{"id":157986,"date":"2026-10-20T18:14:21","date_gmt":"2026-10-20T18:14:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=157986"},"modified":"2026-10-20T18:14:21","modified_gmt":"2026-10-20T18:14:21","slug":"me-keq-se-ne-komunizem-gazeta-holandeze-i-madh-e-i-vogel-jane-ngritur-kunder-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/20\/me-keq-se-ne-komunizem-gazeta-holandeze-i-madh-e-i-vogel-jane-ngritur-kunder-edi-rames\/","title":{"rendered":"&#8220;M\u00eb keq se n\u00eb komuniz\u00ebm&#8221;\/ Gazeta holandeze: I madh e i vog\u00ebl jan\u00eb ngritur kund\u00ebr Edi Ram\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\"><strong>Prej dit\u00ebsh me radh\u00eb, n\u00eb kryeqytetin shqiptar, Tiran\u00eb, po zhvillohen protesta t\u00eb dhunshme. Ajo q\u00eb nisi si nj\u00eb demonstrat\u00eb paq\u00ebsore kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb shfrenuar, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb t\u00eb rinjve dhe t\u00eb moshuarve kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit Edi Rama. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq se komunizmi\u201d.<\/strong><\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p><strong>Nga Lisa Spit, <a href=\"https:\/\/www.volkskrant.nl\/buitenland\/jong-en-oud-in-albanie-de-straat-op-om-te-protesteren-tegen-de-regering-van-premier-edi-rama-dit-is-erger-dan-het-communisme~ba6dd0f1\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">DE VOLKSKRANT<\/a><\/strong><\/p>\n<p>Sikur t\u00eb mos kishte ndodhur asgj\u00eb, shp\u00ebrndar\u00ebsit e ushqimit vazhdojn\u00eb t\u00eb l\u00ebvizin mes rrug\u00ebve t\u00eb barrikaduara. Kontejner\u00eb q\u00eb ende nxjerrin tym, tabela trafiku: gjith\u00e7ka q\u00eb mund t\u2019ia v\u00ebshtir\u00ebsoj\u00eb pun\u00ebn policis\u00eb, \u00ebsht\u00eb hedhur n\u00eb rrug\u00eb. \u201cEjani na ndihmoni\u201d, th\u00ebrret nj\u00eb burr\u00eb i moshuar, i cili po p\u00ebrpiqet m\u00eb kot t\u00eb l\u00ebviz\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmb gjigant.<\/p>\n<p>T\u00eb diel\u00ebn pasdite, rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs shnd\u00ebrrohen n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb lufte. Shqiptar\u00ebt e zem\u00ebruar, kryesisht t\u00eb rinj, jan\u00eb v\u00ebn\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb dhe institucioneve q\u00eb lidhen me t\u00eb. \u201cDigjini!\u201d, brohorit turma pran\u00eb Bank\u00ebs Qendrore, nd\u00ebrsa nj\u00eb djal\u00eb i veshur me t\u00eb zeza godet me forc\u00eb xhamat e nj\u00eb kabine roje.<\/p>\n<p>Demonstruesit p\u00ebrplasen me policin\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Prej dit\u00ebsh po zhvillohen protesta kund\u00ebr korrupsionit dhe rritjes s\u00eb kostos s\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Shum\u00eb dyqane n\u00eb rrug\u00ebt p\u00ebrreth u p\u00ebrgj\u00ebrohen protestuesve q\u00eb t\u2019i l\u00ebn\u00eb t\u00eb qeta. N\u00eb xhama jan\u00eb ngjitur flet\u00eb me mbishkrimet: \u201cNe jemi n\u00eb an\u00ebn tuaj. Mos na shkat\u00ebrroni\u201d. T\u00eb rinjt\u00eb nuk treguan m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr nj\u00eb klinik\u00eb turke t\u00eb kirurgjis\u00eb plastike. Por restoranti ngjitur, Noor, ku strehohen shum\u00eb turist\u00eb, doli nga p\u00ebrplasjet pa asnj\u00eb d\u00ebmtim.<\/p>\n<p>Punonj\u00ebsi Kristiano, 19 vje\u00e7, mendon se kjo nuk ndodhi p\u00ebr shkak t\u00eb lutjes s\u00eb shkruar n\u00eb xham, por sepse ai doli jasht\u00eb dhe u shpjegoi protestuesve se edhe vet\u00eb \u00ebsht\u00eb student. Ai \u00ebsht\u00eb i k\u00ebnaqur me kthes\u00ebn e dhunshme q\u00eb mor\u00ebn protestat jav\u00ebn e kaluar. \u201cKryeministri na p\u00ebrqeshi dhe nuk na d\u00ebgjoi, ndaj me sa duket nevojitet dhuna p\u00ebr t\u00eb ndryshuar di\u00e7ka. N\u00ebse nuk e b\u00ebjm\u00eb ne, at\u00ebher\u00eb kush?\u201d<\/p>\n<p>Protesta paq\u00ebsore, e quajtur \u201cRevolucioni i flamingove\u201d, e cila zgjati p\u00ebr gati 140 dit\u00eb, duket se ka marr\u00eb fund q\u00eb prej jav\u00ebs s\u00eb kaluar. Demonstratat nis\u00ebn n\u00eb maj, si reagim ndaj nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb resorti luksoz n\u00eb nj\u00eb zon\u00eb t\u00eb mbrojtur natyrore, dhe gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit u shnd\u00ebrruan n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb gjer\u00eb popullore kund\u00ebr pabarazis\u00eb dhe korrupsionit t\u00eb vazhduesh\u00ebm n\u00eb vend.<\/p>\n<p>T\u00eb rinj e t\u00eb moshuar k\u00ebrkuan dor\u00ebheqjen e kryeministrit Edi Rama, i cili e drejton vendin prej 13 vitesh. Kur ai nuk tregoi asnj\u00eb shenj\u00eb t\u00ebrheqjeje, student\u00ebt vendos\u00ebn se kishte ardhur koha p\u00ebr t\u00eb ndjekur nj\u00eb rrug\u00eb tjet\u00ebr. Jav\u00ebn e kaluar, ata sulmuan Ministrin\u00eb e Arsimit dhe i vun\u00eb flak\u00ebn. Policia u kund\u00ebrp\u00ebrgjigj me gaz lotsjell\u00ebs, plumba gome dhe topa uji. Dhjet\u00ebra persona mbet\u00ebn t\u00eb plagosur, mes tyre shum\u00eb efektiv\u00eb policie.<\/p>\n<p>Edhe t\u00eb diel\u00ebn, ministrit\u00eb, komisariatet e policis\u00eb, bashkia dhe parlamenti u b\u00ebn\u00eb sh\u00ebnjest\u00ebr e protestuesve. Nj\u00eb shp\u00ebrthim i fort\u00eb. Britma. Gur\u00ebt fluturojn\u00eb n\u00eb aj\u00ebr, nj\u00eb granat\u00eb gazi lotsjell\u00ebs bie mes njer\u00ebzve dhe, n\u00eb fund, policia v\u00eb n\u00eb p\u00ebrdorim topin e ujit. Turma shp\u00ebrndahet me panik. Nj\u00eb loj\u00eb maceje me miun q\u00eb vazhdon deri von\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebn e gjasht\u00eb t\u00eb protestave, duket sikur secili e ka gjetur rolin e vet. Nj\u00eb grua e moshuar shkul gur pas guri nga Bulevardi i D\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb Kombit, rruga e gjer\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs ndodhen pothuajse t\u00eb gjitha institucionet e r\u00ebnd\u00ebsishme shtet\u00ebrore. T\u00eb rinj rreth t\u00eb nj\u00ebzetave, t\u00eb veshur me t\u00eb zeza, shp\u00ebrndajn\u00eb sandui\u00e7e t\u00eb p\u00ebrgatitura vet\u00eb. Ka nga nj\u00eb shishe uj\u00eb p\u00ebr secilin. Krejt n\u00eb pjes\u00ebn e p\u00ebrparme q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb t\u00eb guximshmit, me shkopinj dhe tuba metalik\u00eb n\u00eb duar.<\/p>\n<p>Sipas Kristianos, protestat nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me trazirat n\u00eb Franc\u00eb. \u201cNe duam q\u00eb arsimi dhe jeta jon\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrballueshme. Vitin e kaluar punoja shtat\u00eb dit\u00eb n\u00eb jav\u00eb, deri n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs, vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb arrija t\u00eb p\u00ebrballoja shpenzimet\u201d, thot\u00eb studenti i informatik\u00ebs dhe ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Emigrant\u00eb n\u00eb vendin e tyre<\/strong><\/p>\n<p>Shum\u00eb t\u00eb rinj ndihen si \u201cemigrant\u00eb\u201d n\u00eb vendin e tyre, shpjegon p\u00ebrmes telefonit Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit Shqiptar p\u00ebr Studime Politike. Meq\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri vendimet i merr nj\u00eb grup i vog\u00ebl njer\u00ebzish, i cili p\u00ebrfiton nga rritja ekonomike, p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb \u00ebsht\u00eb pothuajse e pamundur t\u00eb \u201cintegrohen\u201d.<\/p>\n<p>\u00c7do vit, dhjet\u00ebra mij\u00ebra shqiptar\u00eb largohen nga vendi p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar fatin diku tjet\u00ebr. Q\u00eb nga viti 1991, vendi ka humbur m\u00eb shum\u00eb se 1,2 milion\u00eb banor\u00eb, pothuajse gjysm\u00ebn e popullsis\u00eb s\u00eb sotme. \u201cPor kjo gjenerat\u00eb \u00ebsht\u00eb lodhur duke u detyruar t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb diku tjet\u00ebr perspektiva m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr t\u00eb ardhmen\u201d, thot\u00eb Krasniqi, i cili \u00ebsht\u00eb gjithashtu profesor universiteti dhe d\u00ebshiron t\u00eb theksoj\u00eb se demonstruesit nuk jan\u00eb huligan\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJan\u00eb student\u00ebt e mi, njer\u00ebz si vajza ime. Edhe pse, sigurisht, dhuna nuk mund t\u00eb justifikohet kurr\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>Ai vet\u00eb nuk del n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb protestuar. \u201cIsha student kur rr\u00ebzuam komunizmin. Nj\u00eb revolucion mjafton.\u201d Dhe megjith\u00ebse brezi i tij ishte i k\u00ebnaqur me ndryshimet e asaj kohe, vendi n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk ndryshoi, shpjegon Krasniqi. \u201cNd\u00ebrtuam nj\u00eb demokraci me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt njer\u00ebz q\u00eb kishim edhe m\u00eb par\u00eb. U krijua nj\u00eb sistem i ri, por mentaliteti mbeti i nj\u00ebjt\u00eb. T\u00eb rinjt\u00eb nuk k\u00ebnaqen m\u00eb me kaq.\u201d<\/p>\n<p>Politologu i njohur nuk ka frik\u00eb ta p\u00ebrdor\u00eb pozit\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb shprehur hapur q\u00ebndrimet, edhe pse kryeministri Rama tregon rregullisht dhe publikisht se sa i pak\u00ebnaqur \u00ebsht\u00eb me k\u00ebt\u00eb. \u201cPor ka shum\u00eb njer\u00ebz q\u00eb po na ndjekin, ndaj nuk mund t\u00eb ma heqin vendin e pun\u00ebs kaq leht\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>P\u00ebr shumic\u00ebn e shqiptar\u00ebve, situata \u00ebsht\u00eb ndryshe. Sidomos jasht\u00eb Tiran\u00ebs, njer\u00ebzit heshtin nga frika se mund t\u00eb humbasin vendin e pun\u00ebs n\u00eb administrat\u00ebn publike. \u201cNa \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnjosur q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri ideja se \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos hysh n\u00eb konflikt me shtetin.\u201d<\/p>\n<p><strong>Askush nuk kursehet<\/strong><\/p>\n<p>\u201cKujdes!\u201d, th\u00ebrret nj\u00eb djal\u00eb i veshur me t\u00eb zeza, teksa nj\u00eb tjet\u00ebr granat\u00eb gazi lotsjell\u00ebs bie mes turm\u00ebs, k\u00ebt\u00eb her\u00eb n\u00eb sheshin qendror Sk\u00ebnderbej, t\u00eb cilin Rama e ka rinovuar t\u00ebr\u00ebsisht. Koh\u00ebt e fundit, disa persona jan\u00eb plagosur nga sa\u00e7met metalik\u00eb q\u00eb polic\u00ebt i q\u00ebllojn\u00eb drejt demonstruesve nga toka dhe nga \u00e7atit\u00eb e institucioneve shtet\u00ebrore. Duket se askush nuk kursehet.<\/p>\n<p>Sa her\u00eb q\u00eb forcat e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb l\u00ebvizshme p\u00ebrparojn\u00eb, shp\u00ebrthen paniku. Nj\u00eb pjes\u00eb e turm\u00ebs q\u00eb vrapon k\u00ebrkon strehim nga ret\u00eb e gazit lotsjell\u00ebs n\u00eb restorante.<\/p>\n<p>Nj\u00eb burr\u00eb i moshuar, me syt\u00eb q\u00eb i lotojn\u00eb fort, \u00ebsht\u00eb personi i fundit q\u00eb pranohet t\u00eb diel\u00ebn brenda restorantit L\u00e9 Baron, pran\u00eb sheshit qendror. M\u00eb pas, dera rr\u00ebshqit\u00ebse mbyllet p\u00ebr t\u2019i mbrojtur klient\u00ebt nga avujt toksik\u00eb. Nj\u00eb punonj\u00ebs i zgjat me p\u00ebrvoj\u00eb nj\u00eb shishe t\u00eb bardh\u00eb me solucion fiziologjik, i cili ndihmon n\u00eb leht\u00ebsimin e djegies s\u00eb shkaktuar nga gazi lotsjell\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>\u201cKjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq se komunizmi\u201d<\/strong><\/p>\n<p>Organizata rinore shqiptare ASAN hapi t\u00eb shtun\u00ebn nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb improvizuar t\u00eb ndihm\u00ebs s\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb trajtuar dhjet\u00ebra t\u00eb plagosur. Nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, banor\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb rinj e t\u00eb moshuar, vijn\u00eb me \u00e7anta t\u00eb mbushura me shishe uji dhe materiale mjek\u00ebsore. Ata q\u00eb nuk kan\u00eb mask\u00eb kund\u00ebr gazit apo syze zhytjeje p\u00ebr t\u2019u mbrojtur nga gazi lotsjell\u00ebs, marrin maska p\u00ebr fytyr\u00ebn nga vullnetar\u00ebt me jelek\u00eb t\u00eb verdh\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri prej vullnetar\u00ebve mori pjes\u00eb n\u00eb protest\u00ebn e s\u00eb shtun\u00ebs dhe tregon se nj\u00eb vajz\u00eb 17-vje\u00e7are u godit nga plumba gome n\u00eb shpatull, k\u00ebmb\u00eb dhe kok\u00eb. Asnj\u00eb prej vullnetar\u00ebve nuk pranon t\u00eb jap\u00eb emrin. \u201cMos e b\u00ebni, se nes\u00ebr do t\u00eb p\u00ebrfundojm\u00eb n\u00eb burg\u201d, paralajm\u00ebron nj\u00eb avokat 41-vje\u00e7ar nga Tirana, i cili \u00ebsht\u00eb paraqitur p\u00ebr t\u2019u ofruar ndihm\u00eb juridike qindra t\u00eb rinjve t\u00eb arrestuar.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb at\u00eb pasdite, nj\u00eb burr\u00eb i moshuar i veshur me rroba tradicionale tregon plag\u00ebt n\u00eb shpin\u00eb dhe n\u00eb pjes\u00ebn e poshtme t\u00eb k\u00ebmb\u00ebs. Ai mban nj\u00eb flamur t\u00eb madh shqiptar, t\u00eb shpuar nga plumbat e gom\u00ebs. \u201cPo q\u00ebllojn\u00eb edhe mbi simbolet e tyre\u201d, thot\u00eb i habitur nj\u00eb protestues 27-vje\u00e7ar, q\u00eb po e v\u00ebzhgon sken\u00ebn. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq se komunizmi.\u201d<\/p>\n<p>Nj\u00eb problem i madh p\u00ebr demonstruesit \u00ebsht\u00eb gazi lotsjell\u00ebs. Idlir Xhembulla, 30 vje\u00e7, sjell nj\u00eb shishe me solucion fiziologjik n\u00eb pik\u00ebn e ndihm\u00ebs s\u00eb par\u00eb. Gjat\u00eb jav\u00ebs s\u00eb fundit, ai ka shpenzuar tashm\u00eb \u201ct\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb mij\u00eb euro\u201d p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim. Ai \u00ebsht\u00eb ekonomist dhe ka nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por megjithat\u00eb merr pjes\u00eb n\u00eb protesta. \u201cPash\u00eb dy protesta studentore t\u00eb d\u00ebshtuara gjat\u00eb dhjet\u00eb viteve t\u00eb fundit. K\u00ebt\u00eb her\u00eb dua ta \u00e7oj deri n\u00eb fund\u201d, thot\u00eb protestuesi i veshur me rroba ngjyr\u00eb jeshile ushtarake, teksa drejtohet p\u00ebr nga parlamenti.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7ant\u00ebn e shpin\u00ebs ka rroba t\u00eb tjera, q\u00eb t\u00eb mos njihet kur t\u00eb kthehet n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb mbr\u00ebmje. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb paraprake. \u201cM\u00eb kan\u00eb arrestuar tashm\u00eb dy her\u00eb.\u201d Edhe ai nuk i shmanget dhun\u00ebs. \u201cAta nuk na d\u00ebgjojn\u00eb kur protestojm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paq\u00ebsore.\u201d<\/p>\n<p>Ai nuk e di se si duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb vendi. Meq\u00eb familja e tij ka qen\u00eb viktim\u00eb e shpron\u00ebsimeve t\u00eb kryera nga komunist\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt qeveris\u00ebn vendin deri n\u00eb vitin 1990, ai \u00ebsht\u00eb \u201cm\u00eb mir\u00eb i vdekur sesa i kuq\u201d.<\/p>\n<p>\u201cLe t\u00eb jap\u00eb Rama fillimisht dor\u00ebheqjen, pastaj do t\u00eb shohim se si do t\u00eb vazhdojm\u00eb.\u201d<\/p>\n<p><strong>An\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE<\/strong><\/p>\n<p>Monda, 67 vje\u00e7e, \u00ebsht\u00eb dakord me k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim. M\u00ebsuesja n\u00eb pension mban lart nj\u00eb pankart\u00eb p\u00ebrpara nj\u00eb furgoni t\u00eb blinduar t\u00eb policis\u00eb. Me shkronja t\u00eb zeza ka shkruar: \u201cDor\u00ebheqje\u201d. Kryeministri Rama, deri tani, nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur k\u00ebsaj k\u00ebrkese. Ai i akuzon student\u00ebt se drejtohen nga \u201cagjent\u00eb t\u00eb huaj\u201d dhe u hedh fajin se po pengojn\u00eb nj\u00eb an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb Bashkimin Evropian.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ende nuk i p\u00ebrmbush kriteret e an\u00ebtar\u00ebsimit. Raporti i fundit i progresit i BE-s\u00eb tregon se korrupsioni dhe krimi i organizuar vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb problem, si edhe mungesa e nj\u00eb sistemi gjyq\u00ebsor t\u00eb pavarur.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb muajve t\u00eb fundit, BE-ja ka mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb rezervuar ndaj protestave. Por shtrohet pyetja se p\u00ebr sa koh\u00eb mund t\u00eb vazhdoj\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb pas k\u00ebsaj vale dhune. Politologu Afrim Krasniqi nuk e humb shpres\u00ebn. \u201cDo t\u00eb ishte mir\u00eb sikur ata t\u00eb angazhoheshin p\u00ebr rip\u00ebrt\u00ebritjen demokratike, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb vazhdonin t\u00eb mb\u00ebshteteshin te elita e konsoliduar e pushtetit.\u201d<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prej dit\u00ebsh me radh\u00eb, n\u00eb kryeqytetin shqiptar, Tiran\u00eb, po zhvillohen protesta t\u00eb dhunshme. Ajo q\u00eb nisi si nj\u00eb demonstrat\u00eb paq\u00ebsore kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb shfrenuar, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb t\u00eb t\u00eb rinjve dhe t\u00eb moshuarve kund\u00ebr qeveris\u00eb s\u00eb kryeministrit Edi Rama. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb keq se komunizmi\u201d. Nga Lisa Spit, DE VOLKSKRANT Sikur t\u00eb mos &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":157987,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-157986","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157986","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=157986"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157986\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":157988,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/157986\/revisions\/157988"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/157987"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=157986"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=157986"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=157986"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}