga deputetet q\u00eb ju bashkuan rilindjes duke pranuar mandatin si deputet i list\u00ebs s\u00eb Opozit\u00ebs. Alban Zeneli mbahet mend pasi fillimish firmosi p\u00ebr l\u00ebnien e mandatit m\u00eb pas e rikonfirmoi k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim dhe n\u00eb protesten e 5 Marsit, por n\u00eb fund ju bashkua Rilindjes n\u00eb Parlamentin Monist. Po n\u00eb vitin q\u00eb Alban Zeneli b\u00ebri piruet\u00ebn politike, bashk\u00ebshortja e tij vendos t\u00eb regjistrohet si person fizik duke nd\u00ebrtuar nj\u00eb Agroturiz\u00ebm n\u00eb B\u00ebrzhit\u00eb. Nuk dihet n\u00ebse njohja me Drejtor\u00ebt e Erion Velis\u00eb, Erin Catrin ja ndryshoi m\u00ebndjen por fakti \u00ebsht\u00eb se pas atij vendimi, Albani u b\u00eb rilindas e sot garon p\u00ebr ta n\u00eb Qarkun Kuk\u00ebs. Elona Goxhaj \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebshortja e nj\u00eb tjet\u00ebr personazhi t\u00eb njohur, Dritan Avllaj, i cili njihet p\u00ebr lidhjet e hershme me Edi Ram\u00ebn dhe tashm\u00eb me Belinda Ballukun. Elona Goxhaj aktualisht \u00ebsht\u00eb aksionere me 20% dhe n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kompani -Magna Solar Po\u00eber e cila do t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb park fotovoltaik dhe ka p\u00ebrfituar toke shtet\u00ebrore nga Bashkia Fier.<\/p>\n<p>Pra e nis\u00ebm me nj\u00eb minist\u00ebr pa sht\u00ebpi, e rilindi me vila, apartamente n\u00eb bregdet e prona, makina e prona t\u00eb paluajtshme n\u00eb Tiran\u00eb. Dhe p\u00ebrfunduam me\u00a0 ish-opozitar sot socialist t\u00eb thekur, q\u00eb k\u00ebrojn\u00eb vota demokrat\u00ebsh p\u00ebr skemat e rilindjes. Por n\u00ebse k\u00ebto pasurime e p\u00ebrfitime t\u00eb fondeve e pronave publike, do t\u00eb ishin t\u00eb ligjshme \u201challall\u201d le t\u2019i g\u00ebzonin, e madje e t\u2019i p\u00ebrdornin p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vota. Por kur k\u00ebto ndodhin n\u00eb kurrriz t\u00eb ligjit dhe qytetar\u00ebve, situate ndryshon. Ndaj SPAK! Nat\u00ebn e mir\u00eb!<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u publikuar lajmi se SPAK ka marr\u00eb telefonin e biznesmenit Dritan Avllaj, ose si\u00e7 njihet n\u00eb Tiran si \u2018Tan Lepuri\u2019. Gazetari Elton Qyno ka m\u00ebsuar nga burime pran\u00eb SPAK se veprimet procedurale ndaj Avllajt jan\u00eb kryer n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje penale q\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur ndaj ish-zv\/kryeministres s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Belinda Balluku. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":156108,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-156276","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156276","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=156276"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156276\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":156277,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156276\/revisions\/156277"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/156108"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=156276"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=156276"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=156276"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}