{"id":160006,"date":"2026-11-06T17:35:21","date_gmt":"2026-11-06T17:35:21","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160006"},"modified":"2026-11-06T17:35:21","modified_gmt":"2026-11-06T17:35:21","slug":"bylykbashi-ps-po-shmang-osbe-odihr-reforma-zgjedhore-duhet-te-garantoje-ndarjen-e-shtetit-nga-partia-ne-pushtet-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/06\/bylykbashi-ps-po-shmang-osbe-odihr-reforma-zgjedhore-duhet-te-garantoje-ndarjen-e-shtetit-nga-partia-ne-pushtet-2\/","title":{"rendered":"Bylykbashi: PS po shmang OSBE\/ODIHR, reforma zgjedhore duhet t\u00eb garantoj\u00eb ndarjen e shtetit nga partia n\u00eb pushtet"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Bashk\u00ebkryetari i Komisionit p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka k\u00ebrkuar q\u00eb puna p\u00ebr reform\u00ebn t\u00eb p\u00ebrqendrohet te zbatimi i rekomandimeve t\u00eb OSBE\/ODIHR, duke e cil\u00ebsuar garantimin e kushteve t\u00eb barabarta t\u00eb konkurrimit si \u00e7\u00ebshtjen kryesore p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>N\u00eb q\u00ebndrimin e tij, Bylykbashi thekson nevoj\u00ebn p\u00ebr ndarjen e shtetit nga partia n\u00eb pushtet, ndalimin e p\u00ebrdorimit t\u00eb administrat\u00ebs dhe burimeve publike p\u00ebr q\u00ebllime elektorale, si dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor p\u00ebrmes proporcionalit komb\u00ebtar dhe listave t\u00eb hapura.<\/p>\n<p>Ai akuzon Partin\u00eb Socialiste se po trajton \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb prioritet p\u00ebr zgjedhjet e 9 majit 2027, nd\u00ebrsa paralajm\u00ebron se kjo qasje rrezikon t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr proces t\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm t\u00eb ndryshimeve zgjedhore. Bylykbashi b\u00ebn t\u00eb ditur se PD do t\u00eb paraqes\u00eb propozime dhe amendamente konkrete p\u00ebr reform\u00ebn.<\/p>\n<p>Q\u00cbNDRIM I BASHK\u00cbKRYETARIT T\u00cb KOMISIONIT P\u00cbR REFORM\u00cbN ZGJEDHORE, Z. OERD BYLYKBASHI<\/p>\n<p>Komisioni p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, i ngritur nj\u00eb vit m\u00eb par\u00eb, ka hyr\u00eb n\u00eb muajin e fundit t\u00eb mandatit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Komisioni ka p\u00ebr mandat zbatimin e rekomandimeve t\u00eb OSBE\/ODIHR. K\u00ebto rekomandime p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsin\u00eb kryesore t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Prioriteti absolut p\u00ebr garantimin e zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme \u00ebsht\u00eb zgjidhja e problemit kryesor t\u00eb evidentuar n\u00eb raportin e OSBE\/ODIHR, por edhe n\u00eb raportet e Asambles\u00eb Parlamentare t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs, Parlamentit Europian dhe, s\u00eb fundmi, Komisionit Europian: garantimi i kushteve t\u00eb barabarta t\u00eb konkurrimit zgjedhor.<\/p>\n<p>Kjo k\u00ebrkon ndarjen reale t\u00eb shtetit nga partia n\u00eb pushtet, ndalimin e abuzimit me pushtetin, burimet shtet\u00ebrore dhe administrat\u00ebn publike n\u00eb favor t\u00eb Partis\u00eb Socialiste apk cil\u00ebsdo parti n\u00eb pushtet n\u00eb t\u00eb ardhmen, si dhe garantimin e nd\u00ebshkimit t\u00eb ashp\u00ebr dhe efektiv t\u00eb shkel\u00ebsve, patronazhist\u00ebve dhe kujtdo q\u00eb kryen krime zgjedhore.<\/p>\n<p>Prioritet \u00ebsht\u00eb edhe reforma rr\u00ebnj\u00ebsore e sistemit zgjedhor, t\u00eb cil\u00ebn e k\u00ebrkon prej vitesh opozita por tashm\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb prej muajsh edhe student\u00ebt dhe protestuesit. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sistem krejt\u00ebsisht t\u00eb ri zgjedhor, ku p\u00ebrfaq\u00ebsimi i partive t\u00eb garantohet mbi baz\u00ebn e proporcionalitetit komb\u00ebtar, me lista t\u00eb hapura q\u00eb u mund\u00ebsojn\u00eb zgjedh\u00ebsve t\u00eb vendosin se cil\u00ebt deputet\u00eb do t\u2019i p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dhe me sa m\u00eb pak barriera p\u00ebr partit\u00eb q\u00eb duan t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb gar\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe k\u00ebshillat bashkiak\u00eb duhet t\u00eb zgjidhen me lista t\u00eb hapura, n\u00eb vend t\u00eb listave t\u00eb mbyllura q\u00eb zbatohen q\u00eb nga Kodi Zgjedhor i vitit 2000, i miratuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme nga Partia Socialiste.<\/p>\n<p>Partia Demokratike, s\u00eb bashku me ekspert\u00ebt e saj, ka p\u00ebrpunuar nj\u00eb paket\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe t\u00eb plot\u00eb propozimesh p\u00ebr ndarjen e shtetit nga partia n\u00eb pushtet, si dhe ka b\u00ebr\u00eb publike q\u00ebndrimet e saj p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet kardinale t\u00eb reform\u00ebs zgjedhore.<\/p>\n<p>Ligji p\u00ebr financimin e partive politike dhe ndarjen e shtetit nga partia n\u00eb periudh\u00ebn jozgjedhore, si\u00e7 k\u00ebrkohet nga BE dhe OSBE\/ODIHR, duhet t\u00eb miratohet n\u00eb koherenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb me rregullat p\u00ebr financimin e partive dhe ndalimin e abuzimit me burimet shtet\u00ebrore gjat\u00eb periudh\u00ebs zgjedhore. Ky ligj \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi edbe pse nuk \u00ebsht\u00eb rekomandim i OSBE\/ODIHR dhe do t\u00eb filloj\u00eb t\u00eb zbatohet vet\u00ebm pas zgjedhjeve t\u00eb 9 majit 2027 e p\u00ebr rrjedhoj\u00eb \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrvarur nga miratimi i rregullave p\u00ebr financim t\u00eb partive n\u00eb Kodin Zgjedhor.<\/p>\n<p>Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsisht e angazhuar q\u00eb rekomandimet e OSBE\/ODIHR, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb mandatin par\u00ebsor t\u00eb Komisionit, t\u00eb trajtohen me p\u00ebrpar\u00ebsi, angazhim t\u00eb hapur dhe konsensus. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim, ajo do t\u00eb paraqes\u00eb propozime dhe amendamente konkrete.<\/p>\n<p>N\u00eb frym\u00eb krejt\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrt, Partia Socialiste deri m\u00eb sot ka trajtuar \u00e7\u00ebshtje q\u00eb nuk burojn\u00eb nga rekomandimet e OSBE\/ODIHR dhe nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi p\u00ebr garantimin e zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme t\u00eb 9 majit 2027. Zbatimi i rekomandimeve t\u00eb OSBE\/ODIHR me konsensus dje garantimi i zgjedhjeve me standarte \u00ebsht\u00eb detyrim i mazhoranc\u00ebs, jo vet\u00ebm i opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>Kjo qasje e mazhoranc\u00ebs ndjek t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb veprimi q\u00eb \u00e7oi n\u00eb d\u00ebshtimin e q\u00ebllimsh\u00ebm t\u00eb Komisionit p\u00ebr Reform\u00ebn Territoriale, p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb ndryshimeve t\u00eb nj\u00ebanshme t\u00eb Kodit Zgjedhor, si\u00e7 ndodhi me zhdukjen e 15 bashkive.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashk\u00ebkryetari i Komisionit p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka k\u00ebrkuar q\u00eb puna p\u00ebr reform\u00ebn t\u00eb p\u00ebrqendrohet te zbatimi i rekomandimeve t\u00eb OSBE\/ODIHR, duke e cil\u00ebsuar garantimin e kushteve t\u00eb barabarta t\u00eb konkurrimit si \u00e7\u00ebshtjen kryesore p\u00ebr zgjedhje t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme. N\u00eb q\u00ebndrimin e tij, Bylykbashi thekson nevoj\u00ebn p\u00ebr ndarjen e shtetit nga partia &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":160002,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-160006","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160006","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160006"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160006\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":160007,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160006\/revisions\/160007"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160006"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160006"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160006"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}