{"id":159540,"date":"2026-11-02T19:33:50","date_gmt":"2026-11-02T19:33:50","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=159540"},"modified":"2026-11-02T19:33:50","modified_gmt":"2026-11-02T19:33:50","slug":"arlind-qorri-komisari-i-shqiperise-se-re-dhe-sherbimi-politik-ndaj-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/02\/arlind-qorri-komisari-i-shqiperise-se-re-dhe-sherbimi-politik-ndaj-edi-rames\/","title":{"rendered":"Arlind Qorri, komisari i &#8220;Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb re&#8221; dhe sh\u00ebrbimi politik ndaj Edi Ram\u00ebs"},"content":{"rendered":"<h3><em aria-hidden=\"true\">Neomarksizmi q\u00eb premton revolucion, por e nis betej\u00ebn duke luftuar opozit\u00ebn<\/em><\/h3>\n<p><strong>Nga Felix BILANI<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1944, komunist\u00ebt erdh\u00ebn n\u00eb pushtet me premtimin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb re. N\u00eb vitin 1947, regjimi i Enver Hoxh\u00ebs botoi revist\u00ebn propagandistike me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr: Shqip\u00ebria e Re.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebve iu premtua parajsa socialiste dhe iu nd\u00ebrtua nj\u00eb burg prej 28 mij\u00eb kilometrash katror\u00eb.<br \/>\nSot, tet\u00eb dekada m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb tjet\u00ebr revolucionar u premton shqiptar\u00ebve nj\u00eb \u201cShqip\u00ebri t\u00eb re\u201d.<br \/>\nQuhet Arlind Qori.<\/p>\n<p>Nuk ka uniform\u00ebn e komisarit politik t\u00eb vitit 1944. Ka gjuh\u00ebn e nj\u00eb pedagogu, fjalorin e nj\u00eb ideologu t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs radikale dhe ambicien e nj\u00eb politikani q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb shpall\u00eb t\u00eb pavlefsh\u00ebm gjith\u00eb opozitarizmin ekzistues.<\/p>\n<p>Por Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb pres\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr eksperiment revolucionar p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb rreziku mbart mend\u00ebsia q\u00eb pretendon monopolin e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<br \/>\nHistoria jon\u00eb e ka paguar nj\u00ebher\u00eb fatur\u00ebn e atyre q\u00eb erdh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar popullin nga vetvetja.<\/p>\n<p>Prej kat\u00ebr muajsh ndjek, fotografoj dhe filmoj protestat n\u00eb Tiran\u00eb. Nuk po flas p\u00ebr nj\u00eb fenomen q\u00eb e kam zbuluar dje nga televizori. Po flas p\u00ebr zhvillime q\u00eb i kam ndjekur n\u00eb terren, p\u00ebr thirrje q\u00eb p\u00ebrs\u00ebriten dhe p\u00ebr nj\u00eb konflikt politik q\u00eb, n\u00eb gjykimin tim, po merr nj\u00eb drejtim gjithnj\u00eb e m\u00eb shqet\u00ebsues.<br \/>\nNga protesta kund\u00ebr pushtetit po kalohet te lufta p\u00ebr eliminimin politik t\u00eb opozit\u00ebs tradicionale.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij projekti q\u00ebndron Arlind Qori, grupet e te cilit ulerijne fjalen rrevolucion dhe ky rrevolucion kund\u00ebr kujt, zoti Qori?<br \/>\nM\u00eb 26 shtator 2025, Qori deklaronte se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk kishte opozit\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb dhe se L\u00ebvizja Bashk\u00eb ishte opozita e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, p\u00ebrpara se t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb aft\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonte pushtetin, ai shpalli politikisht t\u00eb pavlefshme opozit\u00ebn ekzistuese.<br \/>\nN\u00eb qershor 2026, Qori e quante protest\u00ebn revolucion t\u00eb shekullit XXI dhe shpjegonte projektin e tij p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb re.<br \/>\nM\u00eb 31 tetor, n\u00eb Tiran\u00eb, protestuesit kund\u00ebrshtuan pranin\u00eb e deputet\u00ebve demokrat\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb shesh d\u00ebgjohej thirrja:<br \/>\n\u201cOpozita jemi ne!\u201d<br \/>\nDhe Ja ku kemi mb\u00ebrritur.<\/p>\n<p>Nj\u00eb l\u00ebvizje q\u00eb deklaron se k\u00ebrkon rr\u00ebzimin e Edi Ram\u00ebs e shnd\u00ebrron protest\u00ebn edhe n\u00eb nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr delegjitimimin e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Ram\u00ebs.<br \/>\n\u00c7far\u00eb revolucioni \u00ebsht\u00eb ky?<\/p>\n<p>Nj\u00eb revolucion q\u00eb e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb duroj\u00eb pranin\u00eb e opozit\u00ebs n\u00eb nj\u00eb shesh publik?<\/p>\n<p>Nj\u00eb revolucion ku kund\u00ebrshtari i pushtetit duhet fillimisht t\u00eb marr\u00eb miratimin moral t\u00eb Arlind Qorit p\u00ebr t&#8217;u konsideruar opozitar?<\/p>\n<p>Nj\u00eb revolucion ku Partia Demokratike duhet t\u00eb zhduket politikisht p\u00ebrpara se t\u00eb largohet Edi Rama?<\/p>\n<p>Kjo nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbysje e pushtetit. \u00cbsht\u00eb luft\u00eb p\u00ebr pron\u00ebsin\u00eb e opozitarizmit.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu lind pyetja q\u00eb Qori duhet ta p\u00ebrballoj\u00eb politikisht: n\u00ebse q\u00ebllimi yt \u00ebsht\u00eb largimi i Ram\u00ebs, p\u00ebrse nj\u00eb pjes\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme e konfliktit t\u00ebnd zhvillohet kund\u00ebr opozit\u00ebs?<br \/>\nCui prodest? P\u00ebrfituesi quhet Edi Rama<\/p>\n<p>Nuk m\u00eb duhen procesverbalet e ndonj\u00eb takimi t\u00eb fsheht\u00eb p\u00ebr t\u00eb analizuar pasojat politike t\u00eb nj\u00eb veprimi publik.<br \/>\nM\u00eb mjafton t\u00eb shoh kush dob\u00ebsohet dhe kush p\u00ebrfiton.<\/p>\n<p>N\u00ebse opozita tradicionale humbet aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb sfiduar pushtetin, nd\u00ebrsa forcat e tjera opozitare nuk krijojn\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb elektorale me fuqi t\u00eb krahasueshme, Edi Ram\u00ebs i leht\u00ebsohet q\u00ebndrimi n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb logjika politike.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, un\u00eb e konsideroj Arlind Qorin nj\u00eb ndihm\u00ebs objektiv t\u00eb interesit politik t\u00eb Ram\u00ebs, pavar\u00ebsisht retorik\u00ebs s\u00eb tij kund\u00ebr kryeministrit.<\/p>\n<p>Sepse sh\u00ebrbimi politik nuk matet vet\u00ebm me marr\u00ebveshjet q\u00eb mund t\u00eb ekzistojn\u00eb mes aktor\u00ebve. Matet edhe me rezultatin q\u00eb prodhon nj\u00eb strategji.<\/p>\n<p>Qori mund ta mallkoj\u00eb Ram\u00ebn nga m\u00ebngjesi deri n\u00eb dark\u00eb.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb organizoj\u00eb nj\u00ebqind protesta dhe t\u00eb shpall\u00eb nj\u00ebqind revolucione.<\/p>\n<p>Por n\u00ebse rezultati i strategjis\u00eb s\u00eb tij \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsimi i forc\u00ebs kryesore q\u00eb konkurron Ram\u00ebn p\u00ebr pushtetin, at\u00ebher\u00eb ai duhet t&#8217;i p\u00ebrgjigjet pyetjes m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb:<\/p>\n<p>Kujt po i sh\u00ebrben politikisht kjo luft\u00eb?<\/p>\n<p>Divide et impera.<\/p>\n<p>P\u00ebr\u00e7a dhe sundo.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb Rama ta ket\u00eb shpikur p\u00ebr\u00e7arjen e opozit\u00ebs. Mjafton q\u00eb ajo t&#8217;i sh\u00ebrbej\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb lufton veten \u00ebsht\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb ia kursen pushtetit nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb betej\u00ebs.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb paradoksi i Arlind Qorit: nj\u00eb revolucionar q\u00eb pretendon se do t\u00eb rr\u00ebzoj\u00eb sistemin, por q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb duke i zgjatur jet\u00ebn politike njeriut q\u00eb e drejton at\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe ketu vijme tek neokomunizmi dhe sindroma e opozit\u00ebs s\u00eb vetme.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, fjala komuniz\u00ebm nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb nocion akademik.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb histori burgjesh, pushkatimesh, internimesh, konfiskimesh dhe p\u00ebrndjekjesh.<\/p>\n<p>Por mbi t\u00eb gjitha \u00ebsht\u00eb historia e shkat\u00ebrrimit t\u00eb pluralizmit.<\/p>\n<p>Komunist\u00ebt nuk u mjaftuan duke shpallur se ishin nj\u00eb alternativ\u00eb politike. Ata pretenduan se ishin p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e vet\u00ebm legjitim\u00eb t\u00eb popullit.<\/p>\n<p>Kund\u00ebrshtari u kthye n\u00eb armik.<\/p>\n<p>Dhe kund\u00ebrshtimi politik u kthye n\u00eb faj.<\/p>\n<p>Sot nuk po barazoj nj\u00eb parti parlamentare me diktatur\u00ebn e Enver Hoxh\u00ebs. Po identifikoj nj\u00eb rrezik ideologjik, mentalitetin sipas t\u00eb cilit vet\u00ebm nj\u00eb forc\u00eb politike ka autoritetin t\u00eb flas\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb popullit.<\/p>\n<p>Kur d\u00ebgjoj \u201cOpozita jemi ne\u201d, nd\u00ebrsa deputet\u00ebt e nj\u00eb partie tjet\u00ebr kund\u00ebrshtohen n\u00eb shesh, shoh nj\u00eb pyetje serioze p\u00ebr demokracin\u00eb e brendshme t\u00eb k\u00ebtij projekti.<\/p>\n<p>A \u00ebsht\u00eb Arlind Qori kund\u00ebr monopolit t\u00eb pushtetit, apo kund\u00ebr faktit q\u00eb at\u00eb monopol nuk e ka ai?<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb duhet t&#8217;i b\u00ebhet nj\u00eb politikani q\u00eb e shpall l\u00ebvizjen e vet opozit\u00ebn e vetme t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Sepse autoritarizmi nuk fillon domosdoshm\u00ebrisht me burgjet.<\/p>\n<p>Ai mund t\u00eb filloj\u00eb me bindjen se vet\u00ebm ti p\u00ebrfaq\u00ebson popullin, vet\u00ebm ti ke t\u00eb drejt\u00eb dhe gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt jan\u00eb politikisht t\u00eb pavlefsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo mend\u00ebsi \u00ebsht\u00eb e rrezikshme, pavar\u00ebsisht n\u00ebse vishet me t\u00eb kuqe, blu apo me flamurin e nj\u00eb l\u00ebvizjeje t\u00eb re, dhe me ulerimen \u201cshqip\u00ebri e re\u201d nj\u00eb parull\u00eb me kujtes\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakur.<\/p>\n<p>Arlind Qori nuk mund t&#8217;i k\u00ebrkoj\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb ka p\u00ebrjetuar diktatur\u00ebn komuniste t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb pa asnj\u00eb shqet\u00ebsim fjalorin revolucionar.<br \/>\n\u201cShqip\u00ebri e re\u201d.<br \/>\n\u201cRevolucion\u201d.<br \/>\n\u201cP\u00ebrmbysje e sistemit\u201d.<br \/>\n\u201cPopulli\u201d.<br \/>\n\u201cKlasa pun\u00ebtore\u201d.<\/p>\n<p>Fjal\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, premtime t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p>Edhe Enver Hoxha premtonte \u00e7lirimin e popullit nga shfryt\u00ebzimi.<\/p>\n<p>Edhe regjimi i tij pretendonte se qeveriste n\u00eb em\u00ebr t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve dhe fshatar\u00ebve.<\/p>\n<p>Por historia nuk e gjykoi nga fjal\u00ebt. E gjykoi nga veprat.<\/p>\n<p>Prandaj, p\u00ebrpara se shqiptar\u00ebve t&#8217;u shitet nj\u00eb tjet\u00ebr revolucion, duhet t\u00eb dim\u00eb \u00e7far\u00eb q\u00ebndrimi kan\u00eb revolucionar\u00ebt e rinj ndaj pron\u00ebs private, pluralizmit, kund\u00ebrshtarit politik, liris\u00eb s\u00eb medias dhe konkurrenc\u00ebs demokratike.<\/p>\n<p>Dhe prova nuk fillon dit\u00ebn kur merr pushtetin.<\/p>\n<p>Fillon sot, n\u00eb shesh. N\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn si sillet me kund\u00ebrshtarin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb projekt q\u00eb premton demokraci m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb, por nuk arrin t\u00eb krijoj\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb politike me opozitar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, ka nj\u00eb problem t\u00eb r\u00ebnd\u00eb besueshm\u00ebrie.<\/p>\n<p>Mos m\u00eb tregoni se sa e bukur do t\u00eb jet\u00eb Shqip\u00ebria e re. M\u00eb tregoni sa i lir\u00eb do t\u00eb jet\u00eb shqiptari q\u00eb nuk e d\u00ebshiron Shqip\u00ebrin\u00eb tuaj t\u00eb re.<\/p>\n<p>K\u00ebtu ndahet demokrati nga dogmatiku. Sepse nje grabites fondesh si Soros financon mikiona per eksperimentet e veta me popujt.<br \/>\nSoros dhe internacionalizmi i neomarksizmit shqiptar<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr debat q\u00eb k\u00ebrkon p\u00ebrgjigje \u00ebsht\u00eb ai i financimeve dhe lidhjeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>P\u00ebr Arlind Qorin jan\u00eb ngritur publikisht pretendime lidhur me rrjetet e George Sorosit. Qori i ka mohuar ato.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, lidhja organizative e L\u00ebvizjes Bashk\u00eb me Internacionalen Progresiste \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje publike, q\u00eb meriton analiz\u00eb politike m\u00eb vete.<\/p>\n<p>Un\u00eb nuk e konsideroj p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrjet nd\u00ebrkomb\u00ebtar prov\u00eb faji. Por nuk pranoj as q\u00eb nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon transparenc\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb p\u00ebrjashtohet nga pyetjet mbi marr\u00ebdh\u00ebniet dhe mb\u00ebshtetjen e saj politike.<\/p>\n<p>Kush financon aktivitetet? Cilat organizata bashk\u00ebpunojn\u00eb? \u00c7far\u00eb mb\u00ebshtetjeje jepet? Ku shkojn\u00eb fondet?<\/p>\n<p>Quis custodiet ipsos custodes?<\/p>\n<p>Kush i kontrollon ata q\u00eb duan t\u00eb kontrollojn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt?<\/p>\n<p>N\u00ebse Qori pretendon se lufton oligarkin\u00eb, transparenca duhet t\u00eb filloj\u00eb nga organizata q\u00eb drejton.<\/p>\n<p>N\u00ebse pretendon se sfidon establishmentin, duhet t\u00eb jet\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb shqyrtohet edhe vet\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse pretendon se p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb moral politik t\u00eb ri, nuk mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb imunitet ndaj kritik\u00ebs s\u00eb gazetaris\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb revolucion q\u00eb i b\u00ebn dhurat\u00eb koh\u00ebn Ram\u00ebs<\/p>\n<p>Le ta zhveshim gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb histori nga retorika revolucionare.<\/p>\n<p>Edi Rama \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb forca kryesore e opozit\u00ebs tradicionale.<\/p>\n<p>Arlind Qori k\u00ebrkon t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb re politike, duke i konsideruar si Ram\u00ebn, ashtu edhe Berish\u00ebn pjes\u00eb t\u00eb establishmentit q\u00eb duhet z\u00ebvend\u00ebsuar.<\/p>\n<p>Por k\u00ebtu kemi nj\u00eb kontradikt\u00eb q\u00eb nuk zhduket me teori marksiste.<\/p>\n<p>Rama dhe Berisha nuk kan\u00eb sot t\u00eb nj\u00ebjtin rol politik.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri drejton qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>Tjetri drejton nj\u00eb forc\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon ta largoj\u00eb at\u00eb nga pushteti.<\/p>\n<p>T&#8217;i barazosh pand\u00ebrprer\u00eb n\u00eb \u00e7do kontekst do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mjegullosh dallimin mes p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb dhe konkurrenc\u00ebs opozitare.<\/p>\n<p>Dhe kur kjo shoq\u00ebrohet me p\u00ebrplasje n\u00eb protesta, rezultatet b\u00ebhen edhe m\u00eb shqet\u00ebsuese.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb sheshi ku diskutohet p\u00ebrgjegj\u00ebsia e pushtetit, krijohet nj\u00eb shesh ku opozitar\u00ebt debatojn\u00eb se kush duhet t\u00eb largohet i pari.<\/p>\n<p>N\u00eb vend t\u00eb presionit ndaj qeveris\u00eb, v\u00ebmendja zhvendoset te p\u00ebrplasjet mes kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Dhe nd\u00ebrsa Qori k\u00ebrkon t\u00eb fitoj\u00eb betej\u00ebn p\u00ebr titullin e opozit\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, Rama ruan avantazhin e t\u00eb qenit n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb problemi politik q\u00eb un\u00eb denoncoj.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb dihet \u00e7far\u00eb thuhet n\u00eb dhoma t\u00eb mbyllura p\u00ebr t\u00eb analizuar \u00e7far\u00eb ndodh n\u00eb sheshet publike.<\/p>\n<p>Dhe un\u00eb kam kat\u00ebr muaj q\u00eb i ndjek k\u00ebto sheshe me aparat fotografik dhe kamer\u00eb n\u00eb dor\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk kam nd\u00ebrmend ta trajtoj si rast\u00ebsi politike \u00e7do p\u00ebrplasje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur vet\u00ebm sepse protagonist\u00ebt e saj flasin n\u00eb em\u00ebr t\u00eb revolucionit, sepse shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb<\/p>\n<p>Enver t\u00eb ri, as p\u00ebr komisar\u00eb t\u00eb rinj,<\/p>\n<p>shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr ndryshim politik, p\u00ebr institucione t\u00eb p\u00ebrgjegjshme dhe p\u00ebr gar\u00eb demokratike.<\/p>\n<p>Pra ajo nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr l\u00ebvizje q\u00eb e shpall veten pronare t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p>Nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb profesor q\u00eb, pasi e shpall opozit\u00ebn t\u00eb pavlefshme, k\u00ebrkon t&#8217;u shpjegoj\u00eb shqiptar\u00ebve se vet\u00ebm projekti i tij p\u00ebrfaq\u00ebson t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p>Nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb revolucion ku kund\u00ebrshtari politik trajtohet si penges\u00eb p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrz\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Dhe mbi t\u00eb gjitha nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb konflikt t\u00eb ri ideologjik q\u00eb e l\u00eb pushtetin ekzistues t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga p\u00ebr\u00e7arja.<\/p>\n<p>Arlind Qori ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb jet\u00eb marksist, socialist apo \u00e7far\u00ebdo tjet\u00ebr q\u00eb d\u00ebshiron, por nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ekskluzive mbi opozitarizmin shqiptar, Qorri nuk mund t\u00eb fshij\u00eb me nj\u00eb deklarat\u00eb historin\u00eb e Partis\u00eb Demokratike.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb shpall\u00eb t\u00eb pavlefsh\u00ebm Sali Berish\u00ebn dhe elektoratin e tij vet\u00ebm sepse ata nuk p\u00ebrshtaten me projektin e vet politik.<\/p>\n<p>Dhe nuk mund t\u00eb pres\u00eb q\u00eb gazetaria ta trajtoj\u00eb si shp\u00ebtimtar, kur vet\u00eb veprimtaria e tij ngre kaq shum\u00eb pik\u00ebpyetje p\u00ebr p\u00ebr\u00e7arjen opozitare.<br \/>\nRes, non verba.<br \/>\nVepra, jo fjal\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb intereson pak se sa revolucionare ting\u00ebllojn\u00eb fjalimet e Qorit.<br \/>\nM\u00eb intereson rezultati politik.<\/p>\n<p>Dhe rezultati q\u00eb un\u00eb shoh \u00ebsht\u00eb nj\u00eb opozit\u00eb q\u00eb harxhon energji duke luftuar opozit\u00ebn, nd\u00ebrsa Edi Rama mbetet n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbimi politik q\u00eb, sipas analiz\u00ebs sime, neomarksizmi i Arlind Qorit po i b\u00ebn Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sh\u00ebrbim q\u00eb mund t\u00eb kryhet edhe pa nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb shkruar, sepse n\u00eb politik\u00eb p\u00ebrfituesi nuk p\u00ebrcaktohet vet\u00ebm nga q\u00ebllimet, por edhe nga pasojat.<\/p>\n<p>Prandaj, p\u00ebrpara se Qori t&#8217;u premtoj\u00eb shqiptar\u00ebve nj\u00eb tjet\u00ebr Shqip\u00ebri t\u00eb re, duhet t&#8217;i p\u00ebrgjigjet pyetjes q\u00eb i q\u00ebndron p\u00ebrball\u00eb gjith\u00eb projektit t\u00eb tij:<\/p>\n<p>N\u00ebse synon t\u00eb rr\u00ebzosh Ram\u00ebn, p\u00ebrse nj\u00eb pjes\u00eb kaq e madhe e revolucionit t\u00ebnd \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr opozit\u00ebs?<\/p>\n<p>Dhe n\u00ebse p\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb se opozita duhet z\u00ebvend\u00ebsuar me \u00e7do kusht, at\u00ebher\u00eb le t\u00eb thuhet hapur se projekti nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr ndryshimin e qeveris\u00eb, por edhe p\u00ebr marrjen e drejtimit t\u00eb opozitarizmit.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb rast, shqiptar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb ta gjykojn\u00eb sipas rezultateve t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Sepse n\u00eb vitin 1944 shqiptar\u00ebve iu premtua nj\u00eb Shqip\u00ebri e re.<br \/>\nE pam\u00eb \u00e7far\u00eb ndodhi.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2026, shqiptar\u00ebve nuk u duhet nj\u00eb tjet\u00ebr premtim revolucionar. U duhet liria p\u00ebr t\u00eb zgjedhur dhe p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar k\u00ebdo, p\u00ebrfshir\u00eb edhe Arlind Qorin.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr sa koh\u00eb lufta e tij kund\u00ebr opozit\u00ebs prodhon avantazh p\u00ebr qeverin\u00eb, pyetja mbetet:<br \/>\nCui prodest?<\/p>\n<p>Kujt i sh\u00ebrben revolucioni i Arlind Qorit, n\u00ebse nga beteja e tij kund\u00ebr opozit\u00ebs p\u00ebrfiton Edi Rama?<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Neomarksizmi q\u00eb premton revolucion, por e nis betej\u00ebn duke luftuar opozit\u00ebn Nga Felix BILANI N\u00eb vitin 1944, komunist\u00ebt erdh\u00ebn n\u00eb pushtet me premtimin p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb re. N\u00eb vitin 1947, regjimi i Enver Hoxh\u00ebs botoi revist\u00ebn propagandistike me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr: Shqip\u00ebria e Re. Shqiptar\u00ebve iu premtua parajsa socialiste dhe iu nd\u00ebrtua &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":159541,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-159540","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159540","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=159540"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159540\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":159542,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159540\/revisions\/159542"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/159541"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=159540"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=159540"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=159540"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}