{"id":159112,"date":"2026-10-29T09:19:30","date_gmt":"2026-10-29T09:19:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=159112"},"modified":"2026-10-29T09:19:30","modified_gmt":"2026-10-29T09:19:30","slug":"berat-buzhala-zbulon-rrenjet-e-drames-se-mediave-shqiptare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/29\/berat-buzhala-zbulon-rrenjet-e-drames-se-mediave-shqiptare\/","title":{"rendered":"Berat Buzhala zbulon rr\u00ebnj\u00ebt e dram\u00ebs s\u00eb mediave shqiptare"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Lu\u00e7iano BO\u00c7I<\/strong><\/p>\n<p><strong>(Nj\u00eb rr\u00ebfim i sinqert\u00eb pa dashje i nj\u00eb \u201cdoktori\u201d mediash)<\/strong><\/p>\n<p>Berat Buzhala, i revoltuar shum\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb demaskuar gazetar\u00ebt dhe mediat q\u00eb, sipas tij, po e braktisin Edi Ram\u00ebn n\u00eb \u00e7astet e v\u00ebshtira, ka b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb interesante se l\u00ebpirja e zakonshme.<br \/>\nKa p\u00ebrshkruar, ndoshta pa e kuptuar, dram\u00ebn e madhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb medias shqiptare, duke dashur t\u00eb konsideroj\u00eb dram\u00eb p\u00ebrqafimin momental t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs gazetareske nga disa goj\u00ebtar\u00eb e media t\u00eb pushtetit.<br \/>\nNj\u00eb dram\u00eb q\u00eb nuk fillon sot, kur k\u00ebto gazetar\u00eb kan\u00eb nisur t\u00eb kritikojn\u00eb Ram\u00ebn, por pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur ata nuk guxonin ta kritikonin.<br \/>\nBuzhala duket i shqet\u00ebsuar jo aq nga fakti q\u00eb mediat i kan\u00eb sh\u00ebrbyer pushtetit p\u00ebr vite me radh\u00eb, sesa nga fakti q\u00eb disa prej tyre mund t\u00eb mos i sh\u00ebrbejn\u00eb m\u00eb.<br \/>\nDhe k\u00ebtu q\u00ebndron ironia madh\u00ebshtore e shkrimit t\u00eb tij.<br \/>\nSipas k\u00ebsaj logjike t\u00eb Buzhal\u00ebs, m\u00ebkati i gazetarit nuk \u00ebsht\u00eb servilizmi ndaj pushtetit, por tradhtia ndaj servilizmit.<br \/>\nO tempora o mores!<br \/>\nN\u00eb vend q\u00eb t\u00eb pyes\u00eb me shqet\u00ebsimin e gazetarit gazetar, pse mediat shqiptare kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr kaq gjat\u00eb t\u00eb lidhura me interesat e pushtetit, dhe jo me interesin publik e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn (misioni real i medias), Buzhala pyet si oborrtar q\u00eb ha sufllaqen e rradh\u00ebs, se pse po p\u00ebrpiqen t\u00eb shk\u00ebputen pik\u00ebrisht tani q\u00eb pushteti i Ram\u00ebs po bie.<br \/>\nPra, problemi nuk \u00ebsht\u00eb zinxhiri. Problemi i medias e gazetaris\u00eb son\u00eb, sipas Buzhal\u00ebs, \u00ebsht\u00eb k\u00ebputja e tij!<br \/>\nAi na tregon p\u00ebr gazetar\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbajtur mikrofonin e pushtetit, p\u00ebr pronar\u00eb q\u00eb kan\u00eb shitur interesat e biznesit si interes publik, p\u00ebr studio televizive q\u00eb kan\u00eb funksionuar si zgjatime t\u00eb politik\u00ebs.<br \/>\nNj\u00eb diagnoz\u00eb interesante, por q\u00eb ai e quan normalitet t\u00eb bukur q\u00eb s\u2019duhet t\u00eb tronditet<br \/>\nPor sapo pacienti shfaq shenja se d\u00ebshiron t\u00eb dal\u00eb nga gjendja e tij, diagnostikuesi Buzhala si \u201cdoktor\u201d i mediave alarmohet!<br \/>\nSepse, sipas arsyetimit t\u00eb Buzhal\u00ebs, gazetari q\u00eb dje i sh\u00ebrbente Ram\u00ebs dhe sot e kritikon nuk po korrigjon nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb gabuar. Ai po tradhton.<br \/>\nDhe k\u00ebshtu, pa dashje, zbulohet nj\u00eb filozofi e t\u00ebr\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnies mes pushtetit dhe medias: besnik\u00ebria ndaj pushtetarit vlen m\u00eb shum\u00eb se besnik\u00ebria ndaj s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<br \/>\nSigurisht, Buzhala ngre midis rreshtave dhe nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje legjitime, se p\u00ebrgjegj\u00ebsia e mediave p\u00ebr t\u00eb kaluar\u00ebn e tyre nuk zhduket me nj\u00eb emision kritik. As oportunizmi nuk b\u00ebhet automatikisht gazetari e pavarur.<br \/>\nPor k\u00ebtu lind pyetja q\u00eb shkrimi i tij e l\u00eb pezull.<br \/>\nN\u00ebse k\u00ebto media kan\u00eb qen\u00eb p\u00ebr vite pjes\u00eb e mekanizmit t\u00eb pushtetit, kush p\u00ebrfitoi nga heshtja e tyre?<br \/>\nKush e ushqeu k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie?<br \/>\nKush e shnd\u00ebrroi gazetarin\u00eb n\u00eb instrument t\u00eb interesave politike dhe ekonomike?<br \/>\nDhe mbi t\u00eb gjitha, pse zem\u00ebrimi m\u00eb i madh i \u201cdoktorit\u201d t\u00eb mediave shp\u00ebrthen tani q\u00eb disa gazetar\u00eb po flasin, dhe jo at\u00ebher\u00eb kur ata heshtnin?<br \/>\nEdhe m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsimi p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si mediat pasqyrojn\u00eb dhun\u00ebn policore.<br \/>\nNatyrisht, \u00e7do kronik\u00eb duhet t\u00eb tregoj\u00eb kontekstin e plot\u00eb. Dhuna ndaj policis\u00eb gazetarisht nuk justifikohet nga e drejta p\u00ebr protest\u00eb.<br \/>\nPor po aq e v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb se dhuna e paligjshme policore nuk justifikohet nga sjellja e nj\u00eb protestuesi tjet\u00ebr.<br \/>\nN\u00eb nj\u00eb shtet demokratik, policia nuk gjykohet sipas simpatis\u00eb q\u00eb kemi p\u00ebr qeverin\u00eb apo antipatis\u00eb q\u00eb kemi p\u00ebr protestuesit. Ajo gjykohet sipas ligjit, domosdoshm\u00ebris\u00eb dhe proporcionalitetit t\u00eb forc\u00ebs.<br \/>\nDhe gazetaria nuk e ka detyr\u00eb t\u00eb mbroj\u00eb reputacionin e pushtetit nga pamjet q\u00eb e v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi.<br \/>\nAkoma m\u00eb dramatik \u00ebsht\u00eb pohimi i v\u00ebrtet\u00eb se n\u00eb realitetin ton\u00eb dy jan\u00eb mediat opozitare t\u00eb qeveris\u00eb: SYRI dhe NE\u00ebS24.<br \/>\nMadje Buzhala nuk pajtohet me k\u00ebt\u00eb realitet sepse p\u00ebr t\u00eb nuk mund t\u00eb ket\u00eb media kund\u00ebr qeveris\u00eb e q\u00eb p\u00ebrkrahin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<br \/>\nN\u00eb fund, shkrimi i Buzhal\u00ebs ka nj\u00eb vler\u00eb q\u00eb po e quajm\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<br \/>\nAi na kujton se deformimi i medias shqiptare nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje pronar\u00ebsh, reklamash, interesash apo lidhjesh politike.<br \/>\n\u00cbsht\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtje mentaliteti.<br \/>\nMentaliteti q\u00eb e sheh gazetarin si ushtar t\u00eb nj\u00eb kampi, ku vet\u00eb ai sh\u00ebrben me p\u00ebrkushtim, kritik\u00ebn si dezertim dhe pavar\u00ebsin\u00eb si tradhti.<br \/>\nMentaliteti q\u00eb k\u00ebrkon llogari p\u00ebr ndryshimin e q\u00ebndrimit, por jo p\u00ebr n\u00ebnshtrimin e m\u00ebparsh\u00ebm.<br \/>\nBerat Buzhala deshi t\u00eb shkruante p\u00ebr gazetar\u00ebt q\u00eb po i kthejn\u00eb shpin\u00ebn Ram\u00ebs. Por, pa dashje, shkroi p\u00ebr nj\u00eb sistem ku gazetarit e medias i k\u00ebrkohet t\u00eb mos ia kthej\u00eb kurr\u00eb shpin\u00ebn pushtetit.<br \/>\nDhe kjo \u00ebsht\u00eb drama e v\u00ebrtet\u00eb.<br \/>\nSepse nj\u00eb media q\u00eb i sh\u00ebrben pushtetit \u00ebsht\u00eb problem p\u00ebr demokracin\u00eb.<br \/>\nPor nj\u00eb mend\u00ebsi q\u00eb e konsideron shk\u00ebputjen nga pushteti si tradhti \u00ebsht\u00eb problem edhe m\u00eb i thell\u00eb.<br \/>\nN\u00eb fund, pyetja shqet\u00ebsuese pas k\u00ebtij \u201csinqeriteti vet\u00ebvras\u00ebs\u201d, nuk \u00ebsht\u00eb pse disa gazetar\u00eb po e braktisin Ram\u00ebn.<br \/>\nPyetja shqet\u00ebsuese dramatike \u00ebsht\u00eb pse dikush si \u201cdoktori\u201d i mediave dhe i gazetar\u00ebve ndihet kaq i shqet\u00ebsuar q\u00eb disa po e braktisin Ram\u00ebn e pushtetin.<br \/>\nAferim Berat, q\u00eb ke shum\u00eb fat!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Lu\u00e7iano BO\u00c7I (Nj\u00eb rr\u00ebfim i sinqert\u00eb pa dashje i nj\u00eb \u201cdoktori\u201d mediash) Berat Buzhala, i revoltuar shum\u00eb dhe n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb demaskuar gazetar\u00ebt dhe mediat q\u00eb, sipas tij, po e braktisin Edi Ram\u00ebn n\u00eb \u00e7astet e v\u00ebshtira, ka b\u00ebr\u00eb di\u00e7ka shum\u00eb m\u00eb interesante se l\u00ebpirja e zakonshme. Ka p\u00ebrshkruar, ndoshta pa e kuptuar, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":159113,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-159112","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159112","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=159112"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159112\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":159114,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159112\/revisions\/159114"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/159113"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=159112"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=159112"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=159112"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}