{"id":158556,"date":"2026-10-23T20:24:55","date_gmt":"2026-10-23T20:24:55","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=158556"},"modified":"2026-10-23T20:26:04","modified_gmt":"2026-10-23T20:26:04","slug":"zgjedhjet-ne-serbi-crta-vucic-ndaj-1-miliarde-euro-per-blerjen-e-votave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/23\/zgjedhjet-ne-serbi-crta-vucic-ndaj-1-miliarde-euro-per-blerjen-e-votave\/","title":{"rendered":"Zgjedhjet n\u00eb Serbi\/ CRTA: Vu\u00e7i\u00e7 ndau 1 miliard\u00eb euro p\u00ebr blerjen e votave"},"content":{"rendered":"<p><strong>Enver ROBELI<\/strong><\/p>\n<p><em>Pas gati dy dekadave n\u00eb pushtet Aleksandar Vu\u00e7iqi k\u00ebt\u00eb t\u00eb diele p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb konkurrenc\u00eb t\u00eb fuqishme politike.<\/em><\/p>\n<p>Mom\u00e7illo Marjanoviq, ish-an\u00ebtar i partis\u00eb serbe n\u00eb pushtet, SNS, s\u00eb fundi i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb Rrjetit Ballkanik t\u00eb Gazetaris\u00eb Hulumtuese (BIRN). Ajo q\u00eb tregoi Marjanoviq nuk \u00ebsht\u00eb befasi e madhe, por gjithsesi \u00ebsht\u00eb konfirmim i m\u00ebnyr\u00ebs se si funksionon regjimi i Aleksandar Vu\u00e7iqit, i cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet q\u00eb nga viti 2012. Sipas Marjanoviqit, pushteti angazhonte demonstrues q\u00eb paguheshin nga arka e shtetit p\u00ebr t\u2019iu kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb protestave t\u00eb student\u00ebve dhe opozit\u00ebs politike, por edhe huligan\u00eb p\u00ebr t\u00eb rrahur kritik\u00ebt dhe aktivist\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vota. N\u00eb situata t\u00eb acaruara angazhoheshin edhe kriminel\u00eb. \u201cNe organizonim njer\u00ebz nga qytete t\u00eb tjera, q\u00eb\u2026 t\u00eb infiltroheshin mes tyre (student\u00ebve), q\u00eb t\u00eb sulmonin policin\u00eb dhe t\u00eb hidhnin gur\u00eb e mjete piroteknike ndaj saj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb pastaj t\u00eb mund t\u00eb faj\u00ebsoheshin student\u00ebt\u201d, tregoi, nd\u00ebr t\u00eb tjera, Marjanoviqi.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shembull tjet\u00ebr: Senad Malkiq nga \u00c7a\u00e7aku, i cili p\u00ebr shtat\u00eb vjet punoi n\u00eb nd\u00ebrmarrjen publike komunale \u201cKomunalac\u201d, humbi vendin e pun\u00ebs sepse refuzoi t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb mitingjet e Partis\u00eb P\u00ebrparimtare Serbe t\u00eb Vu\u00e7iqit.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e kaluara &#8211; p\u00ebr shembull, n\u00eb Beograd &#8211; regjimi solli mij\u00ebra njer\u00ebz, duke i regjistruar n\u00eb adresa t\u00eb reja dhe duke i futur n\u00eb regjistrat zgjedhor\u00eb. Vu\u00e7iq luajti po ashtu rolin e babadimrit, duke shp\u00ebrndar\u00eb para: m\u00eb 2022 ndau 400 milion\u00eb euro nga arka shtet\u00ebrore. Sivjet, sipas organizat\u00ebs joqeveritare CRTA, pushteti ka ndar\u00eb 1 miliard euro &#8211; praktikisht secili qytetar ka marr\u00eb nga 50 euro, me sugjerimin propagandistik se k\u00ebto para vijn\u00eb nga Vu\u00e7iqi personalisht. Rreziku \u00ebsht\u00eb i madh q\u00eb k\u00ebto sh\u00ebmti t\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten edhe dit\u00ebn e zgjedhjeve, ndon\u00ebse k\u00ebsaj radhe vigjilenca \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb organizimit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Sipas ekonomistit \u00e7ek Jan Ruzhi\u00e7ka q\u00eb nga viti 2007, n\u00eb Serbi kan\u00eb hyr\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 55 miliard\u00eb euro investime t\u00eb huaja t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta. Mes viteve 2018 dhe 2024, ekonomia u rrit mesatarisht me 3,6 p\u00ebr qind n\u00eb vit, m\u00eb shpejt sesa pjesa m\u00eb e madhe e BE-s\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e vjet\u00ebr, si dhe m\u00eb shpejt sesa pjesa tjet\u00ebr e Ballkanit Per\u00ebndimor dhe shtetet an\u00ebtare m\u00eb t\u00eb reja. \u201cQ\u00eb nga viti 2012, PBB-ja nominale pothuajse \u00ebsht\u00eb trefishuar, nga 35 n\u00eb rreth 97 miliard\u00eb euro k\u00ebt\u00eb vit. E matur sipas fuqis\u00eb bler\u00ebse, Serbia \u00ebsht\u00eb ngjitur nga 36 n\u00eb 52 p\u00ebr qind t\u00eb mesatares s\u00eb BE-s\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ndon\u00ebse supozohet se diaspora serbe num\u00ebron mbi 4 milion\u00eb pjes\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr zgjedhjet e s\u00eb diel\u00ebs n\u00eb Serbi jan\u00eb regjistruar vet\u00ebm 102\u2019147 persona p\u00ebr t\u00eb votuar jasht\u00eb vendit. Diaspora \u00ebsht\u00eb mjaft kritike ndaj regjimit t\u00eb Vu\u00e7iqit, andaj ai ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb penguar pjes\u00ebmarrjen n\u00eb zgjedhje t\u00eb m\u00ebrgimtar\u00ebve serb\u00eb. Ata mund t\u00eb votojn\u00eb vet\u00ebm dit\u00ebn e zgjedhjeve, n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsit\u00eb diplomatike e konsullore serbe dhe vet\u00ebm gjat\u00eb orarit kur jan\u00eb t\u00eb hapura qendrat e votimit n\u00eb Serbi, nga ora 7:00 deri n\u00eb 20:00. Kjo ka efektin absurd q\u00eb serb\u00ebt q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb SHBA dhe Australi duhet t\u00eb votojn\u00eb gjat\u00eb nat\u00ebs. Ambasada e Serbis\u00eb n\u00eb Otav\u00eb t\u00eb Kanadas\u00eb njofton n\u00eb faqen e saj t\u00eb internetit se atje mund t\u00eb votohet nga ora 2:00 e m\u00ebngjesit deri n\u00eb 15:00.<\/p>\n<p><strong>3.<\/strong><strong>Pse Vu\u00e7iq kandidon p\u00ebr postin e kryeministrit?<\/strong><\/p>\n<p>M\u00eb 1 n\u00ebntor 2024, n\u00eb Novi Sad, qytetin e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb Serbis\u00eb, u shemb streha e stacionit hekurudhor t\u00eb saporinovuar. N\u00ebn rr\u00ebnojat q\u00eb peshonin me tonelata mbet\u00ebn dhjet\u00ebra njer\u00ebz; 16 prej tyre humb\u00ebn jet\u00ebn. Nj\u00eb nga viktimat ishte Stefani, djali 27-vje\u00e7ar i Dijana Hrk\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb n\u00ebn\u00eb nuk ka asnj\u00eb dyshim se kush e mban p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb: presidenti (i at\u00ebhersh\u00ebm) Aleksandar Vu\u00e7iq dhe sistemi q\u00eb ai ka krijuar. Sipas saj, punimet e kryera shkel e shko, mungesa e kontrolleve nga autoritetet shtet\u00ebrore, klientelizmi dhe korrupsioni ua mor\u00ebn jet\u00ebn njer\u00ebzve t\u00eb pafajsh\u00ebm. Q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb, mij\u00ebra njer\u00ebz n\u00eb Serbi &#8211; t\u00eb prir\u00eb nga student\u00ebt &#8211; kan\u00eb protestuar kund\u00ebr regjimit, kan\u00eb k\u00ebrkuar p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe zgjedhje t\u00eb lira. Vu\u00e7iq \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrp\u00ebrgjigjur me represion dhe antimitingje. Meq\u00eb n\u00eb pranver\u00ebn e ardhshme do t\u2019i mbaronte mandati si president dhe nuk do t\u00eb kishte m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb rikandidonte, ai vendosi t\u00eb dor\u00ebzonte postin para kohe dhe t\u00eb shpallte zgjedhje t\u00eb parakohshme parlamentare p\u00ebr dat\u00ebn 25 tetor 2026. N\u00eb k\u00ebto zgjedhje ai kandidon p\u00ebr postin e kryeministrit. Duke qen\u00eb personifikim i liderit autokrat dhe shembull edhe p\u00ebr autokrat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb rajonit, Vu\u00e7iq ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb rrjet t\u00eb gjer\u00eb klientelist, t\u00eb cilin d\u00ebshiron ta mbaj\u00eb patjet\u00ebr n\u00eb pushtet. Si\u00e7 thot\u00eb profesori Florian Bieber n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb me gazet\u00ebn gjermane \u201cS\u00fcddeutsche Zeitung\u201d: \u201cAi (Vu\u00e7iq) ka nd\u00ebrtuar nj\u00eb piramid\u00eb pushteti, brenda s\u00eb cil\u00ebs shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb rrethit t\u00eb tij p\u00ebrfitojn\u00eb ekonomikisht dhe politikisht. Zbardhja e t\u00eb gjitha akuzave p\u00ebr korrupsion, e lidhjeve me krimin e organizuar dhe e keqp\u00ebrdorimit t\u00eb shtetit p\u00ebr q\u00ebllime partiake do ta vinte pa dyshim n\u00eb pozit\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Humbja e pushtetit do t\u00eb p\u00ebrb\u00ebnte k\u00ebrc\u00ebnim jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb, por edhe p\u00ebr rrethin e tij\u201d.<\/p>\n<p><strong>4.<\/strong><strong>A mund ta sfidoj\u00eb Lista Studentore Vu\u00e7iqin?<\/strong><\/p>\n<p>Sipas anketave, Lista Studentore prin me 45 p\u00ebr qind, nd\u00ebrsa SNS e Vu\u00e7iqit mbetet 10 pik\u00eb p\u00ebrqindjeje prapa. Lista Studentore p\u00ebrb\u00ebhet nga persona pa p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb madhe politike apo nga t\u00eb till\u00eb q\u00eb s\u2019kan\u00eb fare p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb politik\u00eb. Ideja e krijuesve t\u00eb k\u00ebsaj liste ka qen\u00eb q\u00eb para popullit t\u00eb dalin me ofert\u00ebn p\u00ebr ndryshim radikal t\u00eb sistemit dhe nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb, sipas tyre, b\u00ebhet vet\u00ebm me njer\u00ebz t\u00eb rinj, t\u00eb panjollosur nga sistemi i deritanish\u00ebm politik. List\u00ebs Studentore i prin Ilija S\u00ebrdanoviq, nj\u00eb kardiolog i njohur nga Novi Sadi dhe aktivist shum\u00ebvje\u00e7ar p\u00ebr mbrojtjen e ambientit jo vet\u00ebm n\u00eb Serbi, por edhe n\u00eb Mal t\u00eb Zi. Regjimi e akuzon S\u00ebrdanoviqin se \u00ebsht\u00eb \u201cmjek familjar\u201d i Millo Gjukanoviqit, kryetarit shum\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb Malit t\u00eb Zi, t\u00eb cilin e urrejn\u00eb nacionalist\u00ebt serb\u00eb p\u00ebr shkak se m\u00eb 2006 riktheu pavar\u00ebsin\u00eb e Malit t\u00eb Zi, prej s\u00eb cil\u00ebs kishte hequr dor\u00eb \u201cKuvendi i Podgoric\u00ebs\u201d n\u00eb vitin 1918 me vendimin p\u00ebr t\u2019u bashkuar me Mbret\u00ebrin\u00eb Serbe dhe m\u00eb von\u00eb jugosllave. Gjat\u00eb fushat\u00ebs elektorale, S\u00ebrdanoviq ka refuzuar \u00e7do debat t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me Vu\u00e7iqin. Ky i fundit, n\u00eb p\u00ebrpjekjen e d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr protagoniz\u00ebm, inskenoi nj\u00eb \u201cdebat\u201d me S\u00ebrdanoviqin, duke vendosur mbi nj\u00eb karrige nj\u00eb portret t\u00eb S\u00ebrdanoviqit dhe nj\u00eb gur q\u00eb zakonisht p\u00ebrdoret p\u00ebr t\u00eb shtypur turshit\u00eb e lakr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>5.<\/strong><strong>Cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebndrimi i partive ndaj Kosov\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Partia e Vu\u00e7iqit, SNS, pothuajse t\u00eb gjith\u00eb fushat\u00ebn e ka orientuar kund\u00ebr fqinjve. N\u00eb fjalimet e tij, autokrati serb ka akuzuar kryeministrin e Kosov\u00ebs Albin Kurti, kryeministrin e Kroacis\u00eb Andrej Plenkoviq dhe kryeministrin e MAlit t\u00eb Zi Millojko Spajiq se angazhohen p\u00ebr ardhjen n\u00eb pushtet t\u00eb List\u00ebs Studentore, p\u00ebrkrah\u00ebsit e s\u00eb cil\u00ebs i quan \u201cbllokader\u00eb\u201d. D\u00ebshmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk ka ofruar. Vu\u00e7iq edhe k\u00ebsaj radhe ka recituar vargun se \u201cKosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Serbis\u00eb\u201d dhe \u00ebsht\u00eb krenuar se nuk i ka vendosur sanksione Rusis\u00eb, si\u00e7 ka k\u00ebrkuar BE-ja.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket Kosov\u00ebs, student\u00ebt nuk mbajn\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ndrysh\u00ebm nga ai i Vu\u00e7iqit. Edhe ata pretendojn\u00eb se Kosova \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb dhe se nj\u00eb zgjidhje e q\u00ebndrueshme mund t\u00eb arrihet \u201cvet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet rrug\u00ebs paq\u00ebsore, p\u00ebrmes dialogut, n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn e Serbis\u00eb, Rezolut\u00ebn 1244 t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Sigurimit t\u00eb OKB-s\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare\u201d. K\u00ebt\u00eb ver\u00eb student\u00ebt publikuan \u201cMemorandumin p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe Metohin\u00eb\u201d, ku thuhet: \u201cKosova dhe Metohia jan\u00eb pjes\u00eb e patjet\u00ebrsueshme dhe p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse e Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb. Ky fakt nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb kategori kushtetuese, por nj\u00eb imperativ historik dhe moral, thelbi i t\u00eb cilit nuk \u00ebsht\u00eb objekt negociatash\u201d. N\u00eb pik\u00ebn e tret\u00eb t\u00eb \u201cMemorandumit\u201d theksohet se \u201csi popull i pjekur dhe me histori, jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm se \u00e7\u00ebshtja e Kosov\u00ebs dhe Metohis\u00eb nuk mund t\u00eb zgjidhet n\u00eb izolim, por vet\u00ebm brenda dinamikave t\u00eb nd\u00ebrlikuara t\u00eb bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Serbia duhet t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive dhe konstruktive me t\u00eb gjitha organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebrkat\u00ebse, duke i njohur si partnere t\u00eb domosdoshme n\u00eb gjetjen e zgjidhjes m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme dhe t\u00eb q\u00ebndrueshme, brenda kuadrit t\u00eb Kushtetut\u00ebs s\u00eb saj\u201d. Kryesuesi i list\u00ebs studentore \u201cStudent\u00ebt fitojn\u00eb\u201d, Ilija S\u00ebrdanoviq, deklaroi p\u00ebr BBC-n\u00eb se \u201cq\u00ebndrimi i List\u00ebs Studentore p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebrcaktohet nga Kushtetuta e Serbis\u00eb dhe asnj\u00eb organizat\u00eb politike nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta ndryshoj\u00eb at\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>6.<\/strong><strong>\u00c7far\u00eb mund t\u00eb pritet pas s\u00eb diel\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>Profesori Florian Bieber, n\u00eb intervist\u00ebn p\u00ebr \u201cS\u00fcdduetsche Zeitung\u201d, parashikon se \u201crezultati mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i ngusht\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, manipulimet zgjedhore, q\u00eb me gjas\u00eb do t\u00eb ndodhin, do t\u00eb kishin ndikim krejt konkret n\u00eb rezultat. Kjo, nga ana tjet\u00ebr, e rrit mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb pas shpalljes s\u00eb rezultateve t\u00eb ket\u00eb s\u00ebrish protesta. \u00cbsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebt t\u00eb shpallin fitoren dhe Serbia t\u00eb hyj\u00eb m\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb pasigurie t\u00eb madhe\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Enver ROBELI Pas gati dy dekadave n\u00eb pushtet Aleksandar Vu\u00e7iqi k\u00ebt\u00eb t\u00eb diele p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb do t\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb konkurrenc\u00eb t\u00eb fuqishme politike. Mom\u00e7illo Marjanoviq, ish-an\u00ebtar i partis\u00eb serbe n\u00eb pushtet, SNS, s\u00eb fundi i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb Rrjetit Ballkanik t\u00eb Gazetaris\u00eb Hulumtuese (BIRN). Ajo q\u00eb tregoi Marjanoviq nuk \u00ebsht\u00eb befasi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":158557,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[38],"tags":[],"class_list":["post-158556","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-bota"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158556","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=158556"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158556\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":158560,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158556\/revisions\/158560"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/158557"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=158556"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=158556"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=158556"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}