{"id":158950,"date":"2026-10-28T09:10:52","date_gmt":"2026-10-28T09:10:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=158950"},"modified":"2026-10-28T09:23:21","modified_gmt":"2026-10-28T09:23:21","slug":"rama-fisko-2027-si-i-masakron-qytetaret-dhe-biznesin-me-taksa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/28\/rama-fisko-2027-si-i-masakron-qytetaret-dhe-biznesin-me-taksa\/","title":{"rendered":"Rama-fisko 2027: si i masakron qytetar\u00ebt dhe biznesin me taksa!"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Nga 1 janari 2027, p\u00ebr shkak t\u00eb paket\u00ebs fiskale 2027 t\u00eb sektit Rama n\u00eb pushtet, e cila do t\u00eb miratohet nga mazhoranca me diktatin e kartonit, qytetar\u00ebt dhe mbi 17 mij\u00eb biznese t\u00eb vogla do t\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb ndryshim t\u00eb ndjesh\u00ebm negativ t\u00eb taksave t\u00eb tyre.<br \/>\nRritja e TVSH-s\u00eb nga 20% n\u00eb 21% do t\u00eb ndikoj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb tatimin mbi furnizimet q\u00eb i n\u00ebnshtrohen norm\u00ebs standarde. Ulja e pragut nga 10 n\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr bizneset e vogla q\u00eb nuk paguajn\u00eb Tatimin mbi Vler\u00ebn e Shtuar(TVSH) do t\u00eb zgjeroj\u00eb grupin e bizneseve t\u00eb detyruara t\u00eb regjistrohen n\u00eb TVSH, duke sjell\u00eb detyrime t\u00eb reja administrative dhe ndryshime n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e menaxhimit t\u00eb \u00e7mimeve dhe kostove.<br \/>\nN\u00eb praktik\u00eb, nga 1 janari 2027, qytetar\u00ebt dhe bizneset shqiptare do t\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb rritje t\u00eb ndjeshme t\u00eb barr\u00ebs fiskale p\u00ebr ta. Por \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndryshoj\u00eb konkretisht?<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-158955\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/tab-1-300x180.png\" alt=\"\" width=\"380\" height=\"228\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/tab-1-300x180.png 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/tab-1-768x460.png 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2026\/10\/tab-1.png 1024w\" sizes=\"auto, (max-width: 380px) 100vw, 380px\" \/><\/p>\n<p>Tabela e m\u00ebsip\u00ebrme, e sintetizuar nga revista profesionale ekonomike \u201cMonitor\u201d, v\u00ebrteton se si shtohet TVSH-ja p\u00ebr gjithshka tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 ushqimeve. Kjo do t\u00eb thot\u00eb rritje e \u00e7mimit t\u00eb karburanteve, energjis\u00eb, ujit, dhe \u00e7do produkti apo sh\u00ebrbimi n\u00eb treg, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ushqim baz\u00eb. Kjo l\u00ebvizje e rrit barr\u00ebn e taksave p\u00ebr qytetar\u00eb dhe sip\u00ebrmarr\u00ebs me 10.6 miliard\u00eb lek\u00eb, ose 117 milion\u00eb euro.<br \/>\nGjithashtu, shtrenjtohen pushimet dhe hotelet. Shkalla e reduktuar p\u00ebr sh\u00ebrbimet e akomodimit n\u00eb strukturat hoteliere, agroturiz\u00ebm dhe hotelet me pes\u00eb yje (status special) rritet nga 6% n\u00eb 10%. Ky ndryshim e r\u00ebndon barr\u00ebn e taksave p\u00ebr qytetar\u00ebt me 6.76 milion\u00eb euro shtes\u00eb n\u00eb vit<br \/>\n<strong><em>I. Si masakrohen profesionist\u00ebt e lir\u00eb!<\/em><\/strong><br \/>\nMe Rama-fisko 2027, pragu i p\u00ebrfshirjes n\u00eb skem\u00ebn e TVSH-s\u00eb ulet nga 10 milion\u00eb lek\u00eb xhiro vjetore q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht, n\u00eb 5 milion\u00eb lek\u00eb duke filluar nga 1 janari i vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm. Kjo mas\u00eb detyron rreth 17,516 biznese t\u00eb paguajn\u00eb TVSH, duke e r\u00ebnduar barr\u00ebn fiskale p\u00ebr bizneset e vogla me rreth 50 milion\u00eb euro n\u00eb vit.<br \/>\nVe\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb ekspozuara jan\u00eb profesionet e lira, ku pjesa m\u00eb e madhe e t\u00eb ardhurave vjen nga puna dhe sh\u00ebrbimi profesional, nd\u00ebrsa blerjet e mallrave dhe sh\u00ebrbimeve t\u00eb kreditueshme p\u00ebr TVSH-n\u00eb jan\u00eb t\u00eb kufizuara. K\u00ebtu hyjn\u00eb mjek\u00ebt, avokat\u00ebt, dentist\u00ebt, gazetar\u00ebt free lance, p\u00ebrkthyesit dhe krijuesit e pavarur, elektri\u00e7ist\u00ebt, hidraulik\u00ebt, murator\u00ebt dhe marangoz\u00ebt, riparuesit, teknik\u00ebt dhe profesionist\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuar.<br \/>\nK\u00ebto profesione, p\u00ebr nga natyra e biznesit, nuk kan\u00eb blerje dhe pothuajse e gjith\u00eb TVSH u shkon drejt\u00ebp\u00ebrdrejt\u00eb si taks\u00eb mbi xhiron! K\u00ebta 17,516 t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuar p\u00ebrballen me frenim t\u00eb fort\u00eb t\u00eb aktivitetit, ose falimentim t\u00eb sigurt\u00eb, pasi, ose do t\u00eb duhet t\u2019ia kalojn\u00eb TVSH-n\u00eb klientit, duke rritur \u00e7mimin p\u00ebrfundimtar dhe pak\u00ebsuar keqazi klientel\u00ebn, ose t\u00eb ulin shpenzimet ose t\u00eb ardhurat e veta, p\u00ebr t\u00eb kompensuar barr\u00ebn e re tatimore, ose t\u00eb kufizoj\u00eb aktivitetin, t\u00eb punoj\u00eb m\u00eb pak dhe t\u00eb shtyjn\u00eb investimet.<br \/>\n<em><strong>II. Cunam taksash mbi biznesin<\/strong><\/em><br \/>\nTatimi mbi Fitimin e Korporatave (biznesi i madh) rritet nga 15% q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht, n\u00eb 17% me Rama-fisko 2027. Ky ndryshim e rrit barr\u00ebn e taksave me rreth 55 milion\u00eb euro n\u00eb vit p\u00ebr biznesin.<br \/>\nTatimi mbi dividentin rritet nga 8% q\u00eb \u00ebsht\u00eb aktualisht, n\u00eb 15% duke filluar nga 1 janari 2027 dhe unifikohet k\u00ebshtu me t\u00eb gjitha t\u00eb ardhurat e tjera pasive nga investimet (interesat, qirat\u00eb etj.)<br \/>\nKjo rritje do t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb barr\u00ebn fiskale p\u00ebr biznesin shqiptar dhe t\u00eb huaj tek ne me 33.5 milion\u00eb euro t\u00eb tjera n\u00eb vit.<br \/>\nRritja e Tatimit mbi Fitimin e Korporatave nga 15% n\u00eb 17% dhe e tatimit mbi dividentin nga 8% n\u00eb 15%, sipas ndryshimeve t\u00eb parashikuara n\u00eb Paket\u00ebn Fiskale 2027, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb shtim t\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb barr\u00ebs fiskale p\u00ebr biznesin shqiptar dhe investitor\u00ebt e huaj k\u00ebtu, q\u00eb do t\u00eb gjeneroj\u00eb nj\u00eb largim masiv t\u00eb tyre nga vendi.<br \/>\nBarra shtes\u00eb fiskale arrin n\u00eb rreth 88,5 milion\u00eb euro n\u00eb vit! K\u00ebto ndryshimet ngrejn\u00eb pik\u00ebpyetje serioze mbi konkurrueshm\u00ebrin\u00eb fiskale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, klim\u00ebn e investimeve dhe nxitjen e sip\u00ebrmarrjes p\u00ebr t\u00eb riinvestuar fitimet n\u00eb ekonomin\u00eb ton\u00eb.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb ekonomi q\u00eb synon t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb investime t\u00eb huaja, t\u00eb zgjeroj\u00eb baz\u00ebn prodhuese dhe t\u00eb rris\u00eb produktivitetin, politika e tatimit mbi fitimin dhe dividentin ka nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi strategjike.<br \/>\nInvestitor\u00ebt e zgjedhin nj\u00eb vend edhe nga niveli i tatimeve. Norma fiskale ndikon drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb kthimin neto t\u00eb investimit dhe mund t\u00eb b\u00ebhet vendimtare, kur vendet konkurrente ofrojn\u00eb kushte t\u00eb ngjashme. Rritja e tatimit mbi fitimin n\u00eb 17% dhe e tatimit mbi dividentin n\u00eb 15% sjell uljen e fitimit neto t\u00eb kompanive, duke pak\u00ebsuar burimet e disponueshme p\u00ebr investime t\u00eb reja, rritjen e kostos s\u00eb kapitalit, pasi investitor\u00ebt do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb kthim m\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb kompensuar barr\u00ebn fiskale, si dhe shtyrjen e investimeve, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sektor\u00ebt ku projektet k\u00ebrkojn\u00eb kapital t\u00eb madh dhe kan\u00eb periudha t\u00eb gjata kthimi.<br \/>\nNga ana tjet\u00ebr, rritja e tatimit mbi dividentin dekurajon riinvestimin.<br \/>\nKur nj\u00eb kompani mban fitimet brenda aktivitetit, ajo mund t&#8217;i p\u00ebrdor\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb makineri, p\u00ebr t\u00eb zgjeruar kapacitetet, p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb teknologji, p\u00ebr t\u00eb trajnuar punonj\u00ebsit ose p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb tregje t\u00eb reja. Kur fitimi shp\u00ebrndahet si divident, aksionar\u00ebt paguajn\u00eb tatimin p\u00ebrkat\u00ebs mbi shp\u00ebrndarjen. Rritja e norm\u00ebs s\u00eb dividentit e b\u00ebn shp\u00ebrndarjen e fitimeve m\u00eb pak t\u00ebrheq\u00ebse. Kjo ndikon tejet negativisht mbi investimet private, formimin e kapitalit t\u00eb ri dhe krijimin e vendeve t\u00eb reja t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p><strong><em>xxx<\/em><\/strong><br \/>\nSipas p\u00ebrllogaritjeve t\u00eb bazuara n\u00eb shifrat zyrtare t\u00eb paket\u00ebs s\u00eb re fiskale, efekti negativ neto i saj, i cili do t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb mbi xhepat e qytetar\u00ebve dhe mbi biznesin shkon n\u00eb mbi 111 milion\u00eb euro n\u00eb vit!<br \/>\nKy bilanc tregon se rritja masive e taksave mbi kapitalin dhe konsumin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm e tejkalon ndjesh\u00ebm leht\u00ebsimin e marr\u00eb nga ulja e TVSH-s\u00eb p\u00ebr ushqimet e shport\u00ebs dhe e tatimit mbi t\u00eb ardhurat p\u00ebr pagat e mesme.<br \/>\nNdryshe nga sa do t\u00eb bu\u00e7as\u00eb propoganda e Rama-fisko 2027, kjo paket\u00eb fiskale thjesht i masakron qytetar\u00ebt dhe biznesin me taksa!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Nga 1 janari 2027, p\u00ebr shkak t\u00eb paket\u00ebs fiskale 2027 t\u00eb sektit Rama n\u00eb pushtet, e cila do t\u00eb miratohet nga mazhoranca me diktatin e kartonit, qytetar\u00ebt dhe mbi 17 mij\u00eb biznese t\u00eb vogla do t\u00eb p\u00ebrballen me nj\u00eb ndryshim t\u00eb ndjesh\u00ebm negativ t\u00eb taksave t\u00eb tyre. Rritja e TVSH-s\u00eb nga 20% &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":73556,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-158950","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158950","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=158950"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158950\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":158956,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158950\/revisions\/158956"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/73556"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=158950"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=158950"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=158950"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}