{"id":157404,"date":"2026-10-17T15:07:31","date_gmt":"2026-10-17T15:07:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=157404"},"modified":"2026-10-17T15:07:31","modified_gmt":"2026-10-17T15:07:31","slug":"revolta-kunder-rames-analisti-gabriel-partos-studentet-po-protestojne-kunder-korrupsionit-dhe-mungeses-se-perspektives","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/17\/revolta-kunder-rames-analisti-gabriel-partos-studentet-po-protestojne-kunder-korrupsionit-dhe-mungeses-se-perspektives\/","title":{"rendered":"Revolta kund\u00ebr Ram\u00ebs, analisti Gabriel Partos: Student\u00ebt po protestojn\u00eb kund\u00ebr korrupsionit dhe munges\u00ebs s\u00eb perspektiv\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p>Gabriel Partos, ish-analist i BBC-s\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn Qendrore dhe Juglindore dhe m\u00eb pas analist i The Economist Inteligence Unit, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, i p\u00ebrgjigjet disa\u00a0 pyetjeve p\u00ebr situat\u00ebn aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri si pasoj\u00eb e protestave.<\/p>\n<p>At\u00eb q\u00eb po ndodh n\u00eb Tiran\u00eb e komenton si sfida m\u00eb e madhe p\u00ebr udh\u00ebheqjen e Edi Ram\u00ebs 13 vite pasi ai \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr.\u00a0 Edi Rama thot\u00eb Gabriel Patosh \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb viktim\u00eb t\u00eb suksesit t\u00eb tij personal pas fitimit t\u00eb mandatit t\u00eb kat\u00ebrt.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk besoj thot\u00eb Gabriel Partos\u00a0 se p\u00ebr at\u00eb\u00a0 \u00e7far\u00eb e ka shkaktuar protest\u00ebn duhen faj\u00ebsuar aktor\u00eb t\u00eb huaj prej vendeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Intervista e plot\u00eb e Gabriel Partosh p\u00ebr Top Channel<\/strong><\/p>\n<p><strong>Muhamed Veliu-<\/strong> Gabriel Partos, si i vler\u00ebsoni protestat q\u00eb jan\u00eb zhvilluar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb, kryesisht n\u00eb kryeqytet, Tiran\u00eb, gjat\u00eb pes\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit?<\/p>\n<p><strong>Gabriel Partos-<\/strong> Qart\u00ebsisht k\u00ebto protesta jan\u00eb sfida m\u00eb e madhja p\u00ebr udh\u00ebheqjen e Edi Ram\u00ebs 13 vite pasi ai \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr. Si nga p\u00ebrmasa e k\u00ebtyre demonstratave sikurse edhe nga dhuna e shfaqur e cila \u00ebsht\u00eb e pa precedent\u00eb n\u00eb dekadat e fundit n\u00eb\u00a0 historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb vazhdim\u00ebsi e q\u00ebndres\u00ebs s\u00eb gjat\u00eb t\u00eb nj\u00eb serie protestash t\u00eb njohura si \u201cRevolucioni Flamingo\u201d i cili po zhvillohet prej disa muajve. Protestat e tanishme jan\u00eb shum\u00eb serioze p\u00ebr sa i p\u00ebrket udh\u00ebheqjes t\u00eb zotit Rama.<\/p>\n<p><strong>Muhamed Veliu-<\/strong> Sipas k\u00ebndv\u00ebshtrimit tuaj, cil\u00ebt jan\u00eb faktor\u00ebt kryesor\u00eb q\u00eb po nxisin k\u00ebt\u00eb val\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie dhe trazirash?<\/p>\n<p><strong>Gabriel Partos-<\/strong> Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje interesante sepse nga nj\u00ebra an\u00eb kemi shum\u00eb zhvillime pozitive gjat\u00eb viteve t\u00eb fundit apo edhe dekadave t\u00eb fundit si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimi standarteve t\u00eb jetes\u00ebs,\u00a0 sikurse p\u00ebrpjekjet drejt nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi t\u00eb plot\u00eb n\u00eb BE n\u00eb pak vitet e ardhshme. Duke th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb,\u00a0 natyrisht ka shum\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi jo vet\u00ebm me korrupsionin nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e cila vazhdon por edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast specifik me student\u00ebt,\u00a0 t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrballen me nj\u00eb kosto t\u00eb lart\u00eb t\u00eb edukimit t\u00eb tyre. Sidomos pamund\u00ebsia e t\u00eb ardhmes s\u00eb tyre pasi ata diplomohen.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja se p\u00ebrse me mij\u00ebra po largohen e duke shkaktuar k\u00ebshtu at\u00eb q\u00eb njihet si rrjedhja e trurit e m\u00eb t\u00eb mir\u00ebve,\u00a0 e m\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyerve, t\u00eb cil\u00ebt shkojn\u00eb t\u00eb pun\u00ebsohet e t\u00eb vijojn\u00eb studimet n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Evrop\u00ebn apo n\u00eb bot\u00eb. Pra jan\u00eb nj\u00eb kombinim arsyesh specifike shqet\u00ebsimesh, duke nisur nga kostoja e\u00a0 edukimit, kostoja e jetes\u00ebs, mungesa e perspektiv\u00ebs, sikurse \u00e7\u00ebshtja e korrupsionit nj\u00eb s\u00ebmundje kronike e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pavar\u00ebsisht pun\u00ebs nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb q\u00eb po mundohet ta luftoj\u00eb nd\u00ebr vite.<\/p>\n<p><strong>Muhamed Veliu-<\/strong> Kryeministri Edi Rama ka faj\u00ebsuar at\u00eb q\u00eb ai e cil\u00ebson si \u201cduar t\u00eb huaja\u201d p\u00ebr trazirat aktuale. A mendoni se aktor\u00eb t\u00eb huaj apo faktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm po luajn\u00eb nj\u00eb rol n\u00eb protestat q\u00eb, sipas tij, synojn\u00eb destabilizimin e Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p><strong>Gabriel Partos-<\/strong> Nuk ka nj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Un\u00eb nuk besoj se p\u00ebr at\u00eb\u00a0 \u00e7far\u00eb e ka shkaktuar duhen faj\u00ebsuar aktor\u00eb t\u00eb huaj prej vendeve t\u00eb tjera. Por si\u00e7 edhe ne k\u00ebtu n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar e kemi par\u00eb dit\u00ebt e fundit p\u00ebr referendumin e Brexit n\u00eb 2016-t\u00ebn i influencuar nga Rusia dhe pik\u00ebpamja e p\u00ebrgjithshme \u00ebsht\u00eb se Rusia u p\u00ebrpoq t\u00eb nd\u00ebrhynte nuk ishte n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi faktor vendimtar. P\u00ebrs\u00ebri kur flasim p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb sot, mund edhe t\u00eb ket\u00eb nd\u00ebrhyrje t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb posa\u00e7me. Mund t\u00eb ket\u00eb edhe akuza p\u00ebr Serbin\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi n\u00ebse ka apo nuk ka nd\u00ebrhyrje t\u00eb huaja, ju nuk mund ti faj\u00ebsoni p\u00ebr k\u00ebto protesta serioze, forca t\u00eb huaja.<\/p>\n<p><strong>Muhamed Veliu-<\/strong>\u00a0 Cil\u00ebt aktor\u00eb t\u00eb huaj, n\u00ebse ka t\u00eb till\u00eb, kan\u00eb interes t\u00eb ndikojn\u00eb n\u00eb situat\u00ebn aktuale politike n\u00eb Shqip\u00ebri dhe cilat mund t\u00eb jen\u00eb objektivat e tyre?<\/p>\n<p><strong>Gabriel Partos<\/strong>\u2013 Un\u00eb mendoj se m\u00eb serioz\u00ebt e potencial\u00ebt si aktor\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm q\u00eb nd\u00ebrhyn\u00eb apo tentojn\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb \u00ebsht\u00eb Rusia e cila ka tentuar t\u00eb dob\u00ebsoj\u00eb Unionin Europ\u00ebn, Aleanc\u00ebn Euro Atlantike p\u00ebrfshi an\u00ebtar\u00ebt e saj europian\u00eb. Meq\u00eb Shqip\u00ebria dhe Mali i Zi jan\u00eb n\u00eb radh\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim, ka p\u00ebrpjekt\u00eb p\u00ebr t\u2019ju dob\u00ebsuar dhe penguar n\u00eb zgjerimin e BE-s ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objektiv i Rusis\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb e mundshmja kur flasim p\u00ebr nd\u00ebrhyrje apo tentativa p\u00ebr nd\u00ebrhyrje. Akuzat kundra Serbis\u00eb p\u00ebr xhelozin\u00eb e suksesit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb integrimin europian mendoj se jan\u00eb t\u00eb pakta, pasi Serbia ka shum\u00eb probleme t\u00eb sajat t\u00eb brendshme. Natyrisht Irani pas marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb dob\u00ebta dhe sulmeve kibernetike t\u00eb shpeshta n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfshirje.<\/p>\n<p><strong>Muhamed Veliu<\/strong>\u2013 Protestuesit po k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen e kryeministrit Edi Rama, nd\u00ebrsa ai e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb largohet nga detyra. Si e vler\u00ebsoni vendimin e tij p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb pushtet?<\/p>\n<p><strong>Gabriel Partos-<\/strong> Zoti Rama e ka th\u00ebn\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb zgjedhur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb demokratike dhe vitin e shkuar ishte rizgjedhja e tij e kat\u00ebrt. Th\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb zoti Rama \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb viktim\u00eb t\u00eb suksesit t\u00eb tij personal. Sikurse shum\u00eb politikan\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn n\u00ebse ju n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme rizgjidheni p\u00ebr t\u00eb qeverisur duke qen\u00eb i suksessh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar n\u00eb zyr\u00eb, shanset jan\u00eb q\u00eb ju t\u00eb p\u00ebrballemi m\u00eb tep\u00ebr me pak\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb dhe problemet e shoq\u00ebris\u00eb. Kjo b\u00ebhet edhe m\u00eb serioze kur koleg\u00eb t\u00eb tut\u00eb t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb jan\u00eb larguar dhe tani p\u00ebrballen me akuza serioze p\u00ebr korrupsion. Kjo ia b\u00ebn zotit Rama pozicionin e tij m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb sepse ai \u00ebsht\u00eb njeriu, q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare, e faj\u00ebsojn\u00eb p\u00ebr problemet me t\u00eb cilat p\u00ebrballen.\u00a0 Nga ana tjet\u00ebr nuk i japin \u00e7far\u00eb atij i p\u00ebrket p\u00ebr sukseset e udh\u00ebheqjes. Un\u00eb mendoj se pozitat e tija tani jan\u00eb n\u00ebn tension dhe ai qart\u00ebsisht k\u00ebrkon t\u00eb \u00e7oj\u00eb mesazhin se tani me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb shmangia e dhun\u00ebs. Nga ana tjet\u00ebr ai duhet t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe m\u00eb qen\u00ebsore ose n\u00eb rrug\u00eb m\u00eb serioze n\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuarin e ankesave, n\u00eb t\u00eb d\u00ebgjuarin e pak\u00ebnaq\u00ebsive,\u00a0 ndryshe nga tendenca q\u00eb ka muajt\u00eb e fundit,\u00a0 p\u00ebr mos ti marr\u00eb ankesat dhe shqet\u00ebsimet e dala nga protesta e Revolucionit Flamingo aq seriozisht sa ato meritojn\u00eb t\u00eb merren.<\/p>\n<p><strong>Muhamed Veliu-<\/strong> Kreu i opozit\u00ebs, Sali Berisha, ka mb\u00ebshtetur protestat, por nuk \u00ebsht\u00eb distancuar nga Partia Demokratike lidhur me aktet e dhun\u00ebs t\u00eb ndodhura gjat\u00eb protestave. Sa ndikim ka q\u00ebndrimi i opozit\u00ebs n\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzimin apo uljen e tensioneve n\u00eb situat\u00ebn aktuale?<\/p>\n<p><strong>Gabriel Partos<\/strong>\u2013 Shum\u00eb nga protestuesit kan\u00eb shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb barabart\u00eb ndaj partis\u00eb n\u00eb pushtet dhe partis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb opozit\u00ebs. Ata e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb mos asocimin me Partin\u00eb Demokratike. Kjo shihet si nj\u00eb protest\u00eb ndaj t\u00eb gjith\u00eb klas\u00ebs politike e cila ka qeverisur vendin q\u00eb prej dh\u00ebnies fund t\u00eb qeverisjes prej nj\u00eb partie t\u00eb vetme. P\u00ebr momentin opozita nuk ka nj\u00eb rrol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb t\u00eb mb\u00ebshteturin e protest\u00ebs apo n\u00eb pasjen e nj\u00eb qasje negociuse me qeverin\u00eb si t\u00eb zgjidhet kjo \u00e7\u00ebshtje e gjer\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare.\u00a0 Natyrisht opozita \u00ebsht\u00eb e mb\u00ebrthyer nga \u00e7\u00ebshtje t\u00eb brendshme mos dakort\u00ebsish e si pasoj\u00eb zoti Rama pati mund\u00ebsi t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb suksesshme gjat\u00eb k\u00ebtyre 13 viteve.<\/p>\n<p>P\u00ebr momentin opozita nuk\u00a0 bind n\u00eb t\u00eb sjellurin e nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb re,\u00a0 apo t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb front t\u00eb bashkuar me nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb kund\u00ebrshtuese e qeveris\u00eb, apo q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrmes nj\u00eb qeverie teknokrat\u00ebsh.\u00a0 Opozita nuk \u00ebsht\u00eb tani n\u00eb pozita p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb lloj lidershipi,\u00a0 e si pasoj\u00eb protesta mbetet pa nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs. Kjo e b\u00ebn t\u00eb dob\u00ebt dhe potencialisht m\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr Ram\u00ebn t\u00eb dal\u00eb nga furtuna si\u00e7 edhe e ka b\u00ebr\u00eb gjat\u00eb kat\u00ebr muajve t\u00eb fundit por tani,\u00a0 ai \u00ebsht\u00eb duke u p\u00ebrballur me m\u00eb shum\u00eb sfida.<\/p>\n<p><strong>Muhamed Veliu<\/strong>\u2013\u00a0 Shqip\u00ebria, si vend an\u00ebtar i NATO-s, ka g\u00ebzuar nj\u00eb stabilitet relativisht t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm n\u00eb fush\u00ebn e siguris\u00eb, krahasuar me disa vende t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. A mund t\u00eb shnd\u00ebrrohen protestat aktuale n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb paq\u00ebndrueshm\u00ebrie politike dhe cilat do t\u00eb ishin rreziqet kryesore?<\/p>\n<p><strong>Gabriel Partos-<\/strong> Un\u00eb pajtohem me kryeministrin Rama i cili e ka th\u00ebn\u00eb se mund t\u00eb kemi komplikacione n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor. Un\u00eb d\u00ebshiroj ta avancoj k\u00ebt\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb duke p\u00ebrmendur protest\u00ebn e dhunshme n\u00eb Franc\u00eb t\u00eb student\u00ebve dhe nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shkollave p\u00ebr nj\u00eb mori arsyesh. N\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn per\u00ebndimore shikojm\u00eb nj\u00eb val\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsie p\u00ebrfshi edhe Ballkanin Per\u00ebndimor ku kushtet nuk jan\u00eb aspak af\u00ebr atyre t\u00eb bot\u00ebs per\u00ebndimore. Mendoj se do t\u00eb kemi m\u00eb shum\u00eb polarizim, m\u00eb shum\u00eb nacionaliz\u00ebm dhe kjo prandaj \u00ebsht\u00eb e rrezikshme. P\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti e cila ka qen\u00eb me nj\u00eb shoq\u00ebri stab\u00ebl pavar\u00ebsisht problemeve ekonomike me t\u00eb tilla protesta t\u00eb dhunshme, po mund t\u00eb sjell\u00eb probleme n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin.<img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.adsense.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=138&amp;loc=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2F2026%2F10%2F17%2Frevolta-kunder-rames-analisti-gabriel-partos-studentet-po-protestojne-kunder-korrupsionit-dhe-mungeses-se-perspektives%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2Fcategory%2Faktualitet%2F&amp;cb=40cf29ee56\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/p>\n<p>Muhamed Veliu-\u00a0 Kryeministri Edi Rama ka vendosur si objektiv ambicioz an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian deri n\u00eb vitin 2030. A mund t\u00eb ndikojn\u00eb trazirat aktuale n\u00eb procesin e integrimit evropian t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb?<\/p>\n<p>Gabriel Partos- Absolutisht po. Delegacioni i BE-s e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb se rendi dhe ligji duhet t\u00eb zbatohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb proporcionale p\u00ebr mos t\u00eb p\u00ebrdorur forc\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7far\u00eb k\u00ebrkohet por natyrisht kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb kur demonstruesit p\u00ebrfshihen n\u00eb akte dhune. Po, Shqip\u00ebria duhet t\u00eb prezantoj\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri konsensuale ku qeveria duhet t\u00eb vijoj\u00eb me reformat shum\u00eb prej t\u00eb cilave duhet t\u00eb konsolidohen sidomos ato shtetit ligjor pa harruar luft\u00ebn me korrupsionin. Po ka nj\u00eb rrezik q\u00eb rruga e Shqip\u00ebris\u00eb drejt BE-s t\u00eb mund t\u00eb pengohet apo vonohet dhe kjo patjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb kundra interesit t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gabriel Partos, ish-analist i BBC-s\u00eb p\u00ebr Evrop\u00ebn Qendrore dhe Juglindore dhe m\u00eb pas analist i The Economist Inteligence Unit, n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu, i p\u00ebrgjigjet disa\u00a0 pyetjeve p\u00ebr situat\u00ebn aktuale n\u00eb Shqip\u00ebri si pasoj\u00eb e protestave. At\u00eb q\u00eb po ndodh n\u00eb Tiran\u00eb e komenton si sfida m\u00eb e madhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":157405,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-157404","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157404","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=157404"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157404\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":157406,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157404\/revisions\/157406"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/157405"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=157404"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=157404"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=157404"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}