{"id":157530,"date":"2026-10-18T13:37:22","date_gmt":"2026-10-18T13:37:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=157530"},"modified":"2026-10-18T13:37:22","modified_gmt":"2026-10-18T13:37:22","slug":"ish-deputeti-i-ps-kunder-rames-dhe-policise-eshte-koha-te-distancohemi-nga-ata-qe-cenojne-besimin-e-qytetareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/18\/ish-deputeti-i-ps-kunder-rames-dhe-policise-eshte-koha-te-distancohemi-nga-ata-qe-cenojne-besimin-e-qytetareve\/","title":{"rendered":"Ish-deputeti i PS kund\u00ebr Ram\u00ebs dhe policis\u00eb\/ Esht\u00eb koha t\u00eb distancohemi nga ata q\u00eb c\u00ebnojn\u00eb besimin e qytetar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Paulin STERKAJ<\/p>\n<p>Policia nuk mund t\u00eb zgjidh\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb politike. Dhe RENEA nuk mund t\u00eb b\u00ebhet instrument i saj.<\/p>\n<p>Kam sh\u00ebrbyer p\u00ebr shum\u00eb vite n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit dhe n\u00eb drejtimin e forcave speciale. E njoh nga af\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e atyre q\u00eb veshin uniform\u00ebn, v\u00ebsh tir\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrballjes me situata t\u00eb tensionuara dhe pesh\u00ebn q\u00eb ka \u00e7do urdh\u00ebr i dh\u00ebn\u00eb n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, ndiej detyrimin t\u00eb flas.<\/p>\n<p>Policia e Shtetit nuk mund t\u00eb mbahet pafund\u00ebsisht n\u00ebn presionin e nj\u00eb krize q\u00eb buron nga politika. Efektiv\u00ebve tan\u00eb nuk mund t\u2019u k\u00ebrkohet t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb dit\u00eb pas dite zem\u00ebrimin e qytetar\u00ebve, nd\u00ebrsa shkaqet e k\u00ebtij zem\u00ebrimi mbeten pa p\u00ebrgjigje.<\/p>\n<p>RENEA nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje politike. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7anta, p\u00ebrdorimi i s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb situata protestash duhet t\u00eb justifikohet me nevoj\u00eb konkrete, t\u00eb jet\u00eb proporcional dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin. Angazhimi i saj nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim pa pasoja institucionale, profesionale dhe publike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shtet serioz nuk e mat forc\u00ebn e tij me numrin e uniformave n\u00eb rrug\u00eb, por me aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur rendin pa cenuar t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve dhe p\u00ebr t\u00eb zgjidhur konfliktet p\u00ebrpara se ato t\u00eb dalin jasht\u00eb kontrollit.<\/p>\n<p>Po, dhuna, sulmet ndaj polic\u00ebve dhe shkat\u00ebrrimi i pron\u00ebs jan\u00eb t\u00eb papranueshme. Askush nuk duhet t\u00eb ket\u00eb imunitet nga ligji. Por asnj\u00eb akt dhune nga nj\u00eb protestues nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb justifikim p\u00ebr p\u00ebrdorim t\u00eb pakufizuar t\u00eb forc\u00ebs nga shteti. P\u00ebrgjegj\u00ebsia duhet t\u00eb jet\u00eb individuale, nd\u00ebrhyrja e policis\u00eb e domosdoshme dhe proporcionale, nd\u00ebrsa \u00e7do pretendim p\u00ebr tejkalim kompetencash duhet t\u00eb hetohet.<\/p>\n<p>Ve\u00e7an\u00ebrisht, f\u00ebmij\u00ebt dhe t\u00eb miturit nuk mund t\u00eb trajtohen pa kriter, as t\u00eb b\u00ebhen objekt i nj\u00eb reagimi t\u00eb pakontrolluar policor. Ata duhen mbrojtur. \u00c7do nd\u00ebrhyrje ndaj tyre duhet t\u00eb marr\u00eb parasysh mosh\u00ebn, sigurin\u00eb dhe t\u00eb drejtat e tyre. P\u00ebrball\u00eb t\u00eb miturve, autoriteti i shtetit duhet t\u00eb shfaqet p\u00ebrmes vet\u00ebp\u00ebrmbajtjes dhe profesionalizmit, jo p\u00ebrmes nd\u00ebshkimit kolektiv.<\/p>\n<p>Prandaj, sot, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, drejtuesit duhet t\u00eb japin udh\u00ebzime t\u00eb qarta p\u00ebr shmangien e p\u00ebrshkall\u00ebzimit, respektimin e proporcionalitetit dhe mbrojtjen e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Urdhrat nuk duhet t\u00eb prodhojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje m\u00eb t\u00eb madhe sesa ajo q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb ndalojn\u00eb.<\/p>\n<p>Por problemi kryesor nuk zgjidhet vet\u00ebm me urdhra p\u00ebr Policin\u00eb.<\/p>\n<p>Kur protestat shprehin pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb thella politike dhe shoq\u00ebrore, qeveria duhet t\u00eb ket\u00eb kuraj\u00ebn t\u2019i d\u00ebgjoj\u00eb, t\u2019i kuptoj\u00eb dhe t\u2019u p\u00ebrgjigjet atyre. Nuk mjafton t\u00eb k\u00ebrkosh qet\u00ebsi n\u00eb rrug\u00eb, n\u00ebse nuk krijon nj\u00eb rrug\u00ebdalje politike nga kriza.<\/p>\n<p>Si deputet p\u00ebr shum\u00eb mandate, si shqiptar, si socialist, besoj se e majta duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb qytetar\u00ebt, sidomos t\u00eb rinjt\u00eb, edhe kur kritikat e tyre jan\u00eb t\u00eb ashpra dhe t\u00eb pak\u00ebndshme. P\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb qeverisur nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb ushtruar pushtetin; \u00ebsht\u00eb, para s\u00eb gjithash, p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar dhe p\u00ebr t\u00eb gjetur zgjidhje.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsi t\u00eb hap\u00ebsh dialogun. Nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebrheqje t\u00eb pranosh se nj\u00eb situat\u00eb k\u00ebrkon korrigjim politik.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, kjo \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb force dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsie shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Sot Shqip\u00ebris\u00eb nuk i duhen m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrplasje. I duhen m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, m\u00eb pak arroganc\u00eb dhe zgjidhje politike.<\/p>\n<p>Policia duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn e saj brenda ligjit. Politika duhet t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb vet\u00ebn p\u00ebrpara qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nuk duhet t\u2019ia kalojm\u00eb uniform\u00ebs barr\u00ebn e nj\u00eb krize q\u00eb vet\u00ebm politika mund ta zgjidh\u00eb.<\/p>\n<p>U b\u00ebj thirrje figurave drejtuese, deputet\u00ebve dhe \u00e7do socialisti q\u00eb beson te vlerat e k\u00ebsaj force politike t\u00eb mos e ngat\u00ebrrojn\u00eb m\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb politike me heshtjen, solidaritetin partiak me mbrojtjen e t\u00eb korruptuarve dhe disiplin\u00ebn politike me justifikimin e dhun\u00ebs. Duhet t\u00eb shtohen z\u00ebrat e kritik\u00ebs e t\u00eb drejt\u00ebs, q\u00eb sot mbyten me \u00e7do mjet, me luft\u00eb t\u00eb brendshme e sulme t\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>Kam qen\u00eb gjithmon\u00eb i z\u00ebsh\u00ebm brenda stukturave. Sot nuk dua protagoniz\u00ebm n\u00eb mosh\u00ebn e pun\u00ebn time.<br \/>\nPor \u00ebsht\u00eb koha t\u00eb distancohemi qart\u00eb nga \u00e7do sjellje q\u00eb cenon besimin e qytetar\u00ebve, t\u00eb mbrojn\u00eb me guxim arritjet reale t\u00eb Partis\u00eb Socialiste dhe t\u00eb mos lejojn\u00eb q\u00eb ato t\u00eb zhvler\u00ebsohen nga gabimet, arroganca apo interesat e individ\u00ebve. T\u00eb mbrosh partin\u00eb nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mbrosh \u00e7do veprim t\u00eb saj apo t\u00eb qeveris\u00eb, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb kesh kuraj\u00ebn ta korrigjosh kur \u00ebsht\u00eb e nevojshme. Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb betej\u00eb q\u00eb e ndan m\u00eb tej shoq\u00ebrin\u00eb, por p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb shmang polarizimin dhe parandalon destabilizimin.<\/p>\n<p>Heshtja mund t\u00eb duket si mbrojtje e p\u00ebrkohshme, por nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje. Sot, p\u00ebrgjegj\u00ebsia e secilit prej nesh \u00ebsht\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht dinjitetin e partis\u00eb, interesin publik dhe stabilitetin demokratik t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Si\u00e7 themi ne mal\u00ebsor\u00ebt: Burri ka koh\u00eb me u korit. Mos u korisni!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Paulin STERKAJ Policia nuk mund t\u00eb zgjidh\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb politike. Dhe RENEA nuk mund t\u00eb b\u00ebhet instrument i saj. Kam sh\u00ebrbyer p\u00ebr shum\u00eb vite n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit dhe n\u00eb drejtimin e forcave speciale. E njoh nga af\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e atyre q\u00eb veshin uniform\u00ebn, v\u00ebsh tir\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrballjes me situata t\u00eb tensionuara dhe pesh\u00ebn q\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":157531,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-157530","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157530","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=157530"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157530\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":157532,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157530\/revisions\/157532"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/157531"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=157530"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=157530"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=157530"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}