{"id":160339,"date":"2026-11-10T11:13:25","date_gmt":"2026-11-10T11:13:25","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160339"},"modified":"2026-11-10T11:13:25","modified_gmt":"2026-11-10T11:13:25","slug":"capja-projektbuxheti-nuk-financon-realisht-rekomandimet-e-komisionit-europian-per-mjedisin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/10\/capja-projektbuxheti-nuk-financon-realisht-rekomandimet-e-komisionit-europian-per-mjedisin\/","title":{"rendered":"\u00c7apja: Projektbuxheti nuk financon realisht rekomandimet e Komisionit Europian p\u00ebr mjedisin"},"content":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Klodiana \u00c7apja, ka kritikuar projektbuxhetin e vitit 2027 p\u00ebr Ministrin\u00eb e Mjedisit, duke argumentuar se fondet e parashikuara nuk p\u00ebrmbushin nevojat p\u00ebr zbatimin e standardeve europiane. Sipas saj, pavar\u00ebsisht rekomandimeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb Komisionit Europian p\u00ebr Kapitullin 27, qeveria parashikon rreth 3.23 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ministri, ose af\u00ebrsisht 0.33% t\u00eb shpenzimeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme publike.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb p\u00ebr mediat, \u00c7apja u ndal te raporti i Progresit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, i publikuar m\u00eb 4 n\u00ebntor, duke theksuar se Komisioni Europian evidenton progres t\u00eb kufizuar n\u00eb fush\u00ebn e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike. Sipas saj, rekomandimet e vitit t\u00eb kaluar jan\u00eb zbatuar vet\u00ebm pjes\u00ebrisht, nd\u00ebrsa projektbuxheti i vitit 2027 nuk paraqet financime t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e tyre.<\/p>\n<p>Deputetja e PD ngriti shqet\u00ebsime p\u00ebr mbrojtjen e zonave t\u00eb mbrojtura, duke iu referuar zhvillimeve n\u00eb Pish\u00eb Poro\u2013Nart\u00eb, Bun\u00eb\u2013Velipoj\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs. Ajo theksoi se k\u00ebto problematika jan\u00eb p\u00ebrmendur edhe n\u00eb raportin e Komisionit Europian dhe k\u00ebrkoi q\u00eb qeveria t\u00eb sqaroj\u00eb financimet konkrete p\u00ebr mbrojtjen e k\u00ebtyre zonave dhe forcimin e institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse.<\/p>\n<p>DEKLARATA<\/p>\n<p>Projektbuxheti i vitit 2027 p\u00ebr Ministrin\u00eb e Mjedisit, Paketa Fiskale q\u00eb e shoq\u00ebron dhe Raporti i Progresit p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, i publikuar m\u00eb 4 n\u00ebntor nga Komisioni Europian, ngren\u00eb nj\u00eb pyetje themelore:<\/p>\n<p>A jan\u00eb fondet dhe politikat e parashikuara p\u00ebr vitin 2027 t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur detyrimet mjedisore t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian?<\/p>\n<p>Raporti i Komisionit Europian e vler\u00ebson Shqip\u00ebrin\u00eb me nj\u00eb nivel fillestar p\u00ebrgatitjeje n\u00eb Kapitullin 27, \u201cMjedisi dhe Ndryshimet Klimatike\u201d. M\u00eb sakt\u00ebsisht, Komisioni konstaton se vendi ka nj\u00ebfar\u00eb niveli p\u00ebrgatitjeje, por gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb raportimit ka sh\u00ebnuar vet\u00ebm progres t\u00eb kufizuar.<\/p>\n<p>Rekomandimet e vitit t\u00eb kaluar jan\u00eb zbatuar vet\u00ebm pjes\u00ebrisht dhe mbeten ende n\u00eb fuqi.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebr vitin 2027, buxheti i Ministris\u00eb s\u00eb Mjedisit parashikohet n\u00eb rreth 3.23 miliard\u00eb lek\u00eb, ose af\u00ebrsisht 0.33% t\u00eb shpenzimeve t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit dhe atij vendor, p\u00ebrfshir\u00eb fondet speciale.<\/p>\n<p>Qart\u00ebsisht, ky buxhet, s\u00eb bashku me financimet e ministrive t\u00eb tjera, bashkive dhe donator\u00ebve, nuk mbulon nevojat reale p\u00ebr zbatimin e standardeve europiane.<\/p>\n<p>S\u00eb pari, Komisioni Europian ngre shqet\u00ebsime serioze p\u00ebr mbrojtjen e zonave t\u00eb mbrojtura.<\/p>\n<p>Raporti i Progresit 2026 konstaton se ndryshimet e vitit 2024 n\u00eb ligjin p\u00ebr zonat e mbrojtura dhe zgjatja e ligjit p\u00ebr investimet strategjike kan\u00eb kontribuar n\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsimin e mbrojtjes s\u00eb natyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Komisioni p\u00ebrmend shprehimisht zhvillimet n\u00eb peizazhin e mbrojtur Pish\u00eb Poro\u2013Nart\u00eb, ku miratimi i tri lejeve t\u00eb zhvillimit dhe kryerja e punimeve p\u00ebrgatitore, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb konsultimit publik dhe vler\u00ebsimit t\u00eb ndikimit n\u00eb mjedis, vazhdojn\u00eb t\u00eb ngren\u00eb shqet\u00ebsime.<\/p>\n<p>Raporti evidenton gjithashtu zhvillimet n\u00eb zon\u00ebn e mbrojtur Bun\u00eb\u2013Velipoj\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtjen e aeroportit t\u00eb Vlor\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin Komiteti i P\u00ebrhersh\u00ebm i Konvent\u00ebs s\u00eb Bern\u00ebs ka k\u00ebrkuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur vler\u00ebsimin e ndikimit n\u00eb mjedis.<\/p>\n<p>K\u00ebto nuk jan\u00eb thjesht shqet\u00ebsime t\u00eb organizatave mjedisore. Ato jan\u00eb tashm\u00eb pjes\u00eb e vler\u00ebsimit zyrtar t\u00eb Komisionit Europian p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e detyrimeve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb procesin e integrimit.<\/p>\n<p>Qeveria duhet t\u00eb sqaroj\u00eb se \u00e7far\u00eb financimesh konkrete parashikohen n\u00eb vitin 2027 p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e k\u00ebtyre detyrimeve dhe p\u00ebr forcimin e institucioneve p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr zonat e mbrojtura.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, menaxhimi i mbetjeve mbetet nj\u00eb problem i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mjedisor dhe financiar.<\/p>\n<p>P\u00ebr menaxhimin e mbetjeve urbane parashikohen rreth 740 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, dokumentacioni buxhetor p\u00ebrfshin kontrat\u00ebn koncesionare t\u00eb landfillit dhe inceneratorit t\u00eb Tiran\u00ebs, me nj\u00eb vler\u00eb kontraktore t\u00eb listuar prej rreth 17.1 miliard\u00eb lek\u00ebsh.<\/p>\n<p>Incenerator\u00ebt mbeten skema m\u00eb e madhe korruptive e k\u00ebsaj qeverie, nj\u00eb skem\u00eb q\u00eb, sipas pretendimeve t\u00eb opozit\u00ebs, ka gllab\u00ebruar deri m\u00eb tani m\u00eb shum\u00eb se 300 milion\u00eb euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb, ende nuk ka nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh me incenerator\u00ebt e Fierit, Elbasanit dhe Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebsaj, vlera prej 17.1 miliard\u00eb lek\u00ebsh \u00ebsht\u00eb vlera e kontrat\u00ebs dhe jo pagesa vjetore p\u00ebr vitin 2027. Megjithat\u00eb, p\u00ebrmasat e saj k\u00ebrkojn\u00eb transparenc\u00eb t\u00eb plot\u00eb mbi pagesat, detyrimet e mbetura dhe rezultatet e sh\u00ebrbimit.<\/p>\n<p>Raporti i Komisionit Europian konstaton se Agjencia Komb\u00ebtare e Ekonomis\u00eb s\u00eb Mbetjeve, e krijuar n\u00eb vitin 2026, vazhdon t\u00eb ket\u00eb kapacitete dhe ekspertiz\u00eb t\u00eb kufizuara.<\/p>\n<p>Megjith\u00ebse Shqip\u00ebria ka miratuar legjislacionin p\u00ebr menaxhimin e integruar t\u00eb mbetjeve dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e zgjeruar t\u00eb prodhuesit, aktet zbatuese dhe funksionimi efektiv i sistemeve t\u00eb menaxhimit t\u00eb mbetjeve mbeten sfida.<\/p>\n<p>Pyetja \u00ebsht\u00eb: sa nga fondet e vitit 2027 shkojn\u00eb realisht p\u00ebr ndarjen e mbetjeve n\u00eb burim, riciklimin, trajtimin sipas standardeve europiane dhe forcimin e kapaciteteve institucionale?<\/p>\n<p>S\u00eb treti, cil\u00ebsia e ajrit dhe e uj\u00ebrave k\u00ebrkon m\u00eb shum\u00eb monitorim dhe investime t\u00eb matshme.<\/p>\n<p>Komisioni Europian njeh krijimin e nj\u00eb strukture t\u00eb posa\u00e7me p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e ajrit n\u00eb Ministrin\u00eb e Mjedisit dhe instalimin e dy stacioneve t\u00eb reja automatike t\u00eb monitorimit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, ai k\u00ebrkon forcimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb kapaciteteve teknike dhe administrative p\u00ebr monitorimin e ndotjes.<\/p>\n<p>P\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e uj\u00ebrave, raporti evidenton se programi komb\u00ebtar i monitorimit mbetet i kufizuar n\u00eb shtrirje dhe mbulim gjeografik.<\/p>\n<p>K\u00ebto konstatime k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb projektbuxheti t\u00eb shoq\u00ebrohet me objektiva t\u00eb qarta: sa stacione monitorimi do t\u00eb jen\u00eb funksionale, cilat zona do t\u00eb mbulohen, sa do t\u00eb rritet trajtimi i uj\u00ebrave t\u00eb ndotura dhe si do t\u00eb publikohen t\u00eb dh\u00ebnat p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, mbrojtja e pyjeve dhe parandalimi i zjarreve duhet t\u00eb ken\u00eb financime dhe rezultate konkrete.<\/p>\n<p>P\u00ebr administrimin e pyjeve parashikohen rreth 823 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Raporti i Komisionit Europian thekson se menaxhimi i pyjeve duhet t\u00eb garantoj\u00eb mbrojtjen e biodiversitetit dhe funksionimin natyror t\u00eb ekosistemeve, duke mos i n\u00ebnshtruar k\u00ebto objektiva interesave ekonomike.<\/p>\n<p>Komisioni evidenton gjithashtu nevoj\u00ebn p\u00ebr forcimin e kapaciteteve kund\u00ebr prerjeve dhe trafikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm t\u00eb drurit.<\/p>\n<p>K\u00ebto masa k\u00ebrkojn\u00eb koordinim dhe financim nd\u00ebrinstitucional, p\u00ebrfshir\u00eb edhe institucionet e mbrojtjes civile.<\/p>\n<p>Jan\u00eb miliona euro q\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebr kontrata korruptive, tendera abuziv\u00eb e madje edhe p\u00ebr pajisje q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u00eb shuar protestat e qytetar\u00ebve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kemi par\u00eb d\u00ebme t\u00eb pallogaritshme n\u00eb pyje dhe kullota si pasoj\u00eb e zjarreve, nd\u00ebrsa Shqip\u00ebria nuk disponon kapacitetet e nevojshme logjistike p\u00ebr shuarjen e tyre.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, Paketa Fiskale 2027 duhet t\u00eb analizohet edhe p\u00ebr ndikimin e saj mjedisor.<\/p>\n<p>Qeveria propozon heqjen e taks\u00ebs s\u00eb qarkullimit prej 27 lek\u00ebsh p\u00ebr lit\u00ebr mbi benzin\u00ebn dhe gazoilin, ristrukturimin e taksave t\u00eb automjeteve dhe vendosjen e nj\u00eb takse vjetore prej 15.000 lek\u00ebsh p\u00ebr automjetet elektrike.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, propozohet rritja e TVSH-s\u00eb standarde nga 20% n\u00eb 21%.<\/p>\n<p>Leht\u00ebsimi i kostove t\u00eb transportit mund t\u00eb ket\u00eb efekte pozitive ekonomike. Megjithat\u00eb, k\u00ebto ndryshime k\u00ebrkojn\u00eb edhe nj\u00eb analiz\u00eb t\u00eb ndikimit mbi konsumin e karburanteve, ndotjen e ajrit dhe objektivat klimatike.<\/p>\n<p>N\u00eb ve\u00e7anti, duhet t\u00eb sqarohet se si p\u00ebrputhet vendosja e nj\u00eb takse t\u00eb re p\u00ebr automjetet elektrike me politikat p\u00ebr nxitjen e transportit me emetime t\u00eb ul\u00ebta.<\/p>\n<p>S\u00eb gjashti, rekomandimet e Komisionit Europian duhet t\u00eb reflektohen n\u00eb shqyrtimin parlamentar t\u00eb projektbuxhetit.<\/p>\n<p>Komisioni Europian k\u00ebrkon shprehimisht p\u00ebrgatitjen e planeve t\u00eb financimit p\u00ebr investimet prioritare mjedisore.<\/p>\n<p>Projektbuxheti 2027 u depozitua p\u00ebrpara publikimit t\u00eb raportit, por shum\u00eb prej rekomandimeve t\u00eb Komisionit jan\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur edhe nga vitet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>Prandaj, gjat\u00eb shqyrtimit parlamentar, duhet t\u00eb verifikohet n\u00ebse ekziston nj\u00eb lidhje e qart\u00eb nd\u00ebrmjet rekomandimeve europiane, fondeve t\u00eb parashikuara dhe rezultateve q\u00eb synohen.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebto arsye, k\u00ebrkojm\u00eb nga qeveria dhe Ministria e Mjedisit:<\/p>\n<p>Paraqitjen n\u00eb Kuvend t\u00eb nj\u00eb plani financiar p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e rekomandimeve t\u00eb Kapitullit 27, me afate, institucione p\u00ebrgjegj\u00ebse dhe burime financimi.<\/p>\n<p>Sqarimin e masave dhe financimeve p\u00ebr mbrojtjen e zonave Pish\u00eb Poro\u2013Nart\u00eb, Bun\u00eb\u2013Velipoj\u00eb dhe zonave t\u00eb tjera me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr rrjetin Natura 2000.<\/p>\n<p>Publikimin e plot\u00eb t\u00eb detyrimeve financiare dhe rezultateve t\u00eb kontratave koncesionare n\u00eb sektorin e mbetjeve.<\/p>\n<p>Vendosjen e treguesve t\u00eb matsh\u00ebm p\u00ebr cil\u00ebsin\u00eb e ajrit, monitorimin e uj\u00ebrave, mbrojtjen e pyjeve dhe biodiversitetit.<\/p>\n<p>Publikimin e vler\u00ebsimit t\u00eb ndikimit mjedisor t\u00eb ndryshimeve t\u00eb propozuara n\u00eb taksimin e karburanteve dhe automjeteve.<\/p>\n<p>Raportimin periodik n\u00eb Kuvend p\u00ebr ecurin\u00eb e zbatimit t\u00eb rekomandimeve t\u00eb Komisionit Europian.<\/p>\n<p>Mbrojtja e mjedisit nuk mund t\u00eb mbetet vet\u00ebm nj\u00eb angazhim n\u00eb dokumentet strategjike. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detyrim konkret i Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb Bashkimin Europian.<\/p>\n<p>N\u00ebse synojm\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbyllim negociatat e an\u00ebtar\u00ebsimit deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2027, duhet t\u00eb tregojm\u00eb se kemi jo vet\u00ebm ligjet, por edhe institucionet, kapacitetet, financimet dhe vullnetin p\u00ebr t&#8217;i zbatuar ato.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb din\u00eb n\u00ebse projektbuxheti 2027 financon realisht mbrojtjen e mjedisit dhe p\u00ebrmbushjen e standardeve europiane, apo n\u00ebse k\u00ebto angazhime mbeten pa nj\u00eb plan t\u00eb qart\u00eb financiar dhe pa rezultate t\u00eb matshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputetja e PD, Klodiana \u00c7apja, ka kritikuar projektbuxhetin e vitit 2027 p\u00ebr Ministrin\u00eb e Mjedisit, duke argumentuar se fondet e parashikuara nuk p\u00ebrmbushin nevojat p\u00ebr zbatimin e standardeve europiane. Sipas saj, pavar\u00ebsisht rekomandimeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb Komisionit Europian p\u00ebr Kapitullin 27, qeveria parashikon rreth 3.23 miliard\u00eb lek\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ministri, ose af\u00ebrsisht 0.33% t\u00eb shpenzimeve &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":160340,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[1],"tags":[],"class_list":["post-160339","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-shendeti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160339","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160339"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160339\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":160342,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160339\/revisions\/160342"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/160340"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160339"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160339"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160339"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}