{"id":158463,"date":"2026-10-23T10:31:21","date_gmt":"2026-10-23T10:31:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=158463"},"modified":"2026-10-23T10:31:21","modified_gmt":"2026-10-23T10:31:21","slug":"shqiperia-lakuriq-e-zemerimit-kur-perplaset-me-deklaratat-e-ursula-von-der-leyen-dhe-marta-kos","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/23\/shqiperia-lakuriq-e-zemerimit-kur-perplaset-me-deklaratat-e-ursula-von-der-leyen-dhe-marta-kos\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria lakuriq e zem\u00ebrimit kur p\u00ebrplaset me deklaratat e Ursula von der Leyen dhe Marta Kos"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Para pak dit\u00ebsh, n\u00eb Tiran\u00eb ishte p\u00ebr vizit\u00eb presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila foli p\u00ebr p\u00ebrparime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb procesin e integrimit europian. Edhe komisionerja p\u00ebr Zgjerimin, Marta Kos, ka p\u00ebrcjell\u00eb vazhdimisht mesazhe optimizmi p\u00ebr ecurin\u00eb e vendit ton\u00eb drejt Bashkimit Europian. N\u00eb gjuh\u00ebn diplomatike, deklarata t\u00eb tilla mund t\u00eb duken t\u00eb zakonshme, pjes\u00eb e nj\u00eb komunikimi q\u00eb synon t\u00eb inkurajoj\u00eb vendet kandidate dhe t&#8217;u jap\u00eb atyre shpres\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Por \u00e7far\u00eb ndodh vall\u00eb kur kjo gjuh\u00eb optimizmi p\u00ebrplaset me pamjet e nj\u00eb vendi ku student\u00ebt dhe qytetar\u00ebt dalin n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar ndryshim, ku protestuesit p\u00ebrballen me gazin, shkopinjt\u00eb e gom\u00ebs dhe arrestimet, nd\u00ebrsa pushteti sillet sikur z\u00ebri i tyre t\u00eb ishte nj\u00eb shqet\u00ebsim q\u00eb duhet shuar dhe jo nj\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb duhet d\u00ebgjuar?<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje shfaqet Shqip\u00ebria e v\u00ebrtet\u00eb, Shqip\u00ebria lakuriq, e zhveshur nga dekoracionet e ceremonive zyrtare, nga buz\u00ebqeshjet diplomatike dhe nga imazhi i p\u00ebrpunuar me kujdes p\u00ebr t&#8217;u paraqitur para Europ\u00ebs. \u00cbsht\u00eb Shqip\u00ebria q\u00eb nuk mund t\u00eb fshihet pas fasadave t\u00eb kryeqytetit, sepse ka dal\u00eb vet\u00eb n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar se \u00e7far\u00eb ndodh p\u00ebrtej tyre. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb prej vitesh proteston, q\u00eb k\u00ebrkon drejt\u00ebsi, liri, dinjitet dhe nj\u00eb shtet q\u00eb t\u00eb mos sillet si pron\u00eb e atyre q\u00eb e drejtojn\u00eb, por si institucion i qytetar\u00ebve q\u00eb e kan\u00eb krijuar dhe e financojn\u00eb me pun\u00ebn e tyre. Dhe sot, kur student\u00ebt dhe qytetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb largimin e nj\u00eb pushteti q\u00eb ata e konsiderojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr gjendjen e vendit, nuk mund t\u00eb shmanget m\u00eb pabesueshm\u00ebria p\u00ebr cil\u00ebn Shqip\u00ebri flasin drejtuesit europian\u00eb dhe cil\u00ebn Shqip\u00ebri shohin?<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria q\u00eb shfaqet n\u00eb deklaratat e Brukselit nuk p\u00ebrputhet me Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb shfaqet n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs. Nj\u00ebra p\u00ebrshkruhet me gjuh\u00ebn e progresit fantastik, t\u00eb reformave dhe t\u00eb negociatave; tjetra flet me z\u00ebrin e protestuesve, me zem\u00ebrimin e student\u00ebve, me shqet\u00ebsimin e familjeve q\u00eb shohin f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb largohen nga vendi dhe me zhg\u00ebnjimin e qytetar\u00ebve q\u00eb nuk ndihen t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga institucionet e tyre. Nj\u00ebra paraqitet p\u00ebrmes raporteve t\u00eb p\u00ebrpunuara dhe takimeve zyrtare; tjetra shfaqet n\u00eb pamjet q\u00eb nuk mund t\u00eb interpretohen sipas d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb asnj\u00eb zyre diplomatike, sepse ato tregojn\u00eb njer\u00ebz t\u00eb gjall\u00eb, me k\u00ebrkesa konkrete dhe me t\u00eb drejta q\u00eb nuk mund t\u00eb reduktohen n\u00eb sh\u00ebnime fundfaqeje t\u00eb raporteve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria proteston. Prej tremb\u00ebdhjet\u00eb vjet\u00ebsh, shoq\u00ebria shqiptare ka kaluar n\u00ebp\u00ebr val\u00eb t\u00eb ndryshme protestash, pak\u00ebnaq\u00ebsish dhe kund\u00ebrshtimesh ndaj m\u00ebnyr\u00ebs se si qeveriset vendi. Kjo vazhdim\u00ebsi duhet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte nj\u00eb arsye serioze p\u00ebr ta shqyrtuar me kujdes gjendjen e demokracis\u00eb shqiptare, sepse nj\u00eb shoq\u00ebri nuk mund t\u00eb mbetet p\u00ebr kaq gjat\u00eb n\u00eb konflikt me pushtetin pa pasur probleme q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej pak\u00ebnaq\u00ebsive t\u00eb zakonshme politike. Kur protestat p\u00ebrs\u00ebriten, kur largimi i qytetar\u00ebve b\u00ebhet nj\u00eb plag\u00eb e hapur komb\u00ebtare dhe kur brezat e rinj nuk e shohin m\u00eb t\u00eb ardhmen e tyre n\u00eb vendin ku kan\u00eb lindur, nuk mjafton t\u00eb flitet p\u00ebr p\u00ebrparime n\u00eb procesin e integrimit. Duhet t\u00eb thuhet qart\u00eb se \u00e7far\u00eb lloj p\u00ebrparimi \u00ebsht\u00eb ky, kujt i sh\u00ebrben dhe \u00e7far\u00eb ndryshon realisht n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00eb integrimi europian ai q\u00eb vihet n\u00eb dyshim. P\u00ebrkundrazi, Europa mbetet nj\u00eb aspirat\u00eb historike e shqiptar\u00ebve, e lidhur me shpres\u00ebn p\u00ebr institucione funksionale, drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur, liri individuale dhe nj\u00eb shoq\u00ebri ku askush nuk q\u00ebndron mbi ligjin. Por pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb e rrezikshme q\u00eb procesi europian t\u00eb ngat\u00ebrrohet me suksesin politik t\u00eb qeveris\u00eb q\u00eb e administron at\u00eb. Hapja e kapitujve t\u00eb negociatave nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb me hapjen e institucioneve ndaj qytetar\u00ebve; deklaratat p\u00ebr reforma nuk jan\u00eb prova t\u00eb mjaftueshme se demokracia funksionon; dhe fotografit\u00eb e buz\u00ebqeshura t\u00eb drejtuesve europian\u00eb me kryeministrin nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb vler\u00ebsimin e pavarur t\u00eb gjendjes s\u00eb vendit.<\/p>\n<p>K\u00ebtu q\u00ebndron edhe problemi i deklaratave t\u00eb Ursula von der Leyen dhe Marta Kos. Kur ato flasin p\u00ebr p\u00ebrparime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, shqiptar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pyesin se cilat jan\u00eb kriteret me t\u00eb cilat maten k\u00ebto p\u00ebrparime dhe n\u00ebse n\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebrfshihen edhe z\u00ebrat e atyre q\u00eb protestojn\u00eb. A p\u00ebrfshihet n\u00eb k\u00ebt\u00eb pamje studenti q\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb arsim m\u00eb dinjitoz? A p\u00ebrfshihet qytetari q\u00eb k\u00ebrkon drejt\u00ebsi dhe llogaridh\u00ebnie dhe qeveria se p\u00ebrfill? A p\u00ebrfshihet gazetari q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb dokumentoj\u00eb dhun\u00ebn ndaj protestuesve? A p\u00ebrfshihet njeriu q\u00eb, pas vitesh zhg\u00ebnjimi, ka vendosur t\u00eb largohet nga Shqip\u00ebria sepse nuk beson m\u00eb se mund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb k\u00ebtu t\u00eb ardhmen e vet?<\/p>\n<p>N\u00ebse k\u00ebto z\u00ebra nuk d\u00ebgjohen, at\u00ebher\u00eb kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb pamje bosh, por t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar me lule ku kan\u00eb v\u00ebn\u00eb nga nj\u00eb buqet\u00eb edhe disa burokrat\u00eb europian\u00eb, nj\u00eb pamje q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrshtatshme p\u00ebr sukseset diplomatike t\u00eb burokrat\u00ebve, por q\u00eb nuk mjafton p\u00ebr t\u00eb kuptuar realitetin shqiptar. Dhe kur nj\u00eb pamje e paplot\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet p\u00ebr vite me radh\u00eb, ajo rrezikon t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb lloj verb\u00ebrie politike, ku suksesi i shpallur nga qeveria fillon t\u00eb merret si prov\u00eb e suksesit t\u00eb vendit, nd\u00ebrsa pak\u00ebnaq\u00ebsia e shoq\u00ebris\u00eb trajtohet si nj\u00eb problem i brendsh\u00ebm q\u00eb nuk duhet t\u00eb prish\u00eb atmosfer\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Ursula von der Leyen dhe Marta Kos nuk kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb t\u00eb zgjidhin konfliktet politike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe as t&#8217;u diktojn\u00eb shqiptar\u00ebve se k\u00eb duhet t\u00eb mb\u00ebshtesin. Por ato kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb institucionale t\u00eb mos e ngat\u00ebrrojn\u00eb stabilitetin e nj\u00eb qeverie me stabilitetin e demokracis\u00eb, as aft\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb kryeministri p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb mira diplomatike me p\u00ebrmbushjen e standardeve q\u00eb Bashkimi Europian u k\u00ebrkon vendeve kandidate. Mb\u00ebshtetja europiane duhet t&#8217;i sh\u00ebrbej\u00eb transformimit demokratik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, jo t\u00eb kthehet, me dashje apo pa dashje, n\u00eb nj\u00eb mburoj\u00eb politike p\u00ebr pushtetin.<\/p>\n<p>Prandaj, sot nuk mjafton q\u00eb Brukseli t\u00eb shoh\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrmes syve t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare. Duhet ta shoh\u00eb edhe p\u00ebrmes syve t\u00eb student\u00ebve q\u00eb protestojn\u00eb, t\u00eb qytetar\u00ebve q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb llogaridh\u00ebnie dhe t\u00eb atyre q\u00eb nuk pranojn\u00eb ta konsiderojn\u00eb heshtjen si form\u00ebn e vetme t\u00eb siguris\u00eb. Duhet ta shoh\u00eb p\u00ebrmes pamjeve t\u00eb rrug\u00ebs, jo vet\u00ebm p\u00ebrmes protokollit; p\u00ebrmes realitetit t\u00eb institucioneve, jo vet\u00ebm p\u00ebrmes raporteve t\u00eb suksesit; p\u00ebrmes jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve, jo vet\u00ebm p\u00ebrmes fjalimeve t\u00eb drejtuesve politik\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb Edi Rama. Shqip\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb imazhi q\u00eb kryeministri nd\u00ebrton p\u00ebr veten dhe as fotografia q\u00eb ai d\u00ebshiron t&#8217;i p\u00ebrcjell\u00eb bot\u00ebs. Ajo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr se pushteti i dit\u00ebs: \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria q\u00eb punon, student\u00ebt q\u00eb m\u00ebsojn\u00eb, qytetar\u00ebt q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb drejt\u00ebsi dhe brezat q\u00eb duan t\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb vendin e tyre pa u detyruar t\u00eb zgjedhin mes dinjitetit dhe largimit.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse protestat e sotme po e nxjerrin lakuriq Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebrpara syve t\u00eb Europ\u00ebs, ato po zbulojn\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe kufijt\u00eb e diplomacis\u00eb q\u00eb k\u00ebnaqet me deklaratat e veta. Fjal\u00ebt p\u00ebr p\u00ebrparime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme nuk mund ta zhb\u00ebjn\u00eb at\u00eb q\u00eb shohin syt\u00eb e qytetar\u00ebve, as ta bindin nj\u00eb student se realiteti i tij nuk \u00ebsht\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb, vet\u00ebm sepse nj\u00eb zyrtare e lart\u00eb europiane ka vler\u00ebsuar pozitivisht ecurin\u00eb e vendit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im KULLA Para pak dit\u00ebsh, n\u00eb Tiran\u00eb ishte p\u00ebr vizit\u00eb presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila foli p\u00ebr p\u00ebrparime t\u00eb jasht\u00ebzakonshme t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb procesin e integrimit europian. Edhe komisionerja p\u00ebr Zgjerimin, Marta Kos, ka p\u00ebrcjell\u00eb vazhdimisht mesazhe optimizmi p\u00ebr ecurin\u00eb e vendit ton\u00eb drejt Bashkimit Europian. N\u00eb gjuh\u00ebn diplomatike, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":158464,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-158463","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158463","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=158463"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158463\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":158465,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158463\/revisions\/158465"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/158464"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=158463"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=158463"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=158463"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}