{"id":159749,"date":"2026-11-04T17:22:31","date_gmt":"2026-11-04T17:22:31","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=159749"},"modified":"2026-11-04T17:24:05","modified_gmt":"2026-11-04T17:24:05","slug":"raporti-i-ke-per-shqiperine-presionin-ndaj-drejtesise-korrupsion-dhe-roli-i-kuvendit-ne-procesin-ligjvenes-eshte-dobesuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/04\/raporti-i-ke-per-shqiperine-presionin-ndaj-drejtesise-korrupsion-dhe-roli-i-kuvendit-ne-procesin-ligjvenes-eshte-dobesuar\/","title":{"rendered":"Raporti i KE p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb: Presionin ndaj drejt\u00ebsis\u00eb, korrupsion, \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsuar roli i Kuvendit n\u00eb procesin ligjv\u00ebn\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Komisioni Evropian ka publikuar sot, m\u00eb 4 n\u00ebntor 2026 Raportin e Progresit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, nj\u00eb dokument prej 116 faqesh, i cili analizon zhvillimet politike, institucionale, ekonomike dhe shoq\u00ebrore t\u00eb vendit gjat\u00eb periudh\u00ebs 1 shtator 2025 \u2013 1 shtator 2026.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>P\u00ebrtej vler\u00ebsimeve pozitive p\u00ebr ecurin\u00eb e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe rezultatet e Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (SPAK), raporti evidenton nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problematikash q\u00eb vijojn\u00eb t\u00eb pengojn\u00eb konsolidimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe afrimin e Shqip\u00ebris\u00eb me standardet e Bashkimit Evropian.<\/p>\n<p>N\u00eb fokus jan\u00eb nd\u00ebrhyrjet politike n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, korrupsioni n\u00eb prokurimet publike, ndikimi i interesave politike dhe ekonomike n\u00eb media, mungesa e dialogut politik, dob\u00ebsit\u00eb e administrat\u00ebs publike, etj.<\/p>\n<p><strong>ND\u00cbRHYRJE POLITIKE N\u00cb DREJT\u00cbSI, PRESIONI NDAJ SPAK-UT<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga konstatimet m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb raportit t\u00eb Komisionit Evropian lidhet me p\u00ebrpjekjet e zyrtar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndikim t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm mbi sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb Struktur\u00ebn e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar.<\/p>\n<p>Komisioni e evidenton k\u00ebt\u00eb si nj\u00eb problem q\u00eb ka vijuar gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb raportimit, duke theksuar se nd\u00ebrhyrjet politike dhe sulmet personale ndaj magjistrat\u00ebve mbeten shqet\u00ebsuese.<\/p>\n<p>\u201cP\u00ebrpjekjet e zyrtar\u00ebve publik\u00eb ose politikan\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ushtruar ndikim t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm mbi sistemin gjyq\u00ebsor, p\u00ebrfshir\u00eb SPAK-un, si dhe sulmet personale ndaj magjistrat\u00ebve, kan\u00eb vijuar gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb raportimit\u201d,- thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n<p>Komisioni ndalet konkretisht te vendimi i Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me p\u00ebr pezullimin e Belinda Ballukut dhe k\u00ebrkesa e SPAK-ut drejtuar Kuvendit p\u00ebr heqjen e imunitetit parlamentar t\u00eb tij. Reagimi i institucioneve politike ndaj k\u00ebtij vendimi p\u00ebrshkruhet si shqet\u00ebsues.<\/p>\n<p>\u201cPezullimi i nj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb, i urdh\u00ebruar nga Gjykata e SPAK-ut, si dhe k\u00ebrkesa e SPAK-ut drejtuar Parlamentit p\u00ebr heqjen e imunitetit parlamentar t\u00eb zyrtarit, shkaktuan reagime t\u00eb konsiderueshme negative nga pushteti ekzekutiv dhe legjislativ, p\u00ebrfshir\u00eb sulme t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta ndaj SPAK-ut dhe institucioneve gjyq\u00ebsore.\u201d<\/p>\n<p>Komisioni ndalet edhe te q\u00ebndrimi i politikan\u00ebve ndaj Gjykat\u00ebs Kushtetuese. Sipas tij, n\u00eb disa \u00e7\u00ebshtje t\u00eb profilit t\u00eb lart\u00eb, politikan\u00ebt kan\u00eb kritikuar Gjykat\u00ebn Kushtetuese, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb pik\u00ebpyetje autoritetin e saj ose duke sulmuar verbalisht gjyqtar\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti k\u00ebrkon q\u00eb Shqip\u00ebria t\u00eb forcoj\u00eb llogaridh\u00ebnien dhe t\u00eb reduktoj\u00eb nd\u00ebrhyrjen politike n\u00eb gjyq\u00ebsor dhe n\u00eb sh\u00ebrbimet e prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton edhe mang\u00ebsi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb funksionimin e sistemit gjyq\u00ebsor: munges\u00eb t\u00eb magjistrat\u00ebve, stafit administrativ dhe k\u00ebshilltar\u00ebve ligjor\u00eb, infrastruktur\u00eb t\u00eb dob\u00ebt t\u00eb gjykatave dhe vonesa n\u00eb krijimin e sistemit t\u00eb integruar elektronik t\u00eb menaxhimit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve.<\/p>\n<p>Madje, raporti rikujton edhe vrasjen e gjyqtarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit t\u00eb Tiran\u00ebs n\u00eb tetor 2025, duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se reagimi i institucioneve shtet\u00ebrore dhe organeve drejtuese t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb nuk ishte i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb garantuar sigurin\u00eb e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve.<\/p>\n<p>Komisioni e vler\u00ebson SPAK-un si nj\u00eb institucion q\u00eb ka demonstruar pavar\u00ebsi dhe kapacitete t\u00eb forta n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb. Megjithat\u00eb, n\u00ebnvizon se referimet nga institucionet e tjera shtet\u00ebrore drejt SPAK-ut mbeten shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta dhe se kapacitetet e struktur\u00ebs duhet t\u00eb forcohen p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar ngarkes\u00ebn n\u00eb rritje.<\/p>\n<p><strong>KORRUPSIONI DHE PROKURIMET PUBLIKE<\/strong><\/p>\n<p>Edhe pse SPAK vler\u00ebsohet p\u00ebr rezultatet konkrete n\u00eb hetimin e korrupsionit t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb, Komisioni Evropian n\u00ebnvizon se korrupsioni mbetet nj\u00eb sfid\u00eb reale p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb dhe se mekanizmat parandalues nuk kan\u00eb arritur ende t\u00eb japin rezultatet e pritshme.<\/p>\n<p>N\u00eb Raportin e Sundimit t\u00eb Ligjit 2026, Komisioni evidenton se rreziqet e korrupsionit vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura.<\/p>\n<p>Po ashtu nj\u00eb problem i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mbetet sekuestrimi dhe konfiskimi i pasurive q\u00eb burojn\u00eb nga korrupsioni. Sipas Komisionit, gjat\u00eb vitit 2025 vlera e pasurive t\u00eb sekuestruara nga SPAK-u p\u00ebr veprat e korrupsionit ishte rreth 1.1 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa ajo e pasurive t\u00eb konfiskuara p\u00ebrfundimisht vet\u00ebm rreth 100 mij\u00eb euro.<\/p>\n<p>\u201cVlera e sekuestrimeve dhe konfiskimeve [\u2026] mbetet modeste, duke nxjerr\u00eb n\u00eb pah nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb forcuar efektivitetin e procedurave t\u00eb konfiskimit\u201d, thekson raporti.<\/p>\n<p>N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb kritikave jan\u00eb edhe prokurimet publike. Komisioni i konsideron tenderat shtet\u00ebror\u00eb nj\u00eb nga sektor\u00ebt me rrezik t\u00eb lart\u00eb korrupsioni dhe k\u00ebrkon forcimin e kontrolleve, rritjen e konkurrenc\u00ebs dhe p\u00ebrmir\u00ebsimin e mekanizmave t\u00eb parandalimit.<\/p>\n<p><strong>PARLAMENTI DHE MUNGESA E DIALOGUT POLITIK<\/strong><\/p>\n<p>Raporti nuk l\u00eb jasht\u00eb v\u00ebmendjes as funksionimin e institucioneve demokratike.<\/p>\n<p>Sipas Komisionit, Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb arrin t\u2019i ushtroj\u00eb vet\u00ebm pjes\u00ebrisht n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive kompetencat e tij, p\u00ebrfshir\u00eb kontrollin ndaj ekzekutivit.<\/p>\n<p>Mungesa e dialogut t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb politik, konsultimet e pamjaftueshme publike dhe p\u00ebrplasjet e vazhdueshme mes mazhoranc\u00ebs dhe opozit\u00ebs kan\u00eb kufizuar funksionimin e institucionit ligjv\u00ebn\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton si problem refuzimin sistematik t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr ngritjen e komisioneve hetimore, si dhe politizimin e em\u00ebrimeve n\u00eb institucionet e pavarura dhe organet kushtetuese.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr kritik\u00eb lidhet me moszbatimin e disa vendimeve t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese nga Kuvendi.<\/p>\n<p><strong>ADMINISTRATA PUBLIKE, EM\u00cbRIMET DHE KONSULTIMET E PAMJAFTUESHME<\/strong><\/p>\n<p>Komisioni vler\u00ebson se Shqip\u00ebria ka ende shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb reformimin e administrat\u00ebs publike.<\/p>\n<p>Raporti evidenton p\u00ebrdorimin e akteve normative nga qeveria p\u00ebr rishikimin e buxhetit, pa kontrollin e nevojsh\u00ebm parlamentar.<\/p>\n<p>Gjithashtu, konsultimet publike nuk zhvillohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb rregullt dhe efektive dhe shpesh nuk shoq\u00ebrohen me ndjekjen e rekomandimeve t\u00eb paraqitura.<\/p>\n<p>Brukseli k\u00ebrkon q\u00eb rekrutimi, promovimi dhe largimi nga sh\u00ebrbimi civil t\u00eb bazohen n\u00eb merit\u00eb, transparenc\u00eb dhe kritere profesionale, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb nivelet e larta t\u00eb administrat\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>KRIMI I ORGANIZUAR DHE TRAFIKU I DROG\u00cbS<\/strong><\/p>\n<p>Edhe n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr krimit t\u00eb organizuar, raporti vler\u00ebson p\u00ebrparimin e b\u00ebr\u00eb, por k\u00ebrkon rezultate m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Komisioni k\u00ebrkon nj\u00eb bilanc m\u00eb t\u00eb konsoliduar hetimesh, ndjekjesh penale dhe vendimesh p\u00ebrfundimtare d\u00ebnimi n\u00eb t\u00eb gjitha fushat e krimit t\u00eb organizuar, p\u00ebrfshir\u00eb trafikun e drog\u00ebs, pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.<\/p>\n<p>Nj\u00eb v\u00ebmendje e ve\u00e7ant\u00eb i kushtohet hetimeve financiare dhe konfiskimit t\u00eb pasurive q\u00eb burojn\u00eb nga aktiviteti kriminal.<\/p>\n<p>Raporti k\u00ebrkon gjithashtu forcimin e prokurorive n\u00eb nivel vendor, p\u00ebrmes shtimit t\u00eb burimeve njer\u00ebzore, teknologjike dhe bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrinstitucional.<\/p>\n<p><strong>EKONOMIA: TURIZMI, INDUSTRIA DHE BUJQ\u00cbSIA<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb pjes\u00ebn ekonomike, Komisioni vler\u00ebson rritjen e ekonomis\u00eb shqiptare, t\u00eb mb\u00ebshtetur kryesisht nga k\u00ebrkesa e brendshme dhe turizmi.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, raporti evidenton probleme strukturore q\u00eb cenojn\u00eb konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e vendit.<\/p>\n<p>Industria dhe bujq\u00ebsia vijojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb sektor\u00eb me produktivitet t\u00eb ul\u00ebt dhe me tendenc\u00eb tkurrjeje. Eksportet e produkteve t\u00eb industris\u00eb p\u00ebrpunuese kan\u00eb r\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb tretin vit radhazi.<\/p>\n<p>Mjedisi i biznesit ndikohet negativisht nga dob\u00ebsit\u00eb n\u00eb zbatimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e nd\u00ebrmarrjeve t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme p\u00ebr t\u00eb siguruar financim dhe mang\u00ebsit\u00eb n\u00eb mbik\u00ebqyrjen e nd\u00ebrmarrjeve shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton gjithashtu emigracionin si nj\u00eb problem strukturor t\u00eb tregut t\u00eb pun\u00ebs, nd\u00ebrsa sistemi arsimor vijon t\u00eb p\u00ebrballet me mosp\u00ebrputhje mes aft\u00ebsive t\u00eb t\u00eb rinjve dhe nevojave t\u00eb tregut.<\/p>\n<p><strong>PRONAT, BURGJET DHE T\u00cb DREJTAT THEMELORE<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb kapitullin e t\u00eb drejtave themelore, Brukseli k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb rezultate n\u00eb garantimin e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb pron\u00ebs.<\/p>\n<p>Raporti n\u00ebnvizon nevoj\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrfundimin e regjistrimit fillestar t\u00eb pronave, digjitalizimin e titujve t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb dhe hartave kadastrale, p\u00ebrmir\u00ebsimin e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb kadastr\u00ebs dhe p\u00ebrshpejtimin e proceseve gjyq\u00ebsore p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, k\u00ebrkohet p\u00ebrfundimi i procesit t\u00eb kompensimit t\u00eb pronave t\u00eb konfiskuara gjat\u00eb regjimit komunist.<\/p>\n<p>Shqet\u00ebsime ngrihen edhe p\u00ebr kushtet n\u00eb institucionet penitenciare. Komisioni vler\u00ebson se ritmi i reform\u00ebs s\u00eb burgjeve nuk ka qen\u00eb n\u00eb nivelin e k\u00ebrkuar dhe se kushtet n\u00eb institucionet e vuajtjes s\u00eb d\u00ebnimit k\u00ebrkojn\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb vazhdueshme.\/Politiko.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni Evropian ka publikuar sot, m\u00eb 4 n\u00ebntor 2026 Raportin e Progresit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, nj\u00eb dokument prej 116 faqesh, i cili analizon zhvillimet politike, institucionale, ekonomike dhe shoq\u00ebrore t\u00eb vendit gjat\u00eb periudh\u00ebs 1 shtator 2025 \u2013 1 shtator 2026. P\u00ebrtej vler\u00ebsimeve pozitive p\u00ebr ecurin\u00eb e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi dhe rezultatet e Struktur\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me kund\u00ebr &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":159750,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-159749","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159749","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=159749"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159749\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":159752,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159749\/revisions\/159752"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/159750"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=159749"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=159749"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=159749"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}