{"id":160030,"date":"2026-11-06T19:37:33","date_gmt":"2026-11-06T19:37:33","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160030"},"modified":"2026-11-06T19:37:33","modified_gmt":"2026-11-06T19:37:33","slug":"alimehmeti-protesta-ka-nje-objektiv-te-vetem-largimin-e-edi-rames","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/06\/alimehmeti-protesta-ka-nje-objektiv-te-vetem-largimin-e-edi-rames\/","title":{"rendered":"Alimehmeti: Protesta ka nj\u00eb objektiv t\u00eb vet\u00ebm; largimin e Edi Ram\u00ebs!"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrplasjet mes grupeve q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb protest\u00ebn kund\u00ebr qeveris\u00eb dhe debatet se kush duhet ta p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb opozit\u00ebn kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb fokus t\u00eb deklaratave t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Ilir Alimehmeti.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr SYRI TV, Alimehmeti tha se n\u00eb shesh jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm qytetar\u00eb me kauza dhe shqet\u00ebsime t\u00eb ndryshme, por sipas tij, em\u00ebruesi i p\u00ebrbashk\u00ebt duhet t\u00eb jet\u00eb largimi i Edi Ram\u00ebs nga pushteti. Ai theksoi se nuk duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb gar\u00eb se kush p\u00ebrfaq\u00ebson opozit\u00ebn, por nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb arritur k\u00ebt\u00eb objektiv.<\/p>\n<p>Ai sugjeroi q\u00eb protestuesit t\u00eb mblidhen drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmanget perceptimi i dy tubimeve t\u00eb ndara dhe t\u00eb forcohet bashkimi i kauzave. Sipas tij, demokrat\u00ebt kan\u00eb qen\u00eb vazhdimisht t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb protest\u00eb, duke ofruar mb\u00ebshtetje fizike, juridike, mediatike dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Alimehmeti argumentoi se Partia Demokratike ka shumic\u00ebn numerike n\u00eb shesh dhe se mobilizimi m\u00eb i madh i saj do t\u00eb shmangte ndikimin e grupeve t\u00eb vogla.<\/p>\n<p>\u201cSheshi i ka t\u00eb gjitha. Ju e p\u00ebrmend\u00ebt se duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb bashkim kauzash, sepse ka kauza t\u00eb ndryshme dhe njer\u00ebzit q\u00eb dalin aty protestojn\u00eb p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme. Por em\u00ebruesi i p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb largimi i Edi Ram\u00ebs, i cili i nxjerr n\u00eb pah t\u00eb gjitha k\u00ebto kauza.<\/p>\n<p>Patjet\u00ebr q\u00eb ka edhe njer\u00ebz q\u00eb infiltrohen p\u00ebr t\u2019i p\u00ebr\u00e7ar\u00eb k\u00ebto kauza dhe protestuesit, sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e qart\u00eb se ku \u00e7on kjo forc\u00eb, ky bashkim forcash. Ka rryma q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb interesuara p\u00ebr bashkimin e k\u00ebtyre forcave dhe qytetar\u00ebve, p\u00ebrve\u00e7se vet\u00eb Edi Ram\u00ebs, dhe tentojn\u00eb t\u00eb krijojn\u00eb situata t\u00eb k\u00ebtij tipi. Patjet\u00ebr, jan\u00eb situata q\u00eb do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos ndodhnin, por ja q\u00eb ndodhin.<\/p>\n<p>Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Edhe gjat\u00eb muajve t\u00eb kaluar, her\u00eb pas here d\u00ebgjoheshin thirrje t\u00eb tilla si: \u2018Ne jemi opozita\u2019, e t\u00eb tjera. Un\u00eb nuk mendoj se k\u00ebtu duhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb gar\u00eb se kush \u00ebsht\u00eb opozita. K\u00ebtu duhet t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb luft\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb larguar Edi Ram\u00ebn. Ky \u00ebsht\u00eb objektivi q\u00eb, sipas meje, duhet t\u00eb ket\u00eb gjithsecili.<\/p>\n<p>Nuk ka dyshime, k\u00ebto jan\u00eb fakte. Por t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb: ky shesh ka interesa t\u00eb llojeve t\u00eb ndryshme. Ju e dini se grupet m\u00eb t\u00eb vogla shpesh jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb zhurmshmet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, ju m\u00eb pyet\u00ebt pak m\u00eb par\u00eb se cilat mund t\u00eb ishin disa nga mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u2019i diskutuar k\u00ebto.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga mund\u00ebsit\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne kemi qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb protestuesve. Kemi qen\u00eb gjithmon\u00eb pran\u00eb tyre, madje edhe n\u00eb mbrojtje t\u00eb tyre, si\u00e7 e dini, qoft\u00eb n\u00eb aspektin fizik, qoft\u00eb n\u00eb at\u00eb juridik. I kemi mb\u00ebshtetur n\u00eb t\u00eb gjitha aspektet, edhe n\u00eb at\u00eb mediatik dhe n\u00eb aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrmes t\u00eb gjitha kanaleve.<\/p>\n<p>Prandaj, \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht e natyrshme q\u00eb ne t\u00eb mund t\u00eb shkonim drejtp\u00ebrdrejt atje, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb protestuesit t\u00eb mblidheshin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vend, pa nisur diku dhe pa p\u00ebrfunduar diku tjet\u00ebr. K\u00ebshtu do t\u00eb shmangej p\u00ebrshtypja se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me dy gj\u00ebra t\u00eb ndara, n\u00ebse d\u00ebshirojm\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebrisht nj\u00eb kauz\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt.<\/p>\n<p>Kjo do t\u00eb ishte nj\u00eb zgjidhje e natyrshme, ashtu si\u00e7 kemi vepruar edhe n\u00eb muajt e tjer\u00eb. Ky ka qen\u00eb realiteti: shum\u00eb demokrat\u00eb, sidomos n\u00eb Tiran\u00eb, por edhe nga t\u00eb gjitha rrethet, kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm, kan\u00eb ardhur dhe kan\u00eb mb\u00ebshtetur protest\u00ebn. T\u00eb jemi t\u00eb drejt\u00eb, shumica d\u00ebrrmuese kan\u00eb qen\u00eb demokrat\u00eb, edhe gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs, n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb muajt e nxeht\u00eb. Ky \u00ebsht\u00eb realiteti.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb protest\u00eb, numrat e m\u00ebdhenj dominojn\u00eb. Nuk mundet q\u00eb thirrjet e 50 vet\u00ebve t\u00eb mos dominohen nga 5 mij\u00eb vet\u00eb. Pra, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje numrash, \u00ebsht\u00eb kaq e thjesht\u00eb. Numrat i ka&#8230;<\/p>\n<p>Po si mund t\u00eb largohet Partia m\u00eb e madhe? P\u00ebrmes mobilizimit dhe organizimit t\u00eb saj, ashtu si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb gjithmon\u00eb, por n\u00eb nivelin e duhur. \u00cbsht\u00eb automatike, si\u00e7 jua thash\u00eb pak m\u00eb par\u00eb: 50 vet\u00eb nuk mund t\u00eb largojn\u00eb 5 mij\u00eb vet\u00eb. \u00cbsht\u00eb thjesht e pamundur nga pik\u00ebpamja numerike. Jan\u00eb numrat ata q\u00eb mund ta ndryshojn\u00eb menj\u00ebher\u00eb ecurin\u00eb e k\u00ebsaj situate.<\/p>\n<p>Pra, nevojitet nj\u00eb mobilizim dhe organizim n\u00eb nj\u00eb nivel m\u00eb t\u00eb lart\u00eb, ndoshta edhe m\u00eb shum\u00eb frym\u00ebzim. Por nuk diskutohet q\u00eb, p\u00ebr sa u p\u00ebrket numrave, ata jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe jo t\u00eb atyre pak p\u00ebr\u00e7ar\u00ebsve.<\/p>\n<p>Edhe forcat e tjera politike q\u00eb nuk jan\u00eb pjes\u00eb e Partis\u00eb Demokratike nuk jan\u00eb ato q\u00eb po tentojn\u00eb t\u00eb largojn\u00eb Partin\u00eb Demokratike. Jua thash\u00eb: kan\u00eb kaluar tashm\u00eb shum\u00eb muaj q\u00eb un\u00eb, shum\u00eb koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe shum\u00eb demokrat\u00eb jemi t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb shesh dhe e shohim vet\u00eb realitetin.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr numrat e nj\u00eb force t\u00eb vog\u00ebl politike, e cila renditet e pesta apo e gjashta p\u00ebr nga numri i mb\u00ebshtet\u00ebsve. Nuk ia vlen t\u00eb diskutojm\u00eb m\u00eb p\u00ebr ta. Pastaj \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb sipas tij, jan\u00eb t\u00eb infiltruar. Ju i keni par\u00eb dhe i keni publikuar me video rastet kur njer\u00ebz nga Ministria e Brendshme dalin t\u00eb veshur si protestues, me thirrje kund\u00ebr Ram\u00ebs, duke u paraqitur si pjes\u00eb e turm\u00ebs dhe duke u futur mes protestuesve p\u00ebr t\u00eb krijuar skenar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga k\u00ebta skenar\u00eb, sipas tij, ka qen\u00eb djegia e bizneseve private apo e ambienteve t\u00eb tjera. Nj\u00eb tjet\u00ebr ka qen\u00eb sulmi ndaj deputet\u00ebve t\u00eb opozit\u00ebs, n\u00eb momentet kur kjo ka qen\u00eb e mundur.<\/p>\n<p>Pra, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me situata q\u00eb jan\u00eb jasht\u00eb logjik\u00ebs normale t\u00eb asaj q\u00eb do t\u00eb pritej nga nj\u00eb protest\u00eb qytetare. Ka edhe nj\u00eb armik t\u00eb brendsh\u00ebm. K\u00ebshtu q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e thjesht\u00eb ta kuptojm\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb.<\/p>\n<p>Disa kan\u00eb interesa t\u00eb caktuara politike, personale apo individuale dhe nuk e kan\u00eb ngritur veten n\u00eb nivelin e interesit publik, duke mbetur te interesat e tyre. Nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb, patjet\u00ebr, jan\u00eb futur aty nga regjimi, t\u00eb kamufluar mes protestuesve. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebsh dallimin dhe kjo krijon situata ku p\u00ebrfundojm\u00eb duke u p\u00ebrplasur me nj\u00ebri-tjetrin, me synimin p\u00ebr t\u00eb krijuar dy kampe t\u00eb ndara\u201d, u shpreh Alimehmeti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrplasjet mes grupeve q\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb protest\u00ebn kund\u00ebr qeveris\u00eb dhe debatet se kush duhet ta p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb opozit\u00ebn kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb fokus t\u00eb deklaratave t\u00eb an\u00ebtarit t\u00eb Kryesis\u00eb s\u00eb Partis\u00eb Demokratike, Ilir Alimehmeti. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr SYRI TV, Alimehmeti tha se n\u00eb shesh jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm qytetar\u00eb me kauza dhe shqet\u00ebsime t\u00eb ndryshme, por &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":128041,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-160030","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160030","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160030"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160030\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":160031,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160030\/revisions\/160031"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/128041"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160030"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160030"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160030"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}