{"id":160200,"date":"2026-11-09T10:34:01","date_gmt":"2026-11-09T10:34:01","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160200"},"modified":"2026-11-09T10:34:01","modified_gmt":"2026-11-09T10:34:01","slug":"rama-rikthen-metodat-bolshevike-birn-gjobat-e-ama-s-cenojne-lirine-e-shprehjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/09\/rama-rikthen-metodat-bolshevike-birn-gjobat-e-ama-s-cenojne-lirine-e-shprehjes\/","title":{"rendered":"&#8220;Rama rikthen metodat bolshevike&#8221;\/ BIRN: Gjobat e AMA-s cenojn\u00eb lirin\u00eb e shprehjes"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\"><em><strong>Sanksionet e vendosura nga AMA ndaj disa emisioneve televizive p\u00ebr gjuh\u00ebn e p\u00ebrdorur nga t\u00eb ftuarit n\u00eb transmetime live ngren\u00eb shqet\u00ebsime p\u00ebr kufizimin e debatit publik dhe liris\u00eb editoriale gjat\u00eb protestave antiqeveritare.<\/strong><\/em><\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p><strong>BIRN<\/strong><\/p>\n<p>Gazetari Blendi Fevziu e nisi emisionin e tij \u201cOpinion\u201d me nj\u00eb not\u00eb proteste mbr\u00ebmjen e s\u00eb enjtes. I veshur me nj\u00eb uniform\u00eb me mbishkrimin \u201cPolicia AMA\u201d, Fevziu ironizoi efektin e nj\u00eb gjobe t\u00eb vendosur nga Autoriteti i Mediave Audiovizive p\u00ebr \u201cp\u00ebrmbajtje t\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb pap\u00ebrshtatshme\u201d.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk po ankohem p\u00ebr gjob\u00ebn, por po ankohem q\u00eb pas 30 vitesh n\u00eb k\u00ebt\u00eb studio\u2026 veshjen time normale duan ta kthejn\u00eb n\u00eb veshjen e nj\u00eb polici t\u00eb AMA-s,\u201d deklaroi Fevziu.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb nuk duhet t\u00eb jem m\u00eb gazetari q\u00eb drejton nj\u00eb debat midis dy pal\u00ebve t\u00eb balancuara ose mbi nj\u00eb tem\u00eb q\u00eb ka k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme, por duhet t\u00eb jem polici q\u00eb q\u00ebndroj k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb check-uar dhe certifikuar \u00e7do fjal\u00eb q\u00eb thot\u00eb \u00e7do i ftuar, p\u00ebr ta qortuar at\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e pap\u00ebrshtatshme,\u201d shtoi m\u00eb tej ai.<\/p>\n<p>Gjoba n\u00eb adres\u00eb t\u00eb emisionit \u201cOpinon\u201d lidhet me debatin e dat\u00ebs 22 tetor mbi protestat anti-qeveritare, ku gazetari Armand Shkullaku deklaroi mes t\u00eb tjerash se: \u201cNuk e dim\u00eb dhe sa dit\u00eb do t\u00eb rrij\u00eb Rama n\u00eb pushtet, se Rama n\u00eb fund do t\u00ebrhiqet zvarr\u00eb, e ka kaluar vij\u00ebn e kuqe, ia ka hequr mund\u00ebsin\u00eb vetes p\u00ebr negociata\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr drejtuesin e emisionit q\u00eb transmetohet \u00e7do mbr\u00ebmje \u201clive\u2019, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb qesharake, q\u00eb ka p\u00ebr synim q\u00eb t\u2019u diktoj\u00eb t\u00eb ftuarve se \u00e7far\u00eb t\u00eb thon\u00eb apo t\u2019i censuroj\u00eb ata.<\/p>\n<p>Emisioni \u201cOpinion\u201d nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi.<\/p>\n<p>N\u00eb dit\u00ebt e p\u00ebrplasjeve t\u00eb dhunshme gjat\u00eb protestave studentore, nj\u00eb num\u00ebr emisionesh politike n\u00eb ekrane t\u00eb tjera jan\u00eb p\u00ebrballur me gjoba t\u00eb ngjashme nga AMA, me pretendimin e shfaqjes s\u00eb pamjeve t\u00eb dhunshme apo p\u00ebrdorjes s\u00eb gjuh\u00ebs s\u00eb urrejtjes, nxitjes apo justifikimit t\u00eb dhun\u00ebs nga t\u00eb ftuarit n\u00eb panele.<\/p>\n<p>Mes t\u00eb gjobiturve jan\u00eb emisioni \u201cOra e Betit\u201d n\u00eb TV Ora News, \u201cKafe Shqeto\u201d n\u00eb Syri TV apo T\u00eb Paekspozuarit n\u00eb Vizion Plus.<\/p>\n<p>Emisioni \u201cOra e Betit\u201d e gazetares Beti Njuma u gjobit me 100 mij\u00eb lek\u00eb, mes t\u00eb tjerash me argumentimin se drejtuesja e programit nuk kishte reaguar p\u00ebr t\u2019i d\u00ebnuar k\u00ebto q\u00ebndrime dhe as nuk ishte distancuar prej tyre, duke shkelur k\u00ebshtu rregullat e etik\u00ebs, moralit publik dhe Kodit t\u00eb Transmetimit q\u00eb ndalojn\u00eb rrept\u00ebsisht p\u00ebrmbajtjet q\u00eb nxisin dhun\u00ebn apo diskriminimin.<\/p>\n<p>Gazetarja Beti Njuma i tha BIRN se kjo fushat\u00eb po rikthen \u201cmetodat bolshevike t\u00eb nd\u00ebshkimit p\u00ebr mediat dhe protestuesit kritik\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>\u201cJam pa fjal\u00eb nga kjo sjellje e drejtueses se AMA-s, q\u00eb n\u00eb vend t\u00eb nj\u00eb institucioni rregullator m\u00eb ngjan me Ministrin\u00eb e s\u00eb V\u00ebrtet\u00ebs tek 1984 e Orwell, q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb kontrolloj\u00eb dhe censuroj\u00eb edhe at\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit mendojn\u00eb,\u201d tha Njuma n\u00eb shenj\u00eb proteste.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, moderatori Flavio Qarri i Syri TV deklaroi publikisht se ishte gjobitur pasi kishte transmetuar pamjet e shoq\u00ebrimit nga policia t\u00eb nj\u00eb protestuesi me k\u00ebmb\u00eb t\u00eb thyer.<\/p>\n<p>AMA nuk komentoi deri n\u00eb publikimin e k\u00ebtij shkrimi n\u00ebse shtimi i masave administrative ndaj emisioneve t\u00eb debatit lidhej me protestat e fundit dhe klim\u00ebn e tensionuar politike n\u00eb vend dhe n\u00ebse interpretimet ligjore mund krijonin efekt censurues dhe frik\u00ebsues p\u00ebr mediat.<\/p>\n<p><strong>\u2018Zinxhir nd\u00ebshkimesh\u2019 p\u00ebr protestat<\/strong><\/p>\n<p>Shoqatat n\u00eb mbrojtje t\u00eb gazetar\u00ebve dhe ekspert\u00eb t\u00eb medias i shohin me shqet\u00ebsim sanksionet \u00a0nd\u00ebshkuese t\u00eb AMA-s ndaj gazetar\u00ebve, t\u00eb cilat vijn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb me masa t\u00eb tjera represive ndaj tubimeve dhe protestuesve.<\/p>\n<p>Sipas tyre, AMA po p\u00ebrdor formulimet ligjore p\u00ebr t\u00eb tentuar censur\u00eb apo vet\u00ebcensur\u00eb si ndaj mediave kritike, ashtu edhe ndaj gazetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Asociacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, AGSH, k\u00ebrkoi t\u00eb enjten q\u00eb AMA t\u00eb tregoj\u00eb vet\u00ebp\u00ebrmbajtje n\u00eb vendosjen e sanksioneve ndaj mediave dhe t\u00eb respektoj\u00eb standardet evropiane t\u00eb liris\u00eb s\u00eb shprehjes, duke konsideruar se gjobat jan\u00eb vendosur n\u00eb rrethana q\u00eb \u201cngren\u00eb pik\u00ebpyetje mbi proporcionalitetin e nd\u00ebrhyrjeve administrative dhe respektimin e liris\u00eb s\u00eb shprehjes\u201d.<\/p>\n<p>\u201cLiria e shprehjes, e garantuar nga neni 10 i Konvent\u00ebs Evropiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, nuk mbron vet\u00ebm informacionet dhe opinionet q\u00eb priten pozitivisht, por edhe ato q\u00eb mund t\u00eb fyejn\u00eb, tronditin ose shqet\u00ebsojn\u00eb shtetin apo nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb,\u201d thuhet n\u00eb deklarat\u00ebn e AGSH-s\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Mediat, Jorida Tabaku, e konsideroi shqet\u00ebsuese sjelljen e AMA-s, duke e cil\u00ebsuar institucionin si \u201cpolicia e mendimit n\u00eb mash\u00ebn e sistemit\u201d. Nd\u00ebrkoh\u00eb, deputet\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike n\u00eb Komisionin p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik njoftuan se kishin k\u00ebrkuar p\u00ebr raportim mbi k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje drejtoresh\u00ebn e AMA.<\/p>\n<p>I pyetur nga BIRN, gazetari Lutfi Dervishi e sheh sjelljen e AMA-s si pjes\u00eb t\u00eb nj\u00eb fushate m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb kund\u00ebr protestave antiqeveritare.<\/p>\n<p>\u201cPo krijohet p\u00ebrshtypja e nj\u00eb zinxhiri nd\u00ebshkimesh: gjoba p\u00ebr ata q\u00eb protestojn\u00eb, gjoba p\u00ebr televizionet q\u00eb transmetojn\u00eb protestat dhe presion mbi gazetar\u00ebt q\u00eb i diskutojn\u00eb ato. N\u00ebse kjo logjik\u00eb vazhdon, nuk do t\u00eb ishte \u00e7udi q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb diskutohej edhe gjoba p\u00ebr shikuesit q\u00eb ndjekin televizionin e \u2018gabuar\u2019,\u201d ironizoi Dervishi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa thekson se nxitja e dhun\u00ebs \u00ebsht\u00eb e papranueshme dhe media ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb mos shnd\u00ebrrohet n\u00eb platform\u00eb p\u00ebr k\u00ebrc\u00ebnime, Dervishi b\u00ebn nj\u00eb dallim thelb\u00ebsor mes nj\u00eb televizioni q\u00eb promovon dhun\u00eb dhe nj\u00eb televizioni, ku nj\u00eb i ftuar p\u00ebrdor gjuh\u00eb t\u00eb papranueshme gjat\u00eb nj\u00eb transmetimi t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb \u2013 ku gazetari nuk mund t\u00eb konsiderohet automatikisht p\u00ebrgjegj\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb protestash t\u00eb vazhdueshme, p\u00ebrplasjesh me policin\u00eb dhe tensionesh politike, kur qeveria po ashp\u00ebrson legjislacionin p\u00ebr tubimet dhe po rrit sanksionet ndaj protestuesve, autoriteti rregullator i medias \u201cduket se ka nisur nj\u00eb fushat\u00eb nd\u00ebshkuese ndaj televizioneve q\u00eb transmetojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt k\u00ebto zhvillime,\u201d theksoi ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr pedagogun e komunikimit, Erlis \u00c7ela, praktika e fundit e AMA-s ka nj\u00eb ndryshim t\u00eb duksh\u00ebm nga m\u00ebnyra se si institucioni ka vepruar m\u00eb par\u00eb ndaj debateve politike televizive.<\/p>\n<p>Ai ngre shqet\u00ebsimin se shtimi i masave nd\u00ebshkuese n\u00eb koh\u00ebn e protestave mund t\u00eb krijoj\u00eb perceptimin e p\u00ebrdorimit politik t\u00eb institucionit dhe t\u00eb ndikoj\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb kufijt\u00eb e liris\u00eb s\u00eb shprehjes.<\/p>\n<p>\u201cKur nd\u00ebrhyrja nd\u00ebshkuese b\u00ebhet m\u00eb intensive dhe kthehet n\u00eb nj\u00eb norm\u00eb, krijohet nj\u00eb terren i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr censur\u00eb dhe autocensur\u00eb,\u201d thot\u00eb \u00c7ela.<\/p>\n<p>Kritikat e ashpra ndaj qeveris\u00eb, shprehjet provokuese apo deklaratat q\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb pushtetin nuk mund t\u00eb klasifikohen automatikisht si nxitje e dhun\u00ebs, thekson \u00c7ela, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb nj\u00eb precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr lirin\u00eb editoriale.<\/p>\n<p>Ai paralajm\u00ebron se rreziku kryesor nuk lidhet vet\u00ebm me gjobat konkrete, por me krijimin e nj\u00eb praktike ku redaksit\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb marrin vendime editoriale duke parashikuar reagimin nd\u00ebshkues t\u00eb autoritetit rregullator. \u00a0P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00c7ela k\u00ebrkon q\u00eb qasja e AMA-s t\u00eb kund\u00ebrshtohet publikisht dhe q\u00eb komisioni parlamentar p\u00ebrgjegj\u00ebs t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb llogari p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si institucioni po ushtron kompetencat e tij.<\/p>\n<p>Edhe Dervishi ngre disa pyetje n\u00ebse AMA i ka zbatuar t\u00eb nj\u00ebjtat standarde edhe n\u00eb raste t\u00eb m\u00ebparshme, pavar\u00ebsisht p\u00ebrmbajtjes dhe autor\u00ebve t\u00eb deklaratave.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse standardi b\u00ebhet m\u00eb i ashp\u00ebr vet\u00ebm kur protestat v\u00ebn\u00eb n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi qeverin\u00eb, at\u00ebher\u00eb problemi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb vet\u00ebm administrativ, por prek drejtp\u00ebrdrejt besueshm\u00ebrin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e rregullatorit\u201d- p\u00ebrfundon ai.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sanksionet e vendosura nga AMA ndaj disa emisioneve televizive p\u00ebr gjuh\u00ebn e p\u00ebrdorur nga t\u00eb ftuarit n\u00eb transmetime live ngren\u00eb shqet\u00ebsime p\u00ebr kufizimin e debatit publik dhe liris\u00eb editoriale gjat\u00eb protestave antiqeveritare. BIRN Gazetari Blendi Fevziu e nisi emisionin e tij \u201cOpinion\u201d me nj\u00eb not\u00eb proteste mbr\u00ebmjen e s\u00eb enjtes. I veshur me nj\u00eb uniform\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":160201,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-160200","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160200","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160200"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160200\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":160202,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160200\/revisions\/160202"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/160201"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160200"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160200"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160200"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}