{"id":160209,"date":"2026-11-09T11:29:23","date_gmt":"2026-11-09T11:29:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160209"},"modified":"2026-11-09T11:29:23","modified_gmt":"2026-11-09T11:29:23","slug":"arrestimi-i-gazetarit-holandez-gjate-protestes-studentore-ne-tirane-reagon-safejournalists","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/09\/arrestimi-i-gazetarit-holandez-gjate-protestes-studentore-ne-tirane-reagon-safejournalists\/","title":{"rendered":"Arrestimi i gazetarit holandez gjat\u00eb protest\u00ebs studentore n\u00eb Tiran\u00eb, reagon &#8220;SafeJournalists&#8221;"},"content":{"rendered":"<p>Rrjeti nd\u00ebrkomb\u00ebtar SafeJournalists ka reaguar p\u00ebr ndalimin e gazetarit dhe autorit holandez Vincent W.J. van Gerven Oei nga Policia e Shtetit, gjat\u00eb protest\u00ebs studentore s\u00eb 7 n\u00ebntorit n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<div class=\"jeg_ad jeg_ad_article jnews_content_inline_ads  \">\n<div class=\"ads-wrapper align-center \">\n<div class=\"ads_code\">N\u00eb reagim, rrjeti d\u00ebnon veprimet e raportuara t\u00eb policis\u00eb ndaj gazetarit, p\u00ebrfshir\u00eb prangosjen, ekspozimin ndaj sp\u00ebrkatjes me sprej djeg\u00ebs dhe sekuestrimin e telefonit celular.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<p>Shqet\u00ebsim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ngre edhe rasti i gazetares s\u00eb pavarur Alisa Braho, e cila, teksa po filmonte nd\u00ebrhyrjen e policis\u00eb dhe shoq\u00ebrimin e kolegut t\u00eb saj, u ekspozua ndaj sprejit me piper nga efektiv\u00ebt.<\/p>\n<p>Vincent W.J. van Gerven Oei njihet n\u00eb Shqip\u00ebri nd\u00ebr gazetar\u00ebt q\u00eb kan\u00eb kritikuar publikisht dhe kan\u00eb ngritur pik\u00ebpyetje mbi p\u00ebrmbajtjen e materialeve t\u00eb njohura si \u201cThe Albanian Files\u201d, p\u00ebr t\u00eb cilat Prokuroria e Posa\u00e7me (SPAK) ka regjistruar nj\u00eb procedim penal.<\/p>\n<p><strong>Reagimi i plot\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><em>Rrjeti SafeJournalists shpreh shqet\u00ebsim serioz p\u00ebr ndalimin e gazetarit dhe autorit holandez Vincent \u00cb.J. van Gerven Oei nga Policia e Shtetit gjat\u00eb protest\u00ebs s\u00eb 7 n\u00ebntorit 2026 n\u00eb Tiran\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb prangosjen e tij, ekspozimin ndaj sp\u00ebrkatjes me sprej djeg\u00ebs dhe sekuestrimin e telefonit celular. P\u00ebrdorimi i raportuar i sprejit djeg\u00ebs ndaj gazetares s\u00eb pavarur Alisa Braho, e cila po filmonte nd\u00ebrhyrjen e policis\u00eb, ngre shqet\u00ebsime t\u00eb m\u00ebtejshme p\u00ebr veprimet e forcave policore. Ky incident i fundit p\u00ebrforcon nj\u00eb model shqet\u00ebsues t\u00eb nd\u00ebrhyrjeve t\u00eb policis\u00eb n\u00eb pun\u00ebn e gazetar\u00ebve gjat\u00eb protestave n\u00eb Shqip\u00ebri, pavar\u00ebsisht k\u00ebrkesave t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura p\u00ebr hetime, llogaridh\u00ebnie dhe mbrojtje efektive.<\/em><\/p>\n<p><em>Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb Van Gerven Oei, t\u00eb publikuar m\u00eb 8 n\u00ebntor, policia e ndaloi pran\u00eb Parkut Rinia, pa i shpjeguar qart\u00eb arsyet e ndalimit. Nd\u00ebrsa Alisa Braho po filmonte nd\u00ebrhyrjen, nj\u00eb punonj\u00ebs policie dyshohet se p\u00ebrdori sprej djeg\u00ebs ndaj saj dhe Van Gerven Oei. M\u00eb pas, gazetari u prangos dhe u shoq\u00ebrua n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb Nr. 3, ku, sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij, u mor n\u00eb pyetje p\u00ebrpara se t\u00eb informohej p\u00ebr t\u00eb drejtat e tij, nuk mori ndihm\u00ebn e duhur mjek\u00ebsore dhe fillimisht iu mohua mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb kontaktuar Ambasad\u00ebn e Holand\u00ebs. Punonj\u00ebsit e policis\u00eb pretendohet se deklaruan se dispononin pamje filmike ku ai shfaqej duke hedhur gur\u00eb, pretendim q\u00eb gazetari e mohon. Sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tij, ai u lirua pes\u00eb or\u00eb pas regjistrimit n\u00eb komisariat, por telefoni i tij fillimisht u mbajt si prov\u00eb, pa iu dh\u00ebn\u00eb kopje t\u00eb dokumenteve p\u00ebrkat\u00ebse procedurale. Pas nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb, telefoni iu kthye t\u00eb diel\u00ebn, m\u00eb 8 n\u00ebntor, rreth or\u00ebs 18:00.<\/em><\/p>\n<p><em>Rrjeti SafeJournalists mir\u00ebpret nd\u00ebrhyrjen e shpejt\u00eb t\u00eb prokuroris\u00eb dhe kthimin e telefonit t\u00eb gazetarit. Megjithat\u00eb, sekuestrimi fillestar ngre pik\u00ebpyetje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr konfidencialitetin gazetaresk dhe mbrojtjen e burimeve. \u00c7do sekuestrim apo ekzaminim i pajisjeve t\u00eb gazetar\u00ebve duhet t\u00eb respektoj\u00eb garanci t\u00eb rrepta ligjore. Udh\u00ebzuesi i Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr Sigurin\u00eb e Gazetar\u00ebve njeh t\u00eb drejt\u00ebn e tyre p\u00ebr t\u00eb dokumentuar operacionet policore dhe kufizon sekuestrimin e pajisjeve gazetareske. Autoritetet duhet t\u00eb sqarojn\u00eb baz\u00ebn ligjore t\u00eb sekuestrimit fillestar, n\u00ebse p\u00ebrmbajtja e telefonit \u00ebsht\u00eb aksesuar apo kopjuar dhe cilat garanci jan\u00eb zbatuar.<\/em><\/p>\n<p><em>Ky rast vjen pas incidenteve t\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb ndalimit t\u00eb gazetar\u00ebve dhe sekuestrimit t\u00eb telefonave nga policia, si dhe akteve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb dhun\u00ebs dhe pengimit t\u00eb gazetar\u00ebve q\u00eb dokumentojn\u00eb operacionet policore. Nevoja urgjente p\u00ebr llogaridh\u00ebnie institucionale \u00ebsht\u00eb ngritur tashm\u00eb nga organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe evropiane p\u00ebr lirin\u00eb e medias, Rrjeti SafeJournalists dhe organizata shqiptare, si dhe nga nj\u00eb koalicion m\u00eb i gjer\u00eb organizatash t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs dhe shoq\u00ebris\u00eb civile.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrs\u00ebritja e k\u00ebtyre incidenteve ngre pik\u00ebpyetje serioze mbi zinxhirin komandues t\u00eb policis\u00eb, mbik\u00ebqyrjen e operacioneve dhe llogaridh\u00ebnien institucionale. Pavar\u00ebsisht miratimit t\u00eb Udh\u00ebzuesit t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr Sigurin\u00eb e Gazetar\u00ebve n\u00eb maj 2025, gazetar\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrballen me dhun\u00eb dhe pengesa gjat\u00eb protestave. Autoritetet ende nuk kan\u00eb ofruar nj\u00eb pasqyr\u00eb publike mjaftuesh\u00ebm t\u00eb qart\u00eb t\u00eb rezultateve t\u00eb hetimeve p\u00ebr incidentet q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb gazetar\u00ebt dhe t\u00eb masave korrigjuese t\u00eb nd\u00ebrmarra p\u00ebr t\u00eb parandaluar p\u00ebrs\u00ebritjen e tyre. Hendeku nd\u00ebrmjet garancive t\u00eb parashikuara formalisht dhe zbatimit t\u00eb tyre n\u00eb praktik\u00eb mbetet nj\u00eb shqet\u00ebsim thelb\u00ebsor.<\/em><\/p>\n<p><em>Rrjeti SafeJournalists i b\u00ebn thirrje Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe autoriteteve kompetente t\u00eb sqarojn\u00eb baz\u00ebn ligjore t\u00eb ndalimit t\u00eb Van Gerven Oei dhe sekuestrimit fillestar t\u00eb telefonit, t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion dokumentacionin p\u00ebrkat\u00ebs procedural dhe t\u00eb konfirmojn\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb aksesuar apo kopjuar ndonj\u00eb material konfidencial gazetaresk.<\/em><\/p>\n<p><em>Rrjeti i k\u00ebrkon Agjencis\u00eb s\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Policore (AMP) dhe organeve kompetente t\u00eb prokuroris\u00eb t\u00eb hetojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavarur p\u00ebrdorimin e raportuar t\u00eb forc\u00ebs, trajtimin e gazetarit gjat\u00eb ndalimit dhe shkeljet e mundshme t\u00eb t\u00eb drejtave procedurale, t\u00eb sigurojn\u00eb ruajtjen e provave p\u00ebrkat\u00ebse dhe t\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb n\u00eb \u00e7do rast kur konstatohen veprime t\u00eb paligjshme.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrtej k\u00ebtij rasti individual, drejtuesit e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe Ministria e Brendshme duhet t\u00eb japin publikisht llogari p\u00ebr hetimet dhe masat e nd\u00ebrmarra pas incidenteve t\u00eb m\u00ebparshme q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb gazetar\u00eb. Kuvendi i Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb ushtroj\u00eb funksionin e tij mbik\u00ebqyr\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb zhvillimin e seanc\u00ebs d\u00ebgjimore parlamentare t\u00eb k\u00ebrkuar m\u00eb par\u00eb nga organizatat p\u00ebr lirin\u00eb e medias dhe shoq\u00ebria civile, p\u00ebr t\u00eb shqyrtuar veprimet e policis\u00eb, mbik\u00ebqyrjen operacionale dhe zbatimin e garancive ekzistuese.<\/em><\/p>\n<p><em>Nd\u00ebrsa policia ka p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ruajtjen e rendit publik, veprimet e saj duhet t\u00eb jen\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb ligjshme, t\u00eb domosdoshme dhe proporcionale. Shteti ka detyrimin pozitiv p\u00ebr t\u00eb mbrojtur gazetar\u00ebt, p\u00ebrfshir\u00eb rastet kur ata dokumentojn\u00eb abuzime t\u00eb mundshme nga autoritetet publike. P\u00ebrs\u00ebritja e incidenteve, pa hetime transparente, llogaridh\u00ebnie efektive dhe masa parandaluese t\u00eb dokumentuara, rrezikon t\u00eb cenoj\u00eb lirin\u00eb e medias, kontrollin publik mbi ushtrimin e pushtetit dhe t\u00eb drejt\u00ebn e informimit.<\/em><\/p>\n<p><em>Rrjeti SafeJournalists shpreh solidaritetin e tij me Vincent \u00cb.J. van Gerven Oei dhe Alisa Braho dhe gazetar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb prekur dhe do t\u00eb vijoj\u00eb t\u00eb monitoroj\u00eb rastin.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7do sulm ndaj gazetar\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sulm ndaj demokracis\u00eb, interesit publik dhe t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut.\u00a0<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rrjeti nd\u00ebrkomb\u00ebtar SafeJournalists ka reaguar p\u00ebr ndalimin e gazetarit dhe autorit holandez Vincent W.J. van Gerven Oei nga Policia e Shtetit, gjat\u00eb protest\u00ebs studentore s\u00eb 7 n\u00ebntorit n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb reagim, rrjeti d\u00ebnon veprimet e raportuara t\u00eb policis\u00eb ndaj gazetarit, p\u00ebrfshir\u00eb prangosjen, ekspozimin ndaj sp\u00ebrkatjes me sprej djeg\u00ebs dhe sekuestrimin e telefonit celular. Shqet\u00ebsim t\u00eb &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":160210,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-160209","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160209","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160209"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160209\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":160211,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160209\/revisions\/160211"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/160210"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160209"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160209"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160209"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}