{"id":160207,"date":"2026-11-09T11:19:41","date_gmt":"2026-11-09T11:19:41","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160207"},"modified":"2026-11-09T11:19:41","modified_gmt":"2026-11-09T11:19:41","slug":"projektbuxheti-2027-himci-miliarda-per-infrastrukturen-por-ku-jane-rezultatet-per-qytetaret","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/09\/projektbuxheti-2027-himci-miliarda-per-infrastrukturen-por-ku-jane-rezultatet-per-qytetaret\/","title":{"rendered":"Projektbuxheti 2027, Him\u00e7i: Miliarda p\u00ebr infrastruktur\u00ebn, por ku jan\u00eb rezultatet p\u00ebr qytetar\u00ebt?"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Deputeti i PD, Beld Him\u00e7i tha gjat\u00eb nj\u00eb deklarate se, \u2018projektbuxheti i vitit 2027 p\u00ebr Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, s\u00eb bashku me Paket\u00ebn Fiskale q\u00eb e shoq\u00ebron, ngre pik\u00ebpyetje serioze mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si qeveria planifikon dhe p\u00ebrdor fondet publike, barr\u00ebn financiare t\u00eb koncesioneve dhe ndikimin real t\u00eb politikave fiskale n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve dhe n\u00eb zhvillimin e ekonomis\u00eb\u2019.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p><strong>DEKLARAT\u00cb P\u00cbR SHTYP<\/strong><\/p>\n<p>Projektbuxheti 2027 dhe Paketa Fiskale: Miliarda p\u00ebr infrastruktur\u00ebn, por ku jan\u00eb rezultatet p\u00ebr qytetar\u00ebt?<\/p>\n<p>Projektbuxheti i vitit 2027 p\u00ebr Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, s\u00eb bashku me Paket\u00ebn Fiskale q\u00eb e shoq\u00ebron, ngre pik\u00ebpyetje serioze mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si qeveria planifikon dhe p\u00ebrdor fondet publike, barr\u00ebn financiare t\u00eb koncesioneve dhe ndikimin real t\u00eb politikave fiskale n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve dhe n\u00eb zhvillimin e ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr vitin 2027, Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb i \u00ebsht\u00eb parashikuar nj\u00eb buxhet prej 75.45 miliard\u00eb lek\u00ebsh, nga t\u00eb cilat rreth 68 miliard\u00eb lek\u00eb, ose mbi 90%, jan\u00eb shpenzime kapitale.<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr fonde t\u00eb konsiderueshme. Por pyetja kryesore nuk \u00ebsht\u00eb se sa miliard\u00eb lek\u00eb planifikon t\u00eb shpenzoj\u00eb qeveria. Pyetja \u00ebsht\u00eb: Sa rrug\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb? Sa do t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet siguria n\u00eb transport? Sa qytetar\u00eb do t\u00eb ken\u00eb furnizim t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb me uj\u00eb dhe energji? Dhe, mbi t\u00eb gjitha, sa do t\u00eb ulen kostot p\u00ebr familjet dhe bizneset?<\/p>\n<p>S\u00eb pari, investimet rrugore dhe koncesionet vazhdojn\u00eb t\u00eb z\u00ebn\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb t\u00eb konsiderueshme n\u00eb buxhet.<\/p>\n<p>P\u00ebr transportin rrugor parashikohen rreth 31 miliard\u00eb lek\u00eb. Nga kjo shum\u00eb, 5.205 miliard\u00eb lek\u00eb jan\u00eb planifikuar p\u00ebr kontratat koncesionare rrugore vet\u00ebm gjat\u00eb vitit 2027.<\/p>\n<p>Sipas dokumenteve buxhetore, parashikohen pagesa prej rreth 3.36 miliard\u00eb lek\u00ebsh p\u00ebr Rrug\u00ebn e Arbrit, 590 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr Milot\u2013Morin\u00eb dhe 767 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr Orikum\u2013Dukat.<\/p>\n<p>K\u00ebto shifra k\u00ebrkojn\u00eb transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p>Sa \u00ebsht\u00eb kostoja p\u00ebrfundimtare e secil\u00ebs kontrat\u00eb? Sa jan\u00eb paguar deri m\u00eb sot dhe sa mbeten ende p\u00ebr t&#8217;u paguar? Cilat jan\u00eb detyrimet financiare q\u00eb do t\u00eb r\u00ebndojn\u00eb mbi buxhetet e viteve t\u00eb ardhshme? A jan\u00eb k\u00ebto pagesa n\u00eb p\u00ebrputhje me cil\u00ebsin\u00eb e sh\u00ebrbimit dhe detyrimet kontraktore?<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb din\u00eb jo vet\u00ebm sa kushtojn\u00eb k\u00ebto rrug\u00eb, por edhe \u00e7far\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb konkretisht nga miliardat q\u00eb paguhen me taksat e tyre.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, projektet e m\u00ebdha infrastrukturore duhet t\u00eb shoq\u00ebrohen me afate dhe kosto t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>N\u00eb projektbuxhet jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb investime p\u00ebr zgjerimin e aksit Elbasan\u2013Qaf\u00eb Than\u00eb, zgjerimin e autostrad\u00ebs Tiran\u00eb\u2013Durr\u00ebs, rehabilitimin e skarpatave dhe zhvillimin e sistemeve t\u00eb monitorimit t\u00eb trafikut.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ndarja e k\u00ebtyre projekteve n\u00eb disa faza dhe lote k\u00ebrkon nj\u00eb shpjegim t\u00eb plot\u00eb mbi koston totale, afatet e p\u00ebrfundimit dhe rezultatet konkrete t\u00eb investimeve t\u00eb kryera deri m\u00eb tani.<\/p>\n<p>Nuk mjafton q\u00eb \u00e7do vit t\u00eb financohen faza t\u00eb reja t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit projekt. Qytetar\u00ebt duhet t\u00eb din\u00eb se kur do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb e gjith\u00eb vepra dhe sa do t\u00eb kushtoj\u00eb p\u00ebrfundimisht.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, transporti hekurudhor vazhdon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb pesh\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb raport me transportin rrugor dhe, n\u00eb praktik\u00eb, mbetet thuajse jofunksional.<\/p>\n<p>P\u00ebr transportin hekurudhor parashikohen rreth 2.35 miliard\u00eb lek\u00eb, kundrejt 31 miliard\u00eb lek\u00ebve p\u00ebr transportin rrugor.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb sistem modern hekurudhor, t\u00eb integruar me korridoret evropiane t\u00eb transportit, i cili do t\u00eb ulte kostot e transportit, ndotjen dhe var\u00ebsin\u00eb nga transporti rrugor.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, n\u00eb projektbuxhet mungojn\u00eb shpjegimet e nevojshme se cilat linja pritet t\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb gjat\u00eb vitit 2027, kur do t\u00eb nis\u00eb realisht transporti i pasagjer\u00ebve dhe si do t\u00eb garantohet funksionimi i q\u00ebndruesh\u00ebm i infrastruktur\u00ebs s\u00eb re.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, furnizimi me uj\u00eb dhe energji duhet t\u00eb vler\u00ebsohet p\u00ebrmes cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebrbimit, jo thjesht p\u00ebrmes shumave t\u00eb investuara.<\/p>\n<p>P\u00ebr furnizimin me uj\u00eb dhe kanalizimet parashikohen rreth 10.37 miliard\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Por k\u00ebto investime duhet t\u00eb p\u00ebrkthehen n\u00eb m\u00eb shum\u00eb or\u00eb furnizimi me uj\u00eb, reduktim t\u00eb humbjeve n\u00eb rrjet, p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb ujit dhe trajtim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb uj\u00ebrave t\u00eb ndotura.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, programi buxhetor p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e energjis\u00eb parashikon rreth 524 milion\u00eb lek\u00eb. Kjo shum\u00eb nuk p\u00ebrfaq\u00ebson t\u00eb gjitha investimet n\u00eb sektorin energjetik, pasi nj\u00eb pjes\u00eb e tyre realizohet nga nd\u00ebrmarrjet publike dhe burime t\u00eb tjera financimi.<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, k\u00ebrkohet transparenc\u00eb e plot\u00eb mbi investimet, huamarrjen, garancit\u00eb shtet\u00ebrore dhe detyrimet financiare t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve publike t\u00eb sektorit t\u00eb energjis\u00eb.<\/p>\n<p>Por problematikat nuk p\u00ebrfundojn\u00eb me m\u00ebnyr\u00ebn se si shp\u00ebrndahen fondet p\u00ebr infrastruktur\u00ebn. Paketa Fiskale 2027 sjell ndryshime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb kostot e transportit dhe t\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n<p>Qeveria propozon heqjen e taks\u00ebs s\u00eb qarkullimit prej 27 lek\u00ebsh p\u00ebr lit\u00ebr mbi benzin\u00ebn dhe gazoilin. Sipas relacionit t\u00eb projektligjit, efekti i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb fiskal, duke p\u00ebrfshir\u00eb edhe TVSH-n\u00eb, llogaritet n\u00eb 32.4 lek\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb, kjo mund t\u00eb duket si nj\u00eb leht\u00ebsim q\u00eb do t\u00eb ndikoj\u00eb pozitivisht n\u00eb kostot e transportit dhe t\u00eb ekonomis\u00eb. Por, kur analizohen s\u00eb bashku t\u00eb gjitha ndryshimet e propozuara, rezultati \u00ebsht\u00eb krejt tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, qeveria propozon ristrukturimin e taks\u00ebs vjetore t\u00eb automjeteve, duke e rritur taks\u00ebn p\u00ebr makinat me benzin\u00eb dhe naft\u00eb, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, me 100%. Gjithashtu, propozohet vendosja e nj\u00eb takse fikse vjetore prej 15,000 lek\u00ebsh p\u00ebr automjetet elektrike dhe rritja e TVSH-s\u00eb standarde nga 20% n\u00eb 21%.<\/p>\n<p>K\u00ebto ndryshime nuk mund t\u00eb analizohen t\u00eb shk\u00ebputura nga nj\u00ebra-tjetra. N\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me politika fiskale populiste, t\u00eb cilat rrezikojn\u00eb t\u00eb mos sjellin asnj\u00eb p\u00ebrfitim real p\u00ebr qytetar\u00ebt: me nj\u00ebr\u00ebn dor\u00eb u jepet nj\u00eb leht\u00ebsim, nd\u00ebrsa me tjetr\u00ebn u merren p\u00ebrmes taksave t\u00eb tjera edhe m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n<p>Qeveria duhet t&#8217;u tregoj\u00eb qytetar\u00ebve se sa do t\u00eb kursejn\u00eb nga heqja e taks\u00ebs s\u00eb karburantit dhe sa do t\u00eb paguajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb nga ndryshimet e tjera fiskale.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, duhet t\u00eb shpjegoj\u00eb se p\u00ebrse vendoset nj\u00eb taks\u00eb e re p\u00ebr automjetet elektrike, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur politikat e transportit duhet t\u00eb nxisin p\u00ebrdorimin e teknologjive m\u00eb t\u00eb pastra dhe reduktimin e ndotjes.<\/p>\n<p>S\u00eb gjashti, rritja e TVSH-s\u00eb k\u00ebrkon nj\u00eb vler\u00ebsim t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ndikimit t\u00eb saj ekonomik dhe social.<\/p>\n<p>Paketa Fiskale propozon rritjen e norm\u00ebs standarde t\u00eb TVSH-s\u00eb n\u00eb 21%, nd\u00ebrsa p\u00ebr disa sh\u00ebrbime turistike norma e reduktuar rritet nga 6% n\u00eb 10%.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, parashikohet nj\u00eb norm\u00eb e reduktuar prej 6% p\u00ebr nj\u00eb list\u00eb produktesh ushqimore baz\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto ndryshime mund t\u00eb ken\u00eb efekte t\u00eb ndryshme mbi familjet dhe bizneset. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb qeveria t\u00eb publikoj\u00eb nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ndikimit t\u00eb tyre neto mbi \u00e7mimet, konsumin, kostot e transportit, turizmin dhe konkurrueshm\u00ebrin\u00eb e ekonomis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto arsye, k\u00ebrkojm\u00eb nga qeveria dhe Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb:<\/p>\n<p>1. Publikimin e kostove totale, pagesave t\u00eb kryera dhe detyrimeve t\u00eb mbetura p\u00ebr \u00e7do kontrat\u00eb koncesionare dhe PPP n\u00eb infrastruktur\u00eb.<\/p>\n<p>2. Paraqitjen e nj\u00eb kalendari t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr p\u00ebrfundimin e projekteve madhore rrugore, hekurudhore, portuale dhe aeroportuale.<\/p>\n<p>3. Publikimin e treguesve t\u00eb realizimit fizik dhe financiar t\u00eb investimeve gjat\u00eb viteve 2025\u20132026, si dhe t\u00eb objektivave konkrete p\u00ebr vitin 2027.<\/p>\n<p>4. Transparenc\u00eb mbi investimet dhe detyrimet financiare t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve publike t\u00eb energjis\u00eb dhe uj\u00ebsjell\u00ebsve.<\/p>\n<p>5. Publikimin e nj\u00eb analize t\u00eb plot\u00eb t\u00eb ndikimit neto t\u00eb Paket\u00ebs Fiskale mbi kostot e transportit, familjet dhe bizneset.<\/p>\n<p>6. Sqarimin e ndikimit t\u00eb taksave t\u00eb reja t\u00eb automjeteve mbi rinovimin e flot\u00ebs s\u00eb mjeteve, sigurin\u00eb rrugore dhe zhvillimin e transportit me emetime t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria nuk ka nevoj\u00eb thjesht p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb miliarda t\u00eb planifikuara n\u00eb buxhet. Ajo ka nevoj\u00eb p\u00ebr investime q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb koh\u00eb, me kosto t\u00eb kontrolluara dhe q\u00eb u sh\u00ebrbejn\u00eb realisht qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>\u00c7do lek i shpenzuar p\u00ebr infrastruktur\u00ebn duhet t\u00eb justifikohet me nj\u00eb rezultat konkret. \u00c7do koncesion duhet t\u00eb jet\u00eb transparent. Dhe \u00e7do ndryshim fiskal duhet t\u00eb vler\u00ebsohet mbi baz\u00ebn e ndikimit t\u00eb tij real n\u00eb ekonomi dhe n\u00eb mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>Fondet publike duhet t&#8217;u sh\u00ebrbejn\u00eb qytetar\u00ebve, jo t\u00eb kthehen n\u00eb detyrime t\u00eb pakontrolluara p\u00ebr brezat e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i PD, Beld Him\u00e7i tha gjat\u00eb nj\u00eb deklarate se, \u2018projektbuxheti i vitit 2027 p\u00ebr Ministrin\u00eb e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, s\u00eb bashku me Paket\u00ebn Fiskale q\u00eb e shoq\u00ebron, ngre pik\u00ebpyetje serioze mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si qeveria planifikon dhe p\u00ebrdor fondet publike, barr\u00ebn financiare t\u00eb koncesioneve dhe ndikimin real t\u00eb politikave fiskale n\u00eb jet\u00ebn e qytetar\u00ebve &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":114966,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-160207","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160207","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160207"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160207\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":160208,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160207\/revisions\/160208"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/114966"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160207"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160207"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160207"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}