{"id":157442,"date":"2026-10-17T16:34:33","date_gmt":"2026-10-17T16:34:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=157442"},"modified":"2026-10-17T16:34:33","modified_gmt":"2026-10-17T16:34:33","slug":"luan-rama-thirrje-socialisteve-shqiperia-eshte-me-e-rendesishme-se-edi-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/17\/luan-rama-thirrje-socialisteve-shqiperia-eshte-me-e-rendesishme-se-edi-rama\/","title":{"rendered":"Luan Rama thirrje socialist\u00ebve: Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se Edi Rama!"},"content":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Partis\u00eb Socialiste, Luan Rama, u ka drejtuar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur an\u00ebtar\u00ebve dhe drejtuesve t\u00eb PS-s\u00eb, duke u k\u00ebrkuar t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar n\u00eb vend, n\u00eb dit\u00ebn e pest\u00eb t\u00eb protestave.<\/p>\n<p>P\u00ebrmes mesazhit t\u00eb tij, Rama thekson se interesat e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb qytetar\u00ebve duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb mbi interesat politike t\u00eb kryeministrit Edi Rama, duke n\u00ebnvizuar se Partia Socialiste nuk duhet t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb pron\u00eb personale t\u00eb kryetarit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn e publikuar, ish-ministri kritikon heshtjen e forumeve drejtuese t\u00eb PS-s\u00eb p\u00ebrball\u00eb tensioneve politike dhe p\u00ebrplasjeve mes protestuesve dhe policis\u00eb.<\/p>\n<p>Ai thekson se nj\u00eb kriz\u00eb politike nuk mund t\u00eb zgjidhet vet\u00ebm p\u00ebrmes Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, por k\u00ebrkon dialog, maturi dhe vendimmarrje politike.<\/p>\n<p>Sipas tij, socialist\u00ebt nuk duhet t\u00eb heshtin p\u00ebrball\u00eb akuzave p\u00ebr korrupsion dhe keqqeverisje, por t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb shqet\u00ebsimet e qytetar\u00ebve dhe t\u00eb ushtrojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb q\u00eb u takojn\u00eb.<\/p>\n<div class=\"jnews_inline_related_post_wrapper left\">\n<div class=\"jnews_inline_related_post\">\n<div class=\"jeg_postblock_29 jeg_postblock jeg_module_hook jeg_pagination_disable jeg_col_2o3 jnews_module_1747000_0_6ad3a33fb3d77   \" data-unique=\"jnews_module_1747000_0_6ad3a33fb3d77\">\n<div class=\"jeg_block_heading jeg_block_heading_6 jeg_subcat_right\"><\/div>\n<div class=\"jeg_block_navigation\">Luan Rama u b\u00ebn thirrje forumeve drejtuese t\u00eb Partis\u00eb Socialiste t\u00eb mblidhen, t\u00eb diskutojn\u00eb hapur situat\u00ebn dhe t\u00eb marrin vendime konkrete, nd\u00ebrsa deputet\u00ebve socialist\u00eb u k\u00ebrkon t\u00eb mos fshihen pas kryetarit t\u00eb partis\u00eb.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p><strong>Letra e Hapur e Luan Ram\u00ebs:<\/strong><\/p>\n<p><em>SHQIP\u00cbRIA \u00cbSHT\u00cb M\u00cb E R\u00cbND\u00cbSISHME SE EDI RAMA<\/em><\/p>\n<p><em>\u2014 Let\u00ebr e hapur drejtuar an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste \u2014<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste,<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar an\u00ebtar\u00eb t\u00eb zgjedhur n\u00eb forumet drejtuese t\u00eb Partis\u00eb Socialiste,<\/em><\/p>\n<p><em>Po ju drejtohem publikisht, si qytetar i k\u00ebtij vendi, por edhe si socialist q\u00eb prej themelimit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, edhe si ish an\u00ebtar i Kryesis\u00eb s\u00eb PSSH dhe i mandatuar i saj si minist\u00ebr n\u00eb disa qeveri socialiste, sepse besoj se tani e jo nes\u00ebr \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb secili prej jush t\u00eb reflektoj\u00eb mbi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike, qytetare dhe morale q\u00eb secili prej jush mbart si an\u00ebtar i forc\u00ebs politike q\u00eb qeveris Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Partia Socialiste nuk \u00ebsht\u00eb krijuar p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer interesave politike t\u00eb nj\u00eb individi. Ajo nuk mund t\u00eb jet\u00eb pron\u00eb personale e Edi Ram\u00ebs dhe as t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb q\u00eb hesht, bindet dhe justifikon gjith\u00e7ka, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbrojtur kryetarin e saj.<\/em><\/p>\n<p><em>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se Edi Rama.<\/em><\/p>\n<p><em>Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta q\u00eb \u00e7do socialist duhet t\u00eb ket\u00eb guximin ta pranoj\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00eb dit\u00ebn e pest\u00eb t\u00eb protestave masive, t\u00eb shoq\u00ebruara me p\u00ebrplasje t\u00eb dhunshme mes qytetar\u00ebve dhe policis\u00eb, \u00ebsht\u00eb e papranueshme q\u00eb forumet drejtuese t\u00eb Partis\u00eb Socialiste t\u00eb mos mbajn\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim publik dhe institucional p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar.<\/em><\/p>\n<p><em>A mendoni v\u00ebrtet se p\u00ebrgjegj\u00ebsia juaj p\u00ebrfundon aty ku fillon vullneti i Edi Ram\u00ebs? A besoni se detyra juaj \u00ebsht\u00eb t\u00eb heshtni sa her\u00eb q\u00eb vendi p\u00ebrballet me nj\u00eb kriz\u00eb q\u00eb prek drejtp\u00ebrdrejt qeverisjen e tij?<\/em><\/p>\n<p><em>Ju nuk duhet t\u00eb lejoni q\u00eb nj\u00eb parti e t\u00ebr\u00eb t\u00eb fshihet pas kryetarit t\u00eb saj, nd\u00ebrsa vendi p\u00ebrballet me tensione t\u00eb r\u00ebnda politike dhe shoq\u00ebrore. Nuk mund t\u00eb pretendoni se p\u00ebrfaq\u00ebsoni qytetar\u00ebt, n\u00ebse nuk gjeni guximin t\u00eb d\u00ebgjoni shqet\u00ebsimet e tyre dhe t\u00eb mbani p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr drejtimin politik t\u00eb vendit.<\/em><\/p>\n<p><em>Si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, ju duhet t\u00eb kuptoni se qytetar\u00ebt kan\u00eb votuar Partin\u00eb Socialiste p\u00ebr t\u00eb qeverisur Shqip\u00ebrin\u00eb, jo p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb Edi Ram\u00ebs t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb identifikoj\u00eb interesin e tij personal me interesin e shtetit.<\/em><\/p>\n<p><em>Edi Rama \u00ebsht\u00eb kryetar i Partis\u00eb Socialiste dhe Kryeminist\u00ebr i Shqip\u00ebris\u00eb. Por ai nuk \u00ebsht\u00eb Shqip\u00ebria. Ai nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht partia, qeveria, shteti dhe i vetmi z\u00eb q\u00eb p\u00ebrcakton q\u00ebndrimin e t\u00eb gjith\u00ebve.<\/em><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.adsense.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=138&amp;loc=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2F2026%2F10%2F17%2Fluan-rama-thirrje-socialisteve-shqiperia-eshte-me-e-rendesishme-se-edi-rama-mblidhni-forumet-dhe-merrni-pergjegjesi%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2Fcategory%2Faktualitet%2F&amp;cb=ac2558506d\" alt=\"\" width=\"0\" height=\"0\" \/><\/p>\n<p><em>Besnik\u00ebria ndaj Partis\u00eb Socialiste nuk mund t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb besnik\u00ebri t\u00eb verb\u00ebr ndaj Edi Ram\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>N\u00ebse e doni v\u00ebrtet Shqip\u00ebrin\u00eb dhe Partin\u00eb Socialiste, duhet t\u00eb keni guximin t\u2019i mbroni ato nga \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i identifikuar me fatin politik t\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb vet\u00ebm. N\u00ebse besoni te historia dhe idealet e Partis\u00eb Socialiste, duhet t\u00eb d\u00ebshmoni se ato jan\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se pushteti i p\u00ebrkohsh\u00ebm i kujtdo q\u00eb e drejton.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb parti politike nuk e tregon forc\u00ebn e saj duke duartrokitur kryetarin n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb. Ajo e tregon forc\u00ebn kur ka kuraj\u00ebn t\u00eb diskutoj\u00eb, t\u00eb kritikoj\u00eb, t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb llogari dhe t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, edhe kur kjo e v\u00eb p\u00ebrball\u00eb kryetarit t\u00eb vet.<\/em><\/p>\n<p><em>Sot, kur qytetar\u00ebt protestojn\u00eb kund\u00ebr qeverisjes s\u00eb Edi Ram\u00ebs dhe ngren\u00eb akuza p\u00ebr korrupsion e keqqeverisje, ju nuk mund t\u00eb silleni sikur k\u00ebto shqet\u00ebsime nuk ekzistojn\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk mund dhe nuk duhet t\u2019ia lini zgjidhjen e kriz\u00ebs politike Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb kriz\u00eb politike k\u00ebrkon p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike, dialog, urti, maturi dhe p\u00ebrgjegjshm\u00ebri, q\u00eb t\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb vendime konkrete nga ata q\u00eb kan\u00eb mandatin p\u00ebr t\u00eb qeverisur.<\/em><\/p>\n<p><em>Partia Socialiste i ka t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb dhe kapacitetet intelektuale, politike e njer\u00ebzore p\u00ebr ta gjetur zgjidhjen politike brenda vetes. Ajo ka njer\u00ebz t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm, p\u00ebrvoj\u00eb politike dhe forume drejtuese q\u00eb duhet t\u00eb ushtrojn\u00eb rolin e tyre. Nuk ka asnj\u00eb arsye q\u00eb zgjidhja e nj\u00eb krize t\u00eb r\u00ebnd\u00eb politike t\u2019i lihet vet\u00ebm vullnetit t\u00eb Edi Ram\u00ebs, sikur askush tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti t\u00eb mos ket\u00eb as t\u00eb drejt\u00ebn dhe as aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/em><\/p>\n<p><em>Momenti i v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb t\u00eb cilin gjendet vendi ju k\u00ebrkon t\u00eb mos hiqni dor\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb tuaja t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb interesave t\u00eb vendit. Asnj\u00eb mandat, asnj\u00eb post dhe asnj\u00eb karrier\u00eb politike nuk mund t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme se paqja sociale, funksionimi demokratik i institucioneve dhe e ardhmja e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Mos lejoni q\u00eb heshtja juaj t\u00eb interpretohet si miratim i gjith\u00e7kaje q\u00eb b\u00ebn Edi Rama. Mos lejoni q\u00eb Partia Socialiste t\u00eb b\u00ebhet mburoj\u00eb politike p\u00ebr t\u00eb. Mos lejoni q\u00eb e ardhmja e Partis\u00eb Socialiste t\u00eb lidhet pazgjidhshm\u00ebrisht me fatin e nj\u00eb individi.<\/em><\/p>\n<p><em>Prandaj, po ju b\u00ebj thirrje publikisht t\u00eb merrni p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb tuaja.<\/em><\/p>\n<p><em>K\u00ebrkojuni forumeve drejtuese t\u00eb mblidhen, t\u00eb diskutojn\u00eb hapur situat\u00ebn, t\u00eb mbajn\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb marrin vendimet e duhura. K\u00ebrkojuni deputet\u00ebve socialist\u00eb t\u00eb mos fshihen, por t\u00eb ushtrojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb u ka dh\u00ebn\u00eb vota e qytetar\u00ebve. K\u00ebrkojuni forumeve drejtuese t\u00eb partis\u00eb t\u00eb tregoj\u00eb se Shqip\u00ebria vjen p\u00ebrpara interesave politike t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/em><\/p>\n<p><em>Ju keni ende mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb d\u00ebshmoni se Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb m\u00eb e madhe se kryetari i saj dhe se interesat e Shqip\u00ebris\u00eb jan\u00eb mbi interesat e \u00e7do individi.<\/em><\/p>\n<p><em>Krimi, korrupsioni, dhuna dhe armiq\u00ebsia me qytetar\u00ebt, nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me Partin\u00eb Socialiste.<\/em><\/p>\n<p><em>Zgjedhja \u00ebsht\u00eb n\u00eb vullnetin tuaj: t\u00eb mbroni pa kushte Edi Ram\u00ebn, pavar\u00ebsisht kostos p\u00ebr vendin, apo t\u00eb vendosni Shqip\u00ebrin\u00eb dhe qytetar\u00ebt e saj mbi \u00e7do interes tjet\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb besoj se asnj\u00eb socialist q\u00eb e do v\u00ebrtet vendin nuk duhet ta ket\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb zgjedhjen e duhur.<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb nderuar socialist\u00eb, mos harroni se pushtetet nd\u00ebrrohen, kryetar\u00ebt largohen dhe mandatet p\u00ebrfundojn\u00eb. Shqip\u00ebria mbetet.<\/em><\/p>\n<p><em>Vendoseni Shqip\u00ebrin\u00eb mbi Edi Ram\u00ebn. Vendoseni interesin e qytetar\u00ebve mbi interesin e pushtetit. Dhe tregoni se keni guximin t\u00eb jeni socialist\u00eb pa hequr dor\u00eb nga p\u00ebrgjegj\u00ebsia ndaj atdheut ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/em><\/p>\n<p><em>Me respekt p\u00ebr \u00e7do socialist q\u00eb beson se Shqip\u00ebria meriton m\u00eb shum\u00eb se heshtja politike,<\/em><\/p>\n<p><em>Luan Rama<\/em><\/p>\n<p><em>Themelues dhe Ish an\u00ebtar i Kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Socialiste t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-ministri i Partis\u00eb Socialiste, Luan Rama, u ka drejtuar nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb hapur an\u00ebtar\u00ebve dhe drejtuesve t\u00eb PS-s\u00eb, duke u k\u00ebrkuar t\u00eb marrin p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike p\u00ebr situat\u00ebn e krijuar n\u00eb vend, n\u00eb dit\u00ebn e pest\u00eb t\u00eb protestave. P\u00ebrmes mesazhit t\u00eb tij, Rama thekson se interesat e Shqip\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb qytetar\u00ebve duhet t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb mbi interesat &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":157443,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-157442","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157442","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=157442"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157442\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":157445,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157442\/revisions\/157445"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/157443"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=157442"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=157442"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=157442"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}