{"id":159228,"date":"2026-10-30T09:13:47","date_gmt":"2026-10-30T09:13:47","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=159228"},"modified":"2026-10-30T09:13:47","modified_gmt":"2026-10-30T09:13:47","slug":"raporti-i-okb-100-mije-hektare-pyje-ne-shqiperi-u-zhduken","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/30\/raporti-i-okb-100-mije-hektare-pyje-ne-shqiperi-u-zhduken\/","title":{"rendered":"Raporti i OKB: 100 mij\u00eb hektar\u00eb pyje n\u00eb Shqip\u00ebri \u201cu zhduk\u00ebn\u201d!"},"content":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria vijon t\u00eb p\u00ebrballet me informalitet t\u00eb lart\u00eb n\u00eb tregun e druve t\u00eb zjarrit, degradim t\u00eb sip\u00ebrfaqeve pyjore dhe var\u00ebsi t\u00eb konsiderueshme nga importet e l\u00ebnd\u00ebs drusore. Nj\u00eb raport i Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit, i dor\u00ebzuar pran\u00eb Komisionit Ekonomik t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Europ\u00ebn (UNECE), evidenton se deri n\u00eb 90% e tregut t\u00eb druve t\u00eb zjarrit vler\u00ebsohet se funksionon n\u00eb informalitet, nd\u00ebrsa rreth 71% e sip\u00ebrfaqeve pyjore p\u00ebrb\u00ebhet nga pyje t\u00eb degraduara, cungishte apo shkurre t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Dokumenti, i dor\u00ebzuar m\u00eb 23 tetor 2026, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr sesionin e 84-t t\u00eb Komitetit p\u00ebr Pyjet dhe Industrin\u00eb Pyjore t\u00eb UNECE, q\u00eb do t\u00eb zhvillohet n\u00eb datat 4\u20136 n\u00ebntor 2026. Ai analizon zhvillimet e sektorit gjat\u00eb viteve 2025\u20132026 dhe perspektiv\u00ebn p\u00ebr vitin 2027.<\/p>\n<p>Raporti nxjerr n\u00eb pah nj\u00eb kontradikt\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: megjith\u00ebse Shqip\u00ebria ka prej vitit 2016 nj\u00eb moratorium p\u00ebr prerjen e pyjeve, sektori vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me informalitet, v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb gjurmimin e l\u00ebnd\u00ebs drusore dhe probleme strukturore q\u00eb pengojn\u00eb zhvillimin e industris\u00eb p\u00ebrpunuese.<\/p>\n<p><strong>Deri n\u00eb 90% e tregut t\u00eb druve t\u00eb zjarrit jasht\u00eb formalitetit<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga konstatimet m\u00eb shqet\u00ebsuese t\u00eb dokumentit lidhet me informalitetin n\u00eb tregun e druve t\u00eb zjarrit.<\/p>\n<p>Duke iu referuar nj\u00eb studimi sektorial t\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr zhvillimin rural t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, raporti thekson se 80\u201390% e tregut t\u00eb druve t\u00eb zjarrit vler\u00ebsohet t\u00eb jet\u00eb informal.<\/p>\n<p>Ky treg mbetet ve\u00e7an\u00ebrisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ekonomin\u00eb rurale, ku shum\u00eb familje vazhdojn\u00eb ta p\u00ebrdorin drurin si burim kryesor energjie p\u00ebr ngrohje, gatim dhe nevoja t\u00eb tjera sht\u00ebpiake.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb cituara, konsumi mesatar i familjeve q\u00eb p\u00ebrdorin dru arrin n\u00eb 5.36 metra kub n\u00eb vit, nd\u00ebrsa p\u00ebr familjet q\u00eb mb\u00ebshteten ekskluzivisht te drut\u00eb si burim energjie, konsumi rritet n\u00eb 6.4 metra kub.<\/p>\n<p>Raporti evidenton gjithashtu se, sipas autoriteteve vendore t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb studim, k\u00ebrkesa p\u00ebr dru zjarri \u00ebsht\u00eb m\u00eb e lart\u00eb sesa sasia q\u00eb mund t\u00eb sigurohet ligj\u00ebrisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme nga pyjet.<\/p>\n<p>Kjo situat\u00eb krijon presion mbi fondin pyjor dhe v\u00ebshtir\u00ebson kontrollin e origjin\u00ebs s\u00eb l\u00ebnd\u00ebs drusore q\u00eb tregtohet n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Duhet theksuar se vler\u00ebsimi p\u00ebr informalitetin mb\u00ebshtetet n\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb vitit 2021, t\u00eb cituar nga Ministria n\u00eb raportin e vitit 2026, dhe nuk p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb matje t\u00eb re t\u00eb tregut p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit.<\/p>\n<p><strong>Rreth 71% e sip\u00ebrfaqeve pyjore t\u00eb degraduara ose me potencial t\u00eb ul\u00ebt drusor<\/strong><\/p>\n<p>Sipas raportit, fondi komb\u00ebtar pyjor dhe kullosor i Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebrfshin 1,731,891 hektar\u00eb, bazuar n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e INSTAT p\u00ebr vitin 2025.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, sip\u00ebrfaqja e konsiderueshme nuk p\u00ebrkthehet domosdoshm\u00ebrisht n\u00eb pasuri t\u00eb lart\u00eb drusore.<\/p>\n<p>Ministria e Mjedisit evidenton se rreth 71% e sip\u00ebrfaqeve t\u00eb pyll\u00ebzuara p\u00ebrb\u00ebhet nga cungishte, zona shum\u00eb t\u00eb degraduara ose shkurre t\u00eb ul\u00ebta, nd\u00ebrsa v\u00ebllimi i l\u00ebnd\u00ebs drusore n\u00eb k\u00ebmb\u00eb mbetet i ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Dokumenti thekson se, q\u00eb prej viteve 2000, Shqip\u00ebria ka humbur rreth 100 mij\u00eb hektar\u00eb pyje si pasoj\u00eb e prerjeve intensive, rr\u00ebshqitjeve t\u00eb tok\u00ebs, erozionit, mbikullotjes dhe shfryt\u00ebzimit t\u00eb druve p\u00ebr ngrohje.<\/p>\n<p>Sipas raportit, k\u00ebto procese kan\u00eb tejkaluar ritmin natyror t\u00eb rritjes s\u00eb pyjeve, duke sjell\u00eb reduktim t\u00eb rezervave drusore dhe p\u00ebrkeq\u00ebsim t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Pasojat nuk kufizohen vet\u00ebm te ekonomia pyjore. Degradimi i pyjeve ndikon n\u00eb rritjen e rrezikut nga p\u00ebrmbytjet, uljen e pjelloris\u00eb s\u00eb tok\u00ebs, erozionin dhe humbjen e biodiversitetit.<\/p>\n<p><strong>Moratoriumi uli shkeljet e regjistruara, por nuk zgjidhi problemet e tregut<\/strong><\/p>\n<p>Raporti vler\u00ebson se moratoriumi i vendosur n\u00eb shkurt 2016 ka ndikuar pozitivisht n\u00eb forcimin e kontrollit formal dhe ruajtjen e pyjeve.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb cituara, numri i kund\u00ebrvajtjeve administrative t\u00eb regjistruara n\u00eb fondin pyjor ka r\u00ebn\u00eb nga 443 n\u00eb vitin 2015, n\u00eb vet\u00ebm 2 n\u00eb vitin 2024.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, r\u00ebnia e kund\u00ebrvajtjeve t\u00eb evidentuara administrativisht nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht tregues i zhdukjes s\u00eb shfryt\u00ebzimit t\u00eb paligjsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Vet\u00eb dokumenti pranon se zbatimi i rregullave mbetet i dob\u00ebt n\u00eb disa hallka dhe se sistemi i gjurmueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb l\u00ebnd\u00ebs drusore \u00ebsht\u00eb ende i pazhvilluar.<\/p>\n<p>Aktualisht Shqip\u00ebria nuk ka nj\u00eb sistem komb\u00ebtar t\u00eb unifikuar q\u00eb t\u00eb mund\u00ebsoj\u00eb ndjekjen e l\u00ebnd\u00ebs drusore nga momenti i prerjes deri n\u00eb tregtimin p\u00ebrfundimtar.<\/p>\n<p>Shumica e operator\u00ebve vijojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb regjistra n\u00eb let\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt nuk jan\u00eb t\u00eb integruar me bazat komb\u00ebtare t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave.<\/p>\n<p>Kjo e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb verifikimin e origjin\u00ebs s\u00eb drurit, ligjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tij dhe l\u00ebvizjes p\u00ebrgjat\u00eb zinxhirit t\u00eb furnizimit.<\/p>\n<p><strong>Industria e mobilieve, mbi 90% e materialeve baz\u00eb nga importi<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr problem i evidentuar lidhet me var\u00ebsin\u00eb e industris\u00eb p\u00ebrpunuese nga importet.<\/p>\n<p>Sipas raportit, mbi 90% e l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb para dhe paneleve me baz\u00eb druri q\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb industrin\u00eb vendase t\u00eb mobilieve importohen.<\/p>\n<p>Kufizimet e furnizimit vendas, infrastruktura e dob\u00ebt pyjore dhe mungesa e teknologjis\u00eb moderne kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme t\u00eb mb\u00ebshteten te materialet gjysm\u00eb t\u00eb p\u00ebrpunuara nga jasht\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb vitin 2023, Shqip\u00ebria importoi rreth 26.86 milion\u00eb dollar\u00eb l\u00ebnd\u00eb drusore t\u00eb sharruar, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Bank\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb cituara n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Furnizuesit kryesor\u00eb ishin Mali i Zi, me 8.36 milion\u00eb dollar\u00eb, Bosnja dhe Hercegovina, me 7.87 milion\u00eb dollar\u00eb, si dhe Finlanda, me 2.35 milion\u00eb dollar\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, rreth 70% e eksporteve shqiptare t\u00eb mobilieve drejtohen n\u00eb tregun italian, \u00e7ka tregon nj\u00eb p\u00ebrqendrim t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shitjeve n\u00eb nj\u00eb destinacion t\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo krijon nj\u00eb situat\u00eb ku industria shqiptare importon pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb materialeve t\u00eb nevojshme p\u00ebr prodhim, nd\u00ebrsa mb\u00ebshtetet kryesisht te nj\u00eb treg i huaj p\u00ebr eksportet e saj.<\/p>\n<p><strong>Deri n\u00eb 30% e l\u00ebnd\u00ebs drusore t\u00eb p\u00ebrdorshme humbet p\u00ebrpara p\u00ebrpunimit<\/strong><\/p>\n<p>Raporti evidenton edhe probleme serioze t\u00eb eficienc\u00ebs ekonomike n\u00eb zinxhirin e furnizimit.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb pap\u00ebrshtatshme pyjore, munges\u00ebs s\u00eb makinerive moderne dhe var\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb nga puna manuale, vler\u00ebsohet se 25\u201330% e v\u00ebllimit t\u00eb drurit t\u00eb p\u00ebrdorsh\u00ebm humbet p\u00ebrpara se t\u00eb arrij\u00eb n\u00eb sharrat e p\u00ebrpunimit.<\/p>\n<p>Rrug\u00ebt e ngushta dhe t\u00eb amortizuara pyjore rrisin kostot e transportit, nd\u00ebrsa pajisjet e vjetruara kufizojn\u00eb produktivitetin e nd\u00ebrmarrjeve.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebrkthehet n\u00eb kosto m\u00eb t\u00eb larta p\u00ebr industrin\u00eb vendase dhe konkurrueshm\u00ebri m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebrball\u00eb prodhuesve t\u00eb huaj.<\/p>\n<p>Raporti evidenton gjithashtu se Shqip\u00ebria nuk ka aktualisht kapacitete industriale vendase p\u00ebr prodhimin e pulp\u00ebs dhe letr\u00ebs, duke u mb\u00ebshtetur plot\u00ebsisht te importet p\u00ebr k\u00ebto produkte, p\u00ebrfshir\u00eb kartonin dhe materialet e paketimit.<\/p>\n<p><strong>Tregu i karbonit, nj\u00eb mund\u00ebsi ende n\u00eb fazat fillestare<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrtej problemeve t\u00eb sektorit pyjor, dokumenti trajton edhe perspektiv\u00ebn e zhvillimit t\u00eb tregut t\u00eb karbonit.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria synon t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb mekanizmat e bashk\u00ebpunimit vullnetar sipas nenit 6 t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Parisit dhe t\u00eb shes\u00eb kredite karboni deri n\u00eb vitin 2035.<\/p>\n<p>Gjithashtu, \u00ebsht\u00eb n\u00eb zhvillim nj\u00eb sistem i tregtimit t\u00eb emetimeve, i cili synohet t\u00eb p\u00ebrafrohet me standardet e Bashkimit Europian.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, raporti e klasifikon kuadrin shqiptar t\u00eb tregut t\u00eb karbonit si ende n\u00eb fazat e hershme t\u00eb zhvillimit.<\/p>\n<p><strong>Pyjet n\u00ebn administrimin e bashkive, sfida e menaxhimit mbetet<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb element tjet\u00ebr me r\u00ebnd\u00ebsi lidhet me administrimin e fondit pyjor.<\/p>\n<p>Sipas dokumentit, vet\u00ebm 3% e tok\u00ebs pyjore \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi private. Nga sip\u00ebrfaqja e administruar publikisht, 77% \u00ebsht\u00eb n\u00ebn juridiksionin e bashkive dhe 20% p\u00ebrfshihet n\u00eb zonat e mbrojtura.<\/p>\n<p>Kjo e vendos pushtetin vendor n\u00eb nj\u00eb rol ky\u00e7 p\u00ebr menaxhimin dhe mbrojtjen e pyjeve.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, raporti evidenton se decentralizimi i administrimit pyjor, i shoq\u00ebruar me ristrukturime t\u00eb shpeshta administrative dhe v\u00ebshtir\u00ebsi institucionale, nuk ka arritur t\u00eb eliminoj\u00eb problemet e shfryt\u00ebzimit t\u00eb pakontrolluar t\u00eb burimeve. \/<a href=\"https:\/\/ekofin.al\/raporti-i-okb-deri-ne-90-e-tregut-te-druve-te-zjarrit-informal-100-mije-hektare-pyje-u-zhduken\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ekofin.al<\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria vijon t\u00eb p\u00ebrballet me informalitet t\u00eb lart\u00eb n\u00eb tregun e druve t\u00eb zjarrit, degradim t\u00eb sip\u00ebrfaqeve pyjore dhe var\u00ebsi t\u00eb konsiderueshme nga importet e l\u00ebnd\u00ebs drusore. Nj\u00eb raport i Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit, i dor\u00ebzuar pran\u00eb Komisionit Ekonomik t\u00eb Kombeve t\u00eb Bashkuara p\u00ebr Europ\u00ebn (UNECE), evidenton se deri n\u00eb 90% e tregut t\u00eb druve t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":159229,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-159228","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159228","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=159228"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159228\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":159230,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159228\/revisions\/159230"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/159229"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=159228"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=159228"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=159228"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}