{"id":156308,"date":"2026-10-11T21:29:18","date_gmt":"2026-10-11T21:29:18","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=156308"},"modified":"2026-10-11T21:29:32","modified_gmt":"2026-10-11T21:29:32","slug":"vucic-ne-fushate-me-grupet-kriminale-kosova-reagon-per-kriminelin-radoiciq","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/11\/vucic-ne-fushate-me-grupet-kriminale-kosova-reagon-per-kriminelin-radoiciq\/","title":{"rendered":"Vu\u00e7i\u00e7 n\u00eb fushat\u00eb me grupet kriminale\/ Kosova reagon p\u00ebr kriminelin Radoi\u00e7iq"},"content":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs ka th\u00ebn\u00eb se prania e Milan Radoi\u00e7iqit n\u00eb nj\u00eb tubim zgjedhor t\u00eb list\u00ebs s\u00eb udh\u00ebhequr nga ish-presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, \u00ebsht\u00eb \u201cedhe nj\u00eb d\u00ebshmi tjet\u00ebr e qart\u00eb\u201d se sulmi n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit ishte &#8220;planifikuar, financuar dhe organizuar nga shteti i Serbis\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu ka deklaruar Qeveria e Kosov\u00ebs p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb (REL), duke iu referuar sulmit t\u00eb armatosur ndaj Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Banjsk\u00eb, n\u00eb veri t\u00eb vendit, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2023, gjat\u00eb t\u00eb cilit u vra nj\u00eb polic. Radoi\u00e7iq e ka pranuar p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr organizimin e k\u00ebtij sulmi.<\/p>\n<p>Radoi\u00e7iq, ndaj t\u00eb cilit Kosova ka l\u00ebshuar pes\u00eb fletarrestime gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit dhe i cili \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sanksione t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe Britanis\u00eb s\u00eb Madhe p\u00ebr lidhje me krimin e organizuar nd\u00ebrkomb\u00ebtar, u pa m\u00eb 9 tetor n\u00eb nj\u00eb tubim t\u00eb Partis\u00eb P\u00ebrparimtare Serbe (SNS) n\u00eb Kragujevc, sipas pamjeve t\u00eb publikuara nga <a href=\"https:\/\/n1info.rs\/vesti\/video-i-milan-radoicic-na-skupu-sns-a-u-kragujevcu\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>televizioni n\u00eb Beograd, N1<\/strong><\/a>.<\/p>\n<p>N\u00eb pamjet e xhiruara dhe t\u00eb publikuara nga televizioni N1 n\u00eb Serbi, Radoi\u00e7iq shihet pran\u00eb djalit t\u00eb Vu\u00e7iqit, Danilos, para sall\u00ebs ku u mbajt tubimi zgjedhor n\u00eb Kragujevc.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin tubim ishte i pranish\u00ebm edhe djali i Vu\u00e7iqit, Danillo.<\/p>\n<p>Sipas Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, pamjet ku Radoi\u00e7iq shihet pran\u00eb djalit t\u00eb Vu\u00e7iqit, &#8220;do t\u00eb duhej t\u00eb ishin alarm p\u00ebr BE-n\u00eb dhe vendet e tjera per\u00ebndimore&#8221;.<\/p>\n<p>\u201cMilan Radoi\u00e7iq jo q\u00eb nuk dor\u00ebzohet tek autoritetet tona nga shteti i Serbis\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi para drejt\u00ebsis\u00eb son\u00eb, l\u00ebre q\u00eb nuk ndiqet as nga shteti atje, por madje e shoq\u00ebron dhe e siguron djalin e presidentit atje\u201d, thuhet n\u00eb p\u00ebrgjigjen e Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb i \u00ebsht\u00eb drejtuar Partis\u00eb P\u00ebrparimtare Serbe p\u00ebr koment lidhur me pranin\u00eb e Radoi\u00e7iqit n\u00eb tubimin n\u00eb Kragujevc, por ende nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb roli i Radoi\u00e7iqit n\u00eb SNS?<\/strong><\/p>\n<p>Ekspertja e pavarur e \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb, Maja Bjellosh, vler\u00ebson se prania e Radoi\u00e7iqit n\u00eb tubimin zgjedhor t\u00eb SNS-s\u00eb, p\u00ebrkrah Danillo Vu\u00e7iqit, kishte p\u00ebr q\u00ebllim \u201cfrik\u00ebsimin e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cPara s\u00eb gjithash, synimi ishte t\u00eb frik\u00ebsoheshin mb\u00ebshtet\u00ebsit e List\u00ebs Studentore. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, kjo d\u00ebshmon lidhjet politike dhe mbrojtjen q\u00eb zyrtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb lart\u00eb shtet\u00ebror\u00eb dhe familja Vu\u00e7iq i ofrojn\u00eb nj\u00eb personi t\u00eb dyshuar p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb organizimin e grupit q\u00eb kreu vrasjen e [politikanit serb] Oliver Ivanoviq dhe sulmin ndaj Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Banjsk\u00eb\u201d, thot\u00eb Bjellosh p\u00ebr Radion Evropa e Lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e ardhshme n\u00eb Serbi, Lista Studentore \u201cStudent\u00ebt fitojn\u00eb\u201d konsiderohet rivalja kryesore e Partis\u00eb P\u00ebrparimtare Serbe.<\/p>\n<p>Kjo list\u00eb ka dal\u00eb nga l\u00ebvizja studentore kund\u00ebr Qeveris\u00eb, e cila prej pothuajse dy vjet\u00ebsh organizon protesta n\u00eb mbar\u00eb Serbin\u00eb, duke i akuzuar autoritetet p\u00ebr \u201ckorrupsion dhe rr\u00ebnim t\u00eb institucioneve\u201d.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb persona t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb aktakuzat e institucioneve t\u00eb Kosov\u00ebs shfaqen n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb Aleksandar Vu\u00e7iqit, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nj\u00eb hulumtim i m\u00ebparsh\u00ebm i Radios Evropa e Lir\u00eb kishte zbuluar se n\u00eb mesin e nj\u00eb grupi personash q\u00eb q\u00ebndronin pran\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebs s\u00eb Presidenc\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb, s\u00eb bashku me pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Brigad\u00ebs Policore, ishte edhe <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/serbi-kriminel-vije-mbrojtese-pushtetit\/33595866.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Vladimir Vu\u00e7etiq<\/strong><\/a>.<\/p>\n<p>Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga 45 personat q\u00eb Prokuroria e Kosov\u00ebs i akuzon p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Radoi\u00e7iq dhe sulmi n\u00eb Banjsk\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Milan Radoi\u00e7iq e ka pranuar se ishte n\u00eb krye t\u00eb grupit t\u00eb armatosur serb q\u00eb kreu sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit, m\u00eb 24 shtator 2023.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb sulmit u vra polici i Kosov\u00ebs, Afrim Bunjaku, nd\u00ebrsa n\u00eb shk\u00ebmbimin e m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb zjarrit u vran\u00eb edhe tre sulmues.<\/p>\n<p>Pas sulmit, Radoi\u00e7iq dha dor\u00ebheqje nga posti i n\u00ebnkryetarit t\u00eb List\u00ebs Serbe, partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, e cila ishte themeluar me mb\u00ebshtetjen e Partis\u00eb P\u00ebrparimtare Serbe dhe Aleksandar Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p>Kosova e ka akuzuar Serbin\u00eb se q\u00ebndron pas sulmit, nd\u00ebrsa Beogradi zyrtar i ka mohuar k\u00ebto akuza.<\/p>\n<p>Nga 45 personat e akuzuar p\u00ebr sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb, <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/sulmi-ne-banjske-vendimi-gjyqesor-\/33741079.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>tre jan\u00eb d\u00ebnuar<\/strong><\/a> nga drejt\u00ebsia e Kosov\u00ebs. T\u00eb akuzuarit e tjer\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Radoi\u00e7iqin, vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00eb arrati. Besohet se t\u00eb gjith\u00eb ndodhen t\u00eb lir\u00eb n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p><strong>Cili \u00ebsht\u00eb statusi i Radoi\u00e7iqit n\u00eb Serbi?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb Serbi ende nuk \u00ebsht\u00eb ngritur asnj\u00eb aktakuz\u00eb lidhur me sulmin n\u00eb Banjsk\u00eb, pavar\u00ebsisht thirrjeve t\u00eb Bashkimit Evropian, Shteteve t\u00eb Bashkuara dhe NATO-s, si dhe premtimeve t\u00eb ish-presidentit Aleksandar Vu\u00e7iq se p\u00ebrgjegj\u00ebsit do t\u00eb ndiqeshin penalisht.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb i \u00ebsht\u00eb drejtuar Prokuroris\u00eb s\u00eb Lart\u00eb Publike n\u00eb Beograd p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar se n\u00eb \u00e7far\u00eb faze ndodhet hetimi p\u00ebr rastin e Banjsk\u00ebs, n\u00ebse hetimet ndaj Radoi\u00e7iqit vazhdojn\u00eb dhe n\u00ebse mbetet n\u00eb fuqi masa q\u00eb e detyron at\u00eb t\u00eb paraqitet n\u00eb polici dy her\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja ende nuk ka mb\u00ebrritur.<\/p>\n<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, q\u00eb nga sulmi n\u00eb Banjsk\u00eb ka refuzuar dialogun n\u00eb nivel t\u00eb lart\u00eb politik me Serbin\u00eb, derisa Radoi\u00e7iq t\u00eb ndiqet penalisht dhe t&#8217;i dor\u00ebzohet drejt\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Radio Evropa e Lir\u00eb i \u00ebsht\u00eb drejtuar edhe Bashkimit Evropian p\u00ebr koment lidhur me pranin\u00eb e Radoi\u00e7iqit n\u00eb tubimin e organizuar nga SNS-ja, por ende nuk ka marr\u00eb p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrvjetorin e tret\u00eb t\u00eb sulmit n\u00eb Banjsk\u00eb, BE-ja kishte b\u00ebr\u00eb thirrje q\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit t\u00eb p\u00ebrballeshin me pasojat ligjore, duke shprehur keqardhje q\u00eb Serbia nuk kishte nd\u00ebrmarr\u00eb ende hapat e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t&#8217;i arrestuar dhe ndjekur penalisht personat q\u00eb ndodhen n\u00eb territorin e saj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs i Komisionit Evropian kishte konfirmuar se p\u00ebrfaq\u00ebsuesja e lart\u00eb e BE-s\u00eb p\u00ebr Politik\u00eb t\u00eb Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, e kishte ngritur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjat\u00eb takimit me Aleksandar Vu\u00e7iqin, n\u00eb margjinat e Asambles\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara n\u00eb Nju Jork.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ka th\u00ebn\u00eb Vu\u00e7iq p\u00ebr Radoi\u00e7iqin?<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb qershorit t\u00eb k\u00ebtij viti, Aleksandar Vu\u00e7iq, at\u00ebkoh\u00eb president i Serbis\u00eb, kishte deklaruar se Milan Radoi\u00e7iq nuk \u00ebsht\u00eb kriminel dhe se fletarrestimi ndaj tij nuk ishte l\u00ebshuar p\u00ebr shkak t\u00eb veprimtarive kriminale, por p\u00ebr shkak t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, n\u00eb publik kishin qarkulluar informacione se Radoi\u00e7iqin dhe Zvonko Veselinoviqin, i cili gjithashtu \u00ebsht\u00eb n\u00ebn sanksionet e SHBA-s\u00eb dhe Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, i ruante Xhandarm\u00ebria serbe.<\/p>\n<p>Autoritetet serbe i kishin mohuar k\u00ebto pretendime.<\/p>\n<p>Vu\u00e7iq e ka p\u00ebrshkruar m\u00eb her\u00ebt Radoi\u00e7iqin si \u201cluft\u00ebtar p\u00ebr liri\u201d, duke th\u00ebn\u00eb se ai \u201cnuk \u00ebsht\u00eb engj\u00ebll\u201d, por se \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm \u201ct\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr popullin serb n\u00eb Kosov\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 sulmit n\u00eb Banjsk\u00eb, Radoi\u00e7iq \u00ebsht\u00eb lidhur nga autoritetet e Kosov\u00ebs edhe me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq.<\/p>\n<p>Ndaj tij jan\u00eb l\u00ebshuar gjithsej pes\u00eb fletarrestime n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera p\u00ebr vendosjen e barrikadave n\u00eb kat\u00ebr komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb vitin 2022, si dhe p\u00ebr frik\u00ebsimin e d\u00ebshmitar\u00ebve n\u00eb rastin \u201cBrezovica\u201d, q\u00eb lidhet me korrupsionin dhe nd\u00ebrtimet e paligjshme.<\/p>\n<p>N\u00eb prill t\u00eb vitit 2025, Kosova l\u00ebshoi nj\u00eb tjet\u00ebr fletarrestim ndaj Radoi\u00e7iqit, n\u00ebn dyshimet p\u00ebr kryerjen e krimeve t\u00eb luft\u00ebs kund\u00ebr popullsis\u00eb civile n\u00eb rajonin e Gjakov\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 6 gusht 2026, Prokuroria Speciale e Kosov\u00ebs <a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/amp\/aktakuze-krime-lufte-gjakove-radoiciq-\/33823529.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>ngriti aktakuz\u00eb<\/strong><\/a> kund\u00ebr 20 personave, p\u00ebrfshir\u00eb Radoi\u00e7iqin, n\u00ebn dyshimet p\u00ebr krime lufte kund\u00ebr popullsis\u00eb civile n\u00eb Gjakov\u00eb gjat\u00eb viteve 1998-1999.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Qeveria e Kosov\u00ebs ka th\u00ebn\u00eb se prania e Milan Radoi\u00e7iqit n\u00eb nj\u00eb tubim zgjedhor t\u00eb list\u00ebs s\u00eb udh\u00ebhequr nga ish-presidenti i Serbis\u00eb, Aleksandar Vu\u00e7iq, \u00ebsht\u00eb \u201cedhe nj\u00eb d\u00ebshmi tjet\u00ebr e qart\u00eb\u201d se sulmi n\u00eb Banjsk\u00eb t\u00eb Zve\u00e7anit ishte &#8220;planifikuar, financuar dhe organizuar nga shteti i Serbis\u00eb&#8221;. K\u00ebshtu ka deklaruar Qeveria e Kosov\u00ebs p\u00ebr Radion Evropa &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":156309,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-156308","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156308","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=156308"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156308\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":156311,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156308\/revisions\/156311"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/156309"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=156308"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=156308"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=156308"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}