{"id":159332,"date":"2026-10-30T21:59:03","date_gmt":"2026-10-30T21:59:03","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=159332"},"modified":"2026-10-30T22:19:10","modified_gmt":"2026-10-30T22:19:10","slug":"i-transferuan-ne-burgun-e-fierit-rama-vendos-ballukun-si-gardiane-te-veliajt-dhe-agasit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/30\/i-transferuan-ne-burgun-e-fierit-rama-vendos-ballukun-si-gardiane-te-veliajt-dhe-agasit\/","title":{"rendered":"I transferuan n\u00eb burgun e Fierit\/ Rama vendos Ballukun si gardiane t\u00eb Veliajt dhe Agasit"},"content":{"rendered":"<p>Gazetari Artan Hoxha ka komentuar n\u00eb studion e News24 transferimin e kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, nga burgu i Durr\u00ebsit n\u00eb at\u00eb t\u00eb Fierit, duke ngritur pik\u00ebpyetje mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si u krye ky proces dhe personat q\u00eb, sipas tij, kan\u00eb ndikim n\u00eb zon\u00ebn ku ndodhet institucioni i vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit.<\/p>\n<p>Hoxha pretendoi se transferimi i Veliajt \u00ebsht\u00eb kryer me urgjenc\u00eb dhe pa nj\u00eb shkres\u00eb zyrtare, duke iu referuar komunikimeve q\u00eb tha se kishte pasur me autoritetet e burgjeve.<\/p>\n<p>Ai ngriti pik\u00ebpyetje edhe p\u00ebr faktin se n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin burg jan\u00eb transferuar apo ndodhen edhe persona t\u00eb tjer\u00eb, duke p\u00ebrmendur emrin e Ergys Agasit. Sipas Hoxh\u00ebs, transferimi i tyre n\u00eb burgun e Fierit merr nj\u00eb tjet\u00ebr dometh\u00ebnie p\u00ebr shkak t\u00eb kontrollit politik dhe institucional q\u00eb ai pretendon se ushtrohet n\u00eb at\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n<p>Gazetari p\u00ebrmendi n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst edhe z\u00ebvend\u00ebskryeministren Belinda Balluku, duke pretenduar se qarku i Fierit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zon\u00eb ku ajo ka ndikim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>Ai shtoi se transferimi nuk ishte thjesht nj\u00eb l\u00ebvizje administrative, por nj\u00eb mesazh politik p\u00ebr kryebashkiakun e Tiran\u00ebs dhe p\u00ebr figura t\u00eb tjera brenda Partis\u00eb Socialiste.<\/p>\n<p>\u201cNe kemi s\u00eb pari, k\u00ebto lloj qeverish dhe k\u00ebta lloj autokrat\u00ebsh i rr\u00ebzon zullumi q\u00eb kan\u00eb shkaktuar. Ata kan\u00eb uzurpuar kaq shum\u00eb pushtet dhe e kan\u00eb grabitur kaq shum\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Pra, i rr\u00ebzon drejt\u00ebsia. Ky lloj zullumi dhe ky lloj abuzimi me pushtetin kan\u00eb krijuar k\u00ebt\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi popullore. Dhe kjo pak\u00ebnaq\u00ebsi, sepse jemi nj\u00eb vend europian dhe an\u00ebtar i NATO-s, nuk mund t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb revolt\u00eb t\u00eb armatosur p\u00ebr rr\u00ebzimin e pushtetit. Ne e dim\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, por ky lloj abuzimi me pushtetin \u00e7on n\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi popullore dhe kjo pak\u00ebnaq\u00ebsi m\u00eb pas e merr p\u00ebrpara dhe e fshin edhe at\u00eb q\u00eb duket si njeriu m\u00eb i fort\u00eb dhe m\u00eb i papreksh\u00ebm.<\/p>\n<p>Dua t\u00eb jap nj\u00eb element p\u00ebr ta p\u00ebrmbyllur k\u00ebt\u00eb. Mbajeni mend kur Edi Rama erdhi n\u00eb pushtet, mori kabinetin dhe b\u00ebri nj\u00eb xhiro n\u00eb bulevard. Nuk kishte as truproja dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr. Po sot nuk ka m\u00eb makina t\u00eb blinduara q\u00eb t\u2019i sigurojn\u00eb ministrat e Ram\u00ebs t\u00eb dalin n\u00eb qytet. Ta provoj\u00eb Edi Rama t\u00eb dal\u00eb me duart n\u00eb xhepa n\u00eb bulevard, ta provoj\u00eb t\u00eb dal\u00eb nes\u00ebr. Ai dilte shpesh. Sot mezi pret t\u00eb dal\u00eb dita, t\u00eb b\u00ebj\u00eb ato videot dhe m\u00eb pas zhduket nga qarkullimi. Pse nuk e b\u00ebjn\u00eb dot sot? Deputet\u00ebt nuk gjejn\u00eb vend ku t\u00eb fshihen nga qytetar\u00ebt. Ministrat, edhe n\u00eb avion apo jasht\u00eb shtetit, nuk gjejn\u00eb qet\u00ebsi, nuk gjejn\u00eb ku t\u00eb ulen. Nj\u00eb her\u00eb m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cAman, na thuaj nj\u00eb orar takimi, nj\u00eb vend ku ata do t\u00eb mblidhen, sepse do t\u2019u vijm\u00eb atje\u201d. Pra, pse ka ardhur kjo situat\u00eb dhe kjo pak\u00ebnaq\u00ebsi? Ka ardhur pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs se si \u00ebsht\u00eb keqqeverisur ky vend.<\/p>\n<p>Ai njeri q\u00eb dilte krenar n\u00eb mes t\u00eb qytetit, me duart n\u00eb xhepa, dhe sfidonte kund\u00ebrshtar\u00ebt e tij politik\u00eb, sot nuk gjen vrim\u00eb ku t\u00eb futet. E dini sa e ka shtuar numrin e makinave dhe t\u00eb eskortave? Rast\u00ebsisht, dit\u00ebn q\u00eb vinte nga Vlora, ishin t\u00eb pakt\u00ebn 11 makina. Sa m\u00eb shum\u00eb shton makinat e blinduara, aq m\u00eb shum\u00eb i ngushtohet laku.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodhi me Erion Veliajn dit\u00ebn e djeshme \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse. Un\u00eb jam nj\u00eb njeri q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb betej\u00eb me Erion Veliajn. Nuk di t\u00eb ket\u00eb sulmuar njeri aq fort sa un\u00eb, por ajo q\u00eb b\u00ebri dje Edi Rama nuk ishte nj\u00eb mesazh vet\u00ebm p\u00ebr Erion Veliajn.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb b\u00ebri Edi Rama ishte nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnim tipik mafioz. Mafia dhe krimi i organizuar e din\u00eb ku t\u00eb t\u00eb prekin p\u00ebr t\u00eb t\u00eb th\u00ebn\u00eb: \u201cMblidh mendjen para se t\u00eb t\u00eb vrasin\u201d. T\u00eb prekin te familja, te n\u00ebna, te gruaja, te f\u00ebmija. Un\u00eb dje i pash\u00eb t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta element\u00eb dhe u lejuan kamerat t\u00eb filmonin pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb sken\u00eb. N\u00ebse Edi Rama nuk do t\u00eb kishte gisht n\u00eb at\u00eb q\u00eb ndodhi dje, si u lejuan kamerat t\u00eb ishin aty?<\/p>\n<p>Kur pam\u00eb n\u00ebn\u00ebn e Erion Veliajt, bashk\u00ebshorten e tij dhe foshnj\u00ebn e tij, pam\u00eb nj\u00eb sken\u00eb q\u00eb, sipas meje, p\u00ebrcillte nj\u00eb mesazh k\u00ebrc\u00ebnues. Erion Veliaj mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb mij\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr t\u00eb sqaruar, por at\u00eb lloj k\u00ebrc\u00ebnimi ta b\u00ebn vet\u00ebm mafia. Dhe ai k\u00ebrc\u00ebnim nuk ishte vet\u00ebm p\u00ebr Erion Veliajn, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u201cErion\u00ebt\u201d e tjer\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, q\u00eb k\u00ebto koh\u00eb kan\u00eb menduar se Edi Ram\u00ebs po i rr\u00ebshqet k\u00ebmba.<\/p>\n<p>Edi Rama dje u tha t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tij, atyre q\u00eb k\u00ebrkuan llogari, p\u00ebrfshir\u00eb Toni Gogun, se do t\u2019ua b\u00ebj\u00eb si Erion Veliajt dhe se, kur ia b\u00ebn k\u00ebt\u00eb kryebashkiakut t\u00eb kryeqytetit, me t\u00eb cilin ka ndar\u00eb mbi 20 vite pushtet, nuk pyet ask\u00ebnd tjet\u00ebr. Ky k\u00ebrc\u00ebnim ishte p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb socialist\u00ebt: n\u00ebse guxoni t\u00eb dilni nga rreshti, do t\u2019jua b\u00ebj si Erion Veliajt. N\u00ebnat, grat\u00eb dhe f\u00ebmij\u00ebt tuaj do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb duke ju vizituar n\u00eb burg.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb jasht\u00ebzakonisht e r\u00ebnd\u00eb. Si u gjend\u00ebn kamerat pik\u00ebrisht n\u00eb at\u00eb moment? Kush e dinte se \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodhte? E nj\u00ebjta pyetje lind edhe p\u00ebr rastin e arrestimit t\u00eb Ilir Met\u00ebs. Si u gjend\u00ebn kamerat aty dhe kush e dinte se ai do t\u00eb arrestohej n\u00eb at\u00eb moment?<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodhi dje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00eb. Kur shoh se n\u00eb Partin\u00eb Socialiste kan\u00eb heshtur t\u00eb gjith\u00eb pas asaj q\u00eb iu b\u00eb Erion Veliajt, kuptoj se mesazhi nuk ishte vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb. Sot po hyjm\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb zgjedhjesh dhe Erion Veliaj kthehet n\u00eb nj\u00eb penges\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr kryeministrin, duke k\u00ebrkuar t\u00eb kontrolloj\u00eb bashkin\u00eb nga burgu. Ai po i hap nj\u00eb grop\u00eb t\u00eb madhe kryeministrit. Nga ana tjet\u00ebr, Rama b\u00ebri edhe dy shkarkime t\u00eb tjera, duke larguar njer\u00ebzit e tij. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb Erion Veliaj nuk do t\u2019ia fal\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Erion Veliaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb krejt tjet\u00ebr. Ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb pozicionin e Arben Ahmetajt, i cili b\u00ebn denoncime nga jasht\u00eb. Erion Veliaj sot e ka kuptuar se nga i ka ardhur kjo situat\u00eb dhe kush ia ka krijuar.<\/p>\n<p>Edhe transferimi i tij, po at\u00eb dit\u00eb, ngre pik\u00ebpyetje. Un\u00eb kam komunikuar me autoritetet e burgjeve dhe, sipas informacionit q\u00eb mora, nuk kishte asnj\u00eb shkres\u00eb zyrtare. Ata kishin shkuar n\u00eb burgun e Durr\u00ebsit dhe kishin k\u00ebrkuar q\u00eb ta merrnin menj\u00ebher\u00eb, me urgjenc\u00eb. M\u00eb pas, Veliaj u transferua atje, nd\u00ebrsa edhe persona t\u00eb tjer\u00eb u grumbulluan n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin burg. Ne e dim\u00eb se kush e kontrollon at\u00eb qark dhe kush ka p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr institucionet atje. Pra, \u00e7far\u00eb po b\u00ebn kryeministri? Erion Veliajn nuk e ka \u00e7uar SPAK-u atje, por Drejtoria e Burgjeve, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Do t\u00eb donim q\u00eb Erion Veliaj t\u00eb b\u00ebhej aktiv, por atje ku e kan\u00eb \u00e7uar, mund t\u00eb negocioj\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr sup\u00ebn e burgut. Un\u00eb kam th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb i marr\u00eb peng. Me at\u00eb q\u00eb i b\u00ebri dje Edi Rama, Veliaj \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb shembull p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt: guxoni t\u00eb dilni nga rreshti dhe do t\u00eb p\u00ebrfundoni si Erion Veliaj, bashk\u00eb me familjen tuaj\u201d, tha ai.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari Artan Hoxha ka komentuar n\u00eb studion e News24 transferimin e kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, nga burgu i Durr\u00ebsit n\u00eb at\u00eb t\u00eb Fierit, duke ngritur pik\u00ebpyetje mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si u krye ky proces dhe personat q\u00eb, sipas tij, kan\u00eb ndikim n\u00eb zon\u00ebn ku ndodhet institucioni i vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit. Hoxha pretendoi se transferimi &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":159333,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-159332","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159332","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=159332"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159332\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":159339,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159332\/revisions\/159339"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/159333"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=159332"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=159332"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=159332"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}