{"id":156408,"date":"2026-10-12T20:37:11","date_gmt":"2026-10-12T20:37:11","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=156408"},"modified":"2026-10-12T21:13:56","modified_gmt":"2026-10-12T21:13:56","slug":"hetimet-e-aleateve-ambasadori-amerikan-ne-nato-paralajmeroi-ramen-per-trafikun-e-armeve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/12\/hetimet-e-aleateve-ambasadori-amerikan-ne-nato-paralajmeroi-ramen-per-trafikun-e-armeve\/","title":{"rendered":"Hetimet e aleat\u00ebve\/ Ambasadori amerikan n\u00eb NATO paralajm\u00ebroi Ram\u00ebn p\u00ebr trafikun e arm\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Sekretari p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Jasht\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, Enri Ceno, deklaroi se p\u00ebrgjimet e publikuara nga ish-zv\/kryeministri Arben Ahmetaj n\u00eb SYRI TV p\u00ebr trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb arm\u00ebve nga qeveria Rama n\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb s\u00eb Ron Yeffet, kan\u00eb t\u00ebrhequr interesin e sh\u00ebrbimeve partnere, NATO-s dhe agjencive t\u00eb siguris\u00eb.<\/p>\n<p>I ftuar n\u00eb emisionin \u2018Ora 19\u2019 n\u00eb SYRI TV, me moderatoren Armela Ferko, Ceno tha se p\u00ebrgjimet duket se jan\u00eb realizuar nga sh\u00ebrbime partnere dhe se, duke qen\u00eb se b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr materiale t\u00eb muajve dhjetor-janar, ka pasur koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr p\u00ebrpunimin e informacionit dhe lidhjen e tij me ngjarjet e m\u00ebvonshme politike.<\/p>\n<p>Sipas tij, r\u00ebnd\u00ebsia e k\u00ebsaj dosjeje shtohet edhe nga fakti se pas p\u00ebrgjimeve \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar nj\u00eb minist\u00ebr i ri, i cili, sipas tij, p\u00ebrmendet si person kontakti n\u00eb materialet e publikuara.<\/p>\n<p>Enri Ceno theksoi se interesi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje nuk kufizohet vet\u00ebm te sh\u00ebrbimet partnere, por p\u00ebrfshin edhe strukturat e siguris\u00eb s\u00eb NATO-s, duke pasur parasysh se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend an\u00ebtar i Aleanc\u00ebs.<\/p>\n<p>Ai tha se ka informacione p\u00ebr diskutime mes p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare dhe ambasadorit amerikan n\u00eb NATO gjat\u00eb nj\u00eb vizite t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb fundit n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb pranver\u00eb, lidhur me problematik\u00ebn e pretenduar t\u00eb trafikut t\u00eb arm\u00ebve.<\/p>\n<p>Sipas tij, q\u00eb n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb kishte pasur interes t\u00eb shtuar dhe indicie p\u00ebr nj\u00eb trafikim t\u00eb mundsh\u00ebm arm\u00ebsh, t\u00eb lidhur me Republik\u00ebn e Qipros.<\/p>\n<p><em>\u2018\u00cbsht\u00eb e kuptueshme q\u00eb informacioni q\u00eb, k\u00ebto p\u00ebrgjimet q\u00eb e keni nxjerr\u00eb n\u00eb televizionin tuaj, ish-zv\/kryeministri, jan\u00eb p\u00ebrgjime t\u00eb realizuara duksh\u00ebm nga sh\u00ebrbime partnere, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb interesuara drejtp\u00ebrdrejt.<\/em><\/p>\n<p><em>Aty flitet p\u00ebr trafikim nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb arm\u00ebve dhe kjo \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrlidhur, sepse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjim q\u00eb ka ndodhur shum\u00eb muaj p\u00ebrpara, pra llogaritet dhjetor-janari, pra 8-9 muaj m\u00eb par\u00eb. Dhe \u00ebsht\u00eb patur e gjith\u00eb koha e mjaftueshme q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpunohen k\u00ebto materiale dhe t\u00eb b\u00ebhen dhe nd\u00ebrlidhjet me ngjarjet q\u00eb kan\u00eb ndodhur pas k\u00ebtyre p\u00ebrgjimeve.<\/em><\/p>\n<p><em>Dhe pas k\u00ebtyre p\u00ebrgjimeve sigurisht q\u00eb ne kemi patur em\u00ebrimin e ministrit t\u00eb ri, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe personi i kontaktit q\u00eb p\u00ebrmendet n\u00eb ato p\u00ebrgjime dhe kan\u00eb ndodhur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb ngjarjesh t\u00eb tjera.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebshtu q\u00eb kjo dosje, me informacionet q\u00eb kemi, ka interes t\u00eb shtuar nga sh\u00ebrbimet, jo vet\u00ebm sh\u00ebrbimet partnere, por vet\u00eb NATO dhe agjencit\u00eb brenda struktur\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb s\u00eb NATO-s.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00cbsht\u00eb e interesuar p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb m\u00eb tep\u00ebr informacione dhe p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj&#8230; sepse ne jemi vend an\u00ebtar i NATO-s. Ka informacion q\u00eb edhe gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb tij, ambasadori amerikan n\u00eb NATO t\u00eb ket\u00eb patur diskutime me p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb lloj problematike q\u00eb po flasim.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrpara, pra ai e ka vizituar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e majit apo prillit m\u00eb duket, dhe q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ka patur nj\u00eb lloj interesi t\u00eb shtuar sepse ka pasur indicie q\u00eb ky lloj trafikimi po ndodhte me ciklin e Republik\u00ebs s\u00eb Qipros.<\/em><\/p>\n<p><em>Sigurisht q\u00eb, edhe kur k\u00ebto informacione jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike, sigurisht q\u00eb opozita ka b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e saj. I ka mbledhur k\u00ebto informacione dhe n\u00ebp\u00ebrmjet lidhjeve politike q\u00eb ne kemi n\u00eb Uashington, por jo vet\u00ebm n\u00eb Uashington, b\u00ebhet fjal\u00eb edhe p\u00ebr Berlinin, po edhe p\u00ebr Brukselin, po edhe m\u00eb gjer\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra ne i kemi deleguar dhe i kemi d\u00ebrguar k\u00ebto informacione. Sigurisht q\u00eb ata kan\u00eb edhe agjencit\u00eb e tyre ligjzbatuese p\u00ebr t\u00eb mbledhur informacion t\u00eb pavarur, pa ndikim politik, q\u00eb n\u00eb rastin konkret&#8230; pra, opozita shqiptare ka nj\u00eb lloj ndikimi politik p\u00ebr sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrfshir\u00eb drejtp\u00ebrdrejt politikisht n\u00eb peizazhin politik t\u00eb vendit.<\/em><\/p>\n<p><em>Sigurisht q\u00eb jan\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dosjesh. Pra, k\u00ebtu nuk dim\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb kapim p\u00ebrpara dhe p\u00ebr \u00e7far\u00eb duhet diskutuar m\u00eb p\u00ebrpara. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb \u00ebsht\u00eb strukturuar formati politik n\u00eb mendjen e Edi Ram\u00ebs dhe m\u00eb pas ai e ka emetuar edhe n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare dhe m\u00ebnyr\u00ebn sesi ai udh\u00ebheq, se nuk qeveris, po udh\u00ebheq shqiptar\u00ebt dhe Republik\u00ebn. E th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb, jemi thjesht n\u00eb fillimin e sezonit.<\/em><\/p>\n<p><em>Pra pritet nj\u00eb&#8230; pavar\u00ebsisht se ne hyjm\u00eb n\u00eb sezonin e ftoht\u00eb, n\u00eb politik\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb sezonin e nxeht\u00eb. N\u00eb rastin konkret jemi thjesht n\u00eb hapat e par\u00eb n\u00eb lidhje me zbulimet q\u00eb po b\u00ebhen pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb dosje. K\u00ebshtu q\u00eb presim n\u00eb jav\u00ebt e ardhshme dhe n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm se \u00e7far\u00eb do ndodh\u00eb.\u2019<\/em>, u shpreh nd\u00ebr t\u00eb tjera Enri Ceno n\u00eb SYRI TV.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sekretari p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebniet me Jasht\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Demokratike, Enri Ceno, deklaroi se p\u00ebrgjimet e publikuara nga ish-zv\/kryeministri Arben Ahmetaj n\u00eb SYRI TV p\u00ebr trafikun nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb arm\u00ebve nga qeveria Rama n\u00ebp\u00ebrmjet kompanis\u00eb s\u00eb Ron Yeffet, kan\u00eb t\u00ebrhequr interesin e sh\u00ebrbimeve partnere, NATO-s dhe agjencive t\u00eb siguris\u00eb. I ftuar n\u00eb emisionin \u2018Ora 19\u2019 n\u00eb SYRI TV, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":156409,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37,40],"tags":[],"class_list":["post-156408","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156408","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=156408"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156408\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":156421,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156408\/revisions\/156421"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/156409"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=156408"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=156408"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=156408"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}