{"id":159396,"date":"2026-10-31T16:29:56","date_gmt":"2026-10-31T16:29:56","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=159396"},"modified":"2026-10-31T16:29:56","modified_gmt":"2026-10-31T16:29:56","slug":"kurti-per-protestat-ne-shqiperi-nje-demokraci-qe-humbet-besimin-e-te-rinjve-e-mbyt-ndryshimin-shoqeror","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/10\/31\/kurti-per-protestat-ne-shqiperi-nje-demokraci-qe-humbet-besimin-e-te-rinjve-e-mbyt-ndryshimin-shoqeror\/","title":{"rendered":"Kurti p\u00ebr protestat n\u00eb Shqip\u00ebri\/ Nj\u00eb demokraci q\u00eb humbet besimin e t\u00eb rinjve e mbyt ndryshimin shoq\u00ebror"},"content":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka reaguar n\u00eb lidhje me protestat studentore n\u00eb Tiran\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb, kryeministrit Rama dhe klas\u00ebs politike. Sipas Albin Kurtit, t\u00eb rinjt\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb arsye t\u00eb besojn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Teksa e vendos theksin te z\u00ebri i stutent\u00ebve, ai tha se nj\u00eb demokraci q\u00eb humbet besimin e t\u00eb rinjve e mbyt rip\u00ebrt\u00ebritjen dhe ndryshimin shoq\u00ebror.<\/p>\n<p><em>\u201cVe\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb rinjt\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb arsye t\u00eb besojn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri. T\u00eb jetojn\u00eb me dinjitet nga puna, t\u00eb jen\u00eb pal\u00eb n\u00eb vendime dhe ta ken\u00eb shtetin si mb\u00ebshtetje. Rinin\u00eb dhe at\u00eb studentore i kemi shum\u00eb t\u00eb \u00e7muara. Nj\u00eb demokraci q\u00eb humbet besimin e t\u00eb rinjve e mbyt rip\u00ebrt\u00ebritjen e ndryshimin shoq\u00ebror. Ne duam nj\u00eb Shqip\u00ebri ku demokracia i mbijeton \u00e7do qeverisje, ku institucionet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb forta se forcat e padrejt\u00ebsis\u00eb, ku drejt\u00ebsia \u00ebsht\u00eb aksion shoq\u00ebror dhe ku liria komb\u00ebtare merr kuptim p\u00ebrmes drejt\u00ebsis\u00eb shoq\u00ebrore\u201d<\/em>, tha Kurti.<\/p>\n<p>Duke folur p\u00ebr p\u00ebrplasjet gjat\u00eb protestave, Kurti ka th\u00ebn\u00eb se dhuna dhe l\u00ebndimet ndaj qytetar\u00ebve jan\u00eb shqet\u00ebsim i p\u00ebrbashk\u00ebt, por sipas tij, p\u00ebrtej p\u00ebrcaktimit t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive penale, duhet t\u00eb analizohen edhe shkaqet q\u00eb \u00e7ojn\u00eb n\u00eb <em>p\u00ebrshkall\u00ebzimin e kund\u00ebrshtive.<\/em><\/p>\n<p><em>\u201cN\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, dhuna e l\u00ebndimet ndaj njer\u00ebzve, ballafaqimet direkte n\u00eb rrug\u00eb jan\u00eb breng\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve. Por, nuk mjafton t\u00eb p\u00ebrcaktohen vet\u00ebm p\u00ebrgjegj\u00ebsit penal\u00eb t\u00eb dhun\u00ebs. Duhet t\u00eb kuptohen edhe rr\u00ebnj\u00ebt e saj, kushtet q\u00eb e ushqejn\u00eb dhe arsyet q\u00eb i shnd\u00ebrrojn\u00eb kund\u00ebrshtit\u00eb n\u00eb p\u00ebrplasje. Rendi publik dhe liria e protest\u00ebs duhet t\u00eb mbrohen nj\u00ebkoh\u00ebsisht\u201d<\/em>, ka th\u00ebn\u00eb Kurti.<\/p>\n<p><strong>Kurti: Nuk jemi rivale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Po ashtu ai ka theksuar se Kosova nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb rivale e Shqip\u00ebris\u00eb, duke p\u00ebrmendur edhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr thellimin e bashk\u00ebpunimit mes dy vendeve n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p><em>\u201cNe jemi n\u00eb krye t\u00eb Qeveris\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, e Kosova nuk \u00ebsht\u00eb dhe nuk do t\u00eb jet\u00eb kurr\u00eb rivale e motr\u00ebs s\u00eb saj. Ne g\u00ebzohemi p\u00ebr avancimet e Shqip\u00ebris\u00eb drejt Bashkimit Europian, apo p\u00ebr arritjet e ekonomis\u00eb dhe turizmit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ne me gjith\u00eb zem\u00ebr duam dhe d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb k\u00ebto arritje t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e t\u00eb popullit shqiptar t\u00eb konsolidohen dhe t\u00eb zgjerohen edhe me projekte t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta mes Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb, infrastrukturore, ekonomike, arsimore, ushtarake e jo vet\u00ebm\u201d,<\/em> ka deklaruar kryeministri.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfshirja e LVV ne proteste?<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb mbledhjen e 64-t t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje, Kurti ka th\u00ebn\u00eb se tani jan\u00eb forc\u00eb qeveris\u00ebse e jo protestuese, prandaj edhe nuk lejojn\u00eb t\u00eb instrumentalizohen. Kurti ka theksuar se zhvillimet n\u00eb Shqip\u00ebri p\u00ebrcillen me shqet\u00ebsim dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi, duke e cil\u00ebsuar p\u00ebrparimin demokratik t\u00eb saj si p\u00ebrgjegj\u00ebsi historike komb\u00ebtare p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>\u201cShqip\u00ebrin\u00eb e duam gjithmon\u00eb dhe pavar\u00ebsisht rrethanave. Ajo \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e pandashme e qenies son\u00eb komb\u00ebtare. Prandaj, zhvillimet atje i p\u00ebrcjellim me shqet\u00ebsim, kujdes, p\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe dashuri. P\u00ebrparimi demokratik i Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsi historike komb\u00ebtare. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb jetike q\u00eb ne shqiptar\u00ebt t\u2019ia d\u00ebshmojm\u00eb vetes se dim\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb demokraci q\u00eb i q\u00ebndron trysnis\u00eb s\u00eb kapitalizmit dhe qeverisje q\u00eb nuk i p\u00ebrkulen oligarkis\u00eb\u201d, ka th\u00ebn\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sa i p\u00ebrket pjes\u00ebmarrjes s\u00eb VV-s\u00eb n\u00eb k\u00ebto protesta, Kurti ka th\u00ebn\u00eb se nuk kan\u00eb pasur koh\u00eb ta flasin p\u00ebr shkak t\u00eb zhvillimeve n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebrsa shtoi se kurr\u00eb nuk e kan\u00eb par\u00eb t\u00eb denj\u00eb taktik\u00ebn \u2018me hedh gurin e me fsheh dor\u00ebn\u2019.<\/p>\n<p>\u201cNe nuk kemi patur rastin t\u00eb flasim p\u00ebr to, t\u00eb z\u00ebn\u00eb si\u00e7 kemi qen\u00eb me fushat\u00ebn dhe zgjedhjet e qershorit e m\u00eb pas me tensionin pothuaj dramatik q\u00eb na shoq\u00ebroi deri te zgjedhja e presidentes. Kam par\u00eb me habi se si z\u00ebra t\u00eb ndrysh\u00ebm jan\u00eb p\u00ebrpjekur t\u2019ia faturojn\u00eb edhe Vet\u00ebvendosjes k\u00ebto protesta, por ne sot jemi forc\u00eb qeveris\u00ebse dhe jo forc\u00eb protestuese, e edhe kur kemi qen\u00eb forc\u00eb protestuese, protestave u kemi dal\u00eb n\u00eb ball\u00eb vet\u00eb dhe kurr\u00eb nuk kemi ndenjur anonim\u00eb. Nuk e kemi vler\u00ebsuar kurr\u00eb si t\u00eb denj\u00eb taktik\u00ebn e \u2018hedhjes s\u00eb gurit dhe fshehjes s\u00eb dor\u00ebs\u2019 dhe i kemi ndenjur larg instrumentalizimeve, as nuk kemi pranuar t\u00eb na instrumentalizoj\u00eb kush, as nuk kemi instrumentalizuar t\u00eb tjer\u00ebt\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Kurti, raportojn\u00eb mediat ne Kosov\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri i Kosov\u00ebs, Albin Kurti, ka reaguar n\u00eb lidhje me protestat studentore n\u00eb Tiran\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb, kryeministrit Rama dhe klas\u00ebs politike. Sipas Albin Kurtit, t\u00eb rinjt\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb arsye t\u00eb besojn\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen e tyre n\u00eb Shqip\u00ebri. Teksa e vendos theksin te z\u00ebri i stutent\u00ebve, ai tha se nj\u00eb demokraci q\u00eb humbet besimin &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":3,"featured_media":159397,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-159396","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159396","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=159396"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159396\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":159398,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159396\/revisions\/159398"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/159397"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=159396"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=159396"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=159396"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}