{"id":160378,"date":"2026-11-10T18:04:23","date_gmt":"2026-11-10T18:04:23","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160378"},"modified":"2026-11-10T18:04:23","modified_gmt":"2026-11-10T18:04:23","slug":"ku-jane-boset-e-droges-zoti-hita-kush-i-kontrollon-shkodren-fierin-krujen-dhe-territoret-e-tjera-te-kanabisit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/10\/ku-jane-boset-e-droges-zoti-hita-kush-i-kontrollon-shkodren-fierin-krujen-dhe-territoret-e-tjera-te-kanabisit\/","title":{"rendered":"Ku jan\u00eb bos\u00ebt e drog\u00ebs, zoti Hita? Kush i kontrollon Shkodr\u00ebn, Fierin, Kruj\u00ebn dhe territoret e tjera t\u00eb kanabisit?"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\"><strong>Nga Alba KEPI<\/strong><\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>Zoti Hita, shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb katalog me or\u00eb fluturimi, dron\u00eb, helikopter\u00eb dhe koordinata. Zoti Ziu nuk na intereson sa or\u00eb keni shoq\u00ebruar oficer\u00ebt e Guardia di Finanza-s nga aeroporti n\u00eb hotel, apo sa misione personel keni angazhuar. Shqiptar\u00ebt duan rezultatin q\u00eb mungon n\u00eb prezantimin tuaj: sa drejtues t\u00eb grupeve kriminale jan\u00eb arrestuar, sa rrjete jan\u00eb goditur dhe sa territore jan\u00eb shk\u00ebputur realisht nga ndikimi i narkotrafikut?<\/p>\n<p>N\u00eb konferenc\u00ebn me Guardia di Finanza-n u raportuan 132 mij\u00eb fidan\u00eb kanabisi t\u00eb asgj\u00ebsuar, 165 persona t\u00eb arrestuar, ndaluar apo proceduar, 89 punonj\u00ebs institucionesh t\u00eb proceduar, 84 dron\u00eb, 62 misione fluturimi dhe 1.779 koordinata. U fol p\u00ebr avion\u00eb, helikopter\u00eb, sensor\u00eb dhe mbik\u00ebqyrje t\u00eb territorit. Por mungoi informacioni m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: kush q\u00ebndron pas k\u00ebtij aktiviteti kriminal dhe \u00e7far\u00eb goditjesh konkrete jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb ndaj strukturave q\u00eb e organizojn\u00eb?<\/p>\n<p>Shkodra, Fieri, Kruja dhe zona t\u00eb tjera t\u00eb vendit vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb sip\u00ebrfaqet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb mbjella me kanabis. Por publiku ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb dij\u00eb n\u00ebse pas parcelave t\u00eb zbuluara jan\u00eb identifikuar grupe t\u00eb strukturuara kriminale, kush i financon, kush siguron logjistik\u00ebn, kush organizon kultivimin dhe kush u garanton mbrojtje.<\/p>\n<p>Sepse nj\u00eb parcel\u00eb nuk mbillet vet\u00eb. Pas saj ka njer\u00ebz q\u00eb financojn\u00eb, organizojn\u00eb, kontrollojn\u00eb, rekrutojn\u00eb, transportojn\u00eb dhe p\u00ebrfitojn\u00eb. Ka hallka t\u00eb ndryshme t\u00eb nj\u00eb zinxhiri kriminal, nga kultivuesit deri te organizator\u00ebt, financuesit dhe p\u00ebrfituesit e v\u00ebrtet\u00eb. E kjo \u00ebsht\u00eb puna e hetimeve tuaja pas or\u00ebve fluturuese te Guardia di Finanza.<\/p>\n<p>Nuk mjafton t\u00eb arrestohet fshatari q\u00eb kujdeset p\u00ebr parcel\u00ebn, kur financuesit, organizator\u00ebt dhe p\u00ebrfituesit mbeten jasht\u00eb hetimit. Nuk mjafton t\u00eb asgj\u00ebsohen bim\u00ebt, n\u00ebse rrjeti q\u00eb i mbjell dhe i tregton vazhdon t\u00eb funksionoj\u00eb. Goditja duhet t\u00eb shkoj\u00eb deri te burimi i parave, pron\u00ebsia reale e pasurive dhe strukturat q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb vazhdim\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtij biznesi kriminal.<\/p>\n<p>Vet\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesit italian\u00eb sikur than\u00eb, kan\u00eb evidentuar ndryshimin e m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb veprimit t\u00eb kultivuesve, t\u00eb cil\u00ebt po zhvendosen drejt zonave m\u00eb t\u00eb thepisura malore, m\u00eb t\u00eb izoluara dhe m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t&#8217;u zbuluar. Por si mb\u00ebrrijn\u00eb deri aty, pa i par\u00eb kush? K\u00ebt\u00eb prisnim t\u00eb d\u00ebgjonim nga ju autoritetet shqiptare p\u00ebr rrjetet q\u00eb p\u00ebrshtaten, p\u00ebr logjistik\u00ebn q\u00eb i mb\u00ebshtet dhe p\u00ebr personat q\u00eb organizojn\u00eb aktivitetin n\u00eb k\u00ebto territore.<\/p>\n<p>Zoti Hita, mos na tregoni vet\u00ebm sa parcela keni zbuluar. Tregoni sa organizator\u00eb, financues dhe drejtues rrjetesh keni identifikuar. Sa pasuri t\u00eb lidhura me narkotrafikun jan\u00eb sekuestruar? Sa hetime financiare jan\u00eb p\u00ebrfunduar? Sa struktura kriminale jan\u00eb \u00e7montuar dhe sa prej tyre kan\u00eb humbur mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb vepruar n\u00eb territoret ku zhvillonin aktivitetin?<\/p>\n<p>N\u00eb prezantim u fol edhe p\u00ebr avionin ATR 72, helikopterin AW139, 25 or\u00ebt e fluturimit me avion, 175 or\u00ebt me helikopter\u00eb dhe mbik\u00ebqyrjen e 67% t\u00eb territorit shqiptar. Por teknologjia nuk \u00ebsht\u00eb rezultat n\u00eb vetvete. Rezultati matet me goditjen e organizator\u00ebve, sekuestrimin e pasurive dhe \u00e7montimin e rrjeteve kriminale. Sa nga k\u00ebto operacione kan\u00eb \u00e7uar deri te kokat e organizatave?<\/p>\n<p>Dhe nuk mund t\u00eb pranohet q\u00eb identifikimi i financuesve dhe organizator\u00ebve t\u00eb paraqitet si prioritet p\u00ebr vitin 2027. Kjo \u00ebsht\u00eb detyr\u00eb e institucioneve sot. Publiku k\u00ebrkon bilancin e pun\u00ebs s\u00eb deritanishme, jo premtime p\u00ebr at\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb ishte b\u00ebr\u00eb prej koh\u00ebsh.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr \u00e7\u00ebshtje alarmante \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshirja e t\u00eb miturve n\u00eb shitjen e drog\u00ebs pran\u00eb shkollave. T\u00eb miturit mund t\u00eb jen\u00eb viktima t\u00eb rekrutimit dhe shfryt\u00ebzimit nga rrjetet kriminale. Ata nuk jan\u00eb bos\u00ebt e k\u00ebtij aktiviteti dhe nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoren si statistik\u00eb suksesi, nd\u00ebrsa personat q\u00eb i rekrutojn\u00eb, i furnizojn\u00eb dhe p\u00ebrfitojn\u00eb prej tyre mbeten jasht\u00eb v\u00ebmendjes.<\/p>\n<p>Kur raportoni 31 operacione pran\u00eb shkollave, tregoni kush q\u00ebndron pas furnizimit me drog\u00eb, kush i rekruton t\u00eb miturit, kush i organizon dhe \u00e7far\u00eb masash jan\u00eb marr\u00eb ndaj personave q\u00eb i shfryt\u00ebzojn\u00eb. P\u00ebrgjegj\u00ebsia duhet t\u00eb shkoj\u00eb te organizator\u00ebt, jo t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb te hallka m\u00eb e pambrojtur e zinxhirit.<\/p>\n<p>Edhe ministri Ervin Demo duhet t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigje konkrete. Integrimi europian nuk mund t\u00eb p\u00ebrdoret si mbules\u00eb retorike p\u00ebrball\u00eb problemeve t\u00eb siguris\u00eb. Lufta kund\u00ebr narkotrafikut, krimit t\u00eb organizuar, pastrimit t\u00eb parave dhe pasurive t\u00eb krijuara nga aktiviteti kriminal \u00ebsht\u00eb detyrim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i shtetit.<\/p>\n<p>Nuk mund t\u00eb flitet p\u00ebr standarde europiane pa transparenc\u00eb mbi rezultatet e luft\u00ebs kund\u00ebr grupeve kriminale. Qytetar\u00ebt kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb din\u00eb n\u00ebse institucionet po godasin vet\u00ebm hallkat e vogla apo po arrijn\u00eb deri te financuesit, organizator\u00ebt, mbrojt\u00ebsit dhe p\u00ebrfituesit e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb narkotrafikut.<\/p>\n<p>Zoti Hita, zoti Demo, pyetjet k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjigje tro\u00e7:<\/p>\n<p>Sa drejtues dhe organizator\u00eb t\u00eb grupeve t\u00eb narkotrafikut jan\u00eb arrestuar?<\/p>\n<p>Sa klane dhe struktura kriminale jan\u00eb \u00e7montuar?<\/p>\n<p>Kush jan\u00eb grupet e identifikuara n\u00eb zonat e kultivimit t\u00eb Shkodr\u00ebs, Fierit, Kruj\u00ebs dhe territoreve t\u00eb tjera?<\/p>\n<p>Sa fidant\u00eb, furnizues, financues dhe organizator\u00eb jan\u00eb hetuar dhe v\u00ebn\u00eb para drejt\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n<p>Sa pasuri, prona dhe biznese t\u00eb lidhura me narkotrafikun jan\u00eb sekuestruar?<\/p>\n<p>Sa t\u00eb mitur jan\u00eb identifikuar si viktima t\u00eb rekrutimit dhe shfryt\u00ebzimit dhe cil\u00ebt jan\u00eb personat p\u00ebrgjegj\u00ebs?<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb rezultatesh konkrete ka hetimi p\u00ebr personat q\u00eb sigurojn\u00eb mbrojtjen dhe vazhdim\u00ebsin\u00eb e k\u00ebtyre rrjeteve?<\/p>\n<p>Fidan\u00ebt i num\u00ebruat. Dron\u00ebt i num\u00ebruat. Koordinatat dhe or\u00ebt e fluturimit i num\u00ebruat. Sot prisnim rezultatet kund\u00ebr atyre q\u00eb financojn\u00eb, organizojn\u00eb dhe p\u00ebrfitojn\u00eb nga ky aktivitet.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb p\u00ebr hetime q\u00eb zbulojn\u00eb dhe godasin t\u00eb gjith\u00eb zinxhirin e narkotrafikut, nga fidanti dhe financuesi deri te organizatori dhe p\u00ebrfituesi i fundit.<\/p>\n<p>Suksesi nuk matet me numrin e bim\u00ebve t\u00eb asgj\u00ebsuara, por me aft\u00ebsin\u00eb e shtetit p\u00ebr t\u00eb \u00e7montuar strukturat q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mundur k\u00ebt\u00eb biznes kriminal.<\/p>\n<p>Zoti Hita suksesi q\u00eb pretendoni k\u00ebrkon emra n\u00eb dosjet hetimore, p\u00ebrgjegj\u00ebsi para drejt\u00ebsis\u00eb dhe pasuri kriminale t\u00eb sekuestruara.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb din\u00eb kush e organizon dhe kush e mbron Shqip\u00ebrin\u00eb e kanabisit.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb jepni llogari! Po llogari se \u00ebsht\u00eb detyrimi ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb epok\u00eb droge q\u00eb po jeton vendin yn\u00eb n\u00eb k\u00ebto 4 mandate qeverisje socialiste.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Alba KEPI Zoti Hita, shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr nj\u00eb katalog me or\u00eb fluturimi, dron\u00eb, helikopter\u00eb dhe koordinata. Zoti Ziu nuk na intereson sa or\u00eb keni shoq\u00ebruar oficer\u00ebt e Guardia di Finanza-s nga aeroporti n\u00eb hotel, apo sa misione personel keni angazhuar. Shqiptar\u00ebt duan rezultatin q\u00eb mungon n\u00eb prezantimin tuaj: sa drejtues t\u00eb grupeve &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":107144,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-160378","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160378","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160378"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160378\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":160379,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160378\/revisions\/160379"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/107144"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160378"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160378"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160378"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}