{"id":159589,"date":"2026-11-03T09:59:17","date_gmt":"2026-11-03T09:59:17","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=159589"},"modified":"2026-11-03T10:01:56","modified_gmt":"2026-11-03T10:01:56","slug":"nje-llogari-edhe-ne-netflix-birn-gjurmet-e-ballukut-ne-vilen-e-fshehur-ne-dhermi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/03\/nje-llogari-edhe-ne-netflix-birn-gjurmet-e-ballukut-ne-vilen-e-fshehur-ne-dhermi\/","title":{"rendered":"Nj\u00eb llogari edhe n\u00eb Netflix, pikturat familjare dhe\u2026\/ BIRN: Gjurm\u00ebt e Ballukut n\u00eb vil\u00ebn e fshehur n\u00eb Dh\u00ebrmi"},"content":{"rendered":"<div class=\"col-md-1 col-sm-1\">\n<div class=\"article-sharing-options\"><\/div>\n<\/div>\n<div class=\"col-md-10 col-sm-10 article-text\">\n<blockquote>\n<h4>Nj\u00eb llogari n\u00eb Netflix, pikturat familjare dhe komunikimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb pishine jan\u00eb disa nga provat e SPAK q\u00eb e lidhin ish-zv.kryeministren Belinda Balluku me pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb vile n\u00eb Dh\u00ebrmi, e cila dyshohet se u p\u00ebrfitua n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb favorizimit t\u00eb kompanis\u00eb \u201cEurocol\u201d. Hetimi p\u00ebr vil\u00ebn ka nxjerr\u00eb gjithashtu n\u00eb pah nj\u00eb rrjet personash pran\u00eb Ballukut dhe nj\u00eb vijim\u00ebsi marr\u00ebdh\u00ebniesh t\u00eb dyshuara abuzive, q\u00eb sipas prokuroris\u00eb datojn\u00eb q\u00eb prej vitit 2014.<\/h4>\n<\/blockquote>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb prillit 2026, kur oficer\u00ebt e policis\u00eb gjyq\u00ebsore hyn\u00eb p\u00ebr kontroll n\u00eb vil\u00ebn F6 t\u00eb kompleksit \u201cWhite Rocks\u201d n\u00eb Dh\u00ebrmi, gjet\u00ebn n\u00eb muret e saj piktura me inicialet e vajz\u00ebs s\u00eb Belinda Ballukut dhe zbukurime dit\u00eblindjeje me emrin e djalit t\u00eb saj.<\/p>\n<p>N\u00eb televizorin e dhom\u00ebs s\u00eb ndenjes, aplikacioni Netflix ishte i hapur me adres\u00ebn elektronike t\u00eb ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministres, nd\u00ebrsa profilet e p\u00ebrdoruesve mbanin emrat e saj dhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cBelinda\u201d, \u201cBelenko\u201d, \u201cbelen\u201d dhe \u201cprincess colin\u201d ishin emrat q\u00eb hetuesit gjet\u00ebn t\u00eb regjistruara n\u00eb televizor.<\/p>\n<p>P\u00ebr Prokurorin\u00eb e Posa\u00e7me, k\u00ebto ishin vet\u00ebm disa nga gjurm\u00ebt e nj\u00eb pasurie q\u00eb rezultonte n\u00eb emra t\u00eb tjer\u00eb, por q\u00eb, sipas hetimit, zot\u00ebrohej dhe p\u00ebrdorej prej vitesh nga Balluku dhe familjar\u00ebt e saj.<\/p>\n<div id=\"MDA34416\" class=\"\" data-adid=\"mdabalkanweb121885\" data-netid=\"137356148\" data-sizes=\"300x250\" data-google-query-id=\"CJS9tobE65cDFe8Scwkd3RoP3A\">\n<div id=\"google_ads_iframe_\/137356148\/mdabalkanweb121885_0__container__\">Sipas nj\u00eb vendimi p\u00ebr njoftim akuze t\u00eb 16 tetorit 2026, vila dyshohet se ishte p\u00ebrfituar nga Balluku n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb favorizimit t\u00eb kompanis\u00eb \u201cEurocol\u201d n\u00eb nj\u00eb tender t\u00eb Albcontrol-it t\u00eb vitit 2014, ku Evis Berberi drejtonte Komisionin e Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave. Berberi e vijoi m\u00eb pas karrier\u00ebn n\u00eb institucionet e drejtuara nga Balluku, p\u00ebrfshir\u00eb ARRSH-n\u00eb, nd\u00ebrsa dyshimet p\u00ebr nd\u00ebrhyrje n\u00eb tendera u shtrin\u00eb edhe te kontratat e infrastruktur\u00ebs, t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb hetimet e vitit 2025.<\/div>\n<\/div>\n<p>Prokuroria pretendon se p\u00ebrfitimi u fsheh p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate porosie n\u00eb em\u00ebr t\u00eb ish-futbollistit Igli Tare dhe nj\u00eb kontrate t\u00eb m\u00ebvonshme qiraje me Joana Bushin, ish-shefe e kabinetit dhe bashk\u00ebpun\u00ebtore e af\u00ebrt e Ballukut.<\/p>\n<p>Hetimi po kryhet nga prokuror\u00ebt e posa\u00e7\u00ebm Dorina Bejko dhe Dritan Pren\u00e7i. Dokumenti p\u00ebrmban kryesisht arsyetimin e akuz\u00ebs ndaj personit juridik \u201cEurocol\u201d sh.p.k n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e biznesmenit Pandeli Carapuli, bazuar n\u00eb provat e administruara nga hetimet p\u00ebr kontratat publike, pasurin\u00eb e dyshuar t\u00eb fshehur dhe l\u00ebvizjen e fondeve.<\/p>\n<p>P\u00ebr episodin e vil\u00ebs n\u00eb Dh\u00ebrmi, SPAK ka marr\u00eb t\u00eb pandehur Belinda Ballukun, t\u00eb cil\u00ebn e akuzon p\u00ebr pastrim parash, korrupsion dhe fshehje pasurie, administratorin e \u201cEurocol\u201d, Pandeli Carapuli, ish-futbollistin Igli Tare dhe Joana Bushin p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb pastrimit t\u00eb produkteve t\u00eb vepr\u00ebs penale, n\u00eb bashk\u00ebpunim. E nj\u00ebjta akuz\u00eb \u00ebsht\u00eb ngritur edhe ndaj personit juridik \u201cEurocol\u201d sh.p.k., t\u00eb cilin prokuroria e konsideron pjes\u00eb t\u00eb mekanizmit t\u00eb fshehjes s\u00eb p\u00ebrfitimit t\u00eb dyshuar korruptiv.<\/p>\n<p>Dosja e vil\u00ebs n\u00eb Dh\u00ebrmi \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb hetimi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb ndaj ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministres Belinda Balluku, e cila u mor fillimisht e pandehur p\u00ebr abuzimet e dyshuara me tenderin e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb dhe m\u00eb pas p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb procedurash prokurimi n\u00eb Unaz\u00ebn e Madhe t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 20 tetor 2026, SPAK i komunikoi Ballukut akuzat p\u00ebr pes\u00eb vepra penale, p\u00ebrfshir\u00eb shkeljen e barazis\u00eb n\u00eb tendera n\u00eb n\u00ebnt\u00eb raste, korrupsionin pasiv n\u00eb dy cil\u00ebsi t\u00eb ndryshme, fshehjen e pasuris\u00eb n\u00eb dy raste dhe pastrimin e parave n\u00eb bashk\u00ebpunim, m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb her\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb total, dosja e bashkuar p\u00ebrfshin 24 t\u00eb akuzuar, individ\u00eb dhe kompani, mes t\u00eb cil\u00ebve ish-vart\u00ebs t\u00eb Ballukut dhe biznesmen\u00eb t\u00eb dyshuar p\u00ebr p\u00ebrfitime t\u00eb paligjshme nga tenderat publik\u00eb.<\/p>\n<p>Balluku i ka mohuar akuzat ndaj saj, nd\u00ebrsa hetimet kan\u00eb shkaktuar nj\u00eb p\u00ebrplasje mes prokuroris\u00eb dhe mazhoranc\u00ebs socialiste. N\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij viti, shumica parlamentare rr\u00ebzoi me 82 vota kund\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK-ut p\u00ebr autorizimin e arrestimit t\u00eb ish-z\u00ebvend\u00ebskryeministres.<\/p>\n<p>Komunikimi i akuzave ndaj Ballukut n\u00eb tetor 2026 nuk u shoq\u00ebrua me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb re t\u00eb SPAK-ut p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb saj, nd\u00ebrsa opozita e kritikoi Prokurorin\u00eb p\u00ebr at\u00eb q\u00eb e cil\u00ebson si trajtim t\u00eb diferencuar, duke k\u00ebrkuar shpjegime p\u00ebr munges\u00ebn e nj\u00eb k\u00ebrkese t\u00eb re p\u00ebr autorizimin e arrestimit t\u00eb saj.<\/p>\n<p><strong>Tenderi q\u00eb parapriu vil\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>Sipas SPAK, historia e vil\u00ebs n\u00eb kompleksin White Rocks n\u00eb Dh\u00ebrmi nis n\u00eb vitin 2014, kur Albcontrol, institucioni p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kontrollin e trafikut ajror, drejtohej nga Belinda Balluku.<\/p>\n<p>N\u00eb n\u00ebntor t\u00eb atij viti, institucioni hapi nj\u00eb procedur\u00eb prokurimi p\u00ebr rikonstruksionin e godin\u00ebs teknologjike, me nj\u00eb fond limit prej rreth 73.9 milion\u00eb lek\u00ebsh pa TVSH.<\/p>\n<p>N\u00eb gar\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb kat\u00ebr operator\u00eb ekonomik\u00eb, me oferta q\u00eb varionin nga 48.3 milion\u00eb deri n\u00eb 72.4 milion\u00eb lek\u00eb. Komisioni i Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave, i drejtuar nga Evis Berberi, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb zyrtar i Albcontrol-it dhe nj\u00eb nga personat q\u00eb akuzohen n\u00eb dosjen e bashkuar, skualifikoi tre ofertuesit e tjer\u00eb p\u00ebr mosplot\u00ebsim t\u00eb kritereve teknike dhe dokumentare.<\/p>\n<p>Fituese u shpall kompania \u201cEurocol\u201d, e cila kishte paraqitur ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb prej 72,3 milion\u00eb lek\u00ebsh pa TVSH. Ky tender dhe roli i Evis Berberit, i cili e vijoi karrier\u00ebn n\u00eb institucionet e drejtuara nga Balluku, japin nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb nj\u00eb dekade tenderash t\u00eb dyshuar si t\u00eb manipuluar, q\u00eb nisin n\u00eb Albcontrol dhe vijojn\u00eb n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe institucionet n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb saj.<\/p>\n<p>Pas largimit nga Albcontrol-i, Berberi u em\u00ebrua k\u00ebshilltar n\u00eb Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb dhe n\u00eb qershor 2021 mori drejtimin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH. N\u00eb k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb, sipas hetimeve t\u00eb SPAK-ut, Berberi zbatonte udh\u00ebzimet e Ballukut p\u00ebr procedurat e prokurimit, p\u00ebrfshir\u00eb tenderin e tunelit t\u00eb Llogaras\u00eb dhe lotet e Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe t\u00eb Tiran\u00ebs. Komunikimet e sekuestruara n\u00eb telefonin e tij tregojn\u00eb se ai konsultohej me ministren p\u00ebr vendimmarrjen mbi tenderat e m\u00ebdhenj, nd\u00ebrsa hetohet edhe p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb tenderash m\u00eb t\u00eb vegj\u00ebl p\u00ebr mbik\u00ebqyrjen e punimeve.<\/p>\n<p>Ekspertimi kompjuterik i celularit t\u00eb sekuestruar n\u00eb banes\u00ebn e Berberit ka sh\u00ebrbyer si nj\u00eb prej indicieve p\u00ebr hetimin. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, t\u00eb dh\u00ebnat e zbuluara n\u00eb celular treguan se kriteret e tenderit ishin, me gjas\u00eb, hartuar paraprakisht nga vet\u00eb kompania private q\u00eb do t\u00eb shpallej fituese. N\u00eb vendim thuhet se kat\u00ebr dit\u00eb p\u00ebrpara se Balluku t\u00eb nxirrte urdhrin e prokurimit, m\u00eb 6 n\u00ebntor 2014, nga adresa zyrtare elektronike e kompanis\u00eb \u201cEurocol\u201d iu d\u00ebrgua Berberit dokumenti me titull \u201cKriteret p\u00ebrfundimtare Albkontrolli (2)\u201d.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb SPAK-ut, kushtet e d\u00ebrguara me email nga kompania u kopjuan fjal\u00eb p\u00ebr fjal\u00eb nga Nj\u00ebsia e Prokurimit n\u00eb dokumentet zyrtare t\u00eb tenderit.<\/p>\n<p>Hetimet zbuluan se nj\u00eb dit\u00eb pas shpalljes s\u00eb gar\u00ebs, administratori i \u201cEurocol\u201d-it, Pandeli Carapuli, dhe punonj\u00ebsi i tij, Fejzi Kodra, shk\u00ebmbyen mesazhe n\u00eb celular. \u201cShiko u shpall ky i fundit. I madh\u201d, i shkruante Carapuli, p\u00ebr t\u00eb vijuar: \u201cOk t\u00eb fillojm\u00eb p\u00ebrgatitjet\u201d.<\/p>\n<p>Kur dy kompani konkurruese paraqit\u00ebn ankesa kund\u00ebr kritereve kufizuese t\u00eb tenderit, Balluku ngarkoi Berberin p\u00ebr shqyrtimin e ankes\u00ebs s\u00eb par\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb dyja ankesat u rr\u00ebzuan. Po at\u00eb dit\u00eb, Carapuli i d\u00ebrgonte me SMS punonj\u00ebsit t\u00eb tij numrin e celularit t\u00eb Berberit. \u201cKy \u00ebsht\u00eb numri i Visit\u201d, i shkruante ai.<\/p>\n<p>N\u00eb hapjen e ofertave, m\u00eb 8 dhjetor 2014, \u201cEurocol\u201d sh.p.k. u rendit e fundit mes kat\u00ebr konkurrent\u00ebve, me ofert\u00ebn m\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb. Por, sipas hetimit, tre dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, komisioni i drejtuar nga Evis Berberi skualifikoi t\u00eb tre garuesit q\u00eb kishin paraqitur \u00e7mime m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, duke p\u00ebrdorur si shkak skualifikimi po ato kritere q\u00eb kishte d\u00ebrguar me email \u201cEurocol\u201d para nisjes s\u00eb gar\u00ebs.<br \/>\nSipas prokuroris\u00eb, favorizimi vijoi edhe me lidhjen e kontrat\u00ebs dhe pagesat. Ende pa u publikuar fituesi n\u00eb Buletinin e Prokurimeve Publike, Berberi i d\u00ebrgoi kompanis\u00eb \u201cEurocol\u201d draftin e kontrat\u00ebs.<\/p>\n<p>Kontrata u n\u00ebnshkrua nga Balluku dhe Carapuli m\u00eb 30 dhjetor 2014, duke p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb klauzol\u00eb parapagimi prej 50 p\u00ebr qind t\u00eb vler\u00ebs totale. Vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb pas, m\u00eb 31 dhjetor 2014, Albcontrol transferoi n\u00eb llogarin\u00eb e \u201cEurocol\u201d-it 43.4 milion\u00eb lek\u00eb me TVSH, ndon\u00ebse punimet nis\u00ebn vet\u00ebm n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 2015.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb, n\u00eb dhjetor 2015, p\u00ebrmes nj\u00eb procedure me negocim pa shpallje paraprake t\u00eb njoftimit, ku komisioni i negocimit drejtohej s\u00ebrish nga Evis Berberi dhe kishte an\u00ebtare Joana Bushin, Balluku i dha kompanis\u00eb \u201cEurocol\u201d edhe nj\u00eb shtes\u00eb kontrate n\u00eb kufirin maksimal prej 20 p\u00ebr qind, duke e \u00e7uar vler\u00ebn totale t\u00eb paguar nga Albcontrol n\u00eb afro 102 milion\u00eb lek\u00eb me TVSH.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, procedurat e prokurimit dhe marr\u00ebdh\u00ebnia e krijuar mes drejtueses s\u00eb institucionit dhe kompanis\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb sfondin e p\u00ebrfitimit t\u00eb dyshuar korruptiv q\u00eb u materializua m\u00eb von\u00eb n\u00eb vil\u00ebn F6.<\/p>\n<p>N\u00eb arsyetimin e tij, SPAK e lidh p\u00ebrfitimin me vendimmarrjen e Ballukut n\u00eb Albcontrol, duke iu referuar \u201cparacaktimit, krijimit t\u00eb avantazheve dhe privilegjeve p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb fituese\u201d t\u00eb tenderit t\u00eb rikonstruksionit.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, vila e tipit \u201cBegonia\u201d, me nj\u00eb sip\u00ebrfaqe nd\u00ebrtimi prej 103 metrash katror\u00eb, verand\u00eb prej 34 metrash katror\u00eb dhe nj\u00eb parcel\u00eb t\u00eb rrethuar prej t\u00eb pakt\u00ebn 300 metrash katror\u00eb, ishte p\u00ebrfitimi i parregullt q\u00eb Balluku mori n\u00eb vitin 2018.<\/p>\n<p>\u201cKy p\u00ebrfitim i parregullt rezulton t\u00eb jet\u00eb marr\u00eb nga shtetasja Belinda Balluku n\u00eb vitin 2018\u201d, shkruajn\u00eb prokuror\u00ebt, duke iu referuar procedur\u00ebs p\u00ebr blerjen e nj\u00eb vile nga ish-futbollisti i Komb\u00ebtares, Igli Tare.<br \/>\nSi u fsheh vila n\u00eb Dh\u00ebrmi<\/p>\n<p>N\u00eb dhjetor 2018, kompania \u201cEurocol\u201d lidhi nj\u00eb kontrat\u00eb me ish-futbollistin Igli Tare p\u00ebr vil\u00ebn F6 n\u00eb kompleksin \u201cWhite Rocks\u201d, me \u00e7mim 145 mij\u00eb euro. Nga kjo shum\u00eb, sipas SPAK-ut, ishin paguar vet\u00ebm 70 mij\u00eb euro, nd\u00ebrsa ekspertimi e vler\u00ebsoi pron\u00ebn 420 mij\u00eb euro n\u00eb koh\u00ebn e kontraktimit, gati trefishin e \u00e7mimit t\u00eb deklaruar.<\/p>\n<p>Prokuroria pretendon se Tare kishte vepruar p\u00ebr llogari t\u00eb Ballukut dhe se vila ishte shp\u00ebrblim p\u00ebr favorizimin e nd\u00ebrtuesit n\u00eb tenderin e Albcontrol-it. \u201cKjo pasuri rezulton t\u00eb jet\u00eb krijuar si p\u00ebrfitim i parregullt i dh\u00ebn\u00eb nga shtetasi Pandeli Carapuli, administrator i shoq\u00ebris\u00eb \u2018Eurocol\u2019 sh.p.k., n\u00eb drejtim t\u00eb shtetases Belinda Balluku,\u201d thuhet n\u00eb vendim.<\/p>\n<p>Tare figuron si pronar edhe i nj\u00eb vile tjet\u00ebr n\u00eb kompleksin \u201cGreen Coast\u201d n\u00eb Palas\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn SPAK e dyshon gjithashtu si pasuri t\u00eb fshehur t\u00eb Ballukut, n\u00eb nj\u00eb episod tjet\u00ebr t\u00eb hetimit q\u00eb lidhet me tenderat e Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe. Tare i ka mohuar akuzat p\u00ebrmes t\u00eb v\u00ebllait.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb fshehur pron\u00ebsin\u00eb e vil\u00ebs F6, sipas prokuroris\u00eb, n\u00eb maj 2022 Tare lidhi nj\u00eb kontrat\u00eb qiraje me Joana Bushin, ish-shefen e kabinetit t\u00eb Ballukut p\u00ebr 450 euro n\u00eb muaj, shum\u00eb q\u00eb u rrit n\u00eb 600 euro n\u00eb vitin 2024. Hetuesit gjet\u00ebn edhe dy dokumente p\u00ebr depozitimin e shumave prej 5400 eurosh secila nga Bushi n\u00eb llogarin\u00eb e Tares, por arrit\u00ebn n\u00eb p\u00ebrfundimin se marr\u00ebdh\u00ebnia e qiras\u00eb ishte fiktive.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebr t\u00eb fshehur k\u00ebt\u00eb pasuri, si produkt i vepr\u00ebs penale t\u00eb korrupsionit, shtetasja Belinda Balluku ka p\u00ebrdorur shtetasin Igli Tare dhe vart\u00ebsen e saj, shtetasen Joana Bushi,\u201d arsyetojn\u00eb prokuror\u00ebt.<\/p>\n<p>Sipas prokuroris\u00eb, fiktiviteti i kontrat\u00ebs mb\u00ebshtetet kryesisht n\u00eb provat e gjetura n\u00eb vil\u00eb, komunikimet e drejtp\u00ebrdrejta t\u00eb Ballukut p\u00ebr nd\u00ebrtimin e pishin\u00ebs, si dhe komunikimet mes personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb lidhur me t\u00eb apo punonj\u00ebsve t\u00eb \u201cEurocol\u201d-it.<\/p>\n<p>Ato p\u00ebrfshijn\u00eb referenca t\u00eb qarta p\u00ebr \u201cvil\u00ebn e shefes\u201d, nd\u00ebrsa n\u00eb nj\u00eb prej celular\u00ebve t\u00eb ekspertuar u gjet\u00ebn edhe fotografi t\u00eb nj\u00eb kutie t\u00eb mbushur me para n\u00eb euro, t\u00eb cil\u00ebn prokuroria e lidh me ambientet e vil\u00ebs.<\/p>\n<p>Fotografia u gjet n\u00eb telefonin e pastrueses s\u00eb familjes dhe ishte d\u00ebrguar nga bashk\u00ebshorti i saj, i cili gjithashtu rezulton se punonte n\u00eb vil\u00eb. N\u00eb t\u00eb shfaqet nj\u00eb kuti e mbushur me tufa kart\u00ebmonedhash 50-euroshe, t\u00eb lidhura me llastik. Sipas hetuesve, fotografia ishte d\u00ebrguar p\u00ebrmes WhatsApp-it m\u00eb 17 korrik 2021 dhe parat\u00eb ndodheshin \u201cn\u00eb dukje si n\u00eb ambientet e vil\u00ebs F6\u201d.<\/p>\n<p>SPAK e ka p\u00ebrfshir\u00eb fotografin\u00eb mes provave t\u00eb administruara p\u00ebr p\u00ebrdorimin e pasuris\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e personave t\u00eb lidhur me t\u00eb, por nuk p\u00ebrcakton shum\u00ebn totale t\u00eb parave, origjin\u00ebn e tyre apo personin t\u00eb cilit i p\u00ebrkisnin.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb disa komunikime Balluku shfaqet drejtp\u00ebrdrejt. M\u00eb 3 prill 2020, Julian Kelo, ish-punonj\u00ebs i Albcontrol-it, i d\u00ebrgoi Ballukut nj\u00eb email me subjekt \u201cPishina\u201d. \u201cMir\u00ebmengjes! Po t\u00eb nis planet e pishin\u00ebs\u201d, shkruhej n\u00eb email.<\/p>\n<p>Email-i iu p\u00ebrcoll m\u00eb pas nga adresa e Ballukut Viola Haxhiademit, nj\u00eb prej personave q\u00eb ndiqte punimet dhe q\u00eb, sipas prokuroris\u00eb, kishte nj\u00eb vil\u00eb n\u00eb af\u00ebrsi. Sipas ekspertimit, investimet dhe mobilimi i vil\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb pishin\u00ebn, u vler\u00ebsuan n\u00eb rreth 9.8 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse prokuroria pretendon se vila ishte p\u00ebrfituar p\u00ebrmes korrupsionit, ndjekja penale p\u00ebr korrupsionin aktiv dhe shkeljen e barazis\u00eb n\u00eb tendera n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb parashkruar p\u00ebr shkak t\u00eb kalimit t\u00eb afatit pes\u00ebvje\u00e7ar. Parashkrimi nuk e ka penguar SPAK-un t\u00eb ngrej\u00eb akuz\u00ebn p\u00ebr pastrim parash ndaj Ballukut dhe personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb dyshuar si t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb afer\u00eb.\/BIRN<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb llogari n\u00eb Netflix, pikturat familjare dhe komunikimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb pishine jan\u00eb disa nga provat e SPAK q\u00eb e lidhin ish-zv.kryeministren Belinda Balluku me pron\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb vile n\u00eb Dh\u00ebrmi, e cila dyshohet se u p\u00ebrfitua n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb favorizimit t\u00eb kompanis\u00eb \u201cEurocol\u201d. Hetimi p\u00ebr vil\u00ebn ka nxjerr\u00eb gjithashtu n\u00eb pah nj\u00eb rrjet &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":155281,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-159589","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159589","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=159589"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159589\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":159591,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159589\/revisions\/159591"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/155281"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=159589"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=159589"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=159589"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}