{"id":157306,"date":"2026-10-17T09:11:17","date_gmt":"2026-10-17T09:11:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=157306"},"modified":"2026-10-17T09:11:17","modified_gmt":"2026-10-17T09:11:17","slug":"studentet-tane-ne-gjurmet-e-studenteve-te-dhjetorit-90-te","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/17\/studentet-tane-ne-gjurmet-e-studenteve-te-dhjetorit-90-te\/","title":{"rendered":"Student\u00ebt tan\u00eb n\u00eb gjurm\u00ebt e student\u00ebve t\u00eb Dhjetorit &#8217;90-t\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Prof. Myqerem Tafaj<\/strong><\/p>\n<p>Student\u00ebt dhe gjimnazist\u00ebt nuk k\u00ebrkojn\u00eb thjesht shkollim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb shkollat dhe universitetet tona, kushte dinjitoze, mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar koston marramend\u00ebse t\u00eb jetes\u00ebs gjat\u00eb studimeve, treg pune t\u00eb bazuar n\u00eb meritokraci, shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen n\u00eb vendin e tyre dhe jo emigrim, por, mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb zgjidhje politike t\u00eb qendrueshme p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri Europiane. E gjith\u00eb Shqip\u00ebria k\u00ebrkon zgjidhje t\u00eb menj\u00ebhershme politike dhe rotacion politik paq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Kjo qeveri ka dal\u00eb nga zgjedhje fars\u00eb, t\u00eb cil\u00ebsuara jo t\u00eb lira e t\u00eb ndershme edhe nga raportet nd\u00ebrkomb\u00ebtare; ajo nuk g\u00ebzon besimin e qytetar\u00ebve dhe nuk ka legjitimitet p\u00ebr t\u00eb qeverisur. Rama, qeveria e tij dhe PS duhet t\u00eb kuptojn\u00eb, sa m\u00eb shpejt, se kjo protest\u00eb historike e udh\u00ebhequr nga student\u00ebt dhe gjimnazist\u00ebt dhe e mb\u00ebshtetur masivisht nga gjith\u00eb qytetar\u00ebt, nuk mund t\u00eb shtypet as me polici, as me ushtri, as me tanke dhe as me blinda, madje as me shpallje t\u00eb gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Protesta t\u00eb tilla i shtypin vet\u00ebm regjimet diktatorale. Shqip\u00ebria ka hapur negociatat dhe synon t\u00eb integrohet n\u00eb BE dhe jo t\u00eb shnd\u00ebrohet n\u00eb vend diktatoral. Prandaj ndaloni menj\u00ebher\u00eb dhun\u00ebn dhe reprezaljet ndaj gjimnazist\u00ebve, student\u00ebve dhe rinis\u00eb n\u00eb protest\u00eb. Fatmir\u00ebsisht edhe m\u00ebsuesit dhe pedagog\u00ebt jan\u00eb me nx\u00ebn\u00ebsit dhe student\u00ebt e tyre n\u00eb protest\u00eb, sic b\u00ebri shumica e pedagog\u00ebve tan\u00eb n\u00eb Dhjetorin &#8217;90.<\/p>\n<p>Zgjidhja politike b\u00eahet e mundur vet\u00ebm me nj\u00eb qeveri teknike q\u00eb krijon kushte reale p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme! Rrug\u00eb tjet\u00ebr nuk ka.<\/p>\n<p>Miqt\u00eb dhe aleat\u00ebt tan\u00eb duhet t\u00eb kontribuojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje politike n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Historia e shkurt\u00ebr e demokracis\u00eb son\u00eb ka patur kriza t\u00eb thella politike, q\u00eb jan\u00eb zgjidhur me vones\u00eb dhe i kan\u00eb kushtuar r\u00ebnd\u00eb vendit ton\u00eb. Por prej tyre duhen nxjerr\u00eb m\u00ebsime nga qeveria, maxhoranca, gjith\u00eb faktor\u00ebt politik\u00eb, si dhe aleat\u00ebt tan\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebritur zgjidhjet e vonuara politike.<\/p>\n<p>Intelektual\u00ebt, media dhe shoq\u00ebria civile mund t\u00eb japin kontributin e tyre p\u00ebr nj\u0113 zgjidhje politike. P\u00ebr cdo kryeminist\u00ebr, qeveri dhe parti politike, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb jet\u00eb mbi interesin p\u00ebr pushtet!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prof. Myqerem Tafaj Student\u00ebt dhe gjimnazist\u00ebt nuk k\u00ebrkojn\u00eb thjesht shkollim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb shkollat dhe universitetet tona, kushte dinjitoze, mb\u00ebshtetje p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar koston marramend\u00ebse t\u00eb jetes\u00ebs gjat\u00eb studimeve, treg pune t\u00eb bazuar n\u00eb meritokraci, shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen n\u00eb vendin e tyre dhe jo emigrim, por, mbi t\u00eb gjitha, nj\u00eb zgjidhje politike t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":34875,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-157306","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157306","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=157306"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157306\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":157308,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157306\/revisions\/157308"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34875"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=157306"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=157306"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=157306"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}