{"id":156456,"date":"2026-10-13T11:32:48","date_gmt":"2026-10-13T11:32:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=156456"},"modified":"2026-10-13T11:32:48","modified_gmt":"2026-10-13T11:32:48","slug":"vjedhja-e-fundit-e-check-up-bilanci-i-nje-koncesioni-ku-privatet-fituan-miliarda","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/13\/vjedhja-e-fundit-e-check-up-bilanci-i-nje-koncesioni-ku-privatet-fituan-miliarda\/","title":{"rendered":"Vjedhja e fundit e Check Up\/ Bilanci i nj\u00eb kon\u00e7esioni ku privat\u00ebt fituan miliarda"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Klodian Tomorri<\/strong><\/p>\n<p>Edi Rama mrekullohet shpesh. Ve\u00e7an\u00ebrisht kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pun\u00ebt e qeveris\u00eb s\u00eb tij. Por nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb pa\u00eb, teksa vizitonte laborator\u00ebt e Vilma Nushit, mahnitja e kryeministrit arriti n\u00eb nivel tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>\u201cJam i mrekulluar nga teknologjia, nga gjith\u00eb serioziteti dhe siguria e procesit. K\u00ebt\u00eb investim mund ta b\u00ebnte vet\u00ebm partneriteti me privatin. Nuk e b\u00ebnte dot shteti k\u00ebt\u00eb lloj investimi dhe nuk e garantonte dot shteti k\u00ebt\u00eb lloj cil\u00ebsie\u201d, deklaroi kryeministri n\u00eb at\u00eb koh\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb von\u00eb, mrekullia financiare ka ndodhur. Por vet\u00ebm p\u00ebr privatin. P\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, kjo mrekulli ka shijen e nj\u00eb zhvatjeje perfekte t\u00eb blinduar me vula kontab\u00ebl dhe skema gjeniale t\u00eb transferimit t\u00eb kesh-it.<\/p>\n<p>Nj\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb, u mbyll zyrtarisht epoka 10-vje\u00e7are e koncesionit t\u00eb kontrollit mjek\u00ebsor baz\u00eb, i njohur gjer\u00ebsisht si \u201cCheck-Up\u201d-i, i menaxhuar nga kompania 3P Life Logistic sh.p.k. Gjat\u00eb koh\u00ebzgjatjes s\u00eb k\u00ebtij kon\u00e7esioni qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb paguan p\u00ebrmes buxhetit plot 7.3 miliard\u00eb lek\u00eb ose gati 80 milion\u00eb euro me kursin aktual.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa qeveria b\u00ebn gati kasetat e radh\u00ebs p\u00ebr t\u00eb festuar \u201ckthimin e sh\u00ebrbimit te qytetar\u00ebt\u201d, bilancet e audituara zyrtare tregojn\u00eb se privati ik\u00ebn me miliona euro operative, shtetit i dor\u00ebzohen pajisje me vler\u00eb kontab\u00ebl zero, dhe mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb fatur\u00eb e re investimesh q\u00eb duhen nisur nga e para.<\/p>\n<p><strong>Fitime p\u00ebr privat\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Vilma Nushi e nisi check up-in me duar n\u00eb xhepa. Bashk\u00eb me ortakun e saj t\u00eb minoranc\u00ebs, ajo hodhi vet\u00ebm 30 milion\u00eb lek\u00eb ose 300 mij\u00eb euro kapital n\u00eb kompanin\u00eb kon\u00e7esionare. 3P life Logistik kreu 3 milion\u00eb euro investime n\u00eb vitet e para p\u00ebr t\u00eb ngritur kon\u00e7esionit, t\u00eb cilat i financoi ose me borxh ortak\u00ebsh ose me grante nga t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>Sapo buxheti i shtetit filloi t\u00eb derdh\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 7 milion\u00eb euro \u00e7do vit, borxhet u shlyen dhe makineria nisi t\u00eb prodhoj\u00eb para t\u00eb pastra. Kapitali analizoi bilancet e kon\u00e7esionit nga dita e tij e par\u00eb, deri n\u00eb vitin 2024. Dy aksioner\u00ebt privat\u00eb t\u00eb check up-it, Marketing Distribution dhe Trimed p\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe fituan 10 milion\u00eb euro t\u00eb pastra.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb shum\u00eb nuk p\u00ebrfshihen fitimet e dy viteve t\u00eb fundit t\u00eb kon\u00e7esionit 2025-2026, t\u00eb cilat do t\u00eb jen\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb t\u00eb larta se mesatarja vjetore e shkuar, p\u00ebr arsye t\u00eb zhdukjes s\u00eb efektit t\u00eb amortizimeve. Gjasat jan\u00eb q\u00eb me k\u00ebto dy vite fitimi t\u00eb k\u00ebrcej\u00eb n\u00eb 1.5 miliard\u00eb lek\u00eb ose mbi 16 milion\u00eb euro.<\/p>\n<p>S\u00ebrish, ky \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm fitimi i kompanis\u00eb kon\u00e7esionare. Por fitimet e aksioner\u00ebve t\u00eb saj jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se kaq, pasi gjat\u00eb kon\u00e7esionit kompania e ka transferuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb fitimit tek aksioner\u00ebve t\u00eb saj p\u00ebrmes blerjeve apo qirave. Deri n\u00eb 2024-\u00ebn, dy aksioner\u00ebt e Check Up-it kan\u00eb faturuar mbi 30 milion\u00eb euro nga kompania kon\u00e7esionare n\u00eb form\u00eb qiraje zyrash, pajisjesh apo sh\u00ebrbimesh logjistike.<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb u mbeti qytetar\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe qytetar\u00ebt besonin se po paguanin p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb rrjet modern laboratorik shtet\u00ebror. Por kontrata kon\u00e7esionare e Check Up-it \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pa\u00e7avure kriminale.<\/p>\n<p>Zemra teknologjike e koncesionit, Laboratori i thelluar Qendror i ngritur n\u00eb Kashar, mbetet pron\u00eb e kompanis\u00eb private. Ky laborator \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt i gjith\u00eb kon\u00e7esioni dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00ebsoj, sikur nj\u00eb rrug\u00eb e nd\u00ebrtuar e me kon\u00e7esion t\u2019i mbetet s\u00ebrish privatit n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb kon\u00e7esionit.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb q\u00eb sh\u00ebrbimi \u00ebsht\u00eb shtet\u00ebzuar, shteti ka vet\u00ebm dy rrug\u00eb. Ose t\u00eb investoj\u00eb 3 milion\u00eb euro p\u00ebr t\u00eb ngritur laboratorin e ri, ose t\u00eb paguaj\u00eb qira p\u00ebr t\u2019i kryer analizat tek laboratori i Vilma Nushit.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb kon\u00e7esionit, shteti dhe qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb do t\u00eb marrin mbrapsht vet\u00ebm kontejner\u00ebt operative brenda qendrave sh\u00ebndet\u00ebsore shtet\u00ebrore dhe pajisje IT t\u00eb blera p\u00ebrmes fondit t\u00eb riinvestimit. N\u00eb kat\u00ebr vitet e fundit, kompania ka patur detyrimin t\u00eb riinvestoj\u00eb 1.3 milion\u00eb euro n\u00eb pajisje dhe makineri p\u00ebr t\u2019a l\u00ebn\u00eb kon\u00e7esionin n\u00eb gjendje t\u00eb pranueshme.<\/p>\n<p>Kaq do t\u00eb marr\u00eb shteti mbrapsht n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb fatur\u00ebs 80 milion\u00eb euro q\u00eb i pagoi Vilma Nushit. \u00e7do investim tjet\u00ebr, tashm\u00eb ka vler\u00eb kontab\u00ebl zero p\u00ebr shkak t\u00eb amortizimit.<\/p>\n<p><strong>Manovra me qira<\/strong><\/p>\n<p>Teorikisht, sipas pa\u00e7avures s\u00eb kontrat\u00ebs kon\u00e7esionare, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb duhet t\u00eb merrnin mbrapsht t\u00eb pakt\u00ebn automjetet, t\u00eb cilat b\u00ebnin transportin e mostrave nga q\u00ebndrat sh\u00ebndet\u00ebsore n\u00eb t\u00eb cilat mblidheshin tek laboratori q\u00ebndror. Por pjesa m\u00eb e madhe e atyre automjeteve nuk ishin pron\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb kon\u00e7esionare, por aksioner\u00ebve, t\u00eb cilat ja jepnin asaj me qira.<\/p>\n<p>Pra shteti nuk do t\u00eb marr\u00eb dot as automjetet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tashm\u00eb ka nj\u00eb shqet\u00ebsim tjet\u00ebr. Shumica e pajisjeve laboratorike q\u00eb duhet t\u2019i kthehen shtetit jan\u00eb bler\u00eb n\u00eb vitet e para t\u00eb kon\u00e7esionit.<\/p>\n<p>Praktikisht k\u00ebto pajisje kan\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb funksionit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ato t\u00eb cilat funksionojn\u00eb ende shum\u00eb shpejt b\u00ebhen t\u00eb pap\u00ebrdorshme p\u00ebr shkak se u skadojn\u00eb li\u00e7encat.<\/p>\n<p><strong>Mrekullia e kryeministrit<\/strong><\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb mrekullia e Check Up-it. Dy privat\u00eb investuan 300 mij\u00eb euro kesh, u garantuan me miliarda nga taksat tona, mor\u00ebn mbi 20 milion\u00eb euro fitime t\u00eb pastra n\u00eb xhep dhe mbajt\u00ebn laboratorin kryesor qendror duke l\u00ebn\u00eb pas tok\u00ebn e djegur.<\/p>\n<p>Shtetit shqiptar i mbeti nj\u00eb databaz\u00eb digjitale (Oracle BI) q\u00eb k\u00ebrkon kosto t\u00eb reja licencimi, nj\u00eb rrjet pajisjesh t\u00eb vjetruara, dhe mbi t\u00eb gjitha, p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb rifilluar sh\u00ebrbimin pa pasur asnj\u00eb laborator qendror publik apo makin\u00eb transporti n\u00eb dispozicion.<\/p>\n<p>Por nuk ka problem, sepse me siguri, Edi Rama do t\u00eb mrekullohet p\u00ebrs\u00ebri duke shpallur nj\u00eb tender t\u00eb ri miliona eurosh p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb sh\u00ebrbimet e laborator\u00ebve q\u00eb ia la privatit.\/ kapitali.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Klodian Tomorri Edi Rama mrekullohet shpesh. Ve\u00e7an\u00ebrisht kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr pun\u00ebt e qeveris\u00eb s\u00eb tij. Por nj\u00eb dekad\u00eb m\u00eb pa\u00eb, teksa vizitonte laborator\u00ebt e Vilma Nushit, mahnitja e kryeministrit arriti n\u00eb nivel tjet\u00ebr. \u201cJam i mrekulluar nga teknologjia, nga gjith\u00eb serioziteti dhe siguria e procesit. K\u00ebt\u00eb investim mund ta b\u00ebnte vet\u00ebm partneriteti me privatin. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":156457,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-156456","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156456","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=156456"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156456\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":156458,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156456\/revisions\/156458"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/156457"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=156456"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=156456"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=156456"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}