{"id":158387,"date":"2026-10-22T18:05:42","date_gmt":"2026-10-22T18:05:42","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=158387"},"modified":"2026-10-22T18:05:42","modified_gmt":"2026-10-22T18:05:42","slug":"shqiperise-i-duhet-nje-transformim-rrenjesor-kushtetues-institucional-dhe-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/22\/shqiperise-i-duhet-nje-transformim-rrenjesor-kushtetues-institucional-dhe-politik\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb transformim rr\u00ebnj\u00ebsor kushtetues, institucional dhe politik!"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\"><strong>Nga Oerd BYLYKBASHI<\/strong><\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Protestat e student\u00ebve po shp\u00ebrthejn\u00eb dig\u00ebn e fundit t\u00eb tranzicionit, q\u00eb rrjedh\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb e ka kthyer n\u00eb k\u00ebnet\u00ebn e autokracis\u00eb. Regjimi dhe sistemi antikushtetues i Edi Ram\u00ebs duhet t\u00eb rr\u00ebzohet patjet\u00ebr!<\/p>\n<p>Por nuk mjafton t\u00eb ndryshoj\u00eb qeveria. Duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb sistemi kushtetues, ligjor, institucional, por edhe realiteti politik q\u00eb lejon p\u00ebrqendrimin e pushtetit n\u00eb duart e nj\u00eb njeriu, dob\u00ebsimin e institucioneve dhe v\u00ebnien e shtetit n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb partis\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb transformim kushtetues, institucional dhe politik q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsisht m\u00ebnyr\u00ebn se si fitohet, ushtrohet, kontrollohet dhe humbet pushteti.<\/p>\n<p>Duhet b\u00ebr\u00eb e pamundur kapja e pushteteve nga Kryeministri, Presidenti apo cilido NJ\u00cbSH. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb riprojektohen ndarja e pushteteve dhe mekanizmat kushtetues t\u00eb kontrollit e balanc\u00ebs, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qeveria t\u00eb mos imponohet mbi pushtetet e tjera dhe institucionet e pavarura.<br \/>\nAsnj\u00eb individ dhe asnj\u00eb parti nuk duhet t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendroj\u00eb n\u00eb duart e veta pushtetin politik, institucionet e shtetit dhe mekanizmat q\u00eb duhet ta kontrollojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet demokratizuar rr\u00ebnj\u00ebsisht funksionimi i partive politike. Kolegjialiteti duhet t\u00eb dominoj\u00eb mbi pushtetin e NJ\u00cbSHIT. Kryetar\u00ebt e partive duhet t\u00eb ken\u00eb mandate t\u00eb kufizuara dhe t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr veprimet dhe d\u00ebshtimet politike. Koncepti i vjet\u00ebruar i liderit me mision e t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm duhet t\u00eb marr\u00eb fund e t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet nga ai i kryetarit me mandat dhe llogaridh\u00ebnie. Duhet t\u00eb garantohet qarkullimi demokratik n\u00eb drejtimin e partive politike, duke siguruar sinergjin\u00eb mes p\u00ebrvoj\u00ebs dhe rip\u00ebrt\u00ebritjes s\u00eb lidershipit.<\/p>\n<p>Partit\u00eb politike kan\u00eb rol kushtetues n\u00eb formimin e politikave dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimin politik, ndaj duhet t\u00eb detyrohen me ligj t\u00eb garantojn\u00eb mekanizma demokratik\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, transparent\u00eb e t\u00eb verifikuesh\u00ebm p\u00ebr zgjedhjen e organeve drejtuese dhe p\u00ebrzgjedhjen e kandidat\u00ebve n\u00eb zgjedhje, duke mbrojtur autonomin\u00eb e tyre t\u00eb brendshme nga nd\u00ebrhyrja e shtetit. Demokracia nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb shtet n\u00ebse mungon brenda partive q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb qeverisin.<\/p>\n<p>Duhet shfuqizuar sistemi zgjedhor parlamentar i vitit 2020, q\u00eb Rama e b\u00ebri bashk\u00eb me \u201cK\u00ebrp\u00ebrat\u00ebn\u201d e atyre q\u00eb mbajt\u00ebn mandatet e opozit\u00ebs n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n<p>Sistemi i ri duhet t\u00eb riprojektohet nga themeli, me konsensus e transparenc\u00eb, jo si arnim i atij ekzistues, si\u00e7 u b\u00eb n\u00eb vitin 2024. Ai duhet t\u00eb siguroj\u00eb proporcionalitet komb\u00ebtar n\u00eb shp\u00ebrndarjen e mandateve dhe, brenda k\u00ebtij parimi, t\u00eb integroj\u00eb zgjedhjen e personalizuar t\u00eb deputet\u00ebve drejtp\u00ebrdrejt nga qytetar\u00ebt, qoft\u00eb p\u00ebrmes garave n\u00eb zona nj\u00ebem\u00ebrore, qoft\u00eb p\u00ebrmes listave t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Sistemi duhet t\u00eb garantoj\u00eb pluralizmin n\u00eb Parlament dhe t\u00eb krijoj\u00eb kontrolle e balanca politike e kushtetuese mbi Kryeministrin, duke penguar krijimin e shumicave parlamentare artificiale q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb p\u00ebrqendrimin e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ, si dhe kontrollin e organeve t\u00eb pavarura nga nj\u00eb parti e vetme.<\/p>\n<p>Kontrolli parlamentar dhe roli i opozit\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontroll duhet t\u00eb jen\u00eb efektiv\u00eb dhe t\u00eb garantuar.<br \/>\nParlamenti nuk duhet t\u00eb jet\u00eb noter i qeveris\u00eb. Nj\u00eb ligj nuk mund t\u00eb miratohet sa hap e mbyll syt\u00eb (edhe kur ka mbi 200 nene). Procesi legjislativ duhet t\u00eb jet\u00eb i kujdessh\u00ebm, transparent dhe p\u00ebrfshir\u00ebs ndaj grupeve t\u00eb interesit. Duhet t\u00eb forcohet roli dhe pesha e deputetit t\u00eb zgjedhur nga populli n\u00eb procesin ligjv\u00ebn\u00ebs, p\u00ebrball\u00eb qeveris\u00eb, por edhe p\u00ebrball\u00eb partis\u00eb s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Deputeti duhet t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb qytetar\u00ebt dhe jo thjesht t\u00eb zbatoj\u00eb urdhrat e kryetarit t\u00eb partis\u00eb apo grupit parlamentar. Mandati imperativ ndalohet nga Kushtetuta.<\/p>\n<p>Duhet reformuar rr\u00ebnj\u00ebsisht kuadri aktual ligjor p\u00ebr referendumet, i miratuar nj\u00ebanshm\u00ebrisht nga PS n\u00eb vitin 2000, i cili n\u00eb praktik\u00eb ka penguar ushtrimin efektiv t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Q\u00eb nga miratimi i Kushtetut\u00ebs n\u00eb vitin 1998, Shqip\u00ebria nuk ka zhvilluar asnj\u00eb referendum popullor.<\/p>\n<p>Organizimi i referendumeve duhet t\u00eb thjeshtohet rr\u00ebnj\u00ebsisht dhe t\u00eb forcohet e drejta e nism\u00ebs popullore. Qeveria dhe Parlamenti duhet t\u00eb kuptojn\u00eb se sovraniteti i p\u00ebrket popullit, jo vet\u00ebm me fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb reale q\u00eb, p\u00ebrmes referendumit, t\u00eb vendosin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me interes publik ose t\u00eb shfuqizojn\u00eb ligjet e shumic\u00ebs parlamentare, pa qen\u00eb t\u00eb varur nga vullneti politik i qeveris\u00eb apo i Parlamentit.<\/p>\n<p>Vendimet e marra me referendum duhet t\u00eb ken\u00eb efektet juridike t\u00eb p\u00ebrcaktuara qart\u00eb n\u00eb Kushtetut\u00eb dhe n\u00eb ligj, duke respektuar kompetencat e institucioneve dhe garancit\u00eb e demokracis\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuese.<\/p>\n<p>Kjo e drejt\u00eb duhet t\u00eb ushtrohet brenda garancive kushtetuese q\u00eb mbrojn\u00eb t\u00eb drejtat dhe lirit\u00eb themelore dhe t\u00eb drejtat e pakicave.<br \/>\nK\u00ebshtu politika do t\u00eb detyrohet t\u00eb matet m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpara qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Duhet ndryshuar sistemi i zgjedhjes s\u00eb kryetar\u00ebve t\u00eb bashkive. Nuk duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb sistemi ku kryetar zgjidhet kandidati me thjesht m\u00eb shum\u00eb vota se rival\u00ebt, edhe kur merr vet\u00ebm 30\u201335% t\u00eb tyre. Kryetari i bashkis\u00eb duhet t\u00eb zgjidhet me m\u00eb shum\u00eb se 50% t\u00eb votave. Ai duhet t\u00eb jet\u00eb kryetari i qytetar\u00ebve t\u00eb bashkis\u00eb, jo thjesht p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i partis\u00eb q\u00eb ka marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb vota.<\/p>\n<p>Duhet ndryshuar sistemi i zgjedhjes s\u00eb k\u00ebshilltar\u00ebve bashkiak\u00eb. Listat e mbyllura duhet t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen me lista t\u00eb hapura, ku k\u00ebshilltar\u00eb zgjidhen kandidat\u00ebt q\u00eb marrin m\u00eb shum\u00eb vota nga qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebshilli bashkiak duhet t\u00eb fuqizohet p\u00ebr t\u00eb kontrolluar realisht kryetarin e bashkis\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb frenuar abuzimin me pushtetin, n\u00ebn pretendimin se ai \u00ebsht\u00eb zgjedhur drejtp\u00ebrdrejt nga populli.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb rikthehet decentralizimi i pushtetit dhe t\u00eb forcohet subsidiariteti (pushteti t\u00eb ushtrohet sa m\u00eb pran\u00eb zgjedh\u00ebsve), duke zhb\u00ebr\u00eb centralizimin aktual, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb duhet hapur perspektiva e zhvillimit rajonal sipas modelit europian. Demokracia lokale \u00ebsht\u00eb faktor balancues dhe stabilizues i funksionimit demokratik.<\/p>\n<p>Duhen garantuar zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb ndahet shteti nga partia n\u00eb pushtet dhe nga krimi. Shteti duhet t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb publikut n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb neutrale, jo atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pushtet apo klas\u00ebs politike.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb ndalohet me ligj patronazhimi politik i shtetasve n\u00ebp\u00ebrmjet shtetit dhe t\u00eb nd\u00ebshkohet abuzimi i partis\u00eb n\u00eb pushtet:<br \/>\n* me administrat\u00ebn publike, e cila duhet t\u00eb depolitizohet rr\u00ebnj\u00ebsisht;<br \/>\n* me pushtetin p\u00ebr t\u00eb miratuar ligje favorizuese;<br \/>\n* me pushtetin p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb buxhetin publik p\u00ebrmes tenderave, PPP-ve dhe mekanizmave t\u00eb tjer\u00eb;<br \/>\n* me pushtetin p\u00ebr t\u00eb ofruar apo kusht\u00ebzuar sh\u00ebrbimet publike;<br \/>\n* me pushtetin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur inspektoratet p\u00ebr nd\u00ebshkim ose favorizim;<br \/>\n* me pushtetin p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrdorur t\u00eb dh\u00ebnat shtet\u00ebrore t\u00eb qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u2019i profilizuar dhe targetuar politikisht;<br \/>\n* me pushtetin p\u00ebr t\u00eb zhvilluar propagand\u00eb qeveritare me parat\u00eb publike.<\/p>\n<p>Duhet transparenc\u00eb e plot\u00eb e financimit dhe lobimit politik. Korrupsioni dhe financimi i paligjsh\u00ebm oligarkik apo kriminal i partive politike jan\u00eb si metastazat n\u00eb sistemin limfatik t\u00eb demokracis\u00eb: infektojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb trupin e shtetit dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Duhet ndar\u00eb shteti nga krimi. Kjo nuk arrihet pa ndar\u00eb shtetin nga partia dhe pa eliminuar kapjen e shtetit nga nj\u00eb dor\u00eb e vetme.<\/p>\n<p>Ka ardhur koha p\u00ebr Dekriminalizim 2.0. Jo vet\u00ebm personat e d\u00ebnuar p\u00ebr krime, por edhe ata q\u00eb kan\u00eb lidhje t\u00eb provuara me krimin e organizuar, q\u00eb mb\u00ebshteten prej tij apo k\u00ebrkojn\u00eb mb\u00ebshtetjen e tij, nuk duhet t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb zgjidhen apo em\u00ebrohen n\u00eb institucione kushtetuese ose publike. Kufizimet duhet t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb kritere t\u00eb qarta ligjore, prova t\u00eb verifikueshme, proporcionalitet, garanci t\u00eb procesit t\u00eb rregullt dhe kontroll gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Parlamenti dhe deputet\u00ebt duhet t\u00eb jen\u00eb shembull i integritetit, dijes, etik\u00ebs dhe angazhimit publik, jo i injoranc\u00ebs, servilizmit puthador apo thjesht i vot\u00ebs s\u00eb marr\u00eb pa skrupull moral e ligjor.<\/p>\n<p>P\u00ebrqendrimi i pakontrolluar i pushtetit \u00ebsht\u00eb porta q\u00eb i hap rrug\u00ebn krimit deri n\u00eb majat e shtetit. Ai krijon gjithashtu mund\u00ebsi q\u00eb fuqi armiq\u00ebsore, n\u00ebp\u00ebrmjet korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar, t\u00eb cenojn\u00eb sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe sigurin\u00eb e NATO-s.<\/p>\n<p>Duhet q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb jet\u00eb realisht e pavarur nga qeveria dhe nga \u00e7do ndikim politik. Gjykatat duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pavarura nga \u00e7do ndikim i qeveris\u00eb, prokuroris\u00eb dhe aktor\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb politik\u00eb apo institucional\u00eb. Prokuroria duhet t\u00eb ushtroj\u00eb funksionet e saj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur nga qeveria dhe \u00e7do ndikim politik.<\/p>\n<p>Askush nuk duhet t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb imunitet ligjor apo faktik p\u00ebr shkak t\u00eb pushtetit q\u00eb zot\u00ebron ose presionit q\u00eb mund t\u00eb ushtroj\u00eb mbi drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>Gjykatat civile duhet t\u00eb japin drejt\u00ebsi t\u00eb shpejt\u00eb, profesionale, t\u00eb paanshme dhe t\u00eb pakorruptuar. Pas dhjet\u00eb vitesh reform\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi, nuk mund t\u00eb pranohet q\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjyq\u00ebsore, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn para reform\u00ebs duheshin 3\u20134 vjet, sot t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb deri n\u00eb 16 vjet p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>Duhet pastruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb kapilare Policia e Shtetit, nga maja deri n\u00eb rr\u00ebnj\u00eb, nga drejtues dhe efektiv\u00eb t\u00eb politizuar apo t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprimtari kriminale, nga ata q\u00eb kan\u00eb dhunuar t\u00eb drejtat e qytetar\u00ebve n\u00eb protesta p\u00ebr interesa politike apo kan\u00eb mbrojtur krimin.<\/p>\n<p>Ky vetting duhet t\u00eb b\u00ebhet me mekanizma ligjor\u00eb, hetim, verifikim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi individuale. Policia e Shtetit duhet t\u00eb kthehet nga polici e Kryeministrit dhe e pushtetit, n\u00eb polici t\u00eb qytetarit dhe komunitetit.<\/p>\n<p>Duhet q\u00eb shteti t\u00eb jet\u00eb i drejt\u00eb me qytetarin. Nj\u00eb administrat\u00eb profesioniste duhet t\u00eb zgjidh\u00eb problemet dhe t\u00eb ofroj\u00eb sh\u00ebrbime publike t\u00eb paanshme, pa i detyruar qytetar\u00ebt t\u00eb p\u00ebrplasen me shtetin n\u00eb konflikte t\u00eb gjata gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb alfa e luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit. SPAK duhet t\u00eb jet\u00eb hallka dhe instrumenti i fundit i reagimit penal, jo z\u00ebvend\u00ebsuesi i nj\u00eb shteti q\u00eb duhet t\u00eb funksionoj\u00eb me ligj, profesionaliz\u00ebm dhe integritet n\u00eb \u00e7do nivel.<\/p>\n<p>Duhet garantuar realisht prona private p\u00ebrball\u00eb pushtetit shtet\u00ebror dhe interesave oligarkike. Pronari privat nuk duhet t\u00eb jetoj\u00eb me frik\u00ebn e shtetit apo t\u00eb oligarkut t\u00eb shpallur investitor strategjik.<br \/>\nProna duhet t\u00eb fitoj\u00eb siguri t\u00eb plot\u00eb juridike q\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb mjet t\u00eb fuqish\u00ebm zhvillimi ekonomik.<br \/>\nDuhen shlyer pa vones\u00eb borxhet morale dhe ligjore ndaj:<br \/>\n* Ish-t\u00eb p\u00ebrndjekurve politik\u00eb. Drejt\u00ebsia p\u00ebr krimet e komunizmit nuk mund t\u00eb konsiderohet \u00e7\u00ebshtje e mbyllur. Autor\u00ebt e krimeve kund\u00ebr njer\u00ebzimit, kur ekzistojn\u00eb kushtet ligjore dhe provat, duhet t\u00eb p\u00ebrballen me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>* Pronar\u00ebve t\u00eb shpron\u00ebsuar nga regjimi komunist. Prona duhet t\u2019u kthehet ose t\u00eb kompensohet plot\u00ebsisht, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejt\u00eb dhe efektive.<\/p>\n<p>Duhet garantuar liria ekonomike, liria e sip\u00ebrmarrjes, barazia dhe konkurrenca e lir\u00eb e reale. Oligark\u00ebve duhet t\u2019u priten fijet e kontrollit ekonomik dhe t\u00eb ndikimit t\u00eb privilegjuar mbi vendimmarrjen shtet\u00ebrore. Ekonomia nuk duhet t\u00eb jet\u00eb privilegj i atyre q\u00eb kan\u00eb lidhje me pushtetin.<\/p>\n<p>Arsimi, sh\u00ebndet\u00ebsia dhe mbrojtja sociale jan\u00eb shtylla t\u00eb zhvillimit t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb drejt\u00eb. Investimi n\u00eb to forcon kapitalin njer\u00ebzor, kohezionin shoq\u00ebror dhe t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb, nd\u00ebrsa mbrojtja sociale dhe pensionet e denja garantojn\u00eb siguri dhe dinjitet p\u00ebr \u00e7do brez.<br \/>\nDuhet reform\u00eb q\u00eb media t\u00eb fitoj\u00eb pavar\u00ebsi reale editoriale, duke u mbrojtur nga ndikimi i interesave ekonomike t\u00eb pronar\u00ebve n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre me qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetar\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb garanci ligjore, profesionale dhe ekonomike q\u00eb t\u2019i mbrojn\u00eb nga presioni, censura dhe vet\u00ebcensura. Pa media t\u00eb lir\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb kontroll demokratik t\u00eb pushtetit.<\/p>\n<p>Duhet nj\u00eb korniz\u00eb e re ligjore dhe institucionale p\u00ebr Diaspor\u00ebn, q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb t\u00ebrheqjen e dijes, p\u00ebrvoj\u00ebs, kapitalit njer\u00ebzor dhe investimeve t\u00eb shqiptar\u00ebve jasht\u00eb vendit.<\/p>\n<p>Diaspora, q\u00eb p\u00ebrb\u00ebn pothuaj gjysm\u00ebn e rreth 4,7 milion\u00eb shtetasve shqiptar\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb Regjistrin Komb\u00ebtar t\u00eb Gjendjes Civile, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga \u201cpasurit\u00eb\u201d dhe fuqit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha komb\u00ebtare. Shqip\u00ebria duhet t\u00eb ofroj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb shqiptar\u00ebt t\u00eb kthehen me d\u00ebshir\u00eb n\u00eb atdhe.<\/p>\n<p>Duhet t\u00eb garantohet vota e Diaspor\u00ebs, e lir\u00eb dhe e mbrojtur nga manipulimi, t\u00eb mbrohet p\u00ebrfaq\u00ebsimi politik, si dhe mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb kontribuar dhe investuar n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare, me akses t\u00eb barabart\u00eb, konkurrenc\u00eb t\u00eb ndershme, pa korrupsion, pengesa dhe diskriminim.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebris\u00eb nuk i mjafton ndryshimi i qeveris\u00eb. Duhet nj\u00eb rend kushtetues dhe politik ku asnj\u00eb individ, parti apo grup interesash t\u00eb mos ket\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb kap\u00eb shtetin; ku sovraniteti i popullit t\u00eb jet\u00eb pushtet real dhe jo deklarim formal; ku institucionet t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb qytetarit, pavar\u00ebsisht se kush fiton zgjedhjet.<br \/>\nSh\u00ebnim: Kjo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb list\u00eb shteruese. \u00cbsht\u00eb kredo dhe q\u00ebndrim personal publik, politik dhe qytetar.<\/p>\n<p>Nuk pretendoj se k\u00ebto ndryshime jan\u00eb t\u00eb lehta. Por jam i bindur se pa to, ndryshimi i qeverive nuk do t\u00eb mjaftoj\u00eb n\u00eb afat t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionon shteti.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do rast, ky transformim fillon me largimin e regjimit autokratik t\u00eb Edi Ram\u00ebs, zgjedhje q\u00eb sigurojn\u00eb legjitimitetin e Parlamentit dhe frym\u00eb kompromisi p\u00ebr zbatimin e projektit m\u00eb t\u00eb madh komb\u00ebtar: integrimin sa m\u00eb shpejt n\u00eb BE.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Oerd BYLYKBASHI Protestat e student\u00ebve po shp\u00ebrthejn\u00eb dig\u00ebn e fundit t\u00eb tranzicionit, q\u00eb rrjedh\u00ebn e lir\u00eb t\u00eb demokracis\u00eb e ka kthyer n\u00eb k\u00ebnet\u00ebn e autokracis\u00eb. Regjimi dhe sistemi antikushtetues i Edi Ram\u00ebs duhet t\u00eb rr\u00ebzohet patjet\u00ebr! Por nuk mjafton t\u00eb ndryshoj\u00eb qeveria. Duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb sistemi kushtetues, ligjor, institucional, por edhe realiteti politik q\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":158388,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-158387","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158387","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=158387"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158387\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":158389,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158387\/revisions\/158389"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/158388"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=158387"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=158387"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=158387"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}