{"id":156521,"date":"2026-10-13T17:17:44","date_gmt":"2026-10-13T17:17:44","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=156521"},"modified":"2026-10-13T17:17:44","modified_gmt":"2026-10-13T17:17:44","slug":"berisha-javen-e-pare-do-te-vendosim-minimumin-jetik-prej-200-eurosh-rrogat-dhe-pensionet-do-te-dyfishohen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/13\/berisha-javen-e-pare-do-te-vendosim-minimumin-jetik-prej-200-eurosh-rrogat-dhe-pensionet-do-te-dyfishohen\/","title":{"rendered":"Berisha: Jav\u00ebn e par\u00eb do t\u00eb vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh, rrogat dhe pensionet do t\u00eb dyfishohen"},"content":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur n\u00eb Dib\u00ebr, ka deklaruar se n\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb qeverisjes do t\u00eb vendoset minimumi jetik prej 200 eurosh dhe se rrogat e pensionet do t\u00eb dyfishohen.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Berisha akuzoi qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs se ka zhytur qytetar\u00ebt n\u00eb varf\u00ebri, ka d\u00ebmtuar ekonomin\u00eb dhe ka lejuar p\u00ebrhapjen e nj\u00eb sistemi q\u00eb, sipas tij, favorizon vjedhjen e fondeve publike.<\/p>\n<p>Berisha u ndal te pasojat ekonomike q\u00eb, sipas tij, ka sjell\u00eb lidhja mes trafikut t\u00eb drog\u00ebs dhe strukturave shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p><strong>Berisha: <\/strong>N\u00eb vitin 2017 kur SHISH dor\u00ebzoi nj\u00eb raport ku thoshte se n\u00eb mbjelljen e kanabisit mor\u00ebn pjes\u00eb 120 oficer\u00eb madhor\u00eb policie, pa llogaritur polic\u00ebt e thjesht\u00eb, me mij\u00ebra, at\u00ebher\u00eb kam denoncuar para jush dhe bot\u00ebs narkoshtetin shqiptar.<\/p>\n<p>Se po ta mori droga policin\u00eb, i mori edhe aeroportet e ushtris\u00eb niseshin avion\u00ebt, natyrisht shtetin e kishte marr\u00eb droga.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb kjo pati mosp\u00eblqim t\u00eb madh.<\/p>\n<p>Por un\u00eb kam mbetur dhe do t\u00eb q\u00ebndroj gjithmon\u00eb skllav i interesit komb\u00ebtar t\u00eb shqiptar\u00ebve. Do e mbroj at\u00eb, nuk ka gj\u00eb n\u00eb bot\u00eb q\u00eb m\u00eb heq mua nga kjo.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, t\u00eb jemi t\u00eb sinqert\u00eb, nuk kishte pasoja t\u00eb qarta ekonomike.<\/p>\n<p>Por ato pasoja erdh\u00ebn sot dhe jan\u00eb t\u00eb tmerrshme.<\/p>\n<p>M\u00eb tregonte nj\u00eb deputete sot, isha n\u00eb Shkod\u00ebr tek nj\u00eb fason, kishte pasur 200 pun\u00ebtor\u00eb, kishte gjithsej 30 pun\u00ebtor\u00eb.<\/p>\n<p>Nga Vermoshi n\u00eb Pogon dhe Kakavij\u00eb, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend me nj\u00eb flor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, m\u00eb t\u00eb larmishmen, m\u00eb t\u00eb pasur\u00ebn n\u00eb Evrop\u00eb, me bim\u00eb mjek\u00ebsore nga m\u00eb t\u00eb kushtueshmet, t\u00eb t\u00eb gjitha llojet.<\/p>\n<p>Ato ishin nj\u00eb eksport, por n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb me dhjet\u00ebra mij\u00ebra fermer\u00eb siguronin nj\u00eb rrog\u00eb, dy rroga, tre rroga n\u00eb koh\u00ebn e tyre me mbledhjen e tyre.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ndodhi?<\/p>\n<p>Me rr\u00ebnimin e dollarit dhe t\u00eb euros, falimentim masiv dhe p\u00ebrpar\u00ebsi t\u00eb madhe merr Serbia.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb themi t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Ka nj\u00eb regjim autokratik gangster\u00ebsh, por nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb narkoshtet si narkoshteti i Edi Ram\u00ebs. Jo. Atje eksportet funksionojn\u00eb. Vendet e pun\u00ebs jan\u00eb. N\u00eb Shqip\u00ebri, masivisht.<\/p>\n<p>Pra mund t\u00eb vazhdoj me nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb problemeve t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb r\u00ebnda me t\u00eb cilat p\u00ebrballet Shqip\u00ebria, por mbi t\u00eb gjitha me t\u00eb cilat p\u00ebrballet qytetari shqiptar, q\u00eb sot konsiderohet statistik\u00eb. Konsiderohet num\u00ebr dhe jo njeri me univers t\u00eb drejtash, me univers k\u00ebrkesash dhe problemesh.<\/p>\n<p>K\u00ebtu duhet t\u00eb ndalemi ne.<\/p>\n<p>Ne kemi nj\u00eb t\u00eb shkuar. N\u00eb at\u00eb t\u00eb shkuar, \u00e7do shqiptar gjen disa arritje t\u00eb m\u00ebdha, t\u00eb pamohueshme, t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Por asnj\u00eb shqiptar nuk do ta votoj\u00eb ne p\u00ebr ato arritje. Jo. Ato jan\u00eb n\u00eb muzeum. Shqiptar\u00ebt do na votojn\u00eb ne p\u00ebr vizionin q\u00eb do u paraqesim p\u00ebr ta rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebt\u00eb rip\u00ebrt\u00ebritje ne do ta nisim pik\u00ebrisht me nj\u00eb ndryshim rr\u00ebnj\u00ebsor n\u00eb q\u00ebndrimin ton\u00eb ndaj qytetarit, ndaj halleve, problemeve, vuajtjeve, sakrificave, mungesave t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ne duhet t\u00eb p\u00ebrmbysim nj\u00eb q\u00ebndrim \u00e7njer\u00ebzor q\u00eb varf\u00ebrin\u00eb e quan paaft\u00ebsi. Q\u00eb padrejt\u00ebsin\u00eb e shikon me indiferenc\u00eb ndaj qytetarit. Q\u00eb i p\u00ebrvet\u00ebson atij fonde e pasuri sikur t\u00eb ishte nj\u00eb kolonialist.<\/p>\n<p>Ne, me programin ton\u00eb, me sugjerimet tuaja, me propozimet tuaja, zotohemi se Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb emergjenc\u00eb do t\u2019i b\u00ebjm\u00eb terapin\u00eb emergjente.<\/p>\n<p>Do t\u2019i japim asaj t\u00eb gjitha zgjidhjet p\u00ebr ta nxjerr\u00eb s\u00eb pari nga emergjenca, nga vuajtjet, nga dhimbja, nga mospasja.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb e mundur kjo? Plot\u00ebsisht. 100 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>Jav\u00ebn e par\u00eb do vendoset q\u00eb \u00e7do shqiptar do marr\u00eb 200 euro minimumin jetik, se do rritet edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Po, nuk mund t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb problem kafshata. \u00cbsht\u00eb krim. \u00cbsht\u00eb krim shtet\u00ebror q\u00eb qytetar\u00ebt e k\u00ebtij vendi t\u00eb ken\u00eb problem kafshat\u00ebn e goj\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb ket\u00eb kurr\u00eb problem p\u00ebr ila\u00e7et. \u00cbsht\u00eb krim shtet\u00ebror q\u00eb qytetarit n\u00eb spital apo jasht\u00eb t\u2019i mungojn\u00eb ila\u00e7et.<\/p>\n<p>U garantoj se kjo nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb m\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb q\u00ebndrim p\u00ebr dyfishimin e rrogave dhe pensioneve si kusht p\u00ebr ta nxjerr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nga emergjenca.<\/p>\n<p>Po ku do merren k\u00ebto para?<\/p>\n<p>K\u00ebto para t\u00eb gjitha jan\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe nj\u00ebher\u00eb, nuk kam asnj\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb flas p\u00ebr t\u00eb shkuar\u00ebn, por po u them k\u00ebtu, ne kemi pasur nivelet e taksave 50 p\u00ebrqind m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se ne besojm\u00eb se taksat e ul\u00ebta jan\u00eb rruga m\u00eb e drejt\u00eb p\u00ebr t\u00eb rim\u00ebk\u00ebmbur shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Ky mburret dhe thot\u00eb se mbledh 8 miliard\u00eb. Jo, ne mblidhnim 3.8 gjer 4 miliard\u00eb, t\u00eb tjerat ua linim, nuk ua merrnim.<\/p>\n<p>Por me ato 3.8 deri 4 miliard\u00eb ne dyfishuam rrogat dhe pensionet.<\/p>\n<p>Por me ato 3.8 deri 4 miliard\u00eb ne nd\u00ebrtuam 11 mij\u00eb e 300 kilometra rrug\u00eb n\u00eb mbar\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Me ato 3.8 deri 4 miliard\u00eb n\u00eb vit ne nd\u00ebrtuam mbi 1300 shkolla dhe objekte arsimore.<\/p>\n<p>Ne soll\u00ebm Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn dixhitale.<\/p>\n<p>Pse po i them k\u00ebto? Edhe nj\u00ebher\u00eb, jan\u00eb t\u00eb shkuara, jan\u00eb n\u00eb muzeum, por po i them k\u00ebto p\u00ebr t\u2019u garantuar se parat\u00eb jan\u00eb dhe pa asnj\u00eb lloj v\u00ebshtir\u00ebsie.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb kusht, t\u00eb mos vidhen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb tmerrshme si\u00e7 vidhen sot.<\/p>\n<p>Ka nj\u00eb kusht, t\u00eb mos ndahen brenda nj\u00eb grupi hajdut\u00ebsh t\u00eb pam\u00ebshir\u00eb, t\u00eb pashpirt q\u00eb urrejn\u00eb t\u00eb varfrit, q\u00eb urrejn\u00eb njer\u00ebzit.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu q\u00ebndrojm\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur n\u00eb Dib\u00ebr, ka deklaruar se n\u00eb jav\u00ebn e par\u00eb t\u00eb qeverisjes do t\u00eb vendoset minimumi jetik prej 200 eurosh dhe se rrogat e pensionet do t\u00eb dyfishohen. Gjat\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij, Berisha akuzoi qeverin\u00eb e Edi Ram\u00ebs se ka zhytur qytetar\u00ebt n\u00eb varf\u00ebri, ka d\u00ebmtuar ekonomin\u00eb dhe ka &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":156522,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-156521","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156521","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=156521"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156521\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":156523,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/156521\/revisions\/156523"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/156522"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=156521"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=156521"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=156521"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}