{"id":160310,"date":"2026-11-10T09:19:04","date_gmt":"2026-11-10T09:19:04","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160310"},"modified":"2026-11-10T09:19:04","modified_gmt":"2026-11-10T09:19:04","slug":"do-te-vazhdojme-te-financojne-projekte-me-vonesa-kosto-shtese-dhe-afate-te-paqarta","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/10\/do-te-vazhdojme-te-financojne-projekte-me-vonesa-kosto-shtese-dhe-afate-te-paqarta\/","title":{"rendered":"Do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb financojn\u00eb projekte me vonesa, kosto shtes\u00eb dhe afate t\u00eb paqarta?"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nga Bujar Leskaj<\/em><\/strong><\/p>\n<p>Projektbuxheti i Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb p\u00ebr vitin 2027, me nj\u00eb vler\u00eb prej 75.45 miliard\u00eb lek\u00ebsh, ose rreth 838 milion\u00eb euro, shtront nj\u00eb problem thelb\u00ebsor: a do t\u00eb p\u00ebrkthehen k\u00ebto para n\u00eb vepra infrastrukturore t\u00eb p\u00ebrfunduara n\u00eb koh\u00eb, sh\u00ebrbime m\u00eb cil\u00ebsore dhe p\u00ebrfitime t\u00eb matshme p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe qytetar\u00ebt? Apo do t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb financojn\u00eb projekte me vonesa, kosto shtes\u00eb dhe afate t\u00eb paqarta?<br \/>\nNj\u00eb buxhet i madh nuk \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebrisht nj\u00eb buxhet efektiv. N\u00eb rastin e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb, kjo pyetje b\u00ebhet edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, sepse rreth 90.2% e fondeve t\u00eb planifikuara p\u00ebr vitin 2027 jan\u00eb shpenzime kapitale. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb buxhet q\u00eb duhet t\u00eb prodhoj\u00eb investime konkrete, t\u00eb rris\u00eb kapacitetet infrastrukturore t\u00eb vendit dhe t\u00eb krijoj\u00eb kushte m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr zhvillimin ekonomik.<br \/>\nPik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb vler\u00eb themelore t\u00eb k\u00ebtij projektbuxheti q\u00ebndron edhe problematika m\u00eb e madhe e tij: mungesa e informacionit t\u00eb plot\u00eb dhe t\u00eb krahasuesh\u00ebm p\u00ebr ecurin\u00eb reale t\u00eb projekteve, realizimin e tyre fizik, afatet e p\u00ebrfundimit dhe p\u00ebrfitimin ekonomik e social q\u00eb gjenerojn\u00eb parat\u00eb publike.<br \/>\n<em><strong>I. Sa para shnd\u00ebrrohen realisht n\u00eb vepra publike?<\/strong><\/em><br \/>\nNga 75.45 miliard\u00eb lek\u00eb t\u00eb parashikuara p\u00ebr MIE-n\u00eb n\u00eb vitin 2027, rreth 68.04 miliard\u00eb lek\u00eb, ose 90.2% e totalit, jan\u00eb planifikuar p\u00ebr shpenzime kapitale. Ky raport \u00ebsht\u00eb shum\u00eb dometh\u00ebn\u00ebs. Ai tregon se Ministria ka nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr administrimin e investimeve publike, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht k\u00ebrkon edhe nj\u00eb nivel shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb transparence dhe llogaridh\u00ebnieje.<br \/>\nNuk mjafton q\u00eb n\u00eb dokumentin e buxhetit t\u00eb publikohet vlera e nj\u00eb projekti dhe fondi q\u00eb parashikohet p\u00ebr t\u00eb. \u00cbsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb b\u00ebhet publike edhe p\u00ebrgjigjja p\u00ebr disa pyetje themelore:<br \/>\n\u2248 Sa p\u00ebr qind e projektit \u00ebsht\u00eb realizuar fizikisht?<br \/>\n<strong>\u2248<\/strong> Sa \u00ebsht\u00eb realizimi financiar deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2026?<br \/>\n<strong>\u2248<\/strong> Sa para t\u00eb tjera nevojiten p\u00ebr p\u00ebrfundimin e tij?<br \/>\n<strong>\u2248<\/strong> A \u00ebsht\u00eb respektuar kontrata fillestare?<br \/>\n<strong>\u2248<\/strong> Sa her\u00eb jan\u00eb ndryshuar afatet e p\u00ebrfundimit?<br \/>\n\u2248 A ka pasur rritje t\u00eb kostove dhe kush mban p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr to?<br \/>\n<strong>\u2248<\/strong>Kur do t\u00eb vihet vepra n\u00eb funksion t\u00eb plot\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve?<br \/>\nK\u00ebta tregues duhet t\u00eb publikohen p\u00ebr \u00e7do projekt madhor, jo vet\u00ebm si nj\u00eb informacion administrativ, por si nj\u00eb instrument p\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar, n\u00ebse taksat e qytetar\u00ebve po p\u00ebrdoren me efektivitet.<br \/>\nProblemi nuk q\u00ebndron vet\u00ebm tek sa para shpenzojm\u00eb si buxhet i Shtetit, por sa infrastruktur\u00eb, zhvillim ekonomik dhe sh\u00ebrbim publik merr shoq\u00ebria p\u00ebr \u00e7do euro t\u00eb investuar.<br \/>\n<strong><em>II. Transporti rrugor p\u00ebrthith 31 miliard\u00eb lek\u00eb, hekurudha vet\u00ebm 2.35 miliard\u00eb: a \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb ky shp\u00ebrpjes\u00ebtim?<\/em><\/strong><br \/>\nNj\u00eb nga \u00e7\u00ebshtjet m\u00eb t\u00eb diskutueshme t\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb investimeve t\u00eb MIE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndarja e fondeve nd\u00ebrmjet transportit rrugor dhe atij hekurudhor. Transporti rrugor merr 31.01 miliard\u00eb lek\u00eb, ose 344.6 milion\u00eb euro, nd\u00ebrsa ai hekurudhor vet\u00ebm 2.35 miliard\u00eb lek\u00eb, ose 26.1 milion\u00eb euro.<br \/>\nKjo diferenc\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe dhe k\u00ebrkon nj\u00eb shpjegim ekonomik dhe strategjik.<br \/>\nNatyrisht, Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr rrug\u00eb t\u00eb reja, p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e akseve ekzistuese dhe p\u00ebr lidhjen e zonave turistike, industriale dhe bujq\u00ebsore me korridoret kryesore t\u00eb transportit. Por zhvillimi i nj\u00eb ekonomie moderne nuk mund t\u00eb mb\u00ebshtetet pothuajse ekskluzivisht tek transporti rrugor.<br \/>\nHekurudha \u00ebsht\u00eb nj\u00eb instrument me r\u00ebnd\u00ebsi strategjike p\u00ebr uljen e kostove logjistike, transportin e mallrave, lidhjen e porteve me tregjet rajonale dhe europiane, reduktimin e ndotjes dhe rritjen e konkurrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb ekonomis\u00eb.<br \/>\nN\u00eb kushtet kur Shqip\u00ebria synon integrimin n\u00eb rrjetet europiane t\u00eb transportit dhe zhvillimin e korridoreve rajonale, financimi i hekurudh\u00ebs me vet\u00ebm 2.35 miliard\u00eb lek\u00eb ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr ritmin e modernizimit t\u00eb k\u00ebtij sektori.<br \/>\nA mund t\u00eb pretendojm\u00eb se po nd\u00ebrtojm\u00eb nj\u00eb sistem modern transporti europian, kur financimi i transportit rrugor \u00ebsht\u00eb mbi 13 her\u00eb m\u00eb i madh se ai hekurudhor?<br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje madhore \u00ebsht\u00eb financimi i siguris\u00eb rrugore dhe mir\u00ebmbajtjes s\u00eb veprave infrastrukturore. Investimet e reja nuk mund t\u00eb vler\u00ebsohen t\u00eb suksesshme n\u00ebse nuk shoq\u00ebrohen me fonde t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr mir\u00ebmbajtjen, kontrollin teknik, sigurin\u00eb dhe jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb e infrastruktur\u00ebs ekzistuese. Nj\u00eb rrug\u00eb e nd\u00ebrtuar me qindra milion\u00eb euro, por e pamir\u00ebmbajtur, p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb humbje ekonomike dhe jo nj\u00eb investim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm.<br \/>\n<strong><em>III. Vonesat e r\u00ebnda t\u00eb projekteve: sa i kushtojn\u00eb ekonomis\u00eb shqiptare?<\/em><\/strong><br \/>\nNj\u00eb nga problemet m\u00eb t\u00eb mprehta t\u00eb investimeve publike n\u00eb infrastruktur\u00eb sot \u00ebsht\u00eb zvarritja e projekteve p\u00ebrtej afateve fillestare t\u00eb kontraktuara.<br \/>\nP\u00ebrvoja e viteve t\u00eb fundit ka treguar se pjesa d\u00ebrrmuese e projekteve infrastrukturore p\u00ebrballen me vonesa, rishikime kontratash, ndryshime t\u00eb projektimit, v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb shpron\u00ebsime dhe probleme n\u00eb zbatimin e punimeve.<br \/>\nK\u00ebto vonesa nuk jan\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje teknike apo administrative. Ato kan\u00eb nj\u00eb kosto t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ekonomike. S\u00eb pari, rritet kostoja financiare e investimit. Zgjatja e punimeve sjell shpenzime shtes\u00eb p\u00ebr administrimin e kontratave, mbik\u00ebqyrjen, materialet, makinerit\u00eb dhe sh\u00ebrbimet.<br \/>\nS\u00eb dyti, shtyhen p\u00ebrfitimet ekonomike. Nj\u00eb rrug\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb n\u00eb vitin 2025, por mbetet e pap\u00ebrfunduar edhe n\u00eb vitin 2027, nuk prodhon n\u00eb koh\u00eb kursimin e kostove t\u00eb transportit, rritjen e qarkullimit tregtar dhe leht\u00ebsimin e l\u00ebvizjes s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb parashikuar.<br \/>\nS\u00eb treti, d\u00ebmtohet aktiviteti i bizneseve. Punimet e zgjatura n\u00eb akset rrugore, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb zonat turistike dhe ekonomike, krijojn\u00eb kosto p\u00ebr transportin, tregtin\u00eb, sh\u00ebrbimet dhe turizmin.<br \/>\nS\u00eb kat\u00ebrti, bllokohen burimet financiare. Kur nj\u00eb projekt nuk p\u00ebrfundon n\u00eb koh\u00eb, fondet e angazhuara nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren me t\u00eb nj\u00ebjtin efektivitet p\u00ebr projekte t\u00eb tjera prioritare.<br \/>\nK\u00ebtu lind nj\u00eb pyetje q\u00eb duhet t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje nga MIE: sa \u00ebsht\u00eb vlera e investimeve t\u00eb parashikuara p\u00ebr vitin 2027 q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb financuar kontrata t\u00eb vjetra, projekte t\u00eb vonuara dhe detyrime t\u00eb mbartura nga vitet e m\u00ebparshme, dhe sa p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb investime t\u00eb reja?<br \/>\nPa k\u00ebt\u00eb ndarje, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohet se sa nga buxheti prej 838 milion\u00eb eurosh do t\u00eb krijoj\u00eb kapacitete t\u00eb reja infrastrukturore dhe sa do t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbyllur gropat financiare dhe pap\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e projekteve t\u00eb nisura m\u00eb par\u00eb.<br \/>\n<em><strong>IV. PPP-t\u00eb dhe koncesionet: sa kushtojn\u00eb realisht p\u00ebr buxhetin e shtetit?<\/strong><\/em><br \/>\nNj\u00eb tjet\u00ebr problematik\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon transparenc\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe lidhet me kontratat koncesionare dhe partneritetet publike-private (PPP). K\u00ebto kontrata kan\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr financat publike, pasi detyrimet e tyre shtrihen n\u00eb shum\u00eb vite dhe ndikojn\u00eb n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn buxhetore t\u00eb qeverive t\u00eb ardhshme.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nuk mjafton t\u00eb publikohet vet\u00ebm vlera fillestare e kontrat\u00ebs. Duhet t\u00eb b\u00ebhet e ditur kostoja e plot\u00eb e angazhimit financiar t\u00eb shtetit. Duhet b\u00ebr\u00eb e ditur vlera fillestare e kontrat\u00ebs, kosto e miratuar n\u00eb momentin e lidhjes. Mungon informacioni p\u00ebr pagesat vjetore: sa paguan buxheti p\u00ebr \u00e7do kontrat\u00eb. Sa \u00ebsht\u00eb barra financiare p\u00ebr vitet e ardhshme? Mungojn\u00eb rishikimet kontraktore dhe sa her\u00eb jan\u00eb ndryshuar kushtet dhe vlerat.<br \/>\nMungon n\u00eb financimet e vitit 2027 sa \u00ebsht\u00eb kosto p\u00ebrfundimtre e PPP-ve dhe sa \u00ebsht\u00eb realizimi fizik. Pra, sa \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfunduar realisht projekti dhe \u00e7far\u00eb p\u00ebrfitimi konkret marrin qytetar\u00ebt. Kjo transparenc\u00eb \u00ebsht\u00eb e domosdoshme, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb krahasimin nd\u00ebrmjet vler\u00ebs s\u00eb parave publike t\u00eb shpenzuara dhe sh\u00ebrbimit real q\u00eb merr qytetari.<br \/>\nN\u00eb fund t\u00eb fundit, nj\u00eb projekt nuk mund t\u00eb konsiderohet ekonomikisht i suksessh\u00ebm vet\u00ebm sepse \u00ebsht\u00eb realizuar p\u00ebrmes nj\u00eb kontrate PPP-je. Ai duhet t\u00eb provoj\u00eb se ofron vler\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr paran\u00eb publike sesa alternativat e tjera t\u00eb financimit dhe zbatimit.<br \/>\n<strong><em>xxx<\/em><\/strong><br \/>\nQytetar\u00ebt me k\u00ebt\u00eb projektbuxhet t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs ngelin pa p\u00ebrgjigje n\u00eb pyetjen m\u00eb thelb\u00ebsore: sa projekte p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb vitin 2027 dhe sa mbeten t\u00eb pap\u00ebrfunduara?<br \/>\nNj\u00eb dokument buxhetor nuk duhet t\u00eb kufizohet n\u00eb paraqitjen e fondeve t\u00eb planifikuara. Ai duhet t\u00eb tregoj\u00eb qart\u00eb edhe rezultatet q\u00eb pritet t\u00eb arrihen me k\u00ebto fonde.<br \/>\nP\u00ebr vitin 2027 duhet t\u00eb publikohet nj\u00eb inventar i plot\u00eb i projekteve infrastrukturore, i ndar\u00eb n\u00eb tri kategori:<br \/>\n<strong>\u2248<\/strong> Kategoria e par\u00eb: Projektet q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb vitin 2027.<br \/>\n<strong>\u2248<\/strong> K\u00ebto jan\u00eb investimet q\u00eb duhet t\u00eb ken\u00eb afat p\u00ebrfundimtar t\u00eb p\u00ebrcaktuar, financim t\u00eb siguruar dhe nj\u00eb plan t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr v\u00ebnien n\u00eb funksion t\u00eb publikut.<br \/>\n<strong>\u2248<\/strong> Kategoria e dyt\u00eb: Projektet q\u00eb do t\u00eb vazhdojn\u00eb edhe pas vitit 2027.<br \/>\nP\u00ebr k\u00ebto duhet t\u00eb b\u00ebhet e ditur vlera e mbetur p\u00ebr financim, afati i ri i p\u00ebrfundimit dhe burimi i financimit p\u00ebr vitet pasardh\u00ebse.<br \/>\nKategoria e tret\u00eb: Projektet me vonesa ose me problematika kontraktore.<br \/>\nK\u00ebto k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb raport t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, ku t\u00eb evidentohen shkaqet e vonesave, p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb institucionale, kostot shtes\u00eb dhe afatet realiste t\u00eb p\u00ebrfundimit.<br \/>\nPa k\u00ebt\u00eb inventar, \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00ebse 68.04 miliard\u00eb lek\u00ebt e shpenzimeve kapitale p\u00ebr vitin 2027 p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb nj\u00eb program investimesh me objektiva t\u00eb qarta, apo thjesht nj\u00eb shum\u00eb financiare t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb dhjet\u00ebra kontrata dhe projekte.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Bujar Leskaj Projektbuxheti i Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb p\u00ebr vitin 2027, me nj\u00eb vler\u00eb prej 75.45 miliard\u00eb lek\u00ebsh, ose rreth 838 milion\u00eb euro, shtront nj\u00eb problem thelb\u00ebsor: a do t\u00eb p\u00ebrkthehen k\u00ebto para n\u00eb vepra infrastrukturore t\u00eb p\u00ebrfunduara n\u00eb koh\u00eb, sh\u00ebrbime m\u00eb cil\u00ebsore dhe p\u00ebrfitime t\u00eb matshme p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe qytetar\u00ebt? Apo do &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":155712,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-160310","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160310","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160310"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160310\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":160311,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160310\/revisions\/160311"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/155712"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160310"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160310"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160310"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}