{"id":158957,"date":"2026-10-28T09:27:22","date_gmt":"2026-10-28T09:27:22","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=158957"},"modified":"2026-10-28T09:27:22","modified_gmt":"2026-10-28T09:27:22","slug":"nje-dore-jep-tjetra-merr-dhe-te-dyja-jane-te-qeverise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/28\/nje-dore-jep-tjetra-merr-dhe-te-dyja-jane-te-qeverise\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb dor\u00eb jep, tjetra merr, dhe t\u00eb dyja jan\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb!"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Irena BEQIRAJ<\/strong><\/p>\n<p>\u2018TVSH-ja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb taks\u00eb konsumi, ndaj ulja e saj n\u00eb 6% do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb uljen e \u00e7mimeve t\u00eb produkteve t\u00eb konsumit, duke p\u00ebrfituar k\u00ebshtu m\u00eb s\u00eb shumti shtresat e varfra. Kjo mas\u00eb do t\u00eb rris\u00eb konsumin, do t\u2019i jap\u00eb frym\u00ebmarrje biznesit dhe ekonomis\u00eb.\u2019<\/p>\n<p>Sa mir\u00eb! Ulim TVSH-n\u00eb, ulen \u00e7mimet, rritet konsumi, lul\u00ebzon biznesi dhe fitojn\u00eb t\u00eb varfrit! Nj\u00eb mrekulli ekonomike ku t\u00eb gjith\u00eb fitojn\u00eb dhe askush nuk humbet.<\/p>\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb se ekonomia nuk funksionon si shkenc\u00eb universale ku dy plus dy b\u00ebjn\u00eb kat\u00ebr, edhe tre minus 1 b\u00ebjn\u00eb dy . N\u00eb ekonomi, ulja e nj\u00eb takse nuk p\u00ebrkthehet automatikisht n\u00eb uljen e \u00e7mimit. \u00c7mimet nuk p\u00ebrcaktohen vet\u00ebm nga taksat. Ato p\u00ebrcaktohen edhe nga konkurrenca, fuqia e tregut, elasticiteti i k\u00ebrkes\u00ebs, kostot dhe, mbi t\u00eb gjitha, nga sjellja e njer\u00ebzve q\u00eb marrin vendimet ekonomike.<\/p>\n<p>Ekonomia \u00ebsht\u00eb shkenc\u00eb kontekstuale. Dhe konteksti shqiptar, me problemet e konkurrenc\u00ebs dhe p\u00ebrqendrimit t\u00eb tregjeve, nuk mund t\u00eb injorohet.<\/p>\n<p>N\u00eb studimin \u2018What Goes Up May Not Come Down\u2019, ekonomist\u00ebt Youssef Benzarti, Dorian Carloni, Jarkko Harju dhe Tuomas Kosonen analizuan transmetimin e ndryshimeve t\u00eb TVSH-s\u00eb n\u00eb \u00e7mimet e konsumit n\u00eb tregjet europiane.<\/p>\n<p>Rezultati ishte ve\u00e7an\u00ebrisht dometh\u00ebn\u00ebs: rritjet e TVSH-s\u00eb transmetoheshin te \u00e7mimet shpejt edhe plot\u00ebsisht tek cmimet nd\u00ebrsa ulja. Sipas vler\u00ebsimeve t\u00eb cituara n\u00eb studim, vet\u00ebm rreth 13% e uljes s\u00eb TVSH-s\u00eb reflektoheshin n\u00eb \u00e7mime nd\u00ebrsa rritjet e TVSH-s\u00eb transmetoheshin plot\u00ebsisht tek konsumator\u00ebt.<\/p>\n<p>Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, kur shteti ul TVSH-n\u00eb, nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e p\u00ebrfitimit mund t\u00eb mbetet te biznesi. Kur shteti e rrit TVSH , konsumatori ka shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr gjasa ta paguaj\u00eb t\u00eb plot\u00eb rritjen.<\/p>\n<p>Dhe studimi flet p\u00ebr tregje europiane, ku konkurrenca \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht m\u00eb e zhvilluar dhe institucionet e mbik\u00ebqyrjes s\u00eb tregut m\u00eb t\u00eb konsoliduara.<\/p>\n<p>N\u00eb tregjet tona ku pjesa d\u00ebrmuese e jan\u00eb oligopol edhe disa operator\u00eb kan\u00eb fuqi t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar \u00e7mimet, mekanizmi i transmetimit t\u00eb uljes s\u00eb tvsh-s\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb edhe m\u00eb i dob\u00ebt nd\u00ebrsa rritja e saj mund t\u00eb multiplikohet.<\/p>\n<p>N\u00ebse paketa fiskale p\u00ebr vitin 2027 parashikon uljen e TVSH-s\u00eb n\u00eb 6% p\u00ebr produktet ushqimore, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht rritjen e norm\u00ebs standarde n\u00eb 21% p\u00ebr mallrat dhe sh\u00ebrbimet e tjera, at\u00ebher\u00eb kemi nj\u00eb paradoks fiskal. Me nj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb ulet taksa mbi buk\u00ebn, me tjetr\u00ebn mund t\u00eb shtrenjtohet energjia dhe transporti q\u00eb nevojiten p\u00ebr ta prodhuar dhe p\u00ebr ta \u00e7uar at\u00eb n\u00eb dyqan.<\/p>\n<p>Paketa fiskale b\u00ebhet edhe m\u00eb kontradiktore n\u00ebse p\u00ebrfshin uljen e pragut t\u00eb regjistrimit p\u00ebr TVSH, rritjen me dy p\u00ebrqind t\u00eb tatimit mbi fitimin dhe rritjen e tatimit mbi dividendin me 7 p\u00ebrqind. Ulja e pragut t\u00eb TVSH-s\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb m\u00eb shum\u00eb biznese n\u00eb sistemin e deklarimit dhe administrimit t\u00eb k\u00ebsaj takse, duke shtuar kostot e p\u00ebrputhshm\u00ebris\u00eb fiskale.<\/p>\n<p>Rritja e tatimit mbi fitimin zvog\u00eblon fitimin neto t\u00eb bizneseve, nd\u00ebrsa rritja e tatimit mbi dividendin prek kthimin q\u00eb marrin pronar\u00ebt nga kapitali i investuar. Edhe pse k\u00ebto masa nuk p\u00ebrkthehen mekanikisht n\u00eb rritje \u00e7mimesh, mund t\u00eb ndikojn\u00eb vendimet p\u00ebr investime, pun\u00ebsim, formalizim edhe padyshim do t\u00eb reflektohen n\u00eb \u00e7mimformimin.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, si mund t&#8217;i premtohet biznesit frym\u00ebmarrje ekonomike, kur nj\u00ebkoh\u00ebsisht i shtohen detyrimet dhe kostot fiskale, dhe si mund t&#8217;u premtohet qytetar\u00ebve ulje e kostos s\u00eb jetes\u00ebs, pa analizuar se kush do t&#8217;i p\u00ebrballoj\u00eb realisht rritjen e taksave me 150 milion\u00eb euro &#8230;<\/p>\n<p>Qeveria premton se do t\u00eb na ul\u00eb koston e jetes\u00ebs duke ulur nj\u00eb taks\u00eb dhe duke rritur disa t\u00eb tjera. N\u00eb fund, biznesi do t\u00eb b\u00ebj\u00eb llogarit\u00eb e veta, konsumatori do t\u00eb paguaj\u00eb fatur\u00ebn dhe qeveria do t\u00eb num\u00ebroj\u00eb sukseset.<\/p>\n<p>Historikisht n\u00eb paketat fiskale ulja e \u00e7mimeve \u00ebsht\u00eb premtim, nd\u00ebrsa rritja e taksave \u00ebsht\u00eb vendim.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb paket\u00eb me nj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb qeveria t\u00eb jep, me tjetr\u00ebn t\u00eb merr; t\u00eb dyja duart jan\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb. Xhepave t\u00eb qytetar\u00ebve u mbetet vet\u00ebm t\u00eb paguaj\u00eb 150 milion\u00eb euro taksa shtes\u00eb, me t\u00eb cilat do t\u00eb financohet Kayo kuptohet si\u00e7 d\u00ebshiron Roni, pa procedura prokurimi!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Irena BEQIRAJ \u2018TVSH-ja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb taks\u00eb konsumi, ndaj ulja e saj n\u00eb 6% do t\u00eb \u00e7onte n\u00eb uljen e \u00e7mimeve t\u00eb produkteve t\u00eb konsumit, duke p\u00ebrfituar k\u00ebshtu m\u00eb s\u00eb shumti shtresat e varfra. Kjo mas\u00eb do t\u00eb rris\u00eb konsumin, do t\u2019i jap\u00eb frym\u00ebmarrje biznesit dhe ekonomis\u00eb.\u2019 Sa mir\u00eb! Ulim TVSH-n\u00eb, ulen \u00e7mimet, rritet konsumi, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":158958,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-158957","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158957","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=158957"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158957\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":158959,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158957\/revisions\/158959"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/158958"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=158957"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=158957"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=158957"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}