{"id":159473,"date":"2026-11-02T10:01:48","date_gmt":"2026-11-02T10:01:48","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=159473"},"modified":"2026-11-02T10:01:48","modified_gmt":"2026-11-02T10:01:48","slug":"policia-ka-ndjekur-praktike-represive-birn-nje-ne-pese-arrestime-ne-shkelje-te-ligjit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/02\/policia-ka-ndjekur-praktike-represive-birn-nje-ne-pese-arrestime-ne-shkelje-te-ligjit\/","title":{"rendered":"&#8220;Policia ka ndjekur praktik\u00eb represive&#8221;\/ BIRN: Nj\u00eb n\u00eb pes\u00eb arrestime n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit!"},"content":{"rendered":"<p>Mbi 20 p\u00ebrqind e arrestimeve t\u00eb protestuesve gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit jan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb paligjshme nga Prokuroria dhe Gjykata e Tiran\u00ebs, duke nxjerr\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe praktik\u00ebn represive t\u00eb ndjekur nga Policia e Shtetit, n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit dhe t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Prej 13 tetorit, kur protestat antiqeveritare ndoq\u00ebn nj\u00eb kurs p\u00ebrplasjesh t\u00eb dhunshme, Policia e Shtetit ka arrestuar me qindra protestues t\u00eb rinj, nj\u00eb pjes\u00eb e t\u00eb cil\u00ebve edhe n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb mitur.<\/p>\n<p>Nga numri total i 319 protestuesve t\u00eb arrestuar deri m\u00eb 31 tetor, 291 prej tyre jan\u00eb p\u00ebrballur me gjykat\u00ebn p\u00ebr vler\u00ebsimin e masave t\u00eb siguris\u00eb. Por t\u00eb dh\u00ebnat e siguruara nga BIRN tregojn\u00eb se 62 arrestime ose mbi 21 p\u00ebr qind e totalit jan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb paligjshme nga Gjykata e Tiran\u00ebs apo direkt nga prokuror\u00ebt.<\/p>\n<p>Mes t\u00eb arrestuarve kan\u00eb qen\u00eb edhe 38 t\u00eb mitur, nga t\u00eb cil\u00ebt gjykata ka vler\u00ebsuar se gjasht\u00eb jan\u00eb ndaluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme. Policia ka proceduar penalisht deri m\u00eb 27 tetor edhe 653 protestues t\u00eb tjer\u00eb, nga t\u00eb cil\u00ebt 179 jan\u00eb t\u00eb mitur.<\/p>\n<p>Nga personat e arrestuar, Gjykata e Tiran\u00ebs ka vendosur mas\u00ebn e arrestit me burg p\u00ebr vet\u00ebm 12 raste, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb tet\u00eb t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb arrest sht\u00ebpie. Pjesa m\u00eb e madhe e protestuesve (157) jan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb mas\u00ebn e detyrimit p\u00ebr paraqitje, nd\u00ebrsa 18 protestues t\u00eb tjer\u00eb jan\u00eb urdh\u00ebruar q\u00eb t\u00eb mos shkojn\u00eb m\u00eb n\u00eb zonat ku zhvillohet protesta.<\/p>\n<p>Radikalizimi i protestave me pjesmarrjen e student\u00ebve dhe t\u00eb rinjve prej 13 tetorit ka ngritur shqet\u00ebsime jo vet\u00ebm p\u00ebr p\u00ebrhapjen e dhun\u00ebs, por edhe p\u00ebr reagimin jo-proporcional t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Policia nuk ka pranuar zyrtarisht tejkalimin e proporcionalitetit, por m\u00eb dat\u00eb 22 tetor, zv.drejtori p\u00ebr Sigurin\u00eb Publike n\u00eb Policin\u00eb e Tiran\u00ebs u k\u00ebrkoi komisariateve q\u00eb t\u00eb respektojn\u00eb legjislacionin penal p\u00ebr t\u00eb miturit gjat\u00eb shoq\u00ebrimit, kontrollit dhe marrjes s\u00eb deklarimeve t\u00eb tyre \u2013 duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu nj\u00eb hap pas nga metodat n\u00eb trajtimin e protestuesve t\u00eb mitur dhe kontrollin arbitrar t\u00eb telefonave t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>Gjithsesi, reagimi i dokumentuar i Policis\u00eb dhe nj\u00eb p\u00ebrqindje e lart\u00eb e arrestimeve t\u00eb vler\u00ebsuara si t\u00eb paligjshme nga gjykata kan\u00eb shkaktuar shqet\u00ebsime p\u00ebr kufijt\u00eb e kompetencave q\u00eb i jepen Policis\u00eb s\u00eb Shtetit n\u00eb raport me t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr protest\u00eb paq\u00ebsore.<\/p>\n<p><strong>Pa garanci ligjore<\/strong><\/p>\n<p>Avokati Gentian Serjani ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar dhjetra protestues t\u00eb ndaluar ose t\u00eb arrestuar gjat\u00eb protestave t\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit dhe sjell nd\u00ebrmend shum\u00eb raste paligjshm\u00ebrish. N\u00eb nj\u00ebrin prej tyre, ai kujton ndalimin p\u00ebr 11 or\u00eb n\u00eb komisiariatin num\u00ebr 1 n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb disa protestuesve, t\u00eb cil\u00ebt sipas tij u privuan nga uji, ushqimi dhe duhani.<\/p>\n<p>\u201cU shoq\u00ebruan pa asnj\u00eb arsye t\u00eb ligjshme,\u201d pretendon avokati p\u00ebr BIRN.<\/p>\n<p>\u201cNj\u00eb tjet\u00ebr shkelje lidhet me munges\u00ebn e provave q\u00eb do t\u00eb justifikonin arrestimin dhe mbajtjen e personave p\u00ebr 72 or\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb konfirmuar edhe nga gjykata n\u00eb disa raste, kur ka shpallur t\u00eb paligjshme arrestimet e kryera,\u201d konstaton Serjani.<\/p>\n<p>Nj\u00ebsoj si Serjani, edhe avokati Lulzim Tanushi pretendon se Policia e Shtetit nuk ka respektuar garancit\u00eb ligjore sa i p\u00ebrket kushteve t\u00eb arrestit n\u00eb flagranc\u00eb apo dyshimit te arsyesh\u00ebm, pasi \u00ebsht\u00eb komunikuar arrestimi me burg. Sipas tij, jan\u00eb arrestuar edhe persona t\u00eb pap\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb dhun\u00eb apo q\u00eb nuk kan\u00eb ppasur asnj\u00eb lidhje me protest\u00ebn.<\/p>\n<p>\u201cShumic\u00ebn e rasteve, jan\u00eb shoq\u00ebruar n\u00eb polici, jan\u00eb ndaluar dhe jan\u00eb arrestuar n\u00eb flagranc\u00eb persona q\u00eb nuk kan\u00eb pasur lidhje me protest\u00ebn ose q\u00eb nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb veprime t\u00eb dhunshme,\u201d v\u00ebren Tanushi.<\/p>\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb ushtruar dhun\u00eb brutale e pajustifikuar ligj\u00ebrisht, pasi personi ndaluar \u00ebsht\u00eb neutralizuar. \u00cbsht\u00eb ushtruar dhun\u00eb gjat\u00eb ndalimit dhe n\u00eb mjetet shoq\u00ebruese,\u201d shtoi m\u00eb tej Tanushi, duke kujtuar se ndalimet ishin kryer nga punonj\u00ebs policie t\u00eb paidentifikuar.<\/p>\n<p>Sipas Tanushit, probleme ka pasur edhe n\u00eb marrjen e deklarimeve, ku punonj\u00ebsit e Policis\u00eb nuk i kan\u00eb kursyer intimidimet apo k\u00ebrc\u00ebnimet. N\u00eb rastin e nj\u00eb klientit t\u00eb tij, Tanushi tregon se oficeri i policis\u00eb gjyq\u00ebsore shkoi n\u00eb spital n\u00eb or\u00ebn 3 t\u00eb nat\u00ebs dhe i k\u00ebrkoi atij q\u00eb ta firmoste procesverbalin e arrestit n\u00eb flagranc\u00eb, pa pranin\u00eb e avokatit.<\/p>\n<p>Tanushi flet p\u00ebr nj\u00eb model veprimesh t\u00eb policis\u00eb, q\u00eb sipas tij nuk ndjek udh\u00ebzimet e ligjit por urdhrat politik\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe avokatja Dorina Aluku Lamaj rendit shkeljet q\u00eb sipas saj lidhen me ligjshm\u00ebrin\u00eb e shoq\u00ebrimeve t\u00eb klient\u00ebve t\u00eb saj protestues.<\/p>\n<p>\u201cThuajse n\u00eb t\u00eb gjitha rastet, shoq\u00ebrimet dhe arrestimet jan\u00eb kryer pa nj\u00eb baz\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb individualizuar ligjore. Nj\u00eb nga problematikat kryesore ka qen\u00eb mungesa e provave konkrete dhe individuale q\u00eb t\u00eb justifikonin kufizimin e liris\u00eb s\u00eb personave t\u00eb caktuar,\u201d tha Lamaj.<\/p>\n<p>\u201cFakti q\u00eb nj\u00eb individ ndodhet n\u00eb nj\u00eb protest\u00eb, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs mund t\u00eb jen\u00eb kryer veprime t\u00eb kund\u00ebrligjshme nga persona t\u00eb tjer\u00eb, nuk e b\u00ebn automatikisht at\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs penalisht\u201d, argumenton ajo.<\/p>\n<p>Lamaj thot\u00eb se ka siguruar d\u00ebshmi p\u00ebr ushtrimin e dhun\u00ebs brutale ndaj protestuesve p\u00ebrmes gazit lotsjell\u00ebs, plumbave t\u00eb gom\u00ebs dhe shkopinjve me shufra hekuri.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb gjitha k\u00ebto problematika ngren\u00eb nj\u00eb shqet\u00ebsim thelb\u00ebsor: A po vepron policia mbi baz\u00ebn e provave konkrete dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb individuale, apo po p\u00ebrdoret arrestimi si instrument reagimi ndaj pjes\u00ebmarrjes n\u00eb protest\u00eb?\u201d thot\u00eb ajo.<\/p>\n<p><strong>Shkelje e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut<\/strong><\/p>\n<p>Avokat\u00ebt q\u00eb mbrojt\u00ebn protestuesit p\u00ebrpara gjykat\u00ebs pretendojn\u00eb p\u00ebr shkelje masive t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut me \u201cheqjen e paligjshme t\u00eb liris\u00eb\u201d dhe \u201cc\u00ebnimin e s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr protest\u00eb paq\u00ebsore\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetra raste t\u00eb njohura tashm\u00eb nga gjykata ose prokuroria, liria \u00ebsht\u00eb privuar pa pasur prova konkrete \u2013 nj\u00eb situat\u00eb kjo q\u00eb ka sjell\u00eb edhe kufizimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb individ\u00ebve p\u00ebr t\u00eb protestuar.<\/p>\n<p>Avokati Gentian Serjani i tha BIRN gjithashtu se student\u00ebt u intimiduan nga policia nga m\u00ebnyra se si u thirr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshmuar n\u00ebp\u00ebr komisariate, pa ua b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se n\u00eb \u00e7far\u00eb cil\u00ebsie dhe me \u00e7far\u00eb statusi procedural po pyeten.<\/p>\n<p>\u201cKio p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr intimidimi, q\u00eb synon t\u2019i dekurajoj\u00eb ata nga ushtrimi i s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u00eb protestuar,\u201d shtoi Serjani.<\/p>\n<p>Edhe avokati Lulzim Tanushi v\u00ebren se ka par\u00eb \u00e7do dit\u00eb shkelje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut gjat\u00eb arrestimeve n\u00eb protesta, sipas tij masive dhe t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura. Ai rr\u00ebfen disa raste, q\u00eb sipas tij tregojn\u00eb dhun\u00eb n\u00eb form\u00ebn e tortur\u00ebs, trajtimit \u00e7njer\u00ebzor apo degradues.<\/p>\n<p>Ai shton se kjo b\u00ebhet m\u00eb e r\u00ebnd\u00eb me rastet kur Policia ka shp\u00ebrndar\u00eb protest\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dhunshme, duke p\u00ebrdorur gaz lotsjell\u00ebs n\u00eb mas\u00eb pa dallim si dhe duke p\u00ebrndjekur dhe frik\u00ebsuar qytetar\u00ebt n\u00ebp\u00ebr rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto veprime t\u00eb policis\u00eb kan\u00eb ndikuar drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb pengimin e ushtrimit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs kushtetuese p\u00ebr t\u00eb protestuar paq\u00ebsisht,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Sipas Tanushit, ka shkelje edhe n\u00eb trajtimin e t\u00eb miturve, kryesisht p\u00ebrmes ushtrimit t\u00eb dhun\u00ebs fizike dhe psikologjike.<\/p>\n<p>\u201cRrahja ka qen\u00eb prezente tek shumica e tyre\u2026 \u00cbsht\u00eb konstatuar se shumica e telefonave t\u00eb t\u00eb miturve jan\u00eb hapur, madje kjo provohet leht\u00ebsisht edhe tek procesverbali i sekuestrimit t\u00eb telefonave, ku n\u00eb shumic\u00ebn e tyre jane sh\u00ebnuar edhe kodet e telefonave, q\u00eb \u00ebsht\u00eb shqet\u00ebsuese sesi kan\u00eb shkuar deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb,\u201d thot\u00eb ai.<\/p>\n<p>Si shkelje t\u00eb r\u00ebnda ai konsideron mbajtjen e t\u00eb miturve n\u00eb qeli tek Blloku i Siguris\u00eb, tej kapaciteteve duke i detyruar t\u00eb flen\u00eb n\u00eb dysheme, si dhe rastin kur jan\u00eb ndaluar dhe shtrir\u00eb n\u00eb dysheme n\u00eb ambjentet e godin\u00ebs s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Arsimit. \u201cAto pamje jan\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsuese dhe tregojn\u00eb nivelin e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb paligjshm\u00ebris\u00eb ndaj t\u00eb miturve,\u201d vler\u00ebson Tanushi.<\/p>\n<p>Avokat\u00ebt thon\u00eb se do t\u2019i ndjekin k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje ligj\u00ebrisht, nd\u00ebrsa k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb veprimet e policis\u00eb t\u00eb verifikohen dhe t\u00eb hetohen.\/ BIRN.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbi 20 p\u00ebrqind e arrestimeve t\u00eb protestuesve gjat\u00eb jav\u00ebve t\u00eb fundit jan\u00eb vler\u00ebsuar t\u00eb paligjshme nga Prokuroria dhe Gjykata e Tiran\u00ebs, duke nxjerr\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe praktik\u00ebn represive t\u00eb ndjekur nga Policia e Shtetit, n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit dhe t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Prej 13 tetorit, kur protestat antiqeveritare ndoq\u00ebn nj\u00eb kurs p\u00ebrplasjesh t\u00eb dhunshme, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":159474,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-159473","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159473","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=159473"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159473\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":159475,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159473\/revisions\/159475"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/159474"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=159473"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=159473"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=159473"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}