{"id":159823,"date":"2026-11-05T09:23:43","date_gmt":"2026-11-05T09:23:43","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=159823"},"modified":"2026-11-05T09:24:12","modified_gmt":"2026-11-05T09:24:12","slug":"skema-kayo-u-kopjua-nga-nigeria-me-firmen-e-rames-si-i-mashtroi-shqiptaret-ministri-ermal-nufi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/05\/skema-kayo-u-kopjua-nga-nigeria-me-firmen-e-rames-si-i-mashtroi-shqiptaret-ministri-ermal-nufi\/","title":{"rendered":"Skema KAYO u kopjua nga Nigeria me firm\u00ebn e Ram\u00ebs, si i mashtroi shqiptar\u00ebt ministri Ermal Nufi"},"content":{"rendered":"<p>Ron Yeffet ka filluar t\u00eb b\u00ebhet i pasur, madje m\u00eb i pasur edhe nga sa i vet\u00eb mund ta kishte paramenduar. Plot 30 milion\u00eb euro nga taksat e shqiptar\u00ebve si qarkullim n\u00eb m\u00eb pak se 1 vit nga nisja e bashk\u00ebpunimit me Arjeta Puc\u00ebn dhe TIMAK.<br \/>\nPor a mund t\u00eb b\u00ebhej Ron Yeffet i pasur, pa Edi Ram\u00ebn?<br \/>\nKurr\u00ebsesi!<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">Kryeministri Edi Rama, me firm\u00eb t\u00eb tij\u00eb i ka hapur rrug\u00eb t\u00eb gjith\u00eb skem\u00ebs, duke nisur nga krijimi i KAYO-s, e m\u00eb pas i hapi rrug\u00ebn me VKM t\u00eb posa\u00e7me, e p\u00ebr zbatimin e saj, vuri n\u00eb dispozicion ministrin e Mbrojtjes, jo vet\u00ebm t\u00eb sillej si sekretar i Ron Yeffet, por edhe t\u00eb g\u00ebnjente qytetar\u00ebt n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Sipas audio pergjimit t\u00eb b\u00ebr\u00eb publik nga Arben Ahmetaj, Ron Yeffet miku izraelit i EdI Ram\u00ebs i sqaron bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve Ukrainas se n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij koncepti\u00a0eleminojn\u00eb totalisht procedurat prokuruese ne Shqip\u00ebri, pra e thene ndryshe krijuan konceptin KAYO q\u00eb parat\u00eb t\u2019i merrnin pa tender dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb k\u00ebrkonte nga shtetasit ukrainas tja mund\u00ebsonin edhe nga Kievi, por kjo k\u00ebrkes\u00eb dukej e pamundur edhe pse Ukraina ndodhet prej vitesh n\u00eb situat\u00eb lufte.<\/p>\n<p>Do t\u00eb shohim n\u00eb vijim, se pasi ngriti skem\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes, konceptin KAYO Edi Rama po e shtrin edhe n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, si n\u00eb sh\u00ebndetesi, p\u00ebr rezerven e siguris\u00eb por edhe p\u00ebr burimet n\u00ebntok\u00ebsore t\u00eb vendit si\u00e7 \u00ebsht\u00eb nafta dhe gazi, e q\u00ebllimi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb, shp\u00ebrdorimi i taksave dhe pasuris\u00eb s\u00eb shqiptar\u00ebve pa gar\u00eb, pa tender, e p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ka kontrollin final. E m\u00eb k\u00ebt\u00eb strategji, nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb ministra apo drejtor\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb japin llogari p\u00ebr abuzimet me tenderat. Por t\u00eb mbetemi te KAYO e ushtris\u00eb.<\/p>\n<p>Pra sipas Ermal Nufit q\u00ebllimi i KAYO nuk \u00ebsht\u00eb prodhimi por u krijua si kompani m\u00ebm\u00eb e disa bijave. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr mashtrim i Ermal Nufit, ose t\u00eb pakt\u00ebn ligji i miratuar nga qeveria, Kuvendi dhe vet\u00eb Pirro Vengu thot\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn, q\u00eb KAYO \u00ebsht\u00eb krijuar pik\u00ebrisht p\u00ebr prodhimin e arm\u00ebve.<\/p>\n<p>KAYO u themelua me ligjin 88\/2024 dhe vet\u00eb em\u00ebrtimi i ligjit thekeson: \u201cP\u00cbR KRIJIMIN E SHOQ\u00cbRIS\u00cb SHTET\u00cbRORE P\u00cbR PRODHIMIN DHE TREGTIMIN E ARM\u00cbVE, MUNICIONEVE, PAJISJEVE DHE TEKNOLOGJIVE USHTARAKE\u201d.<\/p>\n<p>Neni 1<br \/>\nQ\u00ebllimi<br \/>\nKy ligj ka p\u00ebr q\u00ebllim krijimin e shoq\u00ebris\u00eb \u201cKAYO\u201d sh.a., shoq\u00ebri shtet\u00ebrore p\u00ebr prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e arm\u00ebve, t\u00eb municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake (n\u00eb vijim \u201cShoq\u00ebria\u201d), si dhe p\u00ebrcaktimin e rregullave p\u00ebr organizimin dhe funksionimin e veprimtaris\u00eb s\u00eb saj.<\/p>\n<p>Neni 2<br \/>\nObjekti i veprimtaris\u00eb<br \/>\n1. Shoq\u00ebria ka objekt veprimtarie projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin, asgj\u00ebsimin dhe tregtimin, brenda dhe jasht\u00eb vendit, t\u00eb t\u00eb gjitha llojeve t\u00eb arm\u00ebve ose pjes\u00ebve t\u00eb arm\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe arm\u00ebt ushtarake, t\u00eb municioneve, t\u00eb teknologjive dhe pajisjeve ushtarake, si dhe \u00e7do aktivitet t\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb veprimtari, n\u00eb funksion t\u00eb politikave komb\u00ebtare t\u00eb siguris\u00eb e mbrojtjes dhe rritjes s\u00eb kapaciteteve ushtarake.<br \/>\n2. P\u00ebrgjat\u00eb zhvillimit t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb saj, Shoq\u00ebria ndjek gjithashtu interesa ekonomik\u00eb dhe tregtar\u00eb.<\/p>\n<p>Pra ndryshe nga sa deklaron ministri Ermal Nufi n\u00eb Kuvend, dhe per ne nuk eshte dicka e re, ligji e percakton KAYO-n si shoq\u00ebri q\u00eb n\u00eb objekt t\u00eb saj ka prodhimin e arm\u00ebve dhe jo vet\u00ebm p\u00ebr te rritur kapacitetet ushtarake t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Por \u00e7far\u00eb p\u00ebrcakton ligji m\u00eb tej:<\/p>\n<p>Neni 4<br \/>\nObjektivat e Shoq\u00ebris\u00eb<br \/>\nShoq\u00ebria ka k\u00ebta objektiva kryesor\u00eb:<br \/>\n1. Zhvillon me eficienc\u00eb aktivitetin e saj, duke kontribuuar n\u00eb ngritjen, zhvillimin dhe forcimin e industris\u00eb s\u00eb prodhimit e t\u00eb tregtimit t\u00eb arm\u00ebve, me q\u00ebllim sigurimin e nevojave t\u00eb Forcave t\u00eb Armatosura dhe ato t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb, si dhe t\u00eb realizimit t\u00eb fitimit ekonomik.<br \/>\n2. Prodhon dhe furnizon me pajisje t\u00eb nevojshme Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar mbrojtjen dhe sigurin\u00eb e interesave komb\u00ebtar\u00eb.<br \/>\n3. Nd\u00ebrton, zhvillon dhe p\u00ebrmir\u00ebson kapacitetet vendase p\u00ebr t\u00eb prodhuar e furnizuar Forcat e Armatosura dhe strukturat e tjera p\u00ebrgjegj\u00ebse t\u00eb siguris\u00eb me pajisje t\u00eb nevojshme p\u00ebr operacionet e tyre.<br \/>\n4. Mobilizon kapital shtet\u00ebror dhe\/ose privat n\u00eb funksion t\u00eb zhvillimit t\u00eb aktivitetit t\u00eb saj.<br \/>\n5. Nxit investimet n\u00eb teknologji dhe inovacion p\u00ebr prodhimin, p\u00ebrdorimin, tregtimin e arm\u00ebve brenda dhe jasht\u00eb vendit.<br \/>\n6. Bashk\u00ebpunon me subjekte t\u00eb ndryshme shtet\u00ebrore e private, komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebr zhvillimin e objektit t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb saj.<br \/>\n7. Financon ose bashk\u00ebfinancon projekte n\u00eb fush\u00ebn e mbrojtjes e t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare ose shoq\u00ebri t\u00eb themeluara n\u00eb bashk\u00ebpunim me subjekte private dhe\/ose publike t\u00eb ngritura p\u00ebr realizimin e tyre.<\/p>\n<p>Pra dhe k\u00ebtu ligji \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb p\u00ebr objektivat e KAYO-s ku nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb fare me at\u00eb q\u00eb thote Nufi, se KAYO \u00ebsht\u00eb krijuar si kompani m\u00ebm\u00eb e disa bijave. Sigurisht p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin e tij Edi Rama dhe ministri i etiketuar si Ermal Raketa q\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb mbante detyr\u00ebn e Z\u00ebvend\u00ebs Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, p\u00ebrcaktuan se KAYO p\u00ebr t\u00eb arritur objektivat e modernizimit t\u00eb ushtris\u00eb mund t\u00eb bashk\u00ebpunonin edhe me subjekte private.<\/p>\n<p>Por vijojm\u00eb m\u00eb tej me nenet e ligjit se mesa duket Ermal Nufi n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb nuk i ka lexuar ose n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq g\u00ebnjen deputetet\u00ebt dhe opinionin publik.<\/p>\n<p>Neni 5<br \/>\nFunksionet e Shoq\u00ebris\u00eb<br \/>\nFunksionet kryesore t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb jan\u00eb si m\u00eb posht\u00eb:<br \/>\n1. Prodhimi, riparimi, demilitarizimi dhe tregtimi i arm\u00ebve ose i pjes\u00ebve t\u00eb arm\u00ebve, p\u00ebrfshir\u00eb edhe arm\u00ebt ushtarake, municionet, teknologjit\u00eb dhe pajisje ushtarake, si dhe \u00e7do aktivitet t\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb veprimtari, n\u00eb funksion t\u00eb politikave komb\u00ebtare t\u00eb siguris\u00eb dhe mbrojtjes, t\u00eb politikave shtet\u00ebrore t\u00eb rritjes s\u00eb kapaciteteve ushtarake, si dhe t\u00eb zhvillimit t\u00eb industris\u00eb ushtarake.<br \/>\n2. Bashk\u00ebpunimi me Forcat e Armatosura, me q\u00ebllim fuqizimin dhe rritjen e kapaciteteve t\u00eb tyre ushtarake, n\u00ebp\u00ebrmjet sigurimit t\u00eb arm\u00ebve, teknologjive dhe pajisjeve ushtarake p\u00ebr Forcat e Armatosura nga ana e Shoq\u00ebris\u00eb, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e furnizuesit, t\u00eb agjentit ose t\u00eb autoritetit kontraktor, n\u00eb p\u00ebrputhje me legjislacionin n\u00eb fuqi.<br \/>\n3. Tregtimi nga vet\u00eb Shoq\u00ebria apo nga subjekte t\u00eb tjera t\u00eb themeluara prej saj ose n\u00eb bashk\u00ebpunim me subjekte private i arm\u00ebve ushtarake ose i pjes\u00ebve t\u00eb tyre, i municioneve, teknologjive dhe pajisjeve ushtarake, t\u00eb prodhuara n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<br \/>\n4. Financon ose bashk\u00ebfinancon projekte ose shoq\u00ebri t\u00eb themeluara n\u00eb bashk\u00ebpunim me subjekte private dhe\/ose publike, me q\u00ebllim realizimin e objektit t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb saj.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha sa tham\u00eb m\u00eb sip\u00ebr edhe pse Ermal Nufi g\u00ebnjeu n\u00eb Kuvend i kishte dhe i ka m\u00eb t\u00eb qarta Administratori i shoq\u00ebris\u00eb KAYO Ardi Veliu n\u00eb nj\u00eb intervis\u00eb n\u00eb emsionin OPINION.<\/p>\n<p>Por si do t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb KAYO me subjektet private p\u00ebrcaktohet qart\u00eb n\u00eb nenin 10 t\u00eb k\u00ebtij ligji, e k\u00ebtu situata b\u00ebhet dhe m\u00eb e qart\u00eb q\u00eb ne ligjet i b\u00ebjm\u00eb europiane por zbatimin Afrikan.<\/p>\n<p>Neni 10<br \/>\nMarr\u00ebdh\u00ebniet me pal\u00ebt e treta<br \/>\n1. Shoq\u00ebria ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me pal\u00ebt e treta, subjekte shtet\u00ebrore ose private, vendase apo t\u00eb huaja, n\u00eb t\u00eb gjitha fazat e zhvillimit t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb saj, n\u00eb p\u00ebrputhje me kriteret dhe procedurat e caktuara me k\u00ebt\u00eb ligj.<br \/>\n2. Shoq\u00ebria, vet\u00eb ose me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb pal\u00ebve t\u00eb treta, bashk\u00ebpunon me subjekte private n\u00ebp\u00ebrmjet pjes\u00ebmarrjes n\u00eb bashkim operator\u00ebsh ekonomik\u00eb, n\u00eb partneritet publik, privat, sipas legjislacionit tregtar n\u00eb fuqi dhe\/ose n\u00ebp\u00ebrmjet marr\u00ebveshjeve t\u00eb ndryshme kontraktore t\u00eb lejuara nga legjislacioni civil e tregtar.<br \/>\n3. Kushtet e negocimit t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb me subjekte private miratohen, rast pas rasti, me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave, sipas propozimit t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb, n\u00ebp\u00ebrmjet ministrit p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr mbrojtjen. Pas k\u00ebtij miratimi, Shoq\u00ebria vijon procedurat sipas pikave 4, 5 dhe 6 t\u00eb k\u00ebtij neni.<br \/>\n4. N\u00eb rastet kur Shoq\u00ebria k\u00ebrkon t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me partner\u00eb privat\u00eb, procedurat e p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtorit privat jan\u00eb procedura konkurruese t\u00eb zhvilluara nga Shoq\u00ebria n\u00eb p\u00ebrputhje me parimet e transparenc\u00ebs, t\u00eb proporcionalitetit, efikasitetit, ruajtjes s\u00eb informacionit t\u00eb klasifikuar, p\u00ebrfitueshm\u00ebris\u00eb, fizibilitetit ekonomik dhe tregtar t\u00eb projekteve, trajtimit t\u00eb barabart\u00eb, reciprocitetit dhe t\u00eb siguris\u00eb ligjore, si dhe sipas p\u00ebrcaktimeve n\u00eb k\u00ebt\u00eb ligj e aktet e brendshme rregullatore t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb.<br \/>\n5. N\u00eb rastet kur Shoq\u00ebris\u00eb i paraqiten k\u00ebrkesa p\u00ebr bashk\u00ebpunim nga pal\u00eb t\u00eb tjera shtet\u00ebrore ose private, K\u00ebshilli Mbik\u00ebqyr\u00ebs autorizon administratorin t\u00eb ngrej\u00eb grupin e negocimit t\u00eb ofert\u00ebs, i cili ngarkohet p\u00ebr vler\u00ebsimin dhe negocimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb paraqitur, n\u00eb p\u00ebrputhje me strategjin\u00eb e zhvillimit t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb. Raporti i grupit t\u00eb negocimit i paraqitet K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb, i cili miraton ose jo bashk\u00ebpunimin n\u00eb rastin konkret.<br \/>\n6. N\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e subjektit privat me t\u00eb cilin bashk\u00ebpunon n\u00eb prodhim dhe tregtim t\u00eb arm\u00ebve dhe teknologjive ushtarake, Shoq\u00ebria sigurohet, sipas rastit, q\u00eb:<br \/>\na) subjekti p\u00ebrmbush kriteret e nevojshme p\u00ebr pajisjen me leje dhe licenca p\u00ebr prodhimin e tregtimin e arm\u00ebve dhe t\u00eb teknologjive ushtarake, duke p\u00ebrfshir\u00eb sigurin\u00eb e objekteve, kapacitetin teknik, operacional e financiar;<br \/>\nb) subjekti garanton zbatimin e standardeve t\u00eb siguris\u00eb e t\u00eb kontrollit t\u00eb arm\u00ebve dhe teknologjive ushtarake n\u00eb t\u00eb gjitha fazat e prodhimit e t\u00eb tregtimit, duke p\u00ebrfshir\u00eb ruajtjen, transportin dhe transferimin e tyre;<br \/>\nc) subjekti garanton raportim t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb tij n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet vendore e nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb siguris\u00eb dhe t\u00eb kontrollit t\u00eb arm\u00ebve e teknologjive ushtarake;<br \/>\n\u00e7) subjekti garanton respektimin e konfidencialitetit t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb veprimtarit\u00eb e Shoq\u00ebris\u00eb;<br \/>\nd) subjekti plot\u00ebson kriteret e besueshm\u00ebris\u00eb, past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb figur\u00ebs dhe reputacionit n\u00eb sektorin e prodhimit e t\u00eb tregtimit t\u00eb arm\u00ebve dhe t\u00eb teknologjive ushtarake.<\/p>\n<p>Ligji \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, KAYO mund t\u00eb bashk\u00ebpunoj\u00eb me subjekte private p\u00ebr realizimin e objektivave t\u00eb saj por do duhet q\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb bashk\u00ebpunim t\u00eb kryej procedura konkurruese dhe transparente. Pra e th\u00ebn\u00eb me thjeshte n\u00ebse do donin t\u00eb prodhonin uniforma ose arm\u00eb do duhej t\u00eb hapnin nj\u00eb procedure konkuruese e then\u00eb m\u00eb ndryshe TENDER dhe p\u00ebr p\u00ebrzgjidhej kompania me e mir\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurisht Rama\u00a0e dinte se Roni\u00a0apo shok\u00ebt e tij jo vet\u00ebm nuk kishin eksperienc\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb por as para, prandaj n\u00eb ligj vendos dhe nj\u00eb pik\u00eb ku eleminohej totalisht procedura konkurruese.<\/p>\n<p>N\u00eb pik\u00ebn 5 t\u00eb nenit 10 p\u00ebrcaktohet se n\u00ebse KAYO-s i paraqitet nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb nga nje subjekt privat ai vler\u00ebsohet me an\u00eb t\u00eb negocimit t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me miratimin e Ardi Veliut dhe K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs q\u00eb drejtohej po nga Ermal Nufi.<\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb procedur\u00eb e konfirmon s\u00ebrisht Ardi Veliu n\u00eb intervist\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr Blendi Fevziun.<\/p>\n<p>Pra ligji \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb, KAYO \u00ebsht\u00eb krijuar si shoq\u00ebri shtet\u00ebrore p\u00ebr prodhimin, demilitarizimin dhe tregtimin e arm\u00ebve, t\u00eb municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake dhe jo si shoq\u00ebri \u201cholding\u201d si\u00e7 mashtroi n\u00eb Parlament Ermal Nufi, e k\u00ebt\u00eb duhet ta kishte t\u00eb qart\u00eb si Drejtues i K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb KAYO-s.<\/p>\n<p>Sipas k\u00ebtij ligji \u00ebsht\u00eb KAYO ajo q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb objektivat e saj dhe m\u00eb pas t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb bashk\u00ebpunim me privatin n\u00ebse k\u00ebto objektiva k\u00ebrkojn\u00eb teknologji apo financim q\u00eb nuk e kan\u00eb strukturat shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Pra marrim nj\u00eb sh\u00ebmbull. KAYO vendos si objektiv t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb nj\u00eb fabrik\u00eb arm\u00ebsh, p\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim duhen dhjetra miliona euro, teknologji t\u00eb avancuara por sigurisht dhe aft\u00ebsin\u00eb profesionale.\u00a0 N\u00ebse k\u00ebto nuk i plot\u00ebson dot vet\u00eb KAYO do duhet t\u00eb hapte nj\u00eb procedur\u00eb konkurruese ku t\u00eb paraqiteshin kompani komb\u00ebtare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku t\u00eb p\u00ebrzgjidhej m\u00eb e mira. Si\u00e7 e d\u00ebgjuat me z\u00eb e figur\u00eb k\u00ebt\u00eb procedur\u00eb e sqaroi dhe vet\u00eb administratori Ardi Veliu ku tha shprehimisht se n\u00ebse KAYO ka interes t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb produkt hap gar\u00eb dhe fton kompani t\u00eb marrin pjes\u00eb, n\u00ebse KAYO nuk ka interes t\u00eb zhvilloj\u00eb pret k\u00ebrkesa nga privati. Faktet sot flasin vet\u00eb dhe historia b\u00ebhet jo vet\u00ebm qesharake por dhe kriminale, pasi Edi Rama e krijoi k\u00ebt\u00eb shoq\u00ebri pik\u00ebrisht se e dinte nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb modernizuar dhe rivitalizuar industrin\u00eb ushtarake por kompania q\u00eb krijoi n\u00eb praktik\u00eb as nuk dinte e as nuk kishte interes t\u00eb zhvillonte asnj\u00eb produkt.<\/p>\n<p>Sot KAYO ka themeluar 5 kompani bija sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb QKB edhe pse Ardi Veliu thot\u00eb me krenari q\u00eb jan\u00eb 6 t\u00eb tila, nj\u00ebra o u ka humbur ose \u00ebsht\u00eb pazari i rradh\u00ebs i cili ende nuk \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb QKB.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb e\u00a0 regjistruara deri sot q\u00eb transpetihet ky emision jan\u00eb 5, Guna Tactical, M.K.D, TIMAK DEFENCE, ADVANCED ARMS TECHNOLOGY dhe Fincantieri Albania.<\/p>\n<p>Asnj\u00ebra nga k\u00ebto bashk\u00ebpunime nuk i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar procedur\u00ebs s\u00eb konkurrimit. Pra sipas asaj q\u00eb shprehet Ardi Veliu KAYO ende 2 vite pas themelimit t\u00eb saj nuk ka shfaqur interes p\u00ebr zhvillimin e ndonj\u00eb produkti pasi do hapte gar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>T\u00eb gjitha kompanit\u00eb jan\u00eb krijuar pas k\u00ebrkesave t\u00eb subjekteve private t\u00eb cilat ja paskan lexuar m\u00ebndjen Edi Ram\u00ebs, Pirro V\u00ebngut, Ermal Nufit, K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs dhe Ardi Veliut dhe kan\u00eb depozituar me urgjenc\u00eb k\u00ebrkesat e tyre.<\/p>\n<p>Q\u00ebllimi i Edi Ram\u00ebs kur themeloi KAYO n\u00eb letra ishte modernizimi I ushtris\u00eb por n\u00eb zbatim Ishte dor\u00ebzimi I industris\u00eb ushtarake n\u00eb duart e Ron Yeffet dhe kjo kuptohet fare qart\u00eb po nga deklarimi i Ardi Veliut.<\/p>\n<p>Ky duket se \u00ebsht\u00eb i vetmi moment sinqeriteti i ministrit Ermal Nufi n\u00eb interpelanc\u00ebn e tij n\u00eb Kuvend. Nga nj\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb, rezulton se skema, \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dhe planifikuar p\u00ebr tu zbatuar n\u00eb disa vende afrikane dhe jo per\u00ebndimore. P\u00ebr koicidenc\u00eb t\u00eb Ermal Nufit, skema \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb vende si Nigeria, ku Ron Yeffet \u00ebsht\u00eb larguar me akuz\u00ebn p\u00ebr afera e korrupsion mbi supe. E p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, po Nigeria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet ku Ron Yeffet pretendonte t\u00eb merrte arm\u00ebt q\u00eb m\u00eb pas do ti riambalazhonte n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Emisioni PLUG analizoj\u00eb edhe skem\u00ebn e ngritur nga Nigeria, e quajtur DICON (Defence Industries Corporation of Nigeria). Parashikimet ligjore n\u00eb t\u00eb dyja shtetet, sin \u00eb Shqip\u00ebri dhe Nigeri jan\u00eb identike, e me t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebllim. Por m\u00eb pas duket se qeveria nigeriane ka ruajtur interesin shtet\u00ebror dhe t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb saj, nd\u00ebrsa n\u00eb Shqip\u00ebri me VKM t\u00eb posa\u00e7me Edi Rama ka mbrojtur interesin e pasurimit t\u00eb Ron Yeffet n\u00eb kurriz t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Krahasimi mes dy skemave nxjerr n\u00eb drit\u00eb se si formula e zbatuar n\u00eb Shqip\u00ebri ka p\u00ebrmbysur rregullat e partneritetit publik-privat. Sipas Ligjit p\u00ebr DICON n\u00eb Nigeri, nj\u00eb korporat\u00eb 100% shtet\u00ebrore, duke e autorizuar at\u00eb t\u00eb lidh\u00eb marr\u00ebveshje Joint Venture me kompani private. Kur marr\u00ebveshja u n\u00ebnshkrua n\u00eb janar 2024 me gjigantin privat D7G Nigeria Limited, shteti nigerian vendosi nj\u00eb vij\u00eb t\u00eb kuqe: pjes\u00ebmarrja n\u00eb aksione \u00ebsht\u00eb strikt 50% me 50%. Shteti ofron infrastruktur\u00ebn fizike (uzinat, tokat) dhe kuadrin ligjor, duke mos e l\u00ebshuar kurr\u00eb shumic\u00ebn strategjike t\u00eb vendimmarrjes.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, modeli i ndjekur nga Kayo nisi fillimisht me raportin 51% p\u00ebr shtetin dhe 49% p\u00ebr privat\u00ebt. E m\u00eb tej me VKM t\u00eb Edi Ram\u00ebs, raporti u p\u00ebrmbys me shpejt\u00ebsi, ku 80 % t\u00eb aksioneve dhe fitimit ju lan\u00eb Ron Yeffet dhe shteti mbajti vet\u00ebm 20 %.<\/p>\n<p>Dallimi kryesor q\u00eb ka \u00e7uar prokuror\u00ebt e SPAK n\u00eb zyrat e Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra se si p\u00ebrzgjidhen ortak\u00ebt. N\u00eb Nigeri \u00e7do procedur\u00eb kalon p\u00ebrmes proceseve t\u00eb gjata verifikimi t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare dhe garave strikte.<\/p>\n<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, \u201cSkema KAYO\u201d funksionon si nj\u00eb \u201cguask\u00eb ligjore\u201d q\u00eb anashkalon totalisht ligjin e prokurimit publik.<\/p>\n<p>N\u00ebse n\u00eb modelin nigerian t\u00eb DICON shteti mbetet pronar dhe mbik\u00ebqyr\u00ebs i \u00e7do produkti ushtarak p\u00ebr sigurin\u00eb e vendit, n\u00eb Shqip\u00ebri formula e transferon fitimin te privati dhe rrezikun te taksapaguesit. Paradoksi q\u00ebndron n\u00eb faktin se shteti shqiptar hyn si ortak me privat\u00ebt, u fal atyre infrastruktur\u00ebn pa gar\u00eb dhe m\u00eb pas p\u00ebrdor parat\u00eb e buxhetit t\u00eb tij t\u00eb mbrojtjes p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb produkte nga k\u00ebto kompani ku shumic\u00ebn e fitimit e marrin aksioner\u00ebt privat\u00eb.<\/p>\n<p>Ardi Veliu thot\u00eb me krenari se kemi shpenzuar zero lek\u00eb p\u00ebr krijimin e k\u00ebtyre shoq\u00ebrive por harron t\u00eb thot\u00eb se k\u00ebto shoq\u00ebri deri m\u00eb sot kan\u00eb marr\u00eb nga buxheti i Ministris\u00eb s\u00eb Mbrojtjes rreth 4.7 miliard\u00eb lek\u00eb ose 47 milion euro. Nese Edi Rama do kishte q\u00ebllim krijimin e nj\u00eb kompanie shtet\u00ebrore, fuqizimin e saj n\u00eb modernizimin e ushtris\u00eb k\u00ebto dhjetra milion euro do ja kalonte KAYO dhe jo tja jepte edhe paradh\u00ebnie Ron Yeffet dhe Arjeta Puces p\u00ebr t\u00eb lyer makina n\u00eb nj\u00eb kapanon ku ka zero teknologji.<\/p>\n<p>Ka dhe nj\u00eb fakt tj\u00ebt\u00ebr q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb hetohet nga SPAK dhe ajo \u00ebsht\u00eb urgjenca n\u00eb themelimin e k\u00ebtyre kompanive bija, themi me urgjenc\u00eb pasi po sipas deklarimeve t\u00eb Ardi Veliut shoq\u00ebria TIMAK i \u00ebsht\u00eb drejtuar me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr bashk\u00ebpunim shoq\u00ebris\u00eb KAYO q\u00eb n\u00eb janar t\u00eb vitit 2025, por edhe k\u00ebtu gabohet sepse n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje n\u00eb email p\u00ebr emisionin PLUG \u00ebsht\u00eb shprehur se k\u00ebrkesa ka ardhur q\u00eb n\u00eb dhjetor t\u00eb vitit 2024.<\/p>\n<p>Shoq\u00ebria KAYO \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb QKB n\u00eb dat\u00ebn 16.10.2024. Pa mbushur 2 muaj, pa miratuar aktet n\u00ebnligjore TIMAK me ZERO eksperienc\u00eb n\u00eb industrin\u00eb ushtarake ka k\u00ebrkuar bashk\u00ebpunim me KAYO, bashk\u00ebpunim i cili jo vet\u00ebm u pranua, jo vet\u00ebm u ndryshua VKM ku aksionet e shtetit u ul\u00ebn nga 45% n\u00eb 20% por deri m\u00eb sot ka p\u00ebrftuar mbi 2.9 miliard\u00eb lek\u00eb ose rreth 30 milion euro p\u00ebr lyerje dhe modifikime makinash duke investuar ZERO para t\u00eb saja.<\/p>\n<p>Deri k\u00ebtu besoj i gjith\u00eb publiku \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb se KAYO \u00ebsht\u00eb kostumi i qepur enkas p\u00ebr korrupsionin RAMA- YEFFET dhe presin vet\u00ebm vul\u00ebn e SPAK, i cili n\u00ebse vonon t\u00eb veproj\u00eb thjesht do rris\u00eb fatur\u00ebn e vjedhjes s\u00eb buxhetit dhe taskave t\u00eb shqiptar\u00ebve sepse k\u00ebt\u00eb skem\u00eb nuk e mbulon dot m\u00eb. \/Plug<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ron Yeffet ka filluar t\u00eb b\u00ebhet i pasur, madje m\u00eb i pasur edhe nga sa i vet\u00eb mund ta kishte paramenduar. Plot 30 milion\u00eb euro nga taksat e shqiptar\u00ebve si qarkullim n\u00eb m\u00eb pak se 1 vit nga nisja e bashk\u00ebpunimit me Arjeta Puc\u00ebn dhe TIMAK. Por a mund t\u00eb b\u00ebhej Ron Yeffet i pasur, &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":159824,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-159823","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159823","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=159823"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159823\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":159825,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/159823\/revisions\/159825"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/159824"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=159823"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=159823"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=159823"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}