{"id":156381,"date":"2026-10-12T17:14:30","date_gmt":"2026-10-12T17:14:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=156381"},"modified":"2026-10-12T17:14:30","modified_gmt":"2026-10-12T17:14:30","slug":"kalaja-spak-te-hetoje-pergjegjesit-per-aferat-tek-kesh-i-perfshire-edhe-belinda-ballukun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/12\/kalaja-spak-te-hetoje-pergjegjesit-per-aferat-tek-kesh-i-perfshire-edhe-belinda-ballukun\/","title":{"rendered":"Kalaja: SPAK t\u00eb hetoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit p\u00ebr aferat tek KESH-i, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Belinda Ballukun"},"content":{"rendered":"<p>Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar n\u00eb edicionin e pasdites n\u00eb Syri TV, ka denoncuar at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb larguar v\u00ebmendjen nga aferat e korrupsionit, duke k\u00ebrkuar nga SPAK hetim t\u00eb plot\u00eb dhe gjurmim t\u00eb parave publike.<\/p>\n<p>Kalaja u ndal te tenderat e KESH-it, duke ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb prej 23 milion\u00eb eurosh p\u00ebr mir\u00ebmbajtje dhe duke p\u00ebrmendur rolin e drejtoresh\u00ebs Vlora Haxhihyseni.<\/p>\n<p>Ajo u shpreh se hetimet nuk duhet t\u00eb kufizohen vet\u00ebm te procedurat e tenderave, por duhet t\u00eb zbardhin edhe p\u00ebrfituesit dhe interesat q\u00eb fshihen pas tyre.<\/p>\n<p>Kalaja theksoi se korrupsioni \u00ebsht\u00eb elementi ky\u00e7 q\u00eb lidh abuzimin me fondet publike me krimin e organizuar dhe se SPAK duhet t\u00eb hetoj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr aferat e dyshuara, p\u00ebrfshir\u00eb ato q\u00eb ajo i lidh me Belinda Ballukun.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga intervista<\/strong><\/p>\n<p>Un\u00eb e shikoj t\u00eb gjith\u00eb situat\u00ebn si nj\u00eb tymnaj\u00eb q\u00eb hidhet p\u00ebrpara publikut p\u00ebr t\u00eb anashkaluar at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb kryesorja, sepse, n\u00ebse do t\u00eb kishim nj\u00eb hetim korrekt sipas ligjit dhe serioz nga ana e SPAK-ut, do t\u00eb ishin zgjidhur shum\u00eb \u00e7\u00ebshtje penale, t\u00eb cilat jo vet\u00ebm po shkojn\u00eb n\u00eb kalendat greke, por, n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr, po amnistojn\u00eb personat p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe, mbi t\u00eb gjitha, \u00ebsht\u00eb vet\u00eb ish-kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, i cili tha q\u00eb p\u00ebr vitin e fundit korrupsioni \u00ebsht\u00eb trefishuar.<\/p>\n<p>Tani, p\u00ebr \u00e7far\u00eb u ngrit struktura e posa\u00e7me? Edhe vet\u00eb nga emri q\u00eb quhet Prokuroria e Posa\u00e7me apo Gjykata e Posa\u00e7me p\u00ebr Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pra, \u00ebsht\u00eb korrupsioni elementi m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i hetimeve apo gjykimeve t\u00eb posa\u00e7me, sepse nuk mund t\u00eb kemi mobilizim dhe angazhim t\u00eb krimit t\u00eb organizuar n\u00ebse nuk do t\u00eb kishim korrupsion. Pra, \u00e7do gj\u00eb fillon te parat\u00eb publike, te tenderat, te manipulimi, vjedhja e vot\u00ebs, te marrja e pushtetit n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb fiktive duke angazhuar gjith\u00eb bandat kriminale. Marrja e pushtetit \u00e7on n\u00eb at\u00eb q\u00eb bandat kriminale t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb s\u00ebrish ato para q\u00eb kan\u00eb hedhur gjat\u00eb fushat\u00ebs dhe n\u00eb p\u00ebrmasa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Tenderi i fundit te KESH-i \u00ebsht\u00eb skandaloz. Jemi n\u00eb nj\u00eb skandal t\u00eb p\u00ebrmasave ikonike, ku dihet se sa \u00ebsht\u00eb vlera e d\u00ebmit t\u00eb k\u00ebtyre dy tigrave, dihet q\u00eb nuk kan\u00eb vend asnj\u00eb lloj benefiti p\u00ebr qytetar\u00ebt, dihet q\u00eb kan\u00eb prishur ambientin n\u00eb zonat p\u00ebrreth dhe, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ne presim t\u00eb hetohet e gjith\u00eb afera e tyre, q\u00eb lidhet direkt, n\u00eb fakt, me Belinda Ballukun, por edhe me ambasadoren apo mafiozen Juri Kim.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, ne shikojm\u00eb q\u00eb, n\u00eb dit\u00eb t\u00eb zakonshme, sikur s\u2019ka ndodhur asgj\u00eb, b\u00ebhet s\u00ebrish nj\u00eb tender fiktiv dhe ai q\u00eb ka fituar tenderin kryesor merr 23 milion\u00eb euro, gjoja p\u00ebr mir\u00ebmbajtje. Mir\u00ebmbajtjen e kujt? \u00c7far\u00eb dhan\u00eb k\u00ebta q\u00eb u paguan me 70 milion\u00eb euro n\u00eb vit, q\u00eb t\u00eb mir\u00ebmbahen? Pra, \u00e7far\u00eb prodhuan q\u00eb ne t\u00eb paguajm\u00eb edhe kosto shtes\u00eb?<\/p>\n<p>Dhe pyetja q\u00eb duhet t\u2019i b\u00ebjm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vetes \u00ebsht\u00eb: A e di kush \u00ebsht\u00eb drejtoresha e KESH-it sot? \u00cbsht\u00eb personi q\u00eb duhet t\u00eb ishte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat pozicione si Belinda Balluku. \u00cbsht\u00eb Vlora Haxhihyseni, e cila ka qen\u00eb sekretarja e p\u00ebrgjithshme n\u00eb Ministrin\u00eb e Energjetik\u00ebs, e cila lidhet edhe me k\u00ebto afera, por q\u00eb sot nuk ka asnj\u00eb rezerv\u00eb dhe b\u00ebn nj\u00eb tender fiktiv, p\u00ebrcakton edhe fituesin.<\/p>\n<p>Dhe ajo q\u00eb, si\u00e7 e thash\u00eb, duhet t\u00eb pyesim veten ne, t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, \u00ebsht\u00eb: Kush \u00ebsht\u00eb garancia te Viola dhe violat e tjera, te Belinda dhe violat e tjera, te Linda e AKSHI-t dhe Lindat e tjera, te t\u00eb cilat vijon korrupsioni, vijojn\u00eb krimet e, mbi t\u00eb gjitha, ndikimi negativ n\u00eb buxhetin e shtetit?<\/p>\n<p>Sepse, si\u00e7 e thash\u00eb, n\u00ebse SPAK-u do t\u00eb b\u00ebnte at\u00eb q\u00eb duhet, gjurmimin e parave, \u00e7far\u00eb ka ndodhur? Sepse ti mund ta akuzosh dik\u00eb p\u00ebr tender t\u00eb pabarabart\u00eb, por duhet t\u00eb shikosh q\u00eb nuk e ka b\u00ebr\u00eb sepse e ka dashur fort at\u00eb Shk\u00eblqim Fush\u00ebn, apo Salillarin, apo dik\u00eb tjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb interesi, por interesi personal, dhe k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb ana subjektive e vepr\u00ebs penale. \u00c7do konsumim i nj\u00eb vepre penale duhet t\u00eb lidhet patjet\u00ebr me konsumimin e nj\u00eb vepre tjet\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rasti i korrupsionit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Avokatja Adriana Kalaja, e ftuar n\u00eb edicionin e pasdites n\u00eb Syri TV, ka denoncuar at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebsoi si p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb larguar v\u00ebmendjen nga aferat e korrupsionit, duke k\u00ebrkuar nga SPAK hetim t\u00eb plot\u00eb dhe gjurmim t\u00eb parave publike. Kalaja u ndal te tenderat e KESH-it, duke ngritur pik\u00ebpyetje p\u00ebr nj\u00eb kontrat\u00eb prej 23 &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":48876,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-156381","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156381","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=156381"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156381\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":156382,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156381\/revisions\/156382"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/48876"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=156381"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=156381"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=156381"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}