{"id":160111,"date":"2026-11-07T18:18:23","date_gmt":"2026-11-07T18:18:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160111"},"modified":"2026-11-07T18:18:23","modified_gmt":"2026-11-07T18:18:23","slug":"buxheti-2027-larg-kerkesave-te-studenteve-dhe-universiteteve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/07\/buxheti-2027-larg-kerkesave-te-studenteve-dhe-universiteteve\/","title":{"rendered":"Buxheti 2027 larg k\u00ebrkesave t\u00eb student\u00ebve dhe universiteteve"},"content":{"rendered":"<div class=\"oped-rm\"><span class=\"date\"><strong>Nga Myqerem TAFAJ<\/strong><\/span><\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Rinia shqiptare, fatmir\u00ebsisht, vendosi t\u00eb ngrej\u00eb z\u00ebrin e saj n\u00eb rrug\u00eb dhe sheshe prej pes\u00eb muajsh, sepse kuptoi q\u00eb qeveria nuk kishte asnj\u00eb v\u00ebmendje ndaj halleve t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb saj, p\u00ebr sot dhe t\u00eb ardhmen. Student\u00ebt jan\u00eb promotor\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb protest\u00ebs dhe ata kan\u00eb folur dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb flasin me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr nevojat e tyre p\u00ebr mb\u00ebshtetje, si dhe ato t\u00eb universiteteve ku ata studiojn\u00eb. Kryeministri del, \u00e7do dit\u00eb, dhe fton student\u00ebt protestues p\u00ebr dialog, dhe u thot\u00eb se ka nxjerr\u00eb m\u00ebsime nga protesta, se do t\u00eb hartoj\u00eb politika t\u00eb reja p\u00ebr rinin\u00eb, etj.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, un\u00eb mendoja q\u00eb qeveria v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb reagonte, me buxhetin e vitit 2027, me masa q\u00eb i p\u00ebrgjigjen k\u00ebrkesave t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb student\u00ebve gjat\u00eb studimeve dhe pas diplomimit t\u00eb tyre. Por, kur lexova buxhetin 2017, prej 10 miliard\u00eb euro dhe PBB 30 miliard\u00eb euro, dhe pash\u00eb sa buxhet \u00ebsht\u00eb planifikuar p\u00ebr arsimin dhe shkenc\u00ebn, thash\u00eb me vete, kjo qeveri ose nuk do, ose nuk di \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb investoj\u00eb nj\u00eb vend p\u00ebr Dij\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb buxhetin 2027, qeveria planifikon 143 milion\u00eb euro (z\u00eb 0,485 % ndaj PBB) p\u00ebr shkollimin e student\u00ebve n\u00eb universitetet publike, nga e cila vet\u00ebm 110-115 milion\u00eb euro jan\u00eb nga buxheti dhe 25-30 milion\u00eb euro jan\u00eb nga tarifat e vet\u00eb student\u00ebve. Ky buxhet z\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqindje, de facto, vet\u00ebm 0,4 % t\u00eb PBB, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb politikat e BE rekomandojn\u00eb nj\u00eb minimum buxheti p\u00ebr arsimin e lart\u00eb prej 1,2% t\u00eb PBB. Nd\u00ebrsa Fondi p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 23 mil. euro ose 0,08% t\u00eb PBB. Ky investim p\u00ebr arsimin e lart\u00eb dhe shkenc\u00ebn \u00ebsht\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 5 her\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt se sa investimi q\u00eb akordon Sllovenia, nj\u00eb vend i ri i BE, me nj\u00eb popullsi t\u00eb ngjashme me vendin ton\u00eb. Por, t\u00eb mos shkojm\u00eb deri tek Sllovenia, t\u00eb shohim Kosov\u00ebn. Vet\u00ebm Universiteti i Prishtin\u00ebs ka nj\u00eb buxhet m\u00eb t\u00eb madh se sa gjith\u00eb buxheti q\u00eb akordon qeveria p\u00ebr gjith\u00eb arsimin e lart\u00eb, pa pjes\u00ebn q\u00eb vjen nga tarifat e student\u00ebve. T\u00eb investosh kaq pak p\u00ebr arsimin e lart\u00eb dhe shkenc\u00ebn, kur buxheti total 2027 \u00ebsht\u00eb 10 miliard\u00eb euro dhe PBB 30 miliard\u00eb euro, do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb zbatosh nj\u00eb politik\u00eb realisht kund\u00ebr shkollimit t\u00eb rinis\u00eb dhe dijes n\u00eb vendin t\u00ebnd.<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb buxhet, shpenzimet publike jan\u00eb afro 4150 euro p\u00ebr frym\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr student\u00ebt dhe shkollimin e tyre buxheti planifikon vet\u00ebm afro 1200 euro\/student (143 milion\u00eb euro p\u00ebr 120 mij\u00eb student\u00eb) ose 8-10 her\u00eb m\u00eb pak se sa mesatarja e vendeve t\u00eb OECD-s\u00eb. Si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb qeveria t\u00eb tallet edhe me zotimet e saj q\u00eb i deklaroi para Komisionit Europian (KE) p\u00ebr rritjen e investimit p\u00ebr arsimin dhe shkenc\u00ebn dhe q\u00eb u ritheksuan n\u00eb Show-n e mbylljes s\u00eb kapitujve t\u00eb arsimit dhe shkenc\u00ebs. Kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja e qeveris\u00eb ndaj rekomandimeve t\u00eb KE, duke akorduar nj\u00eb nivel investimi t\u00eb vendeve t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb p\u00ebr Dij\u00ebn?!<\/p>\n<p>Me investim t\u00eb nivelit t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb tret\u00eb p\u00ebr arsimin dhe shkenc\u00ebn, nuk shkon n\u00eb BE, por n\u00eb bot\u00ebn e pazhvilluar.<\/p>\n<p>Por ne duhet t\u00eb jemi t\u00eb qart\u00eb, se BE nuk do t\u00eb na detyroj\u00eb ne kurr\u00eb, q\u00eb t\u00eb zhvillojm\u00eb arsimin dhe shkenc\u00ebn. BE vet\u00ebm mund t\u00eb na ndihmoj\u00eb, n\u00ebse ne duam ta zhvillojm\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor sipas parimeve dhe standardeve europiane. Kam shkruar disa her\u00eb pse Shqip\u00ebris\u00eb i duhet nj\u00eb investim t\u00eb pakt\u00ebn 2 her\u00eb m\u00eb i madh p\u00ebr arsimin dhe shkenc\u00ebn. M\u00eb posht\u00eb po sjell argumentet pse duhet t\u00eb jet\u00eb ky nivel investimi.<\/p>\n<p>Pse qeveria planifikon nj\u00eb buxhet kaq t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr arsimin e lart\u00eb dhe shkenc\u00ebn? Un\u00eb mendoj se qeveria nuk e ka p\u00ebrpar\u00ebsi dhe nuk i njeh realisht nevojat e m\u00ebdha p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e student\u00ebve dhe shkollimin e tyre cil\u00ebsor.<\/p>\n<p>Sot, student\u00ebt n\u00eb vendin ton\u00eb, p\u00ebrfitojn\u00eb mb\u00ebshtetje shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, krahasuar jo me vendet e BE, por edhe me Kosov\u00ebn. Shpenzimet e jetes\u00ebs p\u00ebr student\u00ebt n\u00eb Tiran\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb larta, sidomos p\u00ebr student\u00ebt q\u00eb vijn\u00eb nga rrethet. T\u00eb gjith\u00eb student\u00ebt detyrohen t\u00eb punojn\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballojn\u00eb shpenzimet kaq t\u00eb larta t\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Tarifat e masterit jan\u00eb t\u00eb larta. Problemi kryesor i jetes\u00ebs s\u00eb student\u00ebve \u00ebsht\u00eb strehimi me kosto t\u00eb p\u00ebrballueshme. Me nj\u00eb buxhet prej 10 miliard\u00eb euro ekziston mund\u00ebsia e plot\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb masa realiste p\u00ebr t\u00eb siguruar strehim me kosto simbolike p\u00ebr student\u00ebt. Modele t\u00eb mira ka n\u00eb shum\u00eb vende dhe mund t\u00eb merren p\u00ebr zgjidhjen afatgjat\u00eb t\u00eb problemit t\u00eb strehimit t\u00eb student\u00ebve. Modeli yn\u00eb i sot\u00ebm i qyteteve t\u00eb student\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje dinjitoze. N\u00eb vitin 2026, student\u00ebt tan\u00eb nuk mund t\u00eb pranojn\u00eb kushtet kaq minimale t\u00eb banimit. Ata meritojn\u00eb kushte dinjitoze t\u00eb banimit t\u00eb krahasueshme me student\u00ebt t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb Kroacis\u00eb, Sllovenis\u00eb dhe vendeve t\u00eb reja t\u00eb BE.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, me k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr ligjor q\u00eb kemi ne, praktikisht student\u00ebt jan\u00eb jasht\u00eb v\u00ebmendjes s\u00eb universiteteve p\u00ebr koh\u00ebn pas m\u00ebsimit. Un\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb zhvillohet nj\u00eb kuad\u00ebr i ri ligjor, i cili lidh m\u00eb mir\u00eb universitetet publike me jetes\u00ebn e student\u00ebve p\u00ebrtej orarit t\u00eb m\u00ebsimit. Me k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr ligjor universitetet publike nuk kan\u00eb asnj\u00eb ide se cilat jan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb dhe nevojat e student\u00ebve p\u00ebr p\u00ebrballimin e jetes\u00ebs gjat\u00eb studimeve. Studenti nuk mund t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e \u201cfamiljes s\u00eb universitetit\u201d vet\u00ebm p\u00ebr koh\u00ebn e m\u00ebsimit, por edhe pas orarit m\u00ebsimor. Statusi q\u00eb kan\u00eb sot konviktet e student\u00ebve i ka shk\u00ebputur universitetet nga student\u00ebt, dhe, de facto, i ka nxjerr\u00eb ato jasht\u00eb familjes universitare. Ndoshta, duhet t\u00eb adaptojm\u00eb modelin e kuadrit ligjor t\u00eb vendeve t\u00eb tjera, qoft\u00eb edhe t\u00eb Sllovenis\u00eb, pa shkuar deri tek modeli nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb arriturit i universiteteve t\u00eb SHBA-s\u00eb. Disa masa t\u00eb nd\u00ebrmarra p\u00ebr bursa n\u00eb deg\u00ebt prioritare jan\u00eb pozitive, por krejt\u00ebsisht t\u00eb pamjaftueshme. Vendit ton\u00eb i duhet nj\u00eb paket\u00eb e re moderne e mb\u00ebshtetjes s\u00eb student\u00ebve duke u mb\u00ebshtetur n\u00eb modele t\u00eb mira (Sllovenia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr vendet q\u00eb ka politika shum\u00eb t\u00eb p\u00ebrparuara p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e student\u00ebve).<\/p>\n<p>N\u00ebse ne do t\u00eb vazhdojm\u00eb me k\u00ebto politika t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb pamjaftueshme t\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb student\u00ebve dhe me k\u00ebt\u00eb cil\u00ebsi mediokre shkollimi, nuk duhet t\u00eb habitemi q\u00eb \u00e7do vit do t\u00eb largohen m\u00eb shum\u00eb maturant\u00eb dhe student\u00eb p\u00ebr shkollim jasht\u00eb vendit dhe p\u00ebr t\u00eb mos u kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri. Por, me k\u00ebt\u00eb nivel t\u00eb shpopullimit dhe k\u00ebt\u00eb p\u00ebrqindje t\u00eb ul\u00ebt lindshm\u00ebrie q\u00eb ka vendi yn\u00eb, emigrimi qoft\u00eb edhe i nj\u00eb studenti, duhet konsideruar kamban\u00eb alarmi p\u00ebr vendin. Un\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb par\u00ebsore, madje jetike, p\u00ebr t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb, hartimi me konsensus politik, dhe zbatimi konsekuent i nj\u00eb Strategjie komb\u00ebtare afatgjat\u00eb, p\u00ebr frenimin e largimit t\u00eb t\u00eb rinjve nga vendi dhe kthimin e atyre t\u00eb larguar, sidomos t\u00eb t\u00eb rinjve t\u00eb shkolluar. Kjo, jo vet\u00ebm si pjes\u00eb thelb\u00ebsore e politikave kund\u00ebr shpopullimit t\u00eb vendit, por edhe si nj\u00eb politik\u00eb p\u00ebr rritjen e kapaciteteve t\u00eb kualifikuara njer\u00ebzore, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt \u00ebsht\u00eb i uritur, jo vet\u00ebm sistemi i arsimit t\u00eb lart\u00eb shqiptar, por edhe \u00e7do sektor i ekonomis\u00eb, sh\u00ebrbimeve dhe administrat\u00ebs publike. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb raportet e BE theksojn\u00eb, n\u00eb \u00e7do kapitull q\u00eb negociohet, se Shqip\u00ebria nuk ka kapacitete t\u00eb mjaftueshme njer\u00ebzore t\u00eb mir\u00ebshkolluara, nuk shohim politika realiste se si mund t\u00eb rriten kapacitetet profesionale n\u00eb administrat\u00ebn qendrore dhe vendore. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paradoks fatkeq: Shqip\u00ebria eksporton mendjen m\u00eb t\u00eb kualifikuar n\u00eb universitetet, qendrat k\u00ebrkimore dhe kompanit\u00eb e vendeve t\u00eb zhvilluara, dhe p\u00ebr vete mbetet me kapacitete t\u00eb pamjaftueshme t\u00eb kualifikuara!<\/p>\n<p>Nevojat e universiteteve publike p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb shkollim cil\u00ebsor jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Ato lidhen m\u00eb s\u00eb pari me njer\u00ebzit. Pas student\u00ebve n\u00eb nj\u00eb universitet vijn\u00eb pedagog\u00ebt. Pagat e tanishme t\u00eb pedagog\u00ebve jan\u00eb p\u00ebr mbijetes\u00eb, \u00e7ka b\u00ebn q\u00eb ata t\u00eb detyrohen t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb dyt\u00eb ose t\u00eb tret\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbajtur familjet e tyre.<\/p>\n<p>Por, nj\u00eb sistem i arsimit t\u00eb lart\u00eb ku pedagog\u00ebt shp\u00ebrblehen me paga q\u00eb nuk p\u00ebrballojn\u00eb dot shpenzimet e familjeve t\u00eb tyre nuk ka asnj\u00eb shans t\u00eb prodhoj\u00eb cil\u00ebsi. \u00cbsht\u00eb e kot\u00eb t\u00eb g\u00ebnjejm\u00eb veten. Qeveria dhe gjith\u00eb politika shqiptare duhet ta kuptoj\u00eb se pa paga dinjitoze t\u00eb pedagog\u00ebve nuk ka arsim t\u00eb lart\u00eb cil\u00ebsor.<\/p>\n<p>Shpenzimet e jetes\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ton\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb domosdoshme rritjen e menj\u00ebhershme t\u00eb pagave, madje dyfishimin e tyre brenda 2-3 viteve. Mendoni nj\u00ebher\u00eb, t\u00eb nderuar qeveritar\u00eb, politikan\u00eb dhe burokrat\u00eb, a mund t\u00eb pranoj\u00eb sot nj\u00eb i ri i talentuar, q\u00eb ka p\u00ebrfunduar shk\u00eblqyer studimet e masterit, brenda ose jasht\u00eb vendit, t\u00eb filloj\u00eb pun\u00eb n\u00eb universitetet publike, si asistent lektor me pag\u00eb mujore neto afro 85000 lek\u00eb; apo nj\u00eb i doktoruar, me rezultate t\u00eb shk\u00eblqyera jasht\u00eb vendit, t\u00eb filloj\u00eb pun\u00eb si lektor me grad\u00ebn shkencore \u201eDoktor\u201c me pag\u00eb mujore neto afro 110000 lek\u00eb, apo nj\u00eb i postdoktoruar jasht\u00eb vendit t\u00eb kthehet dhe t\u00eb filloj\u00eb pun\u00eb si \u201eProfesor\u201c me pag\u00eb neto 144000 lek\u00eb, kur qiraja mujore n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr nj\u00eb apartament 1+1 \u00ebsht\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn 70000 lek\u00eb, nafta \u00ebsht\u00eb 213 lek\u00eb\/lit\u00ebr, pa p\u00ebrmenduar \u00e7mimet e ushqimeve n\u00eb Tiran\u00eb?!<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Shqip\u00ebris\u00eb i duhen shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr k\u00ebrkues dhe personel akademik k\u00ebrkimor. Ne jemi vendi me num\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebn dy her\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb numrit t\u00eb personelit akademik k\u00ebrkimor p\u00ebr 1000 banor\u00eb, krahasuar me vendet m\u00eb t\u00eb reja t\u00eb BE (p.sh. Bullgaria, pa shkuar tek Sllovenia, Polonia, etj.) dhe 5-7 her\u00eb krahasuar me vendet m\u00eb t\u00eb zhvilluara t\u00eb BE. Vet\u00eb Bordi i Akreditimit i arsimit t\u00eb lart\u00eb, i em\u00ebruar nga Kryeministri, deklaron n\u00eb raportin e tij se gati 40% e personelit akademik m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs jan\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm ose part time dhe po afro 40% e personelit jan\u00eb pa \u201carsimin p\u00ebrkat\u00ebs\u201d, n\u00eb kuptimin q\u00eb nuk kan\u00eb shkall\u00ebn e nevojshme t\u00eb kualifikimit p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsim n\u00eb ciklin Bachelor dhe Master n\u00eb universitet! A nuk duket kjo paradoksale, kur mij\u00ebra t\u00eb rinj shqiptar\u00eb, me nivel t\u00eb lart\u00eb kualifikimi, enden rrug\u00ebve n\u00eb Shqip\u00ebri ose jan\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb vendet e tjera!<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria dhe Kosova jan\u00eb t\u00eb vetmet vende q\u00eb kan\u00eb frik\u00eb nga hapja e vendeve t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb universitete dhe qendra k\u00ebrkimore p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e talentuar? T\u00eb rinjt\u00eb e talentuar shqiptar\u00eb, madje edhe me doktorata dhe postdoktorata, strapacohen p\u00ebr kontrata n\u00eb universitete dhe qendra k\u00ebrkimore t\u00eb vendeve t\u00eb tjera, sepse vendet e tyre u kan\u00eb mbyllur dyert ose i kan\u00eb d\u00ebbuar. Shum\u00eb nga k\u00ebto talente vijn\u00eb dhe protestojn\u00eb bashk\u00eb me student\u00ebt n\u00eb rrug\u00eb dhe sheshe. Cila \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigja p\u00ebr ta? Injorim total. Me k\u00ebt\u00eb buxhet prej 10 miliard\u00eb euro, nj\u00eb qeveri e p\u00ebrgjegjshme duhet t&#8217;u k\u00ebrkonte menj\u00ebher\u00eb universiteteve publike t\u00eb propozojn\u00eb plane ambicioze zhvillimi t\u00eb personelit akademik shkencor sipas standardeve t\u00eb universiteteve t\u00eb BE, dhe q\u00eb krijojn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb reale edhe p\u00ebr t\u00eb thithur \u00e7do t\u00eb doktoruar me rezultate t\u00eb larta n\u00eb universitete per\u00ebndimore. Si mund t\u00eb mbahen peng universitetet tona me organika mediokre t\u00eb ngurt\u00ebsuara vet\u00ebm me ngarkes\u00eb arkaike m\u00ebsimore sikur jan\u00eb shkolla 9-vje\u00e7are dhe t\u00eb mesme?!<\/p>\n<p>Ligji aktual i arsimit t\u00eb lart\u00eb lejon em\u00ebrimin e personelit edhe vet\u00ebm p\u00ebr q\u00ebllime k\u00ebrkimore, pra ka hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb hapur dyert e universiteteve p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e talentuar. Si mund t\u00eb vazhdoj\u00eb praktika anakronike, denigruese p\u00ebr nj\u00eb universitet t\u00eb k\u00ebtij shekulli, ngarkesa mbi norm\u00eb si nj\u00eb manov\u00ebr p\u00ebr t\u00eb mos hapur vende pune, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnies dhe k\u00ebrkimit shkencor. K\u00ebshtu do t\u00eb vazhdohet akoma edhe tani q\u00eb Shqip\u00ebria ka 10 miliard\u00eb euro buxhet? Po t\u00eb vazhdohet me k\u00ebto politika, universitetet tona do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb degradojn\u00eb drejt nivelit t\u00eb shkollave t\u00eb mesme, dhe p\u00ebr k\u00ebrkim shkencor nuk mund t\u00eb b\u00ebhet fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Si mund t\u00eb lejohet t\u00eb vazhdoj\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e till\u00eb paradoksale: eksportojm\u00eb talente jasht\u00eb vendit dhe u mbyllim der\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb talentin dhe investimin e tyre, t\u00eb fituar edhe n\u00eb universitete nga m\u00eb prestigjiozet, n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb student\u00ebve dhe shkenc\u00ebs n\u00eb vendin e tyre?! Em\u00ebroni t\u00eb rinj t\u00eb talentuar se do t\u2019i b\u00ebni nder Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb qeveri e p\u00ebrgjegjshme, me nj\u00eb buxhet t\u00eb till\u00eb prej 10 miliard\u00eb euro dhe PBB 30 miliard\u00eb euro, do t\u00eb kishte hapur t\u00eb pakt\u00ebn 1000 vende t\u00eb reja pune si k\u00ebrkues dhe pedagog\u00eb p\u00ebr t\u00eb rinj t\u00eb talentuar n\u00eb universitetet tona publike. Shqip\u00ebris\u00eb i duhet t\u00eb arrij\u00eb brenda 3-5 viteve, t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb dyfishim t\u00eb numrit t\u00eb k\u00ebrkuesve dhe personelit akademik, n\u00ebse duam t\u00eb kemi universitete.<\/p>\n<p>N\u00eb universitetet tona publike jan\u00eb b\u00ebr\u00eb investime nd\u00ebr vite, por ato kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb pamjaftueshme dhe jo eficiente. Sot, akoma nuk mund t\u00eb themi se, n\u00eb \u00e7do auditor dhe godin\u00eb universitare, ka kushte dinjitoze p\u00ebr nj\u00eb universitet, jo vet\u00ebm nga ana e infrastruktur\u00ebs didaktike-shkencore (laborator\u00eb, biblioteka, etj.), por edhe p\u00ebr kushte m\u00eb elementare, si ngrohje, ftohje, uj\u00eb i rrjedhsh\u00ebm, mjediset higjienike, etj. Kur nd\u00ebrtohen apo rikonstruktohen rrug\u00eb me kosto marramend\u00ebse, p\u00ebrse nga ky buxhet total prej 10 miliard\u00eb euro nuk dedikohet nj\u00eb buxhet i nevojsh\u00ebm p\u00ebr investime n\u00eb infrastruktur\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb, nj\u00ebher\u00eb e mir\u00eb, t\u00eb sigurohen kushte normale m\u00ebsimi dhe q\u00ebndrimi dinjitoz p\u00ebr student\u00ebt dhe pedagog\u00ebt n\u00eb \u00e7do auditor dhe godin\u00eb t\u00eb universiteteve tona publike!<\/p>\n<p>Fondi p\u00ebr shkenc\u00ebn q\u00eb destinohet p\u00ebr projekte laborator\u00ebsh dhe p\u00ebr k\u00ebrkimin shkencor \u00ebsht\u00eb akoma shum\u00eb i ul\u00ebt, ose nj\u00eb th\u00ebrrime prej 23 milion\u00eb euro nga nj\u00eb buxhet total prej 10 miliard\u00eb euro. Ky buxhet mbetet akoma simbolik p\u00ebr gati 6000 pedagog\u00eb dhe k\u00ebrkues t\u00eb universiteteve publike, private dhe qendrat k\u00ebrkimore. Kaq shkenc\u00eb i duhet Shqip\u00ebris\u00eb sipas qeveris\u00eb! Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje financash, por injoranca q\u00eb mbizot\u00ebron n\u00eb k\u00ebt\u00eb qeveri dhe n\u00eb politik\u00ebn shqiptare se \u201cuniversitetet nuk kan\u00eb pun\u00eb me shkenc\u00ebn, ato boll t\u00eb b\u00ebjn\u00eb at\u00eb m\u00ebsimin\u201d! E paimagjinueshme q\u00eb, n\u00eb vitin 2026, t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb kjo injoranc\u00eb n\u00eb politik\u00ebb\u00ebrje n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, mendoj se ky buxhet q\u00eb ka propozuar qeveria p\u00ebr arsimin e lart\u00eb dhe shkenc\u00ebn p\u00ebr vitin 2027 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrfillje arrogante e k\u00ebrkesave q\u00eb po artikulojn\u00eb student\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb e shkolluar n\u00eb rrug\u00ebt dhe sheshet e Tiran\u00ebs. Fatkeq\u00ebsisht, qeveria \u00ebsht\u00eb jasht\u00eb realitetit t\u00eb k\u00ebtij vendi, jo vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb sektor, por edhe n\u00eb \u00e7do sektor tjet\u00ebr. Me nj\u00eb politik\u00ebb\u00ebrje t\u00eb till\u00eb jasht\u00eb interesave t\u00eb qytetar\u00ebve dhe t\u00eb vendit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb brezit t\u00eb tij, Shqip\u00ebria do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb BE. Ai kilometri i fundit q\u00eb tha Kryeministri p\u00ebr n\u00eb BE, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt, vite drit\u00eb larg vizionit dhe politikave t\u00eb nj\u00eb vendi t\u00eb lir\u00eb, demokratik dhe t\u00eb zhvilluar t\u00eb BE. Prandaj, student\u00ebt dhe t\u00eb rinjt\u00eb e shkolluar jan\u00eb n\u00eb rrug\u00eb dhe duhet t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb p\u00ebr t\u2019i hapur rrug\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb moderne, pjes\u00eb e familjes s\u00eb vendeve t\u00eb zhvilluara.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Myqerem TAFAJ Rinia shqiptare, fatmir\u00ebsisht, vendosi t\u00eb ngrej\u00eb z\u00ebrin e saj n\u00eb rrug\u00eb dhe sheshe prej pes\u00eb muajsh, sepse kuptoi q\u00eb qeveria nuk kishte asnj\u00eb v\u00ebmendje ndaj halleve t\u00eb v\u00ebrteta t\u00eb saj, p\u00ebr sot dhe t\u00eb ardhmen. Student\u00ebt jan\u00eb promotor\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb protest\u00ebs dhe ata kan\u00eb folur dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb flasin me z\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":34875,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-160111","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160111","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160111"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160111\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":160112,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160111\/revisions\/160112"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/34875"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160111"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160111"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160111"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}