{"id":159236,"date":"2026-10-30T09:26:52","date_gmt":"2026-10-30T09:26:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=159236"},"modified":"2026-10-30T09:26:52","modified_gmt":"2026-10-30T09:26:52","slug":"me-polici-apo-me-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/30\/me-polici-apo-me-politike\/","title":{"rendered":"Me polici apo me politik\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga\u00a0Lutfi DERVISHI<\/strong><\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"alignnone  wp-image-21097\" src=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/lutfi-dervishi-300x212.jpg\" alt=\"\" width=\"170\" height=\"120\" srcset=\"https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/lutfi-dervishi-300x212.jpg 300w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/lutfi-dervishi-768x542.jpg 768w, https:\/\/rdnews.al\/wp-content\/uploads\/2022\/08\/lutfi-dervishi.jpg 900w\" sizes=\"auto, (max-width: 170px) 100vw, 170px\" \/><\/p>\n<p>Gabimi i madh q\u00eb b\u00ebhet \u00ebsht\u00eb ngulmimi te ideja\u00a0se protesta mund t\u00eb fashitet duke shtuar numrin e polic\u00ebve dhe\u00a0 shp\u00ebrblimin e tyre, duke ashp\u00ebrsuar ligjin p\u00ebr tubimet dhe duke rritur gjobat p\u00ebr protestuesit.<\/p>\n<p>Policia, RENEA dhe ushtria mund t\u00eb zbrazin sheshin, por nuk mund t\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb. Ligji mund t\u00eb ashp\u00ebrsohet, por rrezikon t\u00eb kthehet n\u00eb karikatur\u00eb sapo t\u00eb tentohet zbatimi i tij.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri nuk mund t\u00eb shpjegohet me etiketat neomarksiste, antifashiste, antiamerikane, antieuropiane apo antisemite. K\u00ebto etiketime, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb provave, nuk ndihmojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar protest\u00ebn. Ato sh\u00ebrbejn\u00eb p\u00ebr ta delegjitimuar dhe p\u00ebr t\u00eb shmangur diskutimin mbi shkaqet e saj.<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb nj\u00eb protest\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb, \u00ebsht\u00eb revolt\u00eb kund\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebs se si funksionon pushteti, kund\u00ebr sistemit me nj\u00eb piramide autoritare n\u00eb skajet e nj\u00eb aparati policor diktatorial.<\/p>\n<p>Pak\u00ebnaq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb grumbulluar p\u00ebr vite me radh\u00eb. Protesta mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb shkak, por rr\u00ebnj\u00ebt e saj jan\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb thella,\u00a0 kriza nuk \u00ebsht\u00eb e rendit publik, por para s\u00eb gjithash, \u00ebsht\u00eb kriz\u00eb e thell\u00eb politike.<\/p>\n<p>Problemi themelor i sistemit politik \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsimi deri n\u00eb mosfunksionim institucional dhe dob\u00ebsimi i p\u00ebrfaq\u00ebsimit dhe i mekanizmave t\u00eb kontrollit t\u00eb pushtetit. (A jan\u00eb deputetet e reja p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb denja t\u00eb student\u00ebve q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb protest\u00eb?)<\/p>\n<p>Zgjedhjet zhvillohen rregullisht, por si, kur besimi te konkurrenca e ndershme ka ikur n\u00eb drejtim t\u00eb paditur!<\/p>\n<p>Raportet e OSBE\/ODIHR kan\u00eb evidentuar probleme serioze, p\u00ebrfshir\u00eb p\u00ebrdorimin e burimeve shtet\u00ebrore, mostransparenc\u00ebn e financimit partiak dhe pabarazia n\u00eb gar\u00eb, pa p\u00ebrmendur krimin e organizuar, lidhjet dhe rolin e tij. Nuk mjafton q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb votojn\u00eb, por duhet t\u00eb ken\u00eb besim se vota e tyre mund t\u00eb sjell\u00eb ndryshim.<\/p>\n<p>K\u00ebtu po z\u00eb rr\u00ebnj\u00eb\u00a0 ideja se \u00e7do kat\u00ebr vjet shkojm\u00eb t\u00eb rinovojm\u00eb certifikat\u00ebn e pushtetit dhe jo t\u00eb p\u00ebrballemi n\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Partit\u00eb po funksionojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb si struktura t\u00eb kalcifikuara rreth lidereve e kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb varen nga humori i tyre dhe jo nga nj\u00eb gar\u00eb e hapur brenda partis\u00eb dhe direkt me votuesit.<\/p>\n<p>Kjo qart\u00ebson edhe pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e protestes ndaj opozit\u00ebs tradicionale.<\/p>\n<p>Parlamenti, q\u00eb duhet t\u00eb kontrolloj\u00eb qeverin\u00eb, sillet si noter i verb\u00ebr i saj. Seancat e pyetjeve, interpelancat, komisionet hetimore\u00a0dhe k\u00ebrkesat p\u00ebr informacion nuk duhet t\u00eb varen nga vullneti i shumic\u00ebs. Ato jan\u00eb instrumente t\u00eb kontrollit demokratik por, kur edhe deputeti i shumic\u00ebs nuk merr p\u00ebrgjigje nga administrata, \u00e7far\u00eb i mbetet t\u00eb b\u00ebj\u00eb deputeti i opozit\u00ebs dhe \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb mendoj\u00eb qytetari?<\/p>\n<p>Kemi nj\u00eb sistem ku pushteti buron nga vota, por pushteti dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia politike p\u00ebrfundon te nj\u00eb njeri.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb nj\u00eb nga arsyet kryesore t\u00eb daljes masive n\u00eb rrug\u00eb \u00ebsht\u00eb rritja marramend\u00ebse e kostos s\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka rritje ekonomike, investime dhe turiz\u00ebm, por si\u00e7 do t\u00eb thoshte nj\u00eb shkodran, \u201cboll t\u00eb mira shifrat, por nuk m\u2019i ha f\u00ebmija\u201d<\/p>\n<p>Qytetari nuk e mat zhvillimin me numrin e turist\u00ebve, lart\u00ebsin\u00eb kullave apo bukurin\u00eb e projekteve 3D, por me \u00e7mimin e banes\u00ebs, pag\u00ebn, pensionin, cil\u00ebsin\u00eb e shkoll\u00ebs dhe mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb sh\u00ebrbim sh\u00ebndet\u00ebsor.<br \/>\nPolitikat fiskale preferenciale, ligjet e personalizuara, p\u00ebrqendrimi i p\u00ebrfitimeve ekonomike n\u00eb pak duar ushqejn\u00eb perceptimin se rregullat nuk jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej varf\u00ebris\u00eb dhe pabarazis\u00eb, ekziston nj\u00eb problem edhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb: mendimi se p\u00ebr t\u00eb ecur p\u00ebrpara nuk mjaftojn\u00eb puna, aft\u00ebsia dhe ndershm\u00ebria. (M\u00eb kujtohen fjal\u00ebt e nj\u00eb studenteje q\u00eb i hakerrehej polic\u00ebve, por q\u00eb nuk mund t\u2019i shkruaj k\u00ebtu.)<\/p>\n<p>Mungesa e meritokracis\u00eb, korrupsioni, emigrimi i t\u00eb rinjve, mungesa e perspektiv\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe dob\u00ebsimi i besimit tek institucionet kan\u00eb krijuar nj\u00eb koktej zem\u00ebrimi i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrthyer n\u00eb \u00e7do koh\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shum\u00eb qytetar\u00eb, problemi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm se nuk d\u00ebgjohen, por se nuk besojn\u00eb m\u00eb se mund t\u00eb zgjidhin di\u00e7ka p\u00ebrmes institucioneve ekzistuese apo Pranise Besnike. Prandaj dalin n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria\u00a0 po e trajton kriz\u00ebn kryesisht si problem t\u00eb rendit publik. \u201cNjer\u00ebzit kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb rrug\u00eb dhe duhet t\u2019i kthejm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi\u201d.\u00a0 Por rendi publik dhe legjitimiteti politik jan\u00eb dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Qeveria nuk \u00ebsht\u00eb baraz me shtetin.<\/p>\n<p>Shteti ka detyrimin t\u00eb mbroj\u00eb jet\u00ebn, pron\u00ebn dhe sigurin\u00eb. Dhuna ndaj policis\u00eb apo qytetar\u00ebve nuk mund t\u00eb justifikohet, por as kafsh\u00ebria policore nuk mund t\u00eb justifikohet me faktin se 100 apo 200 protestues kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb dhunsh\u00ebm.\u00a0 P\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb individuale, apo jo?<\/p>\n<p>Ashp\u00ebrsimi i legjislacionit dhe p\u00ebrdorimi i forc\u00ebs mund t\u00eb ulin numrat n\u00eb protesta, madje t\u2019i zerojn\u00eb, por \u201cqet\u00ebsia\u201d nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje e kriz\u00ebs, p\u00ebrkundrazi, rrezikon t\u00eb radikalizoj\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb protestuesve, t\u00eb zgjeroj\u00eb hendekun mes qytetar\u00ebve dhe institucioneve dhe t\u2019a kthej\u00eb policin\u00eb n\u00eb pal\u00eb dhe sh\u00ebnjest\u00ebr t\u00eb leht\u00eb t\u00eb konfliktit politik.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb qeveria mb\u00ebshtetet te policia p\u00ebr t\u00eb zgjidhur nj\u00eb kriz\u00eb politike, aq m\u00eb shum\u00eb ajo e thellon at\u00eb dhe pranon, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb, se instrumentet politike nuk po funksionojn\u00eb.<\/p>\n<p>Si \u00e7do gj\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb dh\u00e9 edhe kjo kriz\u00eb do t\u00eb kaloj\u00eb. Pyetja \u00ebsht\u00eb a po merren hapat e duhura?<\/p>\n<p>Krizat ndalojn\u00eb kur ndalet spiralja e dhun\u00ebs dhe b\u00ebhet hetimi i shpejt\u00eb e profesional i t\u00eb gjitha shkeljeve nga kushdo q\u00eb i ka kryer ato apo ka urdh\u00ebruar. Heqja dor\u00eb nga p\u00ebrdorimi i ligjit si instrument frik\u00ebsimi krijon kushtet p\u00ebr nj\u00eb dialog t\u00eb hapur e t\u00eb sinqert\u00eb me pjes\u00ebmarrjen e aktor\u00ebve politik\u00eb, me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e protestuesve, student\u00ebve dhe aktor\u00ebve t\u00eb besuesh\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile.<\/p>\n<p>Dialogu nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tryez\u00eb ku qeveria p\u00ebrcakton \u201crregullat e loj\u00ebs\u201d \u2013 kush merr pjes\u00eb, cili \u00ebsht\u00eb rendi i dit\u00ebs dhe cilat do t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrfundimet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pal\u00eb e tret\u00eb, e pranuar nga pjes\u00ebmarr\u00ebsit, mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb krijimin e besimit.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do vend zgjedhjet jan\u00eb instrument p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga kriza, por k\u00ebtu jan\u00eb provuar si ftesa p\u00ebr t\u00eb thelluar kriz\u00ebn.<br \/>\nPa nj\u00eb marr\u00ebveshje politike p\u00ebr rihartimin e kodit zgjedhor, p\u00ebr zgjedhje t\u00eb besueshme duke trajtuar problemet e identifikuara dhe t\u00eb p\u00ebrmbledhura n\u00eb nj\u00eb rresht n\u00eb raportin e fundit t\u00eb OSBE \u2013 ODHIR, rrezikojm\u00eb t\u00eb ndryshojm\u00eb lojtar\u00ebt dhe t\u00eb vijojm\u00eb t\u00eb luajm\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn \u201cloj\u00eb\u201d. Ndoshta me t\u00eb nj\u00ebjtin rezultat.<\/p>\n<p>Nj\u00eb qeveri me mandat t\u00eb kufizuar, sipas te cilit asnj\u00eb\u00a0 pal\u00eb t\u00eb mos bllokoj\u00eb preceset, dhe me detyra t\u00eb p\u00ebrcaktuara qart\u00eb, mund t\u00eb jen\u00eb nd\u00ebr opsionet e negociueshme. Kjo nuk duhet t\u00eb konsiderohet si zgjidhje magjike, por si mekaniz\u00ebm p\u00ebr t\u00eb krijuar kushte besimi, n\u00ebse pal\u00ebt kan\u00eb vullnet politik dhe bien dakord.<\/p>\n<p>Na duhen zgjedhje q\u00eb\u00a0 zgjidhin kriz\u00ebn, e jo zgjedhje q\u00eb prodhojn\u00eb nj\u00eb rezultat t\u00eb ri t\u00eb kontestuar.<\/p>\n<p>Zgjedhjet jan\u00eb nj\u00eb instrument, por p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer te kjo kriz\u00eb lipset di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb proces i rregullt zgjedhor: reformim i thell\u00eb i sistemit politik.<\/p>\n<p>Ndoshta jemi t\u00eb vonuar p\u00ebr nj\u00eb debat serioz kushtetues dhe institucional.<\/p>\n<p>Ndryshimi i sistemit zgjedhor q\u00eb t\u2019i hap\u00eb rrug\u00eb perfaqesimit t\u00eb gjenerat\u00ebs s\u00eb pa p\u00ebrfaq\u00ebsuar, hapja reale e listave, demokratizimi i partive, procedurat konkurruese p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e kandidat\u00ebve si dhe forcimi i kontrollit parlamentar, jan\u00eb instrumente t\u00eb testuar.<\/p>\n<p>N\u00eb Hungari u b\u00eb ligj q\u00eb Kryeministri nuk mund t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dy mandate; duhen diskutuar ide se si mund\u00a0 t\u00eb kufizohet p\u00ebrqendrimi i pushtetit n\u00eb nj\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb proces i gjer\u00eb ndryshimesh mund t\u00eb shqyrtohet, por vet\u00ebm me konsensus, transparenc\u00eb dhe gjith\u00ebp\u00ebrfshirje, jo si marr\u00ebveshje e radh\u00ebs mes lidereve, si ajo e vitit 2008.<\/p>\n<p>Objektivi \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: deputeti t\u00eb ket\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj zgjedh\u00ebsit sesa ndaj kryetarit t\u00eb partis\u00eb, parlamenti t\u00eb kontrolloj\u00eb qeverin\u00eb dhe institucionet t\u00eb mos varen nga vullneti i nj\u00eb njeriu.<\/p>\n<p>Nj\u00eb element q\u00eb shpesh mungon n\u00eb diskutimin publik \u00ebsht\u00eb dalja nga kriza me sa m\u00eb pak kosto e tension.<\/p>\n<p>Nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb e sheh \u00e7do kompromis si kapitullim dhe \u00e7do protest\u00eb si p\u00ebrpjekje p\u00ebr rr\u00ebzim me forc\u00eb nga pushteti, rrezikon t\u00eb mbyll\u00eb vet\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e zgjidhjes.<\/p>\n<p>Ndryshimi i pushtetit duhet t\u00eb vij\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb procesi demokratik dhe jo p\u00ebrmes imponimit t\u00eb forc\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb zgjidhje e q\u00ebndrueshme nuk duhet t\u00eb garantoj\u00eb fitoren e nj\u00ebr\u00ebs pal\u00eb, por besueshm\u00ebrin\u00eb se loja \u00ebsht\u00eb fituar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ndershme.<\/p>\n<p>Vendi nuk ka problem manifestimin paq\u00ebsor apo protestat e dhunshme. Vendi ka problem besimin te sistemi i p\u00ebrfaq\u00ebsimit, te rregullat e loj\u00ebs dhe te m\u00ebnyra si ushtrohet pushteti.<\/p>\n<p>\u00c7\u00ebshtja sot nuk \u00ebsht\u00eb se si mund t\u00eb mbyllet protesta, por \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb (paq\u00ebsisht) q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb mos e shohin rrug\u00ebn dhe dhun\u00ebn si t\u00eb vetmen m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar.<\/p>\n<p>Qeveria mund t\u00eb zgjedh\u00eb mes dy rrug\u00ebve: t\u00eb investoj\u00eb te policia p\u00ebr t\u00eb kontrolluar zem\u00ebrimin, ose te politika p\u00ebr t\u00eb adresuar shkaqet e saj. Urt\u00ebsia, largpam\u00ebsia, interesi i vendit dhe i popullit mb\u00ebshtet t\u00eb dyt\u00ebn \u2013 adreso shkaqet me veprim konkret.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Lutfi DERVISHI Gabimi i madh q\u00eb b\u00ebhet \u00ebsht\u00eb ngulmimi te ideja\u00a0se protesta mund t\u00eb fashitet duke shtuar numrin e polic\u00ebve dhe\u00a0 shp\u00ebrblimin e tyre, duke ashp\u00ebrsuar ligjin p\u00ebr tubimet dhe duke rritur gjobat p\u00ebr protestuesit. Policia, RENEA dhe ushtria mund t\u00eb zbrazin sheshin, por nuk mund t\u00eb shp\u00ebrndajn\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb. Ligji mund t\u00eb ashp\u00ebrsohet, por rrezikon &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":159170,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-159236","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159236","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=159236"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159236\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":159237,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159236\/revisions\/159237"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/159170"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=159236"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=159236"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=159236"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}