{"id":157840,"date":"2026-10-20T08:41:48","date_gmt":"2026-10-20T08:41:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=157840"},"modified":"2026-10-20T08:41:48","modified_gmt":"2026-10-20T08:41:48","slug":"birn-ashpersimi-i-retorikes-se-rames-nxitese-e-dhunes-policore","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/20\/birn-ashpersimi-i-retorikes-se-rames-nxitese-e-dhunes-policore\/","title":{"rendered":"BIRN: Ashp\u00ebrsimi i retorik\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs, nxit\u00ebse e dhun\u00ebs policore!"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Kryeministri Edi Rama i cil\u00ebsoi protestuesit e rinj si t\u00eb lidhur me ekstremizmin dhe sh\u00ebrbime t\u00eb huaja, nd\u00ebrsa premtoi shp\u00ebrblim prej 2500 eurosh p\u00ebr forcat e policis\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb takimi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Deklaratat e tij vijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Policia e Shtetit po p\u00ebrballet me akuza p\u00ebr p\u00ebrdorim joproporcional t\u00eb forc\u00ebs ndaj protestuesve.<\/p>\n<p>Pa paraqitur prova konkrete Kryeministri pretendoi se pas mobilizimit t\u00eb t\u00eb rinjve q\u00ebndrojn\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb huaja, si Rusia dhe Irani, apo l\u00ebvizjen ANTIFA t\u00eb shpallur si organizat\u00eb terroriste nga presidenti Trump.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb shtat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb fundit, pamjet filmike dhe d\u00ebshmit\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e forc\u00ebs nga policia, si dhe nga persona civil\u00eb t\u00eb paidentifikuar, kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr trajtimin e protestuesve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe persona q\u00eb nuk shfaqen duke ushtruar dhun\u00eb.<\/p>\n<p>Por, kryeministri e justifikoi k\u00ebt\u00eb lloj nd\u00ebrhyrje dhe paralajm\u00ebroi se nuk do t\u00eb kursehet askush q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb shesh, pavar\u00ebsisht n\u00ebse \u00ebsht\u00eb duke protestuar paq\u00ebsisht.<\/p>\n<p>\u201c\u00c7dokush q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb manifestim t\u00eb dhunsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb objekt i policis\u00eb s\u00eb shtetit. Nuk ka aty jo, \u201cun\u00eb isha me duar n\u00eb xhepa. Jo un\u00eb isha me duar n\u00eb sy duke par\u00eb at\u00eb se si po vret polici\u201d, ti je aty sepse ti je me t\u00eb. Se n\u00eb qoft\u00eb se ti nuk je me t\u00eb, ti nuk rri aty\u201d- tha nd\u00ebr t\u00eb tjera ai.<\/p>\n<p>Po ashtu ai paralajm\u00ebroi p\u00ebr\u00a0 pasoja financiare dhe administrative p\u00ebr protestuesit, duke deklaruar se familjet e t\u00eb miturve do t\u00eb detyrohen t\u00eb paguajn\u00eb d\u00ebmet e shkaktuara gjat\u00eb protestave dhe se student\u00ebt do t\u00eb humbasin bursat, mb\u00ebshtetjen financiare dhe p\u00ebrfitimet nga arsimi falas.<\/p>\n<p>Gjuha e p\u00ebrdorur nga kryeministri para policis\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e 6 t\u00eb trazirave t\u00eb dhunshme n\u00eb kryeqytet u perceptuan gj\u00ebr\u00ebsisht si gjuh\u00eb force dhe nxit\u00ebse p\u00ebr p\u00ebrplasje t\u00eb m\u00ebtejshme, nd\u00ebrsa vendi po p\u00ebrjeton nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira prej dekadash.<\/p>\n<p>Shkrimtari Fatos Lubonja, nj\u00eb ish- i burgosur politik i diktatur\u00ebs komuniste, i krahasoi deklaratat e kryeministrit me at\u00eb t\u00eb diktatorit fam\u00ebkeq Enver Hoxha.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb nj\u00eb fjalim ku k\u00ebrc\u00ebnimit e hapura p\u00ebr \u00e7dok\u00ebnd q\u00eb guxon t\u00eb protestoj\u00eb qoft\u00eb edhe paq\u00ebsisht justifikohen me\u00a0 manipulime dhe g\u00ebnjeshtra q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ta paraqesin protest\u00ebn me gjuh\u00ebn q\u00eb p\u00ebrdorte Enver Hoxha si vep\u00ebr t\u00eb armikut t\u00eb jasht\u00ebm dhe t\u00eb brendsh\u00ebm\u201d,- tha Lubonja p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cNa kujtoi fjal\u00ebt e Enver Hoxh\u00ebs; me gjak e kemi marr\u00eb pushtetin me gjak do ta lem\u00eb q\u00eb n\u00eb rastin e tij mund t\u00eb kthehen n\u00eb; me krime e kemi mbajtur pushtetin dhe me krime do ta lem\u00eb\u201d- shtoi ai.<\/p>\n<p>Sipas Lubonj\u00ebs nxitja e policis\u00eb me fjalim dhe me shp\u00ebrblime q\u00eb t\u00eb vijojn\u00eb shtypjen me dhun\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj proteste tregon qart\u00eb se po shkojm\u00eb drejt nj\u00eb shteti policor.<\/p>\n<p>Deklaratat e Ram\u00ebs erdh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur shoq\u00ebria civile, pedagog\u00eb dhe aktor\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb po b\u00ebnin thirrje p\u00ebr uljen e tensioneve dhe ndalimin e dhun\u00ebs.<\/p>\n<p>Studiuesi i antropologjis\u00eb Nebi Bardhoshi paralajm\u00ebroi se retorika e kryeministrit rrezikon t\u00eb thelloj\u00eb p\u00ebrplasjen shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u201cKjo rrezikon ta \u00e7oj\u00eb vendin n\u00eb p\u00ebrplasje, n\u00eb nj\u00eb humner\u00eb sociale n\u00ebse qytetar\u00ebt nuk i b\u00ebjn\u00eb barrikad\u00eb morale e sociale\u201d- komentoi p\u00ebr BIRN Nebi Bardhoshi, studiues antropolog, i cili e konsideroi gjuh\u00ebn e Ram\u00ebs si nxit\u00ebse e dhun\u00ebs q\u00eb nga fillimi i protestave paq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Duke i profilizuar protestuesit si t\u00eb sponsorizuar nga armiq t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sipas tij, krijhen kushtet q\u00eb shteti t\u00eb nd\u00ebrhyj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>\u201cTani jemi n\u00eb kulmim t\u00eb k\u00ebsaj gjuhe. Portretizimi i protestuesve ai agjent\u00eb, terrorist\u00eb, t\u00eb paditur etj. \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb t\u00eb legjitimoj dhun\u00ebn policore n\u00eb \u00e7do nivel, deri n\u00eb brutalitet, si\u00e7 dhe ka ndodhur tashm\u00eb\u201d- theksoi Bardhoshi.<\/p>\n<p>E pyetur nga BIRN p\u00ebr baz\u00ebn ligjore t\u00eb paralajm\u00ebrimeve ndaj protestuesve dhe rrezikun q\u00eb deklaratat e kryeministrit t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzojn\u00eb dhun\u00ebn, zyra e shtypit e Kryeministris\u00eb tha se ato duhen lexuar n\u00eb kontekstin e akteve t\u00eb dhunshme dhe jo t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr protest\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cDeklarata e Kryeministrit Edi Rama duhet lexuar n\u00eb kontekstin e saj t\u00eb plot\u00eb. Ajo nuk i referohet ushtrimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr protest\u00eb, por akteve t\u00eb dhun\u00ebs ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb, qytetar\u00ebve dhe pron\u00ebs publike e private\u201d, tha zyra shtypit n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr shkrim, duke shtuar se \u201cnd\u00ebrhyrja policore nuk lidhet me pjes\u00ebmarrjen n\u00eb protest\u00eb, por me garantimin e siguris\u00eb publike dhe parandalimin e veprimeve t\u00eb dhunshme, gjithmon\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me ligjin dhe parimin e proporcionalitetit\u201d.<\/p>\n<p>Lidhur me paralajm\u00ebrimet ndaj prind\u00ebrve t\u00eb t\u00eb rinjve q\u00eb protestojn\u00eb n\u00eb shesh Kryeministria iu referuar neneve t\u00eb kodit civil dhe tha se \u201cparalajm\u00ebrimet e Kryeministrit p\u00ebr pasojat financiare dhe administrative ndaj personave t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb dhun\u00eb nuk n\u00ebnkuptojn\u00eb vendosjen e sanksioneve kolektive apo shmangien e procedurave ligjore\u201d.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama i cil\u00ebsoi protestuesit e rinj si t\u00eb lidhur me ekstremizmin dhe sh\u00ebrbime t\u00eb huaja, nd\u00ebrsa premtoi shp\u00ebrblim prej 2500 eurosh p\u00ebr forcat e policis\u00eb gjat\u00eb nj\u00eb takimi t\u00eb h\u00ebn\u00ebn. Deklaratat e tij vijn\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur Policia e Shtetit po p\u00ebrballet me akuza p\u00ebr p\u00ebrdorim joproporcional t\u00eb forc\u00ebs ndaj protestuesve. Pa &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":157558,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-157840","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157840","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=157840"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157840\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":157841,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157840\/revisions\/157841"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/157558"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=157840"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=157840"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=157840"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}