{"id":158971,"date":"2026-10-28T09:52:52","date_gmt":"2026-10-28T09:52:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=158971"},"modified":"2026-10-28T09:54:51","modified_gmt":"2026-10-28T09:54:51","slug":"baci-rama-te-jape-doreheqjen-studentet-nuk-terhiqen-nga-protesta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/28\/baci-rama-te-jape-doreheqjen-studentet-nuk-terhiqen-nga-protesta\/","title":{"rendered":"Ba\u00e7i: Dor\u00ebheqje e menj\u00ebhershme e k\u00ebtij autokrati q\u00eb ka uzurpuar t\u00eb gjitha pushtetet  dhe po dhunon student\u00ebt!"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Deputeti i PD, Luan Ba\u00e7i, akuzoi mazhoranc\u00ebn n\u00eb mbledhjen e Komisionit t\u00eb Arsimit se po vijon pun\u00ebn n\u00eb normalitet, nd\u00ebrsa student\u00ebt protestojn\u00eb prej 14 dit\u00ebsh dhe p\u00ebrballen me dhun\u00eb policore dhe arrestime t\u00eb paligjshme.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Ba\u00e7i e cil\u00ebsoi mbledhjen t\u00eb pap\u00ebrshtatshme n\u00eb kushtet e protestave, duke k\u00ebrkuar q\u00eb komisioni t\u00eb trajtonte drejtp\u00ebrdrejt k\u00ebrkesat e student\u00ebve.<\/p>\n<p>Ai mb\u00ebshteti k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr dor\u00ebheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zgjedhje t\u00eb parakohshme, duke theksuar se Partia Demokratike do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krah t\u00eb protestuesve.<\/p>\n<p><strong>Fjala e deputetit Luan Ba\u00e7i<\/strong><\/p>\n<p>Faleminderit zonja drejtuese e k\u00ebtij komisioni p\u00ebr, p\u00ebr sot. S\u00eb pari m\u00eb lejoni t\u00eb them q\u00eb ju jeni ilegjitime sot p\u00ebr t\u00eb drejtuar k\u00ebt\u00eb mbledhje komisioni, p\u00ebr arsye se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komision q\u00eb drejtohet nga opozita. Dhe kryetari i komisionit duhet t\u00eb ishte sot aty, por si rezultat i nj\u00eb mase t\u00eb marr\u00eb nga ju, si deputet\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme, duke p\u00ebrjashtuar p\u00ebr 60 dit\u00eb zotin Bo\u00e7i, kryetarin e komisionit t\u00eb k\u00ebtush\u00ebm dhe pes\u00eb koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, ju tregoni at\u00eb q\u00eb me nj\u00eb dor\u00eb t\u00eb hekurt, sipas m\u00ebsimeve t\u00eb autokratit tuaj, doni q\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ka opozita q\u00eb ia jep rregullorja dhe ligji, ta merrni ju dhe ta drejtoni ju. K\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb mendoj q\u00eb ju nuk duhet t\u00eb kishit pranuar sot t\u00eb uleshit n\u00eb at\u00eb karrige dhe duhet q\u00eb n\u00eb at\u00eb karrige t\u00eb ishte kryetari i komisionit, zoti Lu\u00e7iano Bo\u00e7i. E para.<\/p>\n<p>E dyta, m\u00eb lejoni t\u00eb them q\u00eb sot ju na lexuat rendin e dit\u00ebs. Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rend dite, p\u00ebrve\u00e7 miratimit t\u00eb procesverbalit dhe miratimit t\u00eb kalendarit, kemi dhe projektligjin, t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebr shqyrtim n\u00eb komision, projektligji p\u00ebr ratifikimin e marr\u00ebveshjes nd\u00ebrmjet K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs Federale t\u00eb Gjermanis\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunimin financiar 2024 p\u00ebr projektin &#8220;Programi p\u00ebr rinovimin e konvikteve t\u00eb universiteteve publike n\u00eb Shqip\u00ebri sipas parimit t\u00eb efi\u00e7enc\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb&#8221;. Pra, t\u00eb universiteteve, t\u00eb student\u00ebve, p\u00ebr student\u00ebt.<\/p>\n<p>Sot ne jemi n\u00eb dit\u00ebn e 14-t\u00eb q\u00eb student\u00ebt e universiteteve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, student\u00ebt tan\u00eb, jan\u00eb n\u00eb rrug\u00eb, jan\u00eb n\u00eb sheshe, jan\u00eb n\u00eb protesta. Dhe ju pa pik\u00ebn e turpit mblidheni sot k\u00ebtu sikur nuk ka ndodhur gj\u00eb, sikur nuk i dini k\u00ebrkesat e student\u00ebve, por e mblidhni k\u00ebt\u00eb komision dhe do t\u00eb votoni nj\u00eb rikonstruktim t\u00eb godinave t\u00eb efi\u00e7enc\u00ebs s\u00eb energjis\u00eb dhe ku di un\u00eb se \u00e7far\u00eb tjet\u00ebr. Pra, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tallje q\u00eb b\u00ebni me student\u00ebt. Pik\u00ebrisht sot ky komision nuk duhej t\u00eb mblidhej p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, por duhej t\u00eb mblidhej p\u00ebr k\u00ebrkesat e student\u00ebve. Duhej q\u00eb k\u00ebtu t\u00eb ishte Ministrja e Arsimit, duhej q\u00eb k\u00ebtu t\u00eb ishin gjith\u00eb personat p\u00ebrgjegj\u00ebs q\u00eb e kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb k\u00ebt\u00eb derexhe universitetet dhe student\u00ebt tan\u00eb, sepse keni qen\u00eb ju ata q\u00eb n\u00eb 2013-\u00ebn keni th\u00ebn\u00eb q\u00eb do ta \u00e7ojm\u00eb GDP-n\u00eb 5% p\u00ebr arsimin.<\/p>\n<p>Pra, nuk \u00ebsht\u00eb se student\u00ebt jan\u00eb ngritur n\u00eb protest\u00eb n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto dit\u00eb q\u00eb protestojn\u00eb paq\u00ebsisht dhe ju i dhunoni eg\u00ebrsisht aty n\u00eb shesh, jan\u00eb ngritur p\u00ebr disa k\u00ebrkesa dhe disa probleme q\u00eb ju si mazhoranc\u00eb nuk i keni ditur. Por i m\u00ebsuat tani q\u00eb i thon\u00eb student\u00ebt. Jo, ju i keni ditur, i keni konstatuar q\u00eb n\u00eb 2013-\u00ebn, madje e kishit nj\u00eb nga pikat tuaja t\u00eb programit q\u00eb fituat dhe mor\u00ebt zgjedhjet e vitit 2013. Tashm\u00eb q\u00eb student\u00ebt jan\u00eb n\u00eb shesh dhe jan\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive, nuk besoj se ju keni goj\u00eb t\u00eb flisni dhe t\u00eb thoni q\u00eb ato jan\u00eb protesta q\u00eb i ka nisur Partia Demokratike, i drejton Partia Demokratike e t\u00eb tjera. Jan\u00eb student\u00eb t\u00eb pavarur, jan\u00eb student\u00eb madje shumic\u00eb socialiste q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb aty. Ju p\u00ebr k\u00ebta student\u00eb nuk keni asnj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr pyetjet dhe k\u00ebrkesat e tyre? Dhe k\u00ebrkesa e tyre \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: dor\u00ebheqja e kryeministrit Rama. Dor\u00ebheqja e menj\u00ebhershme e k\u00ebtij autokrati q\u00eb ka uzurpuar t\u00eb gjitha pushtetet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe po dhunon student\u00ebt.<\/p>\n<p>\u00c7do nat\u00eb kemi dhun\u00eb ndaj student\u00ebve, \u00e7do nat\u00eb dhe \u00e7do dit\u00eb kemi dhun\u00eb t\u00eb eg\u00ebr ndaj student\u00ebve, kemi arrestime, kemi ndalime t\u00eb paligjshme, kemi ndjekje t\u00eb tyre n\u00ebp\u00ebr rrugicat e lagjeve, ndjekje t\u00eb tyre n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Dhe ju jeni kaq t\u00eb qet\u00eb. Ju kolege t\u00eb nderuara, zonja t\u00eb nderuara, me gjith\u00eb respektin un\u00eb jua them k\u00ebt\u00eb, jeni n\u00ebna, keni bij, bija, keni f\u00ebmij\u00eb, keni nip\u00ebr, mbesa, keni t\u00eb af\u00ebrm, keni t\u00eb njohur, q\u00eb un\u00eb jam i sigurt q\u00eb i keni n\u00eb protest\u00eb. Keni gj\u00eb p\u00ebr k\u00ebta student\u00eb? Keni ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje p\u00ebr k\u00ebta student\u00eb p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj mbledhje, k\u00ebtij takimi, k\u00ebtij formaliteti t\u00eb turpsh\u00ebm q\u00eb ju doni t\u00eb b\u00ebni sot? Un\u00eb mendoja se kjo mbledhje e sotme do t\u00eb ishte nj\u00eb mbledhje, do t\u00eb ishte nj\u00eb takim, kur ne duhet t\u00eb diskutonim k\u00ebrkesat e student\u00ebve, shqet\u00ebsimet e tyre.<\/p>\n<p>Keni gj\u00eb p\u00ebr dhun\u00ebn ndaj student\u00ebve? P\u00ebr arrestimet e paligjshme? Jan\u00eb arrestime t\u00eb paligjshme. I ka nxjerr\u00eb gjykata arrestimet dhe ndalimet t\u00eb paligjshme n\u00eb 80-90% t\u00eb tyre. Dhun\u00eb e eg\u00ebr policore. Kemi nj\u00eb student, kemi nj\u00eb t\u00eb ri q\u00eb i keni nxjerr\u00eb syrin, e keni qorruar. Keni shum\u00eb student\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb sot jan\u00eb n\u00eb komisariate. Keni shum\u00eb student\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb jan\u00eb rrug\u00ebve. Dhe ju vazhdoni me nj\u00eb normalitet q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u \u00e7uditur, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t&#8217;u turp\u00ebruar. Nuk arrij ta kuptoj sinqerisht. Un\u00eb jam prind si ju. Nj\u00eb djal\u00eb e kam student&#8230; po po, dhe jan\u00eb n\u00eb protest\u00eb. Madje m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb informacion q\u00eb ka dhe student\u00eb q\u00eb jan\u00eb t\u00eb disa eksponent\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, dalin n\u00eb protest\u00eb dhe ata. Bij polic\u00ebsh, q\u00eb p\u00ebrballen me prind\u00ebrit e tyre n\u00eb protest\u00eb. Polic\u00eb me skafandra, polic\u00eb t\u00eb dhunsh\u00ebm, patronazhist\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsimi madhor q\u00eb duhet t\u00eb kishte \u00e7do deputet i k\u00ebtij parlamenti, \u00e7do komision, i gjith\u00eb parlamenti. Kalimi n\u00eb normalitet q\u00eb ju doni ta b\u00ebni, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq. Shum\u00eb e sinqert\u00eb kjo. Kemi patur raste t\u00eb tjera, zonja e nderuar drejtuese e seanc\u00ebs, zonja Selami, kur Partia Demokratike ka qen\u00eb n\u00eb protesta. Kemi patur probleme, kemi patur p\u00ebrplasje dhe mbase reagimet tona ishin politike, ishin n\u00eb favor t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe ju me t\u00eb drejt\u00ebn tuaj n\u00eb thonj\u00ebza na i hidhnit posht\u00eb, na i rr\u00ebzonit. Sot, n\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb q\u00eb un\u00eb them dhe n\u00eb \u00e7do fjal\u00eb q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb e gjith\u00eb opozita, ju nuk bini dakord me ata student\u00eb q\u00eb dalin dhe protestojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat e tyre? P\u00ebr k\u00ebrkesat e tyre?<br \/>\nPra s\u00eb pari n\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrim, un\u00eb mendoj se kjo mbledhje \u00ebsht\u00eb mbledhje ilegjitime ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb ilegjitim dhe ai parlament. Nuk ka vend n\u00eb k\u00ebt\u00eb parlament, nuk ka vend p\u00ebr ne si deputet\u00eb t\u00eb mblidhemi dhe t\u00eb b\u00ebjm\u00eb mbledhje t\u00eb zakonshme, mbledhje n\u00eb normalitet kur jasht\u00eb kemi nj\u00eb anormalitet. Kemi student\u00eb t\u00eb dhunuar, student\u00eb t\u00eb p\u00ebrndjekur, student\u00eb t\u00eb arrestuar, student\u00eb t\u00eb irrituar. Student\u00eb t\u00eb rinj dhe t\u00eb reja dhe qytetar\u00eb q\u00eb jan\u00eb ngritur n\u00eb protest\u00eb dhe k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqjen e k\u00ebtij kryeministri q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kryeminist\u00ebr uzurpator, diktator, autokrat. Dhe absolutisht nuk meriton t\u00eb rrij\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb si kryeminist\u00ebr dhe ky parlament nuk meriton t\u00eb rrij\u00eb asnj\u00eb dit\u00eb m\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, por duhet t\u00eb kaloj\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p>Un\u00eb ju fal\u00ebnderoj q\u00eb m\u00eb d\u00ebgjuat me v\u00ebmendje, e vler\u00ebsoj q\u00eb, jo si\u00e7 ndodh shpeshher\u00eb, p\u00ebr ta nd\u00ebrprer\u00eb dhe at\u00eb fjal\u00eb q\u00eb ne kemi, por nuk mund t\u00eb rrim\u00eb dhe t\u00eb vazhdojm\u00eb bashk\u00eb me ju n\u00eb k\u00ebt\u00eb, do t\u00eb thoja nj\u00eb lloj maskarall\u00ebk mbledhje, kur aty jasht\u00eb jan\u00eb student\u00ebt. Dhe ata student\u00eb t\u00eb jeni t\u00eb sigurt do t\u00eb vazhdojn\u00eb, nuk kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndaluar. Partia Demokratike patjet\u00ebr do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb krah t\u00eb tyre, n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb tyre dhe nuk do t\u00eb t\u00ebrhiqemi asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe t\u00eb pakt\u00ebn ju si deputet\u00eb, ju zonja t\u00eb nderuara dhe gjith\u00eb koleg\u00ebt tuaj, duhet t\u00eb keni parasysh nj\u00eb gj\u00eb: deri para disa dit\u00ebsh edhe mundet t\u00eb mendonit se do t\u00eb kaloj\u00eb kjo, si\u00e7 tha kryeministri q\u00eb &#8216;durim, durim, durim&#8217;, tha se do t\u00eb kaloj\u00eb. Dhe kjo nuk ka p\u00ebr t\u00eb kaluar. E ka shembullin te v\u00ebllai i tij n\u00eb Serbi, Vu\u00e7i\u00e7, i humbi zgjedhjet n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb turpshme. \u00cbsht\u00eb n\u00eb koh\u00eb kryeministri juaj, miq\u00ebsisht transmetojani k\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb dor\u00ebhiqet dhe t\u00eb iki, se fundi pastaj nuk \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb, nga ata student\u00eb dhe nga t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" src=\"https:\/\/www.facebook.com\/plugins\/video.php?height=314&amp;href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F1834906171187103%2F&amp;show_text=false&amp;width=560&amp;t=0\" width=\"560\" height=\"314\" frameborder=\"0\" scrolling=\"no\" allowfullscreen=\"allowfullscreen\" data-mce-fragment=\"1\"><\/iframe><\/p>\n<\/div>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Luan Ba\u00e7i, akuzoi mazhoranc\u00ebn n\u00eb mbledhjen e Komisionit t\u00eb Arsimit se po vijon pun\u00ebn n\u00eb normalitet, nd\u00ebrsa student\u00ebt protestojn\u00eb prej 14 dit\u00ebsh dhe p\u00ebrballen me dhun\u00eb policore dhe arrestime t\u00eb paligjshme. Ba\u00e7i e cil\u00ebsoi mbledhjen t\u00eb pap\u00ebrshtatshme n\u00eb kushtet e protestave, duke k\u00ebrkuar q\u00eb komisioni t\u00eb trajtonte drejtp\u00ebrdrejt k\u00ebrkesat e student\u00ebve. Ai &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":158972,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-158971","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158971","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=158971"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158971\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":158974,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/158971\/revisions\/158974"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/158972"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=158971"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=158971"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=158971"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}