{"id":159635,"date":"2026-11-03T17:00:10","date_gmt":"2026-11-03T17:00:10","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=159635"},"modified":"2026-11-03T17:00:10","modified_gmt":"2026-11-03T17:00:10","slug":"intervista-avni-ponari-i-sigal-shpjegon-ne-detaje-produktin-autosos","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/03\/intervista-avni-ponari-i-sigal-shpjegon-ne-detaje-produktin-autosos\/","title":{"rendered":"Intervista: Avni Ponari i SIGAL shpjegon n\u00eb detaje produktin AUTOSOS"},"content":{"rendered":"<p>Sigurime.Online, portali i vet\u00ebm shqiptar i specializuar n\u00eb lajmin e industris\u00eb s\u00eb sigurimeve dhe risigurimeve, zhvilloi nj\u00eb intervist\u00eb me CEO-n e SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari. Intervista monotematike u ndal n\u00eb detaje t\u00eb imt\u00ebsishme te produkti i sigurimit motorik vullnetar AUTOSOS, p\u00ebr t\u00eb cilin SIGAL Insurance Group ka ekskluzivitetin n\u00eb tregun shqiptar.<\/p>\n<p><strong><em>Sigurime.Online<\/em><\/strong>:\u00a0<strong> <em>Zoti Ponari, p\u00ebrsh\u00ebndetje! Nj\u00eb histori q\u00eb u b\u00eb virale n\u00eb rrjetet sociale m\u00eb t\u00ebrhoqi v\u00ebmendjen: nj\u00eb vajz\u00eb tregonte se kishte marr\u00eb sh\u00ebrbimin e karroatrecit brenda vet\u00ebm 25 minutash, n\u00eb Valbon\u00eb, n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb Alpeve. Si arrin SIGAL AUTOSOS t\u00eb garantoj\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrhyrje kaq t\u00eb shpejt\u00eb n\u00eb zona t\u00eb larg\u00ebta? A keni nj\u00eb rrjet partner\u00ebsh t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb gjeografikisht apo duhet t\u00eb mb\u00ebshteteni te karroatrec\u00ebt q\u00eb nisen nga Tirana?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Ponari:<\/strong> Po, kjo \u00ebsht\u00eb e mundur. Ky nuk \u00ebsht\u00eb as rasti i par\u00eb, as i fundit dhe as i vetmi.<\/p>\n<p>SIGAL ka disa kontrata p\u00ebr t\u00eb garantuar ofrimin e sh\u00ebrbimeve AutoSOS n\u00eb \u00e7do zon\u00eb t\u00eb vendit, n\u00eb koh\u00ebn m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb mundshme. Meqen\u00ebse jemi te Alpet, kemi kontrata me sh\u00ebrbime karroatreci n\u00eb Bajram Curr, Valbon\u00eb, Puk\u00eb dhe Fush\u00eb-Arr\u00ebz.<\/p>\n<p>SIGAL bashk\u00ebpunon me partner\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimin e karroatrecit, si dhe me servise t\u00eb l\u00ebvizshme q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb riparimet n\u00eb vendngjarje. Ky rrjet mbulon t\u00eb gjitha qytetet dhe akset rrugore komb\u00ebtare n\u00eb Shqip\u00ebri, duke garantuar asistenc\u00eb rrugore n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin e vendit.<\/p>\n<p data-pm-slice=\"1 1 []\">AutoSOS \u00ebsht\u00eb nj\u00eb produkt q\u00eb e ofrojm\u00eb prej disa vitesh, nd\u00ebrsa partner\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb dekada p\u00ebrvoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Pra, ne ofrojm\u00eb nj\u00eb produkt q\u00eb mb\u00ebshtetet n\u00eb eksperienc\u00ebn europiane, n\u00eb bashk\u00ebpunimin me kompanit\u00eb e transportit t\u00eb automjeteve dhe n\u00eb asistenc\u00ebn 24-or\u00ebshe t\u00eb SIGAL.<\/p>\n<p>Nuk mendoj se ka ndonj\u00eb risi t\u00eb papritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast. Ne kemi studiuar tregun dhe kemi analizuar nevojat e tij.<\/p>\n<p>Rreth 800 mij\u00eb automjete kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbime rimorkimi apo transporti, brenda dhe jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Kemi rreth 50 mij\u00eb aksidente dhe mbi 100 mij\u00eb raste t\u00eb d\u00ebmtimit t\u00eb gomave n\u00eb vit. K\u00ebtyre u shtohen edhe kushtet e v\u00ebshtira t\u00eb rrug\u00ebve, nga veriu n\u00eb jug t\u00eb vendit.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, AutoSOS vjen n\u00eb koh\u00ebn dhe n\u00eb vendin e duhur.<\/p>\n<p><strong>SIGURIME.ONLINE:<\/strong> P\u00ebrmend\u00ebt rrug\u00eb me kushte t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n<p><strong>PONARI:<\/strong> Po, si\u00e7 e dini, sot edhe sistemi i gomave t\u00eb automjeteve ka ndryshuar. Shum\u00eb makina nuk kan\u00eb m\u00eb gom\u00eb rezerv\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, mjafton nj\u00eb reshje shiu q\u00eb n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb gur\u00eb dhe guralece, t\u00eb cilat mund t\u00eb shkaktojn\u00eb d\u00ebmtime t\u00eb gomave. Kjo ndodh edhe p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb rrjetave mbrojt\u00ebse n\u00eb skarpatat p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebve.<\/p>\n<p>Shpenzohen miliona p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen e infrastruktur\u00ebs rrugore, por shum\u00eb pak v\u00ebmendje i kushtohet siguris\u00eb rrugore. E gjith\u00eb kjo e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb domosdosh\u00ebm nj\u00eb produkt si AutoSOS.<\/p>\n<p><strong>SIGURIME.ONLINE:<\/strong> Si e kan\u00eb zgjidhur k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje vendet e Bashkimit Europian?<\/p>\n<p><strong>PONARI:<\/strong> N\u00eb vendet europiane, pothuajse \u00e7do automjet ka sigurim KASKO dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb sigurim p\u00ebrfshihet edhe sh\u00ebrbimi i asistenc\u00ebs rrugore.<\/p>\n<p>Ne kemi ende nevoj\u00eb p\u00ebr koh\u00eb q\u00eb ta kuptojm\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e sigurimeve. Vazhdon t\u00eb jet\u00eb e zakonshme q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb paguajn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt, me para n\u00eb dor\u00eb, n\u00eb klinika dhe spitale private, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ekziston nj\u00eb sistem sh\u00ebndet\u00ebsor privat ku \u00e7dokush mund t\u00eb sigurohet dhe t\u00eb paguaj\u00eb p\u00ebrmes polic\u00ebs s\u00eb sigurimit sh\u00ebrbimet q\u00eb merr.<\/p>\n<p>Na duhet koh\u00eb t\u00eb edukohemi, t\u00eb kuptojm\u00eb vler\u00ebn e sigurimit dhe t\u00eb m\u00ebsohemi t\u00eb paguajm\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimet q\u00eb na mbrojn\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurimet, pavar\u00ebsisht form\u00ebs s\u00eb tyre, e b\u00ebjn\u00eb individin m\u00eb t\u00eb pavarur nga shteti dhe i japin mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb sh\u00ebrbime p\u00ebrmes kontratave me ofruesit privat\u00eb.<\/p>\n<p>Sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb rritet dep\u00ebrtimi i sigurimeve n\u00eb treg, aq m\u00eb t\u00eb lir\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb pavarur b\u00ebhemi si qytetar\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri shpenzojm\u00eb mesatarisht rreth 100 euro p\u00ebr frym\u00eb p\u00ebr sigurime, nd\u00ebrsa n\u00eb Europ\u00eb kjo shif\u00ebr arrin n\u00eb rreth 3 mij\u00eb euro. Kemi ende rrug\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb ato nivele.<\/p>\n<p>AutoSOS kushton shum\u00eb pak n\u00eb vit, sidomos kur mendon se sa mund t\u00eb t\u00eb kushtoj\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e papritur n\u00ebse mbetesh me makin\u00eb n\u00eb Itali, Gjermani, Suedi apo n\u00eb nj\u00eb vend tjet\u00ebr europian.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe n\u00eb Shqip\u00ebri: qoft\u00eb n\u00eb Llogara, n\u00eb Lumin e Vlor\u00ebs, p\u00ebrgjat\u00eb bregdetit, n\u00eb Vermosh, Theth apo Valbon\u00eb. Rrjeti yn\u00eb i asistenc\u00ebs mbulon 100% t\u00eb territorit, k\u00ebshtu q\u00eb, kudo q\u00eb t\u00eb jesh dhe n\u00eb \u00e7do situat\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndodhesh, mund t\u00eb mb\u00ebshtetesh te sh\u00ebrbimi yn\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Sigurime. Online<\/em>: <em>A ofrohet sh\u00ebrbimi AUTOSOS edhe jasht\u00eb Shqiperis\u00eb? \u00c7far\u00eb ofron?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Ponari:<\/strong> SIGAL AutoSOS ofron sh\u00ebrbim t\u00eb asistenc\u00ebs rrugore n\u00eb Shqip\u00ebri dhe n\u00eb t\u00eb gjitha vendet e Europ\u00ebs. Kjo mund\u00ebsohet p\u00ebrmes partnerit ton\u00eb europian, me p\u00ebrvoj\u00eb shum\u00ebvje\u00e7are n\u00eb fush\u00ebn e asistenc\u00ebs rrugore, i cili ofron k\u00ebto sh\u00ebrbime n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb kontinentin.<\/p>\n<p>AutoSOS Europe ofron asistenc\u00eb 24 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb, 7 dit\u00eb n\u00eb jav\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb: Mb\u00ebshtetje telefonike; Riparim n\u00eb vend p\u00ebr defektet q\u00eb mund t\u00eb riparohen n\u00eb rrug\u00eb; Transport t\u00eb automjetit me karroatrec; Akomodim n\u00eb hotel p\u00ebr drejtuesin dhe pasagjer\u00ebt e automjetit;V\u00ebnie n\u00eb dispozicion t\u00eb nj\u00eb automjeti alternativ n\u00eb rast aksidenti, kur ky sh\u00ebrbim p\u00ebrfshihet n\u00eb mbulim; Organizim t\u00eb transportit drejt destinacionit me mjete t\u00eb tjera udh\u00ebtimi, si tren apo avion.<\/p>\n<p><strong>Sigurime.Online: <em>Sa koh\u00eb duhet t\u00eb pres\u00eb nj\u00eb klient derisa t\u2019i mb\u00ebrrij\u00eb asistenca?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Ponari:<\/strong> Koha e mb\u00ebrritjes varet nga vendndodhja ku ndodh defekti apo aksidenti. Megjithat\u00eb, fal\u00eb rrjetit t\u00eb partner\u00ebve t\u00eb SIGAL n\u00eb t\u00eb gjitha qytetet dhe p\u00ebrgjat\u00eb akseve kryesore komb\u00ebtare, asistenca mb\u00ebrrin relativisht shpejt, zakonisht brenda 20\u201330 minutash.<\/p>\n<p><strong>Sigurime.Online: <em>Tani dua t\u00eb ndalem te kostot dhe \u00e7mimet, duke e nisur me mbulimin e shpenzimeve. Cilat jan\u00eb vlerat q\u00eb mbulohen nga sh\u00ebrbimi i karroatrecit?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Ponari:<\/strong> Vlerat e mbulimit varen nga paketa q\u00eb p\u00ebrzgjedh klienti, n\u00eb p\u00ebrputhje me nevojat e tij. Paketa Baz\u00eb mbulon deri n\u00eb 5,000 lek\u00eb p\u00ebr transportin me karroatrec dhe \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrshtatshme kryesisht p\u00ebr automjetet q\u00eb qarkullojn\u00eb brenda qytetit. Paketa Standard ofron dy sh\u00ebrbime n\u00eb vit, me mbulim t\u00eb kostos s\u00eb transportit deri n\u00eb 10,000 lek\u00eb p\u00ebr \u00e7do sh\u00ebrbim, deri n\u00eb servisin m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt. Paketa Premium ofron dy sh\u00ebrbime n\u00eb vit, pa limit n\u00eb vler\u00ebn e mbuluar p\u00ebr transportin me karroatrec.<\/p>\n<p><strong>Sigurime.Online: <em>Me sa kam lexuar, kur \u00ebsht\u00eb e mundur, SIGAL AutoSOS ofron edhe riparimin e automjetit n\u00eb vendngjarje. Sa kushton ky sh\u00ebrbim?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Ponari:<\/strong> AutoSOS ofron riparim n\u00eb vendngjarje, me mbulim sipas paket\u00ebs s\u00eb p\u00ebrzgjedhur nga klienti: Paketa Standard ofron 2 sh\u00ebrbime n\u00eb vit, me mbulim t\u00eb kostove t\u00eb transportit deri n\u00eb 10,000 lek\u00eb, deri n\u00eb servisin m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt. Paketa Premium ofron 2 sh\u00ebrbime n\u00eb vit, me mbulim deri n\u00eb 25,000 lek\u00eb. Sh\u00ebrbimi i asistenc\u00ebs dhe riparimit n\u00eb vend, kur \u00ebsht\u00eb e mundur, ofrohet falas nga SIGAL AutoSOS, nd\u00ebrsa koston e pjes\u00ebve t\u00eb k\u00ebmbimit e p\u00ebrballon vet\u00eb klienti.<\/p>\n<p><strong>Sigurime.Online: <em>A paguaj di\u00e7ka shtes\u00eb kur k\u00ebrkoj asistenc\u00eb apo sh\u00ebrbimi \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb \u00e7mimin e polic\u00ebs?<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Kjo varet nga paketa e p\u00ebrzgjedhur. N\u00ebse klienti ka zgjedhur paket\u00ebn AutoSOS Premium, transporti me karroatrec n\u00eb \u00e7do pik\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb falas, pavar\u00ebsisht se ku ka ndodhur defekti apo aksidenti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, n\u00ebse ka p\u00ebrzgjedhur nj\u00eb nga paketat e tjera, klienti paguan diferenc\u00ebn p\u00ebr \u00e7do shpenzim q\u00eb tejkalon limitet e p\u00ebrcaktuara n\u00eb kontrat\u00eb, si\u00e7 u shpjegua m\u00eb sip\u00ebr.<\/p>\n<p><strong><em>Sigurime.Online:<\/em><em> A m\u00eb shoq\u00ebron dikush deri n\u00eb destinacion n\u00ebse makina nuk mund t\u00eb riparohet, apo transportohet vet\u00ebm automjeti dhe un\u00eb duhet t\u00eb organizoj vet\u00eb udh\u00ebtimin?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Ponari:<\/strong> Sh\u00ebrbimi i karroatrecit mund\u00ebson transportin e automjetit dhe shoq\u00ebrimin e drejtuesit deri n\u00eb servisin m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt ose n\u00eb destinacionin e p\u00ebrzgjedhur nga klienti, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb paket\u00ebs s\u00eb zgjedhur.<\/p>\n<p><strong><em>Sigurime.Online<\/em><\/strong><em>:<strong> Sa her\u00eb mund ta p\u00ebrdor AutoSOS gjat\u00eb vitit?<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Ponari:<\/strong> AutoSOS mund t\u00eb p\u00ebrdoret p\u00ebr dy sh\u00ebrbime n\u00eb vit, me p\u00ebrjashtim t\u00eb paket\u00ebs AutoSOS Baz\u00eb, e cila ofron nj\u00eb sh\u00ebrbim n\u00eb vit.<\/p>\n<p><strong><em>Sigurime.Online<\/em><\/strong><em>:<strong> A mund ta blej AutoSOS edhe n\u00ebse sigurimin e makin\u00ebs e kam te nj\u00eb kompani tjet\u00ebr?<\/strong><\/em><\/p>\n<p><strong>Ponari:<\/strong> Po, sh\u00ebrbimin AutoSOS mund ta blini edhe n\u00ebse automjeti juaj \u00ebsht\u00eb i siguruar pran\u00eb nj\u00eb kompanie tjet\u00ebr. Megjithat\u00eb, n\u00ebse sigurimin TPL, KJ apo Kasko e blini pran\u00eb SIGAL, p\u00ebrfitoni nj\u00eb ulje t\u00eb konsiderueshme n\u00eb \u00e7mimin e AutoSOS.<\/p>\n<p><strong><em>Sigurime.Online: Sa kushton sh\u00ebrbimi p\u00ebr nj\u00eb vit, n\u00ebse mund t\u2019Ju pyes shkoqur?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Ponari: <\/strong>Patjet\u00ebr. Asnj\u00eb problem. \u00c7mimi i AutoSOS Shqip\u00ebri varet nga paketa q\u00eb p\u00ebrzgjedh klienti. Paketa Baz\u00eb kushton 2,000 lek\u00eb; me sigurimin TPL t\u00eb SIGAL, ofrohet p\u00ebr 1,000 lek\u00eb. Paketa Standard: 3,000 lek\u00eb; me sigurimin TPL t\u00eb SIGAL, ofrohet p\u00ebr 2,000 lek\u00eb. Paketa Premium: 6,000 lek\u00eb; me sigurimin TPL t\u00eb SIGAL, ofrohet p\u00ebr 5,000 lek\u00eb.<\/p>\n<p><strong><em>Sigurime.Online: Po sh\u00ebrbimi i asistenc\u00ebs rrugore jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, sa kushton?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Ponari:<\/strong> AutoSOS Europe kushton 60 euro. P\u00ebr klient\u00ebt q\u00eb kan\u00eb sigurimin KJ pran\u00eb SIGAL, \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb 50 euro, nd\u00ebrsa p\u00ebr klient\u00ebt me sigurim Kasko pran\u00eb SIGAL, \u00e7mimi \u00ebsht\u00eb 30 euro.<\/p>\n<p><strong><em>Sigurime.Online: Z. Ponari, tani dua t\u00eb ndalem te disa pyetje shum\u00eb konkrete, ndoshta edhe bazike, por besoj se lexuesit do ta gjejn\u00eb veten te to. Mund t\u00eb p\u00ebrgjigjeni edhe thjesht me po ose jo. N\u00ebse gjat\u00eb rrug\u00ebs m\u00eb duhet nj\u00eb gom\u00eb e re, a ma ofron k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim AutoSOS?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Ponari:<\/strong> Po. SIGAL AutoSOS ofron sh\u00ebrbimin e z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb gom\u00ebs, duke d\u00ebrguar asistenc\u00ebn deri n\u00eb vendndodhjen e automjetit. Koston e gom\u00ebs s\u00eb re e p\u00ebrballon klienti.<\/p>\n<p><strong><em>Sigurime.Online: N\u00ebse m\u00eb mbaron karburanti n\u00eb rrug\u00eb, a aktivizohet AutoSOS?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Ponari:<\/strong> Po. SIGAL AutoSOS ofron edhe sh\u00ebrbimin e furnizimit me karburant. Sh\u00ebrbimi i asistenc\u00ebs ofrohet falas nga SIGAL, nd\u00ebrsa koston e karburantit e p\u00ebrballon klienti.<\/p>\n<p><strong><em>Sigurime.Online: Po defektet mekanike dhe elektrike, a p\u00ebrfshihen n\u00eb sh\u00ebrbim?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Ponari:<\/strong> Po. P\u00ebrfshihen edhe defektet mekanike dhe elektrike q\u00eb mund t\u00eb riparohen n\u00eb vend, si p\u00ebr shembull z\u00ebvend\u00ebsimi i rripit t\u00eb dinamos.<\/p>\n<p><strong><em>Sigurime.Online: N\u00ebse humbas \u00e7el\u00ebsat dhe nuk mund ta hap makin\u00ebn, a aktivizohet sh\u00ebrbimi AutoSOS?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Ponari:<\/strong> Hapja e automjetit n\u00eb k\u00ebto raste \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sh\u00ebrbim i specializuar, q\u00eb ofrohet nga koncesionar\u00ebt ose serviset e specializuara. Megjithat\u00eb, AutoSOS mund t\u00eb vij\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb duke transportuar automjetin deri te ofruesi i k\u00ebtij sh\u00ebrbimi.<\/p>\n<p><strong><em>Sigurime.Online: N\u00ebse d\u00ebshiroj t\u00eb negocioj kushtet e sigurimit, duke pranuar edhe ndryshimin e \u00e7mimit, a mund ta personalizoj paket\u00ebn sipas nevojave t\u00eb mia?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Ponari:<\/strong> Patjet\u00ebr. Brenda paketave q\u00eb ofrohen, mund t\u00eb diskutohen dhe p\u00ebrshtaten sh\u00ebrbimet, limitet e mbulimit dhe frekuenca e p\u00ebrdorimit t\u00eb tyre. SIGAL Insurance Group prej koh\u00ebsh i kushton r\u00ebnd\u00ebsi personalizimit t\u00eb ofertave, n\u00eb p\u00ebrputhje me nevojat e klient\u00ebve.<\/p>\n<p><strong><em>Sigurime.Online: Edhe nj\u00eb pyetje t\u00eb fundit. N\u00eb Shqip\u00ebri, biznesi i automjeteve me qira \u00ebsht\u00eb zgjeruar ndjesh\u00ebm gjat\u00eb dekad\u00ebs s\u00eb fundit. A ofroni edhe AutoSOS ditor p\u00ebr ata q\u00eb kan\u00eb disa automjete n\u00eb dispozicion p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb me qira?<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>Ponari:<\/strong> Po. Ne ofrojm\u00eb edhe AutoSOS ditor, me mbulim n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Sh\u00ebrbimet jan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjta me ato t\u00eb paket\u00ebs Standard, me nj\u00eb sh\u00ebrbim gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb p\u00ebrzgjedhur dhe me t\u00eb nj\u00ebjtat limite mbulimi.<\/p>\n<p>Primi \u00ebsht\u00eb 1 euro p\u00ebr \u00e7do dit\u00eb p\u00ebrdorimi, nd\u00ebrsa limiti i mbulimit \u00ebsht\u00eb deri n\u00eb 10,000 lek\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbim, si p\u00ebr transportin me karroatrec, ashtu edhe p\u00ebr riparimin n\u00eb vend. SIGAL Autosos \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj partneri shum\u00eb i dobish\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj biznesi. Kemi histori t\u00eb shumta suksesi.<\/p>\n<p><em><strong>Sigurime.Online: Ku mund ta blejm\u00eb?\u00a0<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Ponari: Fizikisht? N\u00eb \u00e7do pik\u00eb t\u00eb SIGAL n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri. Online n\u00eb sigal.al, te sigurimet motorike do t\u00eb gjeni edhe AUTOSOS.<\/p>\n<p><em><strong>Sigurime.Online: Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr intervist\u00ebn.<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sigurime.Online, portali i vet\u00ebm shqiptar i specializuar n\u00eb lajmin e industris\u00eb s\u00eb sigurimeve dhe risigurimeve, zhvilloi nj\u00eb intervist\u00eb me CEO-n e SIGAL Insurance Group, z. Avni Ponari. Intervista monotematike u ndal n\u00eb detaje t\u00eb imt\u00ebsishme te produkti i sigurimit motorik vullnetar AUTOSOS, p\u00ebr t\u00eb cilin SIGAL Insurance Group ka ekskluzivitetin n\u00eb tregun shqiptar. Sigurime.Online:\u00a0 Zoti &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":159636,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[46],"tags":[],"class_list":["post-159635","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-ekonomi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159635","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=159635"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159635\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":159638,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159635\/revisions\/159638"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/159636"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=159635"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=159635"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=159635"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}