{"id":159816,"date":"2026-11-05T09:09:04","date_gmt":"2026-11-05T09:09:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=159816"},"modified":"2026-11-05T09:09:04","modified_gmt":"2026-11-05T09:09:04","slug":"kembanat-e-alarmit-te-progres-raportit-2026","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/05\/kembanat-e-alarmit-te-progres-raportit-2026\/","title":{"rendered":"K\u00ebmbanat e alarmit t\u00eb Progres Raportit 2026!"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>Nga Onkel Petriti, an\u00ebtar i Kryesis\u00eb PD Vlor\u00eb<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Progres-Raporti 2026 i Komisionit Evropian, i publikuar sot, evidenton nj\u00eb tablo shqet\u00ebsuese p\u00ebr funksionimin e shtetit ligjor n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas tij, korrupsioni n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta, p\u00ebrpjekjet e zyrtar\u00ebve dhe politikan\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ndikuar drejt\u00ebsin\u00eb, problemet n\u00eb prokurimet publike, koncesionet, PPP-t\u00eb, problemet me pron\u00ebsin\u00eb dhe me financat publike d\u00ebshmojn\u00eb se rruga drejt standardeve evropiane mbetet e mbushur me pengesa serioze.<br \/>\nRaporti evidenton nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh serioze q\u00eb lidhen me korrupsionin, nd\u00ebrhyrjet politike n\u00eb drejt\u00ebsi, munges\u00ebn e transparenc\u00ebs n\u00eb administrimin e parave publike dhe dob\u00ebsit\u00eb strukturore t\u00eb mjedisit t\u00eb biznesit.<br \/>\nSipas tij, Shqip\u00ebria p\u00ebrparon n\u00eb procesin formal t\u00eb negociatave, por vazhdon t\u00eb p\u00ebrballet me probleme t\u00eb thella n\u00eb zbatimin e standardeve t\u00eb shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs.<br \/>\nKomisioni Evropian nuk kufizohet n\u00eb konstatime t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr korrupsionin. Ai identifikon fusha konkrete, ku ky fenomen mbetet shqet\u00ebsim sistemik dhe evidenton sjellje t\u00eb zyrtar\u00ebve dhe politikan\u00ebve q\u00eb cenojn\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb dhe besueshm\u00ebrin\u00eb e institucioneve.<br \/>\n<strong><em>&#8211; Nd\u00ebrhyrjet politike n\u00eb drejt\u00ebsi: shqet\u00ebsimi m\u00eb serioz institucional<\/em><\/strong><br \/>\nNj\u00eb nga konstatimet m\u00eb t\u00eb forta t\u00eb raportit lidhet me p\u00ebrpjekjet e zyrtar\u00ebve dhe politikan\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta, p\u00ebr t\u00eb ndikuar padrejt\u00ebsisht institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb.<br \/>\nKomisioni evidenton se gjat\u00eb periudh\u00ebs 2025-2026 kan\u00eb vazhduar p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ndikim t\u00eb padrejt\u00eb, si dhe sulmet personale ndaj magjistrat\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konstatim me pesh\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb politike dhe institucionale. Pavar\u00ebsia e drejt\u00ebsis\u00eb nuk garantohet vet\u00ebm p\u00ebrmes Kushtetut\u00ebs, ligjeve dhe strukturave t\u00eb posa\u00e7me. Ajo k\u00ebrkon edhe nj\u00eb kultur\u00eb institucionale q\u00eb respekton vendimmarrjen e gjyqtar\u00ebve dhe prokuror\u00ebve, pa presione politike, k\u00ebrc\u00ebnime apo fushata denigruese.<br \/>\nMesazhi i Brukselit \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: reforma n\u00eb drejt\u00ebsi nuk mund t\u00eb konsiderohet e p\u00ebrfunduar vet\u00ebm sepse jan\u00eb ngritur institucionet e reja. Ajo duhet t\u00eb mbrohet \u00e7do dit\u00eb nga nd\u00ebrhyrjet dhe presionet politike t\u00eb maxhoranc\u00ebs.<br \/>\n<strong><em>&#8211; Policia e Shtetit: ekspozim i lart\u00eb ndaj korrupsionit<\/em><\/strong><br \/>\nRaporti evidenton gjithashtu se Policia e Shtetit mbetet shum\u00eb e ekspozuar ndaj korrupsionit. Ky konstatim ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr efektivitetin e mekanizmave t\u00eb kontrollit t\u00eb brendsh\u00ebm, integritetin profesional dhe aft\u00ebsin\u00eb e institucioneve p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrfshirjen e punonj\u00ebsve t\u00eb policis\u00eb n\u00eb praktika korruptive.<br \/>\nPolicia duhet t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga institucionet m\u00eb t\u00eb besueshme t\u00eb shtetit, pasi ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr zbatimin e ligjit, garantimin e siguris\u00eb publike dhe luft\u00ebn kund\u00ebr kriminalitetit.<br \/>\nEkspozimi i lart\u00eb ndaj korrupsionit rrezikon t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb kontradikt\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb: institucioni q\u00eb duhet t\u00eb luftoj\u00eb krimin dhe korrupsionin b\u00ebhet vet\u00eb objekt i k\u00ebtyre fenomeneve.<br \/>\n<strong><em>&#8211; Prokurimet publike: p\u00ebrjashtimet nga konkurrenca dhe mungesa e transparenc\u00ebs<\/em><\/strong><br \/>\nNj\u00eb nga kritikat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb raportit lidhet me prokurimet publike. Komisioni Evropian vler\u00ebson se dispozita kalimtare q\u00eb lejon p\u00ebrjashtimin nga procedurat normale t\u00eb prokurimit p\u00ebr marr\u00ebveshjet nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb konsulenc\u00ebs n\u00eb fushat me interes strategjik duhet t\u00eb shfuqizohet.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konstatim me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sepse prokurimi publik administron nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb parave t\u00eb taksapaguesve. P\u00ebrjashtimet nga procedurat konkurruese, kur nuk justifikohen me kritere t\u00eb qarta dhe t\u00eb kontrollueshme, krijojn\u00eb rrezik p\u00ebr favorizime, konflikte interesi dhe p\u00ebrdorim joefikas t\u00eb fondeve publike.<br \/>\nRaporti k\u00ebrkon gjithashtu q\u00eb legjislacioni p\u00ebr prokurimet n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes dhe siguris\u00eb t\u00eb p\u00ebrafrohet me standardet e Bashkimit Evropian.<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr sinjal shqet\u00ebsues \u00ebsht\u00eb rritja e pesh\u00ebs specifike t\u00eb procedurave t\u00eb tenderimit me negocim pa shpallje paraprake, n\u00eb raport me totalin e procedurave.<br \/>\nKjo praktik\u00eb k\u00ebrkon kontroll t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, pasi kufizon konkurrenc\u00ebn dhe transparenc\u00ebn, duke reduktuar mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb operator\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm ekonomik\u00eb t\u00eb konkurrojn\u00eb n\u00eb kushte t\u00eb barabarta.<br \/>\nNj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb konkrete t\u00eb evidentuara nga Komisioni Evropian lidhet me ndryshimet ligjore t\u00eb prillit 2026 p\u00ebr regjimin e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb porteve turistike. Ky regjim u jep privilegje shtes\u00eb investitor\u00ebve strategjik\u00eb dhe anashkalon procedurat e zakonshme t\u00eb prokurimit publik, duke ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr transparenc\u00ebn dhe trajtimin e barabart\u00eb t\u00eb operator\u00ebve ekonomik\u00eb.<br \/>\nKy \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast q\u00eb prek drejtp\u00ebrdrejt raportin nd\u00ebrmjet interesit publik dhe interesave private.<br \/>\nKomisioni evidenton gjithashtu se qeveria ka nd\u00ebrmarr\u00eb her\u00eb pas here veprime legjislative q\u00eb nuk p\u00ebrputhen me standardet e Bashkimit Evropian, duke p\u00ebrfshir\u00eb ndryshimin e ligjit p\u00ebr portet turistike.<br \/>\nK\u00ebtu q\u00ebndron nj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb modelit t\u00eb zhvillimit ekonomik: n\u00ebse interesat strategjike t\u00eb vendit p\u00ebrcaktohen mbi baz\u00ebn e konkurrenc\u00ebs s\u00eb hapur dhe interesit publik, apo n\u00ebp\u00ebrmjet mekanizmave q\u00eb krijojn\u00eb privilegje p\u00ebr operator\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur.<br \/>\n<strong><em>&#8211; PPP-t\u00eb dhe koncesionet: biznesi k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb transparenc\u00eb<\/em><\/strong><br \/>\nRaporti evidenton se bizneset vazhdojn\u00eb t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim transparenc\u00ebn e procedurave p\u00ebr statusin e investitorit strategjik, partneritetet publike-private dhe koncesionet.<br \/>\nKy konstatim \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr klim\u00ebn e investimeve.Nj\u00eb ekonomi konkurruese k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb operator\u00ebt t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb barabarta p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb projektet publike.<br \/>\nKur kriteret e p\u00ebrzgjedhjes nuk jan\u00eb t\u00eb qarta, kur kontratat nuk jan\u00eb mjaftuesh\u00ebm transparente dhe kur p\u00ebrfitimet ekonomike t\u00eb projekteve nuk argumentohen publikisht, krijohet nj\u00eb mjedis pasigurie e thell\u00eb p\u00ebr biznesin.<br \/>\n<strong><em>&#8211; Financat publike: buxheti nuk mund t\u00eb administrohet vet\u00ebm me akte normative<\/em><\/strong><br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr kritik\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme lidhet me administrimin e financave publike.Komisioni Evropian konstaton se ka vazhduar praktika e rishikimit t\u00eb buxhetit p\u00ebrmes akteve normative t\u00eb qeveris\u00eb.<br \/>\nKjo praktik\u00eb dob\u00ebson q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb fiskale, kontrollin parlamentar mbi buxhetin dhe transparenc\u00ebn e financave publike. Buxheti i shtetit \u00ebsht\u00eb dokumenti m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm financiar dhe politik i qeverisjes. Ai p\u00ebrcakton se si mblidhen dhe si shpenzohen parat\u00eb publike.<br \/>\nNdryshimet e shpeshta p\u00ebrmes akteve normative, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb kalojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb plot\u00eb parlamentar dhe t\u00eb kontrollit publik, sipas Komisionit Evropian, dob\u00ebsojn\u00eb ndjesh\u00ebm llogaridh\u00ebnien institucionale.<br \/>\nMarr\u00ebveshja e Paqes Fiskale \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb ngre shqet\u00ebsime n\u00eb raportin e Komisionit Evropian. K\u00ebto shqet\u00ebsime lidhen me rreziqet q\u00eb mund t\u00eb krijohen p\u00ebr moralin tatimor dhe me domosdoshm\u00ebrin\u00eb e zbatimit t\u00eb masave kund\u00ebr pastrimit t\u00eb parave.<br \/>\nKomisioni Evropian evidenton gjithashtu se krijimi i Bank\u00ebs Komb\u00ebtare t\u00eb Zhvillimit ka ngritur shqet\u00ebsime p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e nd\u00ebrtimit t\u00eb saj dhe p\u00ebr mekanizmat e ardhsh\u00ebm t\u00eb mbik\u00ebqyrjes. P\u00ebr shkak t\u00eb rolit q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb shp\u00ebrndarjen e burimeve financiare publike, ai duhet t\u00eb funksionoj\u00eb me standarde t\u00eb larta transparence, qeverisjeje korporative dhe kontrolli. Pik\u00ebpyetjet kryesore lidhen me pavar\u00ebsin\u00eb e vendimmarrjes, kriteret e financimit, p\u00ebrzgjedhjen e p\u00ebrfituesve dhe mbik\u00ebqyrjen e rrezikut financiar.<br \/>\n<strong><em>&#8211; Shteti ligjor, korrupsioni dhe informaliteti: tri pengesat strukturore t\u00eb biznesit<\/em><\/strong><br \/>\nN\u00eb vler\u00ebsimin e mjedisit t\u00eb biznesit, Progres Raporti 2026 evidenton se dob\u00ebsit\u00eb strukturore vazhdojn\u00eb t\u00eb r\u00ebndojn\u00eb aktivitetin ekonomik. Shqet\u00ebsimet m\u00eb t\u00eb vazhdueshme mbeten shteti ligjor, korrupsioni dhe informaliteti. K\u00ebto tri probleme jan\u00eb t\u00eb lidhura ngusht\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<br \/>\nMungesa e siguris\u00eb juridike rrit kostot e biznesit. Korrupsioni deformon konkurrenc\u00ebn dhe favorizon operator\u00eb t\u00eb caktuar. Informaliteti krijon pabarazi nd\u00ebrmjet bizneseve q\u00eb paguajn\u00eb rregullisht taksat dhe atyre q\u00eb shmangin detyrimet.<br \/>\nPasojat jan\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta: m\u00eb pak investime produktive, konkurrenc\u00eb e deformuar, produktivitet m\u00eb i ul\u00ebt dhe v\u00ebshtir\u00ebsi p\u00ebr nd\u00ebrmarrjet shqiptare q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb konkurrojn\u00eb n\u00eb tregun evropian.<br \/>\n<em><strong>xxx<\/strong><\/em><br \/>\nProgres Raporti 2025 i Komisionit Evropian e ngel n\u00eb klas\u00eb qeverisjen e korruptuar dhe defektoze t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Ai evidenton probleme serioze q\u00eb prekin vet\u00eb funksionimin e shtetit: nd\u00ebrhyrjet politike n\u00eb drejt\u00ebsi, korrupsionin sistemik n\u00eb disa sektor\u00eb, munges\u00ebn e transparenc\u00ebs n\u00eb prokurimet publike, privilegjet p\u00ebr investitor\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhur, dob\u00ebsit\u00eb n\u00eb administrimin e financave publike dhe pasigurin\u00eb juridike p\u00ebr biznesin.<br \/>\nK\u00ebto nuk jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje dyt\u00ebsore apo thjesht teknikalitete t\u00eb negociatave. Ato jan\u00eb probleme themelore, q\u00eb lidhen me m\u00ebnyr\u00ebn se si qeveriset vendi dhe me aft\u00ebsin\u00eb e shtetit p\u00ebr t\u00eb garantuar barazin\u00eb p\u00ebrpara ligjit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Onkel Petriti, an\u00ebtar i Kryesis\u00eb PD Vlor\u00eb Progres-Raporti 2026 i Komisionit Evropian, i publikuar sot, evidenton nj\u00eb tablo shqet\u00ebsuese p\u00ebr funksionimin e shtetit ligjor n\u00eb Shqip\u00ebri. Sipas tij, korrupsioni n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta, p\u00ebrpjekjet e zyrtar\u00ebve dhe politikan\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ndikuar drejt\u00ebsin\u00eb, problemet n\u00eb prokurimet publike, koncesionet, PPP-t\u00eb, problemet me pron\u00ebsin\u00eb dhe me &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":159817,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-159816","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159816","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=159816"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159816\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":159818,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159816\/revisions\/159818"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/159817"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=159816"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=159816"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=159816"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}