{"id":159231,"date":"2026-10-30T09:19:24","date_gmt":"2026-10-30T09:19:24","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=159231"},"modified":"2026-10-30T09:19:24","modified_gmt":"2026-10-30T09:19:24","slug":"shnderrimi-i-edi-rames-nga-autokrat-ne-diktator-ne-optiken-e-librit-si-vdesin-demokracite","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/30\/shnderrimi-i-edi-rames-nga-autokrat-ne-diktator-ne-optiken-e-librit-si-vdesin-demokracite\/","title":{"rendered":"Shnd\u00ebrrimi i Edi Ram\u00ebs nga autokrat n\u00eb diktator, n\u00eb optik\u00ebn e librit &#8220;Si vdesin demokracit\u00eb&#8221;"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Bujar Leskaj<\/strong><\/em><\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb\/diskutim miq\u00ebsor me gazetarin, eseistin, kritikun, autorin e disa librave, Agim Ba\u00e7i, p\u00ebr librin \u201cSi vdesin demokracit\u00eb\u201d (botimi shqip, 2018), me autor\u00eb Steven Levitsky dhe Daniel Ziblatt, analizuam se si autor\u00ebt i referohen vepr\u00ebs \u201cThe Breakdown of Democratic Regimes\u201d, (botuar n\u00eb vitin 1978), e cila thekson rolin e politikan\u00ebve dhe tregon se si sjellja e tyre mund ta p\u00ebrforcoj\u00eb demokracin\u00eb ose ta \u00e7oj\u00eb at\u00eb drejt rrezikut (tem\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do e trajtoj n\u00eb nj\u00eb shkrim-analiz\u00eb m\u00eb t\u00eb plot\u00eb)<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr trajtohet nj\u00eb grup prej kat\u00ebr treguesish, t\u00eb paraqitur p\u00ebrmes t\u00eb ashtuquajturit \u201ctesti i lakmusit-litmus test\u201d ( fq.33.77, 84, ), t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht shenja paralajm\u00ebruese q\u00eb na ndihmojn\u00eb t\u00eb identifikojm\u00eb nj\u00eb politikan autoritar. Vlen t\u00eb theksohet se, si\u00e7 p\u00ebrcaktohet qart\u00eb n\u00eb lib\u00ebr, shum\u00eb politikan\u00eb nuk e shfaqin shkall\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb autoritarizmit p\u00ebrpara se t\u00eb marrin pushtetin. Disa prej tyre i p\u00ebrqafojn\u00eb dhe i mb\u00ebshtesin normat demokratike n\u00eb fillimet e karrier\u00ebs s\u00eb tyre, p\u00ebr t&#8217;i braktisur m\u00eb von\u00eb dhe p\u00ebr t&#8217;u shnd\u00ebrruar n\u00eb figura autoritare.<\/p>\n<p>Treguesit e trajtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr, e cila p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb referenc\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb analiz\u00ebn e politik\u00ebs dhe t\u00eb demokracis\u00eb, mund t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si pik\u00ebnisje p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar sjelljen e politikan\u00ebve n\u00eb pushtet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, miratimi i paket\u00ebs s\u00eb re ligjore e propozuar nga Edi Rama m\u00eb 25 tetor 2026 me 6 instrumente \u201ckund\u00ebr dhun\u00ebs\u201d \u00ebsht\u00eb objekti m\u00eb tipik i k\u00ebtij vler\u00ebsimi, pasi sjellja e tij politike, n\u00eb ve\u00e7anti n\u00eb propozimin e k\u00ebsaj pakete ligjore, shfaq tipare q\u00eb p\u00ebrputhen me t\u00eb kat\u00ebr treguesit e autoritarizmit t\u00eb p\u00ebrshkruar n\u00eb lib\u00ebr. Kjo ngre pik\u00ebpyetje dhe shqet\u00ebsime p\u00ebr drejtimin n\u00eb t\u00eb cilin po zhvillohet demokracia n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas autor\u00ebve, edhe prania e nj\u00ebrit prej k\u00ebtyre treguesve duhet t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb arsye p\u00ebr shqet\u00ebsim. Kur disa prej tyre shfaqen nj\u00ebkoh\u00ebsisht, nevoja p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar me kujdes sjelljen e nj\u00eb politikani b\u00ebhet edhe m\u00eb e madhe.<\/p>\n<p>(1.)Refuzon ose angazhohet pak p\u00ebr respektimin e rregullave demokratike t\u00eb loj\u00ebs ( fq.34); (2.) Mohon legjitimitetin e kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb (fq.34, fq.77); (3.)Toleron ose inkurajon dhun\u00ebn (fq.35, fq.77)<\/p>\n<p>(4.) Tregon vullnet p\u00ebr t&#8217;i kufizuar lirit\u00eb civile t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe median (fq.35, fq.79, fq.82). Te ky tregues, prova m\u00eb e qart\u00eb \u00ebsht\u00eb precedenti q\u00eb autokrati Rama po b\u00ebn me propozimet e paket\u00ebs s\u00eb re ligjore e propozuar prej tij, me pretekstin e \u201cinstrumentit kund\u00ebr dhun\u00ebs\u201d, por q\u00eb n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb vet dhuna q\u00eb kreu i sektit k\u00ebrkon t\u00eb aplikoj\u00eb ndaj parimeve dhe rendit Kushtetues.<\/p>\n<p>Me paket\u00ebn e re ligjore, autokrati Rama i p\u00ebrmbush t\u00eb gjitha sjelljet q\u00eb p\u00ebrcaktohen nga kat\u00ebr treguesit e testit te lakmusit. Kjo paket\u00eb antikushtetuese dhe t\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb kund\u00ebrshtim me intetesin publik, e paraqitur gjoja si nj\u00eb instrument kund\u00ebr dhun\u00ebs, b\u00ebn q\u00eb Edi Rama t\u00eb ket\u00eb kaluar nga ushtrimi i nj\u00eb qeverisjeje gjithnj\u00eb e m\u00eb autoritare, n\u00eb at\u00eb t\u00eb nj\u00eb pushteti q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb kontrolloj\u00eb jo vet\u00ebm sjelljen e student\u00ebve dhe kund\u00ebrshtar\u00ebve, por edhe hap\u00ebsir\u00ebn e ushtrimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb tyre themelore kushtetuese.<\/p>\n<p>Vendimet parashikojn\u00eb ashp\u00ebrsimin e gjobave, kufizime t\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb tubimeve, krijimin e nj\u00eb regjistri p\u00ebr personat e dyshuar p\u00ebr veprime t\u00eb dhunshme, pa patur asnj\u00eb vendim gjykate t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr ta, si dhe kontrolle t\u00eb reja n\u00eb kufi.<\/p>\n<p>K\u00ebto masa ngrejn\u00eb pik\u00ebpyetje serioze p\u00ebr respektimin e liris\u00eb s\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb qytetarit, edhe ajo e garantuar nga Kushtetuta e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>I. Nga gjoja mbrojtja e rendit publik tek mbrojtja e karriges s\u00eb pushtetit<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse autokracia karakterizohet nga p\u00ebrqendrimi i pushtetit, dob\u00ebsimi i kontrollit institucional dhe kufizimi i konkurrenc\u00ebs politike, diktatora shfaqet kur pushteti fillon ta trajtoj\u00eb kund\u00ebrshtimin si k\u00ebrc\u00ebnim q\u00eb duhet neutralizuar, n\u00eb vend q\u00eb ta pranoj\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb natyrshme t\u00eb demokracis\u00eb.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht k\u00ebtu q\u00ebndron shqet\u00ebsimi q\u00eb ngre paketa e re ligjore. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm t\u00eb balancuar p\u00ebr parandalimin dhe nd\u00ebshkimin e dhun\u00ebs, ajo rrezikon t\u00eb krijoj\u00eb instrumente q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb kufizuar protest\u00ebn e ligjshme dhe mbar\u00ebkomb\u00ebtare studentore, p\u00ebr t\u00eb frik\u00ebsuar qytetar\u00ebt dhe p\u00ebr t\u00eb dekurajuar organizimin e kund\u00ebrshtimit politik.<\/p>\n<p>Lufta gjoja kund\u00ebr dhun\u00ebs po p\u00ebrdoret si justifikim p\u00ebr t\u00eb zgjeruar pushtetin e qeveris\u00eb mbi lirit\u00eb demokratike. Nj\u00eb qeveri demokratike nd\u00ebshkon vepr\u00ebn e paligjshme. Nj\u00eb qeveri autoritare me prirje t\u00eb hapura diktatoriale si kjo e Ram\u00ebs, provon t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb n\u00eb djep edhe mund\u00ebsin\u00eb e kund\u00ebrshtimit. Por kurr\u00eb nuk do t\u2019ia arrij\u00eb!<\/p>\n<p><strong><em>II. E drejta p\u00ebr tubim nuk \u00ebsht\u00eb privilegj i qeveris\u00eb<\/em><\/strong><\/p>\n<p>E drejta p\u00ebr tubim paq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga themelet e demokracis\u00eb kushtetuese. Ajo nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb leje q\u00eb pushteti i Ram\u00ebs ua jep student\u00ebve dhe qytetar\u00ebve, kur protestat i duken t\u00eb p\u00ebrshtatshme dhe ua heq, kur ato b\u00ebhen politikisht t\u00eb rrezikshme p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p>Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, n\u00eb nenin 47, garanton lirin\u00eb e tubimeve paq\u00ebsore dhe pa arm\u00eb. Edhe Konventa Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, n\u00eb nenin 11, mbron lirin\u00eb e tubimit dhe t\u00eb organizimit.<\/p>\n<p>M\u00eb k\u00ebt\u00eb paket\u00eb masash n\u00eb shkelj\u00eb flagrante t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, Rama e shnd\u00ebrron p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb individuale p\u00ebr dyshim aktesh dhune me dyshim dhe nd\u00ebshkim kolektiv t\u00eb protetsuesve, nj\u00eblloj si n\u00eb diktarurat m\u00eb t\u00eb egra!.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, masat e paket\u00ebs, q\u00eb pretendohen se synojn\u00eb sigurin\u00eb publike, shnd\u00ebrrohen n\u00eb nj\u00eb instrument presioni mbi t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt q\u00eb duan t\u00eb shprehin pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>Gjobat e ashpra t\u00eb paket\u00ebs nuk jan\u00eb gjoja nd\u00ebshkim p\u00ebr dhun\u00ebn, por frik\u00ebsim i protestuesve, edhe ende pa kryer dhun\u00eb! Gjobat b\u00ebhen tejet problematike, kur jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb r\u00ebnda si k\u00ebto t\u00eb paket\u00ebs s\u00eb sektit Rama, kur zbatohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare dhe kur krijojn\u00eb nj\u00eb efekt frik\u00ebsues mbi ushtrimin e t\u00eb drejtave kushtetuese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qytetar q\u00eb d\u00ebshiron t\u00eb protestoj\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb mund\u00ebsi ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb, pa u p\u00ebrballur me frik\u00ebn se nj\u00eb pjes\u00ebmarrje paq\u00ebsore mund t&#8217;i kushtoj\u00eb nj\u00eb shum\u00eb q\u00eb nuk mund ta p\u00ebrballoj\u00eb financiarisht.<\/p>\n<p>N\u00ebse nd\u00ebshkimi nuk bazohet n\u00eb sjelljen konkrete t\u00eb individit, por n\u00eb nj\u00eb interpretim t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb protest\u00eb, at\u00ebher\u00eb ligji i ri kthehet nga instrument drejt\u00ebsie n\u00eb instrument dekurajimi, presioni, frike dhe diktature.<\/p>\n<p>Rama, duke ashp\u00ebrsuar gjobat, nuk po synon gjoja t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb ata q\u00eb kryejn\u00eb akte t\u00eb dhunshme, por po rreket p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb ekonomikisht t\u00eb rrezikshme pjes\u00ebmarrjen n\u00eb protestat rinore dhe qytetare n\u00eb t\u00eb ardhmen!<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb demokraci, qeveria nuk mund ta trajtoj\u00eb protest\u00ebn si problem, vet\u00ebm sepse ajo zhvillohet p\u00ebrball\u00eb institucioneve shtet\u00ebrore, bllokon p\u00ebrkoh\u00ebsisht hap\u00ebsira publike ose shpreh k\u00ebrkesa p\u00ebr dor\u00ebheqjen e drejtuesve politik\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrkundrazi, protestat q\u00eb kritikojn\u00eb qeverin\u00eb jan\u00eb nd\u00ebr rastet kur mbrojtja e liris\u00eb s\u00eb tubimit ka r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe. Nj\u00eb pushtet q\u00eb kontrollon vet\u00eb kushtet n\u00eb t\u00eb cilat mund t\u00eb kund\u00ebrshtohet, b\u00ebhet pal\u00eb dhe arbit\u00ebr.<\/p>\n<p><em><strong>III. Regjistri i personave t\u00eb dyshuar: nd\u00ebshkim pa vendim gjykate!<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Krijimi i nj\u00eb regjistri p\u00ebr personat e dyshuar p\u00ebr veprime t\u00eb dhunshme \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt i past\u00ebr diktatorial, n\u00ebse regjistrimi b\u00ebhet pa nj\u00eb vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb dhe n\u00ebse prej tij rrjedhin pasoja kufizuese p\u00ebr t\u00eb drejtat e individit t\u00eb dyshuar.<\/p>\n<p>K\u00ebtu ngrihet nj\u00eb problem themelor i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs: dyshimi nuk \u00ebsht\u00eb prov\u00eb p\u00ebrfundimtare e faj\u00ebsis\u00eb dhe regjistrimi administrativ nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb procesin gjyq\u00ebsor.<\/p>\n<p>Prezumimi i pafaj\u00ebsis\u00eb, i garantuar nga neni 30 i Kushtetut\u00ebs dhe neni 6 i Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, k\u00ebrkon q\u00eb nj\u00eb person t\u00eb trajtohet si i pafajsh\u00ebm, derisa faj\u00ebsia e tij t\u00eb provohet sipas ligjit.<\/p>\n<p>Rama po i shkel me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto prerogativa, duke krijuar nj\u00eb regjist\u00ebr t\u00eb paqart\u00eb, t\u00eb bazuar n\u00eb dyshime dhe pa kritere t\u00eb bazuara, p\u00ebr p\u00ebrfshirjen, p\u00ebrdit\u00ebsimin dhe fshirjen e t\u00eb dh\u00ebnave. Ky rregjist\u00ebr krijon nj\u00eb kategori qytetar\u00ebsh t\u00eb sh\u00ebnjuar nga shteti, pse Ram\u00eb diktatori ka frik\u00eb, si djalli temjanin, urrejtjen dhe revolt\u00ebn popullore!<\/p>\n<p>Kush e p\u00ebrcakton se nj\u00eb person \u00ebsht\u00eb i rreziksh\u00ebm? Cilat prova k\u00ebrkohen? Kush kontrollon regjistrimin? Sa koh\u00eb ruhen t\u00eb dh\u00ebnat? Si mund t\u00eb k\u00ebrkohet korrigjimi apo fshirja e tyre? Pa p\u00ebrgjigje t\u00eb qarta p\u00ebr k\u00ebto pyetje, regjistri kthehet n\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm jo vet\u00ebm arbitrar, por edhe diktatorial kontrolli.<\/p>\n<p><strong><em>IV. Kontrollet kufitare dhe liria e l\u00ebvizjes<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Rama po rr\u00ebshqet n\u00eb diktatur\u00eb edhe me masat p\u00ebr kontrollet e reja n\u00eb kufi, q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb identifikojn\u00eb ose t\u00eb kufizojn\u00eb l\u00ebvizjen e personave t\u00eb konsideruar t\u00eb dyshuar p\u00ebr veprime t\u00eb dhunshme.<\/p>\n<p>Kushtetuta shqiptare garanton lirin\u00eb e l\u00ebvizjes n\u00eb nenin 38, nd\u00ebrsa neni 2 i Protokollit nr. 4 t\u00eb Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut mbron lirin\u00eb e l\u00ebvizjes sipas kushteve t\u00eb p\u00ebrcaktuara aty.<\/p>\n<p>N\u00ebse nj\u00eb qytetar p\u00ebrballet me pengesa n\u00eb l\u00ebvizje vet\u00ebm sepse \u00ebsht\u00eb regjistruar si i dyshuar p\u00ebr pjes\u00ebmarrje n\u00eb protesta ose p\u00ebr veprime q\u00eb ende nuk jan\u00eb provuar n\u00eb gjykat\u00eb, at\u00ebher\u00eb problemi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm \u00e7\u00ebshtje rendi publik. Ai prek drejtp\u00ebrdrejt marr\u00ebdh\u00ebnien midis individit dhe shtetit.<\/p>\n<p>Liria e l\u00ebvizjes nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb privilegj q\u00eb autoritetet e japin ose e kufizojn\u00eb sipas bindjeve politike, pjes\u00ebmarrjes n\u00eb protesta apo vler\u00ebsimeve t\u00eb pakontrolluara administrative.<\/p>\n<p><strong><em>xxx<\/em><\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb thelb, \u00e7\u00ebshtja q\u00eb ngre paketa e re ligjore nuk lidhet vet\u00ebm me nivelin e gjobave, regjistrat apo kontrollet kufitare. Ajo lidhet me nj\u00eb pyetje m\u00eb t\u00eb madhe: a po forcohen institucionet q\u00eb mbrojn\u00eb qytetarin, apo po zgjerohen instrumentet pothuajse diktatoriale, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb qytetarin m\u00eb t\u00eb cenuesh\u00ebm p\u00ebrball\u00eb pushtetit?<\/p>\n<p>Nj\u00eb ligj nuk b\u00ebhet demokratik vet\u00ebm sepse miratohet nga parlamenti. Ai duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrputhje me Kushtetut\u00ebn, me konventat nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe me parimin se pushteti shtet\u00ebror kufizohet nga t\u00eb drejtat e individit.<\/p>\n<p>Edi Rama, sot q\u00eb je \u201cstolisur\u201d me veshjen e diktatorit: kuptoje se mbrojtja e institucioneve nuk \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb me mbrojtjen e karriges t\u00ebnde dhe se mbrojtja e rendit publik nuk i jep askujt t\u00eb drejt\u00ebn t\u00eb kufizoj\u00eb arbitrarisht lirit\u00eb demokratike t\u00eb qytetarit!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj N\u00eb nj\u00eb bised\u00eb\/diskutim miq\u00ebsor me gazetarin, eseistin, kritikun, autorin e disa librave, Agim Ba\u00e7i, p\u00ebr librin \u201cSi vdesin demokracit\u00eb\u201d (botimi shqip, 2018), me autor\u00eb Steven Levitsky dhe Daniel Ziblatt, analizuam se si autor\u00ebt i referohen vepr\u00ebs \u201cThe Breakdown of Democratic Regimes\u201d, (botuar n\u00eb vitin 1978), e cila thekson rolin e politikan\u00ebve dhe &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":31036,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-159231","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159231","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=159231"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159231\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":159233,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159231\/revisions\/159233"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/31036"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=159231"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=159231"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=159231"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}