{"id":156293,"date":"2026-10-10T21:08:12","date_gmt":"2026-10-10T21:08:12","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=156293"},"modified":"2026-10-10T21:26:48","modified_gmt":"2026-10-10T21:26:48","slug":"agasi-u-ndoq-me-dron-deshmia-e-bashkepunetorit-te-tij-si-i-sigurova-apartamentin-per-vlora-hysenin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/10\/agasi-u-ndoq-me-dron-deshmia-e-bashkepunetorit-te-tij-si-i-sigurova-apartamentin-per-vlora-hysenin\/","title":{"rendered":"Agasi u ndoq me dron\/ D\u00ebshmia e bashk\u00ebpun\u00ebtorit t\u00eb tij: Si i sigurova apartamentin p\u00ebr Vlora Hysenin"},"content":{"rendered":"<p class=\"chapo\">Pasditen e nxeht\u00eb t\u00eb 26 gushtit, nd\u00ebrsa dielli po per\u00ebndonte mbi plazhin e Durr\u00ebsit, nj\u00eb Audi i zi u bllokua nga disa makina t\u00eb pash\u00ebnjuara policie n\u00eb autostrad\u00eb, pran\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Plepave. Brenda tij ndodhej Ergys Agasi, nj\u00eb ish-zyrtar i Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit dhe biznesmen, t\u00eb cilin SPAK e akuzon si drejtues t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal q\u00eb p\u00ebrdorte \u00e7do mjet, nga korrupsioni deri te pengmarrja, p\u00ebr kontrollin dhe manipulimin e tender\u00ebve publik\u00eb t\u00eb lidhur me Agjencin\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Informacionit, AKSHI.<\/p>\n<p>N\u00eb pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit, Agasi shfaqet me nj\u00eb bluz\u00eb t\u00eb bardh\u00eb dhe pantallona t\u00eb shkurtra, i rrethuar nga polic\u00eb n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb t\u00eb rrug\u00ebs, me duart e lidhura pas shpine dhe kok\u00ebn t\u00eb ulur.<\/p>\n<p>M\u00eb pak se nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 21 shtator, Gjykata e Posa\u00e7me caktoi mas\u00ebn e siguris\u00eb \u201carrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d dhe pezullimin nga detyra p\u00ebr Vlora Hysenin, drejtoresh\u00ebn e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit, SHISH, e dyshuar se kishte ndihmuar Agasin gjat\u00eb periudh\u00ebs kur ai ishte n\u00eb k\u00ebrkim dhe se mund t\u2019i kishte p\u00ebrcjell\u00eb informacione me karakter sekret. Edhe ish-drejtori i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, Ilir Proda, \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje nga SPAK dhe, sipas raportimeve mediatike, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn hetim n\u00eb lidhje me rrethanat e arratis\u00eb dhe mbrojtjes s\u00eb dyshuar t\u00eb Agasit.<\/p>\n<p>Detajet e dosjes hetimore ndaj Vlora Hysenit, t\u00eb rrjedhura n\u00eb media, tregojn\u00eb se ish-drejtuesja e SHISH kishte krijuar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie romantike me Agasin. Hyseni i mohon akuzat dhe raportohet se i ka justifikuar komunikimet me biznemenin n\u00eb k\u00ebrkim me statusin e tij si informator i SHISH. Por sipas ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministrit Arben Ahmetaj, ndikimi i ish-zyrtarit durrsak shkonte p\u00ebrtej Hysenit dhe buronte nga nj\u00eb miq\u00ebsi shum\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme politike, ajo me kryeministrin Edi Rama.<\/p>\n<p>Ahmetaj e ka p\u00ebrshkruar publikisht Agasin si nj\u00eb \u201ckoordinator\u201d mes qeveris\u00eb s\u00eb Ram\u00ebs dhe grupeve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, nj\u00eb akuz\u00eb q\u00eb Agasi dhe Rama e kan\u00eb mohuar. Vet\u00eb Rama nuk e ka mohuar se e njihte dhe kishte af\u00ebrsi personale me Agasin, por ka k\u00ebmb\u00ebngulur se nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie njer\u00ebzore me kryeministrin nuk p\u00ebrb\u00ebn funksion publik dhe se Agasi nuk kishte autorizim t\u00eb vepronte n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Edhe pse pa mandat apo post zyrtar, dosja e SPAK-ut e paraqet Agasin si nj\u00eb njeri me ndikim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si ndaheshin kontrata publike me vler\u00eb miliona euro. Sipas prokuroris\u00eb, ky ndikim i siguroi atij p\u00ebrfitime t\u00eb m\u00ebdha financiare.<\/p>\n<p><strong>Djali i deputetit<\/strong><\/p>\n<p>Ergys Agasi lindi n\u00eb Durr\u00ebs n\u00eb mars t\u00eb vitit 1987. I ati, Bardhyl Agasi, ka qen\u00eb deputet i Partis\u00eb Socialiste p\u00ebr Durr\u00ebsin p\u00ebr tre mandate, ka sh\u00ebrbyer si z\u00ebvend\u00ebskryetar i grupit parlamentar socialist dhe sekretar i Komisionit p\u00ebr Mjetet e Informimit Publik.<\/p>\n<p>Gjurm\u00ebt e para n\u00eb internet t\u00eb Ergys Agasit nuk lidhen me administrat\u00ebn publike, por me biznesin. N\u00eb n\u00ebntor 2011, n\u00eb mosh\u00ebn 24-vje\u00e7are, ai shfaqet si ortak dhe p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr, administrator i kompanis\u00eb \u201cAgasi Markoudis Group\u201d, nj\u00eb shoq\u00ebri me seli n\u00eb Durr\u00ebs dhe objekt aktiviteti q\u00eb shtrihej nga nd\u00ebrtimi e tregtia te pasurit\u00eb e paluajtshme. Kompania hyri n\u00eb likuidim dy vjet m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb tetor 2013, vet\u00ebm pak jav\u00eb pasi qeveria \u201cRama\u201d kishte marr\u00eb detyr\u00ebn, Agasi shfaqet publikisht si kryeinspektor i Mjedisit n\u00eb nj\u00eb aksion kund\u00ebr kompanive t\u00eb inerteve n\u00eb Zall Herr. T\u00eb dh\u00ebnat e deklarimeve pasurore e regjistrojn\u00eb zyrtarisht n\u00eb funksionin e kryeinspektorit t\u00eb Inspektoratit Shtet\u00ebror t\u00eb Mjedisit dhe Pyjeve nga 21 shkurti 2014, kur ishte vet\u00ebm 26 vje\u00e7.<\/p>\n<p>Ministria e Mjedisit n\u00eb at\u00eb koh\u00eb drejtohej nga Lefter Koka, i cili m\u00eb von\u00eb do t\u00eb arrestohej p\u00ebr korruspion dhe pastrim parash p\u00ebr rolin e tij n\u00eb skandalin e incenerator\u00ebve.<\/p>\n<p>Posti i kryeinspektorit i dha Agasit kontakt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me bizneset, lejet, inspektimet dhe strukturat shtet\u00ebrore q\u00eb kontrollonin sektor\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb ekonomis\u00eb. Gjat\u00eb viteve n\u00eb Ministrin\u00eb e Mjedisit, Agasi krijoi lidhje me ish-deputetin e PS-s\u00eb, Alqi Bllako, i cili n\u00eb vitet 2013-2016 sh\u00ebrbeu si Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm.<\/p>\n<p>N\u00eb korrik 2016, nd\u00ebrsa Agasi ishte ende kryeinspektor, ai themeloi s\u00eb bashku me Edmond Bllakon, baban\u00eb e Alqi Bllakos, kompanin\u00eb EA Logistics, me nga 50% t\u00eb kuotave secili. Pas largimit nga administrata, Agasi u b\u00eb administrator i kompanis\u00eb dhe n\u00eb korrik 2018 bleu edhe 50% t\u00eb aksioneve t\u00eb Edmond Bllakos, duke u b\u00ebr\u00eb pronar i vet\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Af\u00ebrsia me pushtetin<\/strong><\/p>\n<p>Nga fundi i vitit 2021 ose fillimi i vitit 2022, biznesmeni Orest Sota kujton se nisi ta shihte rregullisht Ergys Agasin te lokali \u201cChocolattini\u201d n\u00eb zon\u00ebn e ish-Bllokut n\u00eb Tiran\u00eb. Agasi hante aty m\u00ebngjesin, nd\u00ebrsa Sota shkonte p\u00ebr kafe. Fillimisht vet\u00ebm p\u00ebrsh\u00ebndeteshin, por me kalimin e koh\u00ebs marr\u00ebdh\u00ebnia u forcua. Sota i tha m\u00eb von\u00eb SPAK-ut se kishte d\u00ebgjuar se Agasi filloi t\u00eb merrte shum\u00eb fuqi n\u00eb treg, si \u201cbiznesmen i fuqish\u00ebm me pushtetin\u201d.<\/p>\n<p>Nga ky reputacion i shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb treg duket se buron edhe fuqizimi i bizneseve t\u00eb tij. Pasi u b\u00eb pronari i vet\u00ebm i kompanis\u00eb EA Logistics, Agasi ia ndryshoi emrin n\u00eb EA Tobacco n\u00eb mars 2019. Xhiroja e saj u rrit nga rreth 6.2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2017 n\u00eb 291.5 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2021 dhe 470.5 milion\u00eb lek\u00eb nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>Zgjerimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor vazhdoi edhe p\u00ebrmes Special Tobacco, nj\u00eb kompani e krijuar n\u00eb vitin 2018. EA Tobacco mori kontrollin e plot\u00eb t\u00eb saj dhe, m\u00eb 28 shkurt 2020, kuotat iu transferuan drejtp\u00ebrdrejt Agasit.<\/p>\n<p>Kompania merrej me tregtimin e cigareve dhe produkteve t\u00eb duhanit dhe m\u00eb von\u00eb ndryshoi emrin n\u00eb EA Logistic. Edhe k\u00ebtu rritja ishte e shpejt\u00eb. Xhiroja vjetore arriti rreth 371 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2021 dhe 559 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vitin 2022.<\/p>\n<p>N\u00eb mars 2023, Agasi hyri edhe n\u00eb sektorin e teknologjis\u00eb s\u00eb informacionit me krijimin e EA Solution, ku ishte pronar i vet\u00ebm dhe fillimisht administrator. Kompania kishte si objekt aktiviteti sh\u00ebrbime n\u00eb teknologjin\u00eb e informacionit, telekomunikacion dhe sisteme IT.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm gjat\u00eb vitit t\u00eb par\u00eb t\u00eb aktivitetit, EA Solution raportoi xhiro prej rreth 242.4 milion\u00eb lek\u00ebsh dhe fitim para tatimit prej rreth 232.1 milion\u00eb lek\u00ebsh. Pik\u00ebrisht kjo kompani do t\u00eb shnd\u00ebrrohej m\u00eb von\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga hallkat kryesore t\u00eb hetimit t\u00eb SPAK-ut p\u00ebr tender\u00ebt e AKSHI-t.<\/p>\n<p><strong>Denoncimi i Ahmetajt<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebr vite me radh\u00eb, Ergys Agasi kishte mbetur nj\u00eb em\u00ebr relativisht pak i njohur p\u00ebr publikun, edhe pse bizneset dhe pasuria e tij po zgjeroheshin. Kjo ndryshoi n\u00eb vitin 2024, kur ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministri Arben Ahmetaj, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr emisionin \u201cReport\u201d t\u00eb televizionit italian RAI 3, e vendosi at\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb akuzave t\u00eb tij ndaj qeveris\u00eb s\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Ahmetaj e p\u00ebrshkroi Agasin si nj\u00eb \u201ckoordinator\u201d mes kryeministrit dhe grupeve t\u00eb krimit t\u00eb organizuar, duke pretenduar se biznesmeni sh\u00ebrbente si nd\u00ebrmjet\u00ebs mes pushtetit politik dhe eksponent\u00ebve kriminal\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe gjat\u00eb proceseve zgjedhore.<\/p>\n<p>\u201cPo t\u00eb jap emrin e koordinatorit, Ergys Agasi,\u201d i tha ai gazetari Sigfriddo Ranucci, duke pretenduar se biznesmeni durrsak ishte b\u00ebr\u00eb \u201cp\u00ebr llogari t\u00eb Ram\u00ebs, koordinator i t\u00eb gjith\u00eb grupeve\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb deklarata t\u00eb m\u00ebvonshme, Ahmetaj pretendoi se marr\u00ebdh\u00ebnia mes Ram\u00ebs dhe Agasit ishte shum\u00eb m\u00eb e af\u00ebrt nga sa dukej publikisht.<\/p>\n<p>Sipas tij, Agasi ishte i pranish\u00ebm n\u00eb dreka dhe darka private t\u00eb kryeministrit dhe kishte akses t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb rrethin e tij t\u00eb ngusht\u00eb. Ahmetaj ka pretenduar gjithashtu se Agasi kishte marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb dark\u00eb n\u00eb rezidenc\u00ebn qeveritare, ku ishte i pranish\u00ebm edhe ish-kancelari austriak, Sebastian Kurz.<\/p>\n<p>Vet\u00eb Rama nuk e ka mohuar njohjen apo af\u00ebrsin\u00eb personale me Agasin. Pas arrestimit t\u00eb biznesmenit, kryeministri e p\u00ebrshkroi at\u00eb si nj\u00eb \u201cmarr\u00ebdh\u00ebnie njer\u00ebzore\u201d, por k\u00ebmb\u00ebnguli se Agasi nuk kishte pasur mandat apo autorizim p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij.<\/p>\n<p>\u201cTani mua m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb af\u00ebrsira ose shum\u00eb rr\u00ebfenja me af\u00ebrsit\u00eb. Af\u00ebrsia me mua e nj\u00eb njeriu apo e nj\u00eb njeriu tjet\u00ebr, nuk \u00ebsht\u00eb funksion publik. As fotografia, as raportet personale dhe as pretendimi q\u00eb un\u00eb e kam me at\u00eb, un\u00eb flas n\u00eb em\u00ebr t\u00eb atij, etj. Un\u00eb nuk kam autorizuar ndonj\u00ebher\u00eb ndonj\u00eb njeri q\u00eb t\u00eb flas\u00eb n\u00eb emrin tim apo t\u00eb b\u00ebj\u00eb pun\u00ebt e shtetit n\u00eb emrin tim,\u201d deklaroi me 11 shtator 2026, n\u00eb podkastin \u201cFlasim\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPatjet\u00ebr q\u00eb mua m\u00eb vjen keq q\u00eb gjendem n\u00eb situat\u00ebn kur nj\u00eb njeri q\u00eb un\u00eb kam pasur nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie njer\u00ebzore p\u00ebr nj\u00eb arsye apo nj\u00eb tjet\u00ebr, ekspozohet si nj\u00eb njeri q\u00eb ka probleme me ligjin. Por nga ana tjet\u00ebr jam t\u00ebr\u00ebsisht i \u00e7liruar sepse, p\u00ebrtej keqardhjes, secili atje \u00ebsht\u00eb p\u00ebrball\u00eb ligjit me veten dhe avokatin e vet,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p><strong>Kontrabanda e cigareve<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb vitit 2025, Agasi zgjeroi m\u00eb tej interesat n\u00eb industrin\u00eb e duhanit p\u00ebrmes blerjes s\u00eb kompanis\u00eb \u201cAlbania Tabak\u201d n\u00eb Librazhd. Marr\u00ebveshja parashikonte kalimin e plot\u00eb t\u00eb kuotave te EA Tobacco, pasi pronar\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb shlyenin detyrimet e kompanis\u00eb. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, ishte nj\u00eb tjet\u00ebr hap n\u00eb zgjerimin e biznesit t\u00eb tij t\u00eb cigareve.<\/p>\n<p>Por fabrika q\u00eb Agasi po merrte kishte hyr\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb nj\u00eb hetim t\u00eb SPAK-ut p\u00ebr kontraband\u00eb cigaresh.<\/p>\n<p>Sipas hetimit, gjat\u00eb viteve t\u00eb m\u00ebparshme sasi cigaresh t\u00eb prodhuara apo t\u00eb deklaruara p\u00ebr eksport dyshohej se ishin devijuar drejt tregut t\u00eb paligjsh\u00ebm, p\u00ebrmes dokumentacionit dhe destinacioneve t\u00eb rreme. Nj\u00eb nga episodet e hetuara lidhej me nj\u00eb ngarkes\u00eb t\u00eb ndaluar nga autoritetet greke n\u00eb vitin 2023.<\/p>\n<p>Episodet kryesore t\u00eb kontraband\u00ebs q\u00eb hetonte SPAK-u i p\u00ebrkisnin periudh\u00ebs p\u00ebrpara se Agasi t\u00eb merrte kontrollin e \u201cAlbania Tabak\u201d. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb ai nuk ishte pronar i fabrik\u00ebs dhe nuk rezultonte i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skem\u00ebn e dyshuar t\u00eb ngritur nga administrator\u00ebt dhe pronar\u00ebt e m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, blerja e kompanis\u00eb e afroi p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb seriozisht Agasin me nj\u00eb hetim t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me. N\u00eb ver\u00ebn e vitit 2025, agjent\u00ebt e Byros\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb Hetimit ushtruan kontrolle n\u00eb banes\u00ebn dhe bizneset e tij n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb procedimit p\u00ebr kontraband\u00ebn e cigareve.<\/p>\n<p>Agasi deklaroi publikisht se nuk ishte person n\u00ebn hetim n\u00eb at\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe se nuk kishte dijeni p\u00ebr aktivitetin e dyshuar t\u00eb pronar\u00ebve t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm t\u00eb fabrik\u00ebs. Sipas tij, marrja e \u201cAlbania Tabak\u201d kishte qen\u00eb nj\u00eb vendim biznesi.<\/p>\n<p>Kontrollet e BKH-s\u00eb, megjithat\u00eb, sh\u00ebnuan nj\u00eb kthes\u00eb n\u00eb trajektoren e tij. P\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, emri i Agasit nuk lidhej m\u00eb vet\u00ebm me kompanit\u00eb, pasurit\u00eb dhe af\u00ebrsin\u00eb e perceptuar me pushtetin, por edhe me nj\u00eb hetim penal t\u00eb SPAK-ut.<\/p>\n<p><strong>Tenderat e AKSHI<\/strong><\/p>\n<p>Pas njohjes n\u00eb ish-Bllok, Orest Sota dhe Ergys Agasi u afruan gradualisht, t\u00eb ndihmuar edhe nga miq\u00ebsia e p\u00ebrbashk\u00ebt me Alqi Bllakon. Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb Sot\u00ebs, me kalimin e koh\u00ebs, mes tyre u krijua nj\u00eb miq\u00ebsi e ngusht\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo miq\u00ebsi do t\u00eb merrte m\u00eb von\u00eb edhe nj\u00eb dimension praktik. Agasi i k\u00ebrkoi Sot\u00ebs t\u2019i gjente nj\u00eb apartament me qira p\u00ebr drejtoresh\u00ebn e AKSHI-t, Mirlinda Kar\u00e7anaj. Sota i ofroi nj\u00eb pron\u00eb t\u00eb tij pran\u00eb stadiumit \u201cAir Albania\u201d, ku Kar\u00e7anaj u vendos m\u00eb pas.<\/p>\n<p>Sota u tha hetuesve se nuk e njihte Kar\u00e7anajn dhe se nuk ishte takuar asnj\u00ebher\u00eb me t\u00eb. Marr\u00ebveshja, sipas tij, ishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrmes Agasit. Edhe \u00e7mimin e qiras\u00eb tha se e kishte vendosur n\u00eb nj\u00eb nivel minimal \u201cp\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nder shtetasit Ergys Agasi p\u00ebr shoq\u00ebri\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 16 dhjetor 2025, SPAK njoftoi shpalljen n\u00eb k\u00ebrkim me mas\u00eb \u201carrest n\u00eb burg\u201d t\u00eb Ergys Agasit, i dyshuar si kreu i nj\u00eb grupi kriminal q\u00eb, sipas prokuroris\u00eb, kishte manipuluar tender\u00ebt e AKSHI-t p\u00ebrmes favorizimit t\u00eb kompanive t\u00eb caktuara, faturave fiktive, presionit dhe dhun\u00ebs.<\/p>\n<p>Mirlinda Kar\u00e7anaj dhe z\u00ebvend\u00ebsdrejtoresha Hava Delibashi dyshohet se ndikonin n\u00eb vendosjen e kritereve t\u00eb tender\u00ebve p\u00ebr t\u00eb favorizuar \u201cSoft &amp; Solution\u201d, \u201cFirst\u201d, \u201cFastech\u201d dhe kompani t\u00eb tjera t\u00eb lidhura n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb me Agasin.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitonin tendera nga AKSHI transferonin shuma t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb llogarit\u00eb e kompanis\u00eb EA Solutions t\u00eb Agasit, p\u00ebrmes kontratave dhe faturave p\u00ebr sh\u00ebrbime q\u00eb nuk ishin kryer realisht.<\/p>\n<p>SPAK pretendon se Agasi p\u00ebrdorte presionin dhe dhun\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kufizuar konkurrenc\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur n\u00ebn kontroll operator\u00ebt e tregut. Ai dyshohet se m\u00eb 12 gusht 2025, urdh\u00ebroi rr\u00ebmbimin e biznesmenti Gerond Mece nga persona t\u00eb maskuar p\u00ebr ta detyruar t\u00eb t\u00ebrhiqte ankimet ndaj tender\u00ebve t\u00eb AKSHI-t q\u00eb cenonin interesat e kompanive t\u00eb lidhura me Agasin.<\/p>\n<p><strong>Pasurimi shpejt\u00eb i Agasit<\/strong><\/p>\n<p>Kur u largua nga administrata shtet\u00ebrore n\u00eb vitin 2017, Ergys Agasi deklaronte nj\u00eb pasuri q\u00eb p\u00ebrfshinte 106 mij\u00eb euro n\u00eb cash, nj\u00eb Mercedes-Benz, nj\u00eb apartament me vler\u00eb rreth 70 mij\u00eb euro, garazh dhe kuotat n\u00eb EA Logistics. N\u00ebnt\u00eb vjet m\u00eb von\u00eb, SPAK evidentoi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij nj\u00eb portofol t\u00eb gjer\u00eb pronash dhe llogarish bankare t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e pronave \u00ebsht\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb zon\u00ebn e Petrel\u00ebs, n\u00eb fshatin Qeha Shytaj, ku n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij rezultojn\u00eb disa parcela pyjore me sip\u00ebrfaqe prej mij\u00ebra e dhjet\u00ebra mij\u00ebra metrash katror\u00eb, t\u00eb shoq\u00ebruara me nd\u00ebrtesa t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm nj\u00ebra prej pronave ka nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej rreth 26.7 mij\u00eb metrash katror\u00eb dhe nj\u00eb nd\u00ebrtes\u00eb prej 346 metrash katror\u00eb, nd\u00ebrsa prona t\u00eb tjera p\u00ebrfshijn\u00eb nd\u00ebrtime prej 182, 350, 490 dhe 568 metrash katror\u00eb. Nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtyre pasurive u legalizuan n\u00eb qershor 2024, mbi baz\u00ebn e aplikimeve t\u00eb b\u00ebra disa vite m\u00eb her\u00ebt.<\/p>\n<p>Portofoli i pronave t\u00eb Agasit nuk kufizohej vet\u00ebm te Petrela. Dosja evidenton prona dhe apartamente n\u00eb Tiran\u00eb, Durr\u00ebs dhe Lund\u00ebr, p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb garazh n\u00eb kompleksin \u201cJoy Residences\u201d. N\u00eb bregdet, ai rezulton pronar i nj\u00eb vile n\u00eb kompleksin \u201cGreen Coast\u201d n\u00eb Palas\u00eb, t\u00eb bler\u00eb n\u00eb mars 2022 p\u00ebr rreth 251 mij\u00eb euro. N\u00eb vitin 2025, Agasi bleu gjithashtu apartament dhe garazh n\u00eb Tiran\u00eb me nj\u00eb vler\u00eb totale prej 235 mij\u00eb eurosh.<\/p>\n<p>Rritja e pasuris\u00eb shfaqet edhe te automjetet e shtrenjta q\u00eb ai p\u00ebrdorte. SPAK evidenton n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij nj\u00eb Land Rover Defender t\u00eb vitit 2023, t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vitin 2024 p\u00ebrmes shk\u00ebmbimit me nj\u00eb Range Rover q\u00eb Agasi zot\u00ebronte m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 pronave dhe automjeteve, hetimi identifikoi edhe disa llogari bankare me shuma t\u00eb konsiderueshme n\u00eb lek\u00eb dhe euro. Vet\u00ebm nj\u00eb llogari n\u00eb Credins Bank kishte nj\u00eb bilanc prej rreth 55.6 milion\u00eb lek\u00ebsh, nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb BKT kishte nj\u00eb vler\u00eb ekuivalente me rreth 90.3 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Prokuroria pretendon se ai ka p\u00ebrfituar rreth 10 milion\u00eb euro nga skema e dyshuar korruptive e lidhur me AKSHI-n. Vet\u00ebm gjat\u00eb kontrollit t\u00eb nj\u00eb vile t\u00eb lidhur me Agasin n\u00eb resortin \u201cEquos\u201d, n\u00eb Lund\u00ebr, hetuesit gjet\u00ebn arka me ver\u00eb \u201cRoman\u00e9e-Conti\u201d dhe shampanj\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, me nj\u00eb vler\u00eb q\u00eb, sipas SPAK-ut, arrinte af\u00ebrsisht 1 milion euro.<\/p>\n<p><strong>Tet\u00eb muaj n\u00eb arrati<\/strong><\/p>\n<p>Pasi iu shmang arrestimit n\u00eb dhjetor 2025, Ergys Agasi q\u00ebndroi p\u00ebr rreth tet\u00eb muaj n\u00eb arrati. Por sipas burimeve policore dhe materialeve t\u00eb hetimit t\u00eb raportuara nga BIRN, ai nuk ishte t\u00ebrhequr n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb larg\u00ebt apo jasht\u00eb vendit. Baza e tij kryesore dyshohet se ishte nj\u00eb godin\u00eb n\u00eb Shkozet t\u00eb Durr\u00ebsit, pjes\u00eb e nj\u00eb kompleks vilash q\u00eb policia e konsideronte si baz\u00eb t\u00eb grupit t\u00eb Elvis Do\u00e7it, alias \u201cVisi i Poj\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>M\u00eb 26 gusht, Agasi u mbajt n\u00ebn v\u00ebzhgim p\u00ebr rreth 11 or\u00eb, nga Shkozeti drejt Elbasanit dhe m\u00eb pas n\u00eb kthim p\u00ebr n\u00eb Durr\u00ebs. Survejimi me dron u nd\u00ebrpre p\u00ebr gati pes\u00eb or\u00eb pran\u00eb tregut agro-ushqimor n\u00eb Elbasan, nd\u00ebrsa n\u00eb mbr\u00ebmje ai u lokalizua s\u00ebrish dhe u arrestua n\u00eb Plepa.<\/p>\n<p>N\u00eb timonin e makin\u00ebs ishte Uljan Shpataraku, ish-zyrtar i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe ish-z\u00ebvend\u00ebsdrejtor i Policis\u00eb s\u00eb Elbasanit. Ai u arrestua n\u00eb flagranc\u00eb p\u00ebr \u201cp\u00ebrkrahje t\u00eb autorit t\u00eb krimit\u201d. Gjat\u00eb periudh\u00ebs n\u00eb arrati, Agasi dyshohet se l\u00ebvizte mes Durr\u00ebsit, Tiran\u00ebs dhe Elbasanit dhe se vazhdonte t\u00eb takohej e komunikonte me persona t\u00eb lidhur me krimin e organizuar dhe funksionar\u00eb shtet\u00ebror\u00eb. Hetimet e m\u00ebvonshme treguan se ai nuk jetonte si nj\u00eb i arratisur i izoluar, por l\u00ebvizte n\u00eb nj\u00eb territor relativisht t\u00eb kufizuar dhe n\u00eb zona ku policia kishte struktura t\u00eb forta operative.<\/p>\n<p>Informacionet p\u00ebr vendndodhjen e tij kishin qarkulluar n\u00eb polici edhe p\u00ebrpara arrestimit. Megjithat\u00eb, nd\u00ebrhyrja vendimtare erdhi vet\u00ebm pas ndryshimeve n\u00eb drejtimin e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe largimit si drejtor t\u00eb Ilir Prod\u00ebs gjat\u00eb ver\u00ebs s\u00eb vitit 2026.<\/p>\n<p>N\u00eb gjykat\u00eb, Uljan Shpataraku ka pretenduar se nuk e njihte Ergys Agasin dhe nuk e dinte se ishte person n\u00eb k\u00ebrkim; sipas versionit t\u00eb tij, po kthehej nga Elbasani kur e mori rast\u00ebsisht me autostop nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb iu prezantua me emrin \u201cBerti\u201d dhe i tha se merrej me duralumin.<\/p>\n<p><strong>Nga Policia tek SHISH-i<\/strong><\/p>\n<p>Arrestimi i Agasit nuk i dha fund hetimit mbi tet\u00eb muajt e arratis\u00eb s\u00eb tij. P\u00ebrkundrazi, telefoni, komunikimet dhe materialet e sekuestruara pas kapjes hap\u00ebn nj\u00eb tjet\u00ebr linj\u00eb hetimi, mbi personat\u00a0 q\u00eb e kishin ndihmuar n\u00eb arrati dhe \u00e7far\u00eb informacioni kishte marr\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb k\u00ebrkohej nga drejt\u00ebsia. Kjo linj\u00eb e \u00e7oi SPAK-un tek drejtuesja e Sh\u00ebrbimit Informativ t\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>M\u00eb 21 shtator 2026, Gjykata e Posa\u00e7me vendosi mas\u00ebn \u201carrest n\u00eb sht\u00ebpi\u201d dhe pezullimin nga detyra p\u00ebr drejtoresh\u00ebn e SHISH-it, Vlora Hyseni, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit procedim penal q\u00eb kishte nisur me hetimin e tender\u00ebve t\u00eb AKSHI-t. Ajo u mor n\u00ebn hetim p\u00ebr \u201cp\u00ebrkrahje t\u00eb autorit t\u00eb krimit\u201d dhe \u201cnxjerrje t\u00eb sekretit shtet\u00ebror ose t\u00eb sh\u00ebrbimit\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb dyshimeve jan\u00eb komunikimet mes Hysenit dhe Agasit gjat\u00eb periudh\u00ebs kur ky i fundit ishte n\u00eb k\u00ebrkim. Materialet e dosjes t\u00eb raportuara n\u00eb media flasin p\u00ebr qindra telefonata, mesazhe dhe komunikime p\u00ebrmes aplikacionit Signal deri pak dit\u00eb p\u00ebrpara arrestimit. N\u00eb disa prej tyre, Hyseni dyshohet se i p\u00ebrcillte Agasit informacione mbi takimet dhe aktivitetin e saj zyrtar, nd\u00ebrsa SPAK po heton n\u00ebse ai ka marr\u00eb edhe t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb lidheshin me veprimet e strukturave policore dhe me vet\u00eb situat\u00ebn e tij si person n\u00eb k\u00ebrkim.<\/p>\n<p>Hyseni ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shpjegim tjet\u00ebr p\u00ebr kontaktet. Sipas raportimeve mbi d\u00ebshmin\u00eb e saj n\u00eb SPAK, ajo ka pranuar komunikimin e vazhduesh\u00ebm me Agasin, por ka pretenduar se ai ishte nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor i SHISH-it. N\u00eb gjykat\u00eb ajo ka mohuar se i kishte dh\u00ebn\u00eb materiale sekrete shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr element i hetimit jan\u00eb materialet e gjetura pas arrestimit t\u00eb Agasit. Sipas raportimeve q\u00eb i referohen dosjes, hetuesit kan\u00eb sekuestruar n\u00eb automjetin e tij n\u00ebnt\u00eb faqe me t\u00eb dh\u00ebna q\u00eb dyshohet se p\u00ebrmbanin informacion t\u00eb prodhuar nga SHISH-i. Hyseni \u00ebsht\u00eb pyetur p\u00ebr origjin\u00ebn e tyre, nd\u00ebrsa ka mohuar se ia kishte dh\u00ebn\u00eb ajo Agasit.<\/p>\n<p>Natyra, klasifikimi dhe m\u00ebnyra se si k\u00ebto materiale kan\u00eb p\u00ebrfunduar n\u00eb posedimin e tij mbeten \u00e7\u00ebshtje t\u00eb hetimit dhe nuk jan\u00eb provuar ende p\u00ebrfundimisht n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykata e Posa\u00e7me ka vendosur nj\u00eb mas\u00eb sigurie q\u00eb ndalon publikimin e akteve t\u00eb dosjes hetimore ndaj Vlora Hysenit. Megjithat\u00eb, pyetje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme mbeten ende pa p\u00ebrgjigje edhe p\u00ebr ngjitjen meteorike t\u00eb Ergys Agasit \u2013 nga inspektor mjedisi n\u00eb biznesmen me pasuri t\u00eb m\u00ebdha dhe, sipas SPAK-ut, n\u00eb drejtues t\u00eb dyshuar t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal. T\u00eb dh\u00ebnat e b\u00ebra publike deri tani sugjerojn\u00eb se ndikimi i tij kishte dep\u00ebrtuar deri n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb politik\u00ebs dhe institucioneve t\u00eb siguris\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr d\u00ebshmi e brisht\u00ebsis\u00eb s\u00eb shtetit shqiptar p\u00ebrball\u00eb korrupsionit dhe dep\u00ebrtimit t\u00eb krimit t\u00eb organizuar.\/birn<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasditen e nxeht\u00eb t\u00eb 26 gushtit, nd\u00ebrsa dielli po per\u00ebndonte mbi plazhin e Durr\u00ebsit, nj\u00eb Audi i zi u bllokua nga disa makina t\u00eb pash\u00ebnjuara policie n\u00eb autostrad\u00eb, pran\u00eb zon\u00ebs s\u00eb Plepave. Brenda tij ndodhej Ergys Agasi, nj\u00eb ish-zyrtar i Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit dhe biznesmen, t\u00eb cilin SPAK e akuzon si drejtues t\u00eb nj\u00eb grupi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":156294,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37,40],"tags":[],"class_list":["post-156293","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156293","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=156293"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156293\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":156295,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156293\/revisions\/156295"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/156294"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=156293"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=156293"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=156293"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}