{"id":160382,"date":"2026-11-10T18:13:30","date_gmt":"2026-11-10T18:13:30","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160382"},"modified":"2026-11-10T18:13:30","modified_gmt":"2026-11-10T18:13:30","slug":"sjellja-politike-e-macronit-me-edi-ramen-e-dyshimte-si-paraardhesi-i-tij-me-muammar-gadafin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/10\/sjellja-politike-e-macronit-me-edi-ramen-e-dyshimte-si-paraardhesi-i-tij-me-muammar-gadafin\/","title":{"rendered":"Sjellja politike e Macronit me Edi Ram\u00ebn, e dyshimt\u00eb, si paraardh\u00ebsi i tij me Muammar Gadafin"},"content":{"rendered":"<p><strong>Nga Ndri\u00e7im KULLA<\/strong><\/p>\n<p>Takimi i 9 n\u00ebntorit 2026 n\u00eb Pallatin \u00c9lys\u00e9e, ku presidenti francez Emmanuel Macron priti kryeministrin shqiptar Edi Rama, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej atyre ngjarjeve q\u00eb meriton nj\u00eb v\u00ebshtrim p\u00ebrtej protokollit diplomatik, sidomos kur vendoset n\u00eb kontekstin e zhvillimeve t\u00eb brendshme politike n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb akuzave p\u00ebr korrupsion q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nivele t\u00eb larta t\u00eb qeverisjes, ku p\u00ebrfshijn\u00eb direkt kryeministrin Edi Rama, dhe t\u00eb protestave studentore q\u00eb prej jav\u00ebsh k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe dor\u00ebheqjen e kryeministrit.<\/p>\n<p>Natyrisht, askush nuk mund t\u00eb kund\u00ebrshtoj\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e Franc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb zhvilluar marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike me Shqip\u00ebrin\u00eb dhe as t\u00eb drejt\u00ebn e presidentit Macron p\u00ebr t\u00eb pritur nj\u00eb kryeminist\u00ebr t\u00eb nj\u00eb vendi partner. Diplomacia nuk funksionon mbi baz\u00ebn e simpative politike t\u00eb brendshme t\u00eb vendeve q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb pal\u00ebt, por mbi baz\u00ebn e interesave shtet\u00ebrore, bashk\u00ebpunimit dhe objektivave strategjike. Megjithat\u00eb, diplomacia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb e shk\u00ebputur nga etika politike dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia morale, sepse nj\u00eb takim i nivelit m\u00eb t\u00eb lart\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb akt komunikimi mes dy shtetesh, por edhe nj\u00eb mesazh publik q\u00eb mund t\u00eb interpretohet si vler\u00ebsim, mb\u00ebshtetje apo legjitimim politik, ve\u00e7an\u00ebrisht kur nj\u00ebri prej drejtuesve p\u00ebrballet n\u00eb vendin e tij me nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb besimi.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht k\u00ebtu fillon problemi q\u00eb duhet t\u00eb shqyrtojm\u00eb. N\u00eb Tiran\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb student\u00ebt dhe qytetar\u00ebt vazhdojn\u00eb protestat, nd\u00ebrsa k\u00ebrkesat p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsi politike dhe dor\u00ebheqjen e qeveris\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e debatit shum\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb publik, kryeministri shqiptar shfaqet n\u00eb Paris n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me presidentin francez, n\u00eb Pallatin \u00c9lys\u00e9e, dhe p\u00ebrgatitet t\u00eb flas\u00eb n\u00eb nj\u00eb forum nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr qeverisjen efektive, paqen dhe perspektiv\u00ebn evropiane t\u00eb brezave t\u00eb rinj. Kontrasti \u00ebsht\u00eb i duksh\u00ebm dhe nuk mund t\u00eb mos ngrej\u00eb pyetjen se \u00e7far\u00eb mesazhi merr shoq\u00ebria shqiptare kur nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb refuzon t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigje politike ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb protestuesve vazhdon t\u00eb shfaqet n\u00eb sken\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare me mb\u00ebshtetjen ceremoniale t\u00eb lider\u00ebve evropian\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb problem shqet\u00ebsues fare n\u00ebse Macron duhet t\u00eb takohet apo jo me Ram\u00ebn, por n\u00ebse marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare mund t\u00eb kufizohen vet\u00ebm te protokolli, duke l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb v\u00ebmendjes realitetin politik dhe institucional t\u00eb vendit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson bashk\u00ebbiseduesi. Franca ka qen\u00eb historikisht nj\u00eb prej vendeve q\u00eb ka pretenduar t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsoj\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb republikane, ku institucionet, shteti ligjor, lirit\u00eb qytetare dhe dinjiteti i qytetarit kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e identitetit t\u00eb saj politik. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, nga Parisi pritet m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie e zakonshme miq\u00ebsore mes dy drejtuesve politik\u00eb; pritet nj\u00eb ndjeshm\u00ebri m\u00eb e madhe ndaj m\u00ebnyr\u00ebs se si ushtrohet pushteti dhe ndaj standardeve q\u00eb duhet t\u00eb mbrojn\u00eb institucionet demokratike.<\/p>\n<p>Por marr\u00ebdh\u00ebnia Macron-Rama ka edhe nj\u00eb dimension tjet\u00ebr, at\u00eb ekonomik, i cili nuk duhet l\u00ebn\u00eb jasht\u00eb k\u00ebsaj analize. N\u00eb prill t\u00eb vitit 2024, gjat\u00eb vizit\u00ebs zyrtare t\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb Paris, kryeministri shqiptar foli publikisht p\u00ebr ardhjen e ekselenc\u00ebs franceze n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr investime t\u00eb m\u00ebdha dhe p\u00ebr projekte t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb sektorin e energjis\u00eb fotovoltaike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, emri i kompanis\u00eb franceze Voltalia dhe projekti i parkut fotovoltaik t\u00eb Karavastas\u00eb kan\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sepse k\u00ebtu marr\u00ebdh\u00ebnia politike mes dy vendeve lidhet drejtp\u00ebrdrejt me nj\u00eb interes ekonomik konkret dhe me p\u00ebrdorimin e burimeve publike shqiptare.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb projekt ekziston tashm\u00eb nj\u00eb debat publik q\u00eb nuk mund t\u00eb mbyllet me deklarata t\u00eb p\u00ebrgjithshme p\u00ebr investimet e huaja. Voltalia fitoi nj\u00eb tender nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb vitin 2020, me nj\u00eb ofert\u00eb prej 24,89 eurosh p\u00ebr megavat\/or\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb pas, sipas dokumenteve dhe materialeve t\u00eb publikuara nga emisioni investigativ PLUG, marr\u00ebveshjet e shitjes s\u00eb energjis\u00eb u ndryshuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb lindin pik\u00ebpyetje serioze p\u00ebr kushtet ekonomike t\u00eb p\u00ebrfituara nga kompania dhe barr\u00ebn q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr shteti shqiptar. Investigimi ka ngritur pretendimin se ndryshimet kontraktore mund t\u00eb prodhojn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfitim shtes\u00eb p\u00ebr kompanin\u00eb q\u00eb tejkalon 111 milion\u00eb euro gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb llogaritur. A nuk \u00ebsht\u00eb ky fakt nj\u00eb dyshim i thell\u00eb p\u00ebr korrupsion?!<\/p>\n<p>Nj\u00eb element q\u00eb e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb kronologjia e kontakteve politike. Sipas materialeve t\u00eb publikuara nga PLUG, gjat\u00eb vizit\u00ebs s\u00eb Ram\u00ebs n\u00eb Paris m\u00eb 22 mars 2021, n\u00eb bisedimet me Macron \u00ebsht\u00eb diskutuar edhe p\u00ebr Voltalian dhe investimet franceze n\u00eb sektorin energjetik shqiptar. M\u00eb pas, sipas t\u00eb nj\u00ebjtit investigim, marr\u00ebveshjet q\u00eb lidhnin prodhimin dhe shitjen e energjis\u00eb mor\u00ebn nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr nga ai i parashikuar fillimisht. Kjo kronologji nuk provon se Macron ka k\u00ebrkuar ndryshimin e kontrat\u00ebs dhe as se ekziston nj\u00eb marr\u00ebveshje korruptive mes dy drejtuesve, por ngre nj\u00eb pyetje legjitime, t\u00eb cil\u00ebn institucionet shqiptare kan\u00eb detyrimin ta sqarojn\u00eb: \u00e7far\u00eb u diskutua konkretisht n\u00eb takimet politike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb investim dhe a ka pasur ndonj\u00eb ndikim t\u00eb tyre n\u00eb ndryshimin e kushteve ekonomike t\u00eb marr\u00ebveshjes?<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dyshim q\u00eb nuk mund t\u00eb trajtohet si armiq\u00ebsi ndaj investimeve franceze. P\u00ebrkundrazi, investimet e huaja jan\u00eb t\u00eb mir\u00ebpritura kur zhvillohen mbi baz\u00ebn e konkurrenc\u00ebs s\u00eb ndershme, transparenc\u00ebs dhe interesit publik. Por asnj\u00eb flamur i huaj, asnj\u00eb kompani prestigjioze dhe asnj\u00eb miq\u00ebsi mes drejtuesve politik\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb nj\u00eb mburoj\u00eb ndaj kontrollit publik. N\u00ebse kushtet e nj\u00eb marr\u00ebveshjeje ndryshojn\u00eb dhe n\u00ebse k\u00ebto ndryshime sjellin kosto t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb shpjegime nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje politike e opozit\u00ebs, por nj\u00eb detyrim ndaj taksapaguesve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb duhet kujtuar edhe nj\u00eb precedent i r\u00ebnd\u00eb i historis\u00eb politike franceze, jo p\u00ebr t\u00eb barazuar dy marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb nuk kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn natyr\u00eb, por p\u00ebr t\u00eb kuptuar se sa e rrezikshme mund t\u00eb b\u00ebhet nd\u00ebrthurja e diplomacis\u00eb me interesat ekonomike dhe marr\u00ebdh\u00ebniet personale t\u00eb pushtetit. Rasti i ish-presidentit Nicolas Sarkozy dhe marr\u00ebdh\u00ebnia e tij me Muammar Gaddafin p\u00ebrfundoi n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb r\u00ebnd\u00eb gjyq\u00ebsor, ku gjykata franceze n\u00eb shtator 2025 e shpalli Sarkozy fajtor p\u00ebr konspiracion kriminal n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e financimit t\u00eb dyshuar libian t\u00eb fushat\u00ebs s\u00eb tij presidenciale t\u00eb vitit 2007. Sarkozy ka kund\u00ebrshtuar akuzat dhe \u00ebsht\u00eb ankuar ndaj vendimit. Ky precedent nuk \u00ebsht\u00eb prov\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb q\u00eb lidhet me Macronin apo Ram\u00ebn, por kujtesa e tij duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si paralajm\u00ebrim se marr\u00ebdh\u00ebniet e ngushta mes drejtuesve t\u00eb shteteve, pa transparenc\u00ebn e duhur, kur p\u00ebrzihen me interesa financiare dhe ekonomike, k\u00ebrkojn\u00eb transparenc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme.<\/p>\n<p>Dhe k\u00ebtu lind nj\u00eb problem, ndoshta m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi: a \u00ebsht\u00eb miq\u00ebsia personale mes dy drejtuesve t\u00eb shteteve gjithmon\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes dy popujve, apo mund t\u00eb krijoj\u00eb edhe nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku interesat e ngushta t\u00eb pushtetit t\u00eb fillojn\u00eb t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb interesin publik? Rama e ka paraqitur disa her\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnien e tij me Macronin si nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb besimi dhe af\u00ebrsie politike. Por Shqip\u00ebria nuk mund t\u00eb mat\u00eb suksesin e diplomacis\u00eb s\u00eb saj me numrin e fotografive t\u00eb kryeministrit shqiptar, sidomos n\u00eb situat\u00eb shum\u00eb kritike si kjo n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet Shqip\u00ebria, n\u00eb krah t\u00eb president\u00ebve t\u00eb fuqish\u00ebm, por me p\u00ebrfitimet konkrete q\u00eb k\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie sjellin p\u00ebr vendin, me cil\u00ebsin\u00eb e investimeve, me transparenc\u00ebn e marr\u00ebveshjeve dhe me forcimin e institucioneve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, pritja e Ram\u00ebs n\u00eb Paris n\u00eb nj\u00eb moment kur n\u00eb Shqip\u00ebri zhvillohen protesta dhe kur \u00e7\u00ebshtjet e korrupsionit dhe t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb qeveris\u00eb jan\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb debatit publik, me akuza t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta p\u00ebr Ram\u00ebn kryeminist\u00ebr, merr nj\u00eb dometh\u00ebnie q\u00eb shkon p\u00ebrtej nj\u00eb takimi protokollar. Nuk kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pretendojm\u00eb drejtp\u00ebrdrejt se Macron e organizoi k\u00ebt\u00eb takim p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrqendruar v\u00ebmendjen nga zhvillimet shqiptare, por dyshimi mbetet. Pra, kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb me dyshim n\u00ebse nj\u00eb pritje e till\u00eb, n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb caktuar, nuk krijon nj\u00eb efekt t\u00eb duksh\u00ebm politik p\u00ebr kryeministrin shqiptar, duke i ofruar atij nj\u00eb sken\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku imazhi i liderit t\u00eb respektuar dhe i partnerit evropian vendoset p\u00ebrpara pamjes s\u00eb nj\u00eb vendi ku qytetar\u00ebt k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga pushteti.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja pse duhet t\u00eb flasim p\u00ebr etik\u00ebn politike. Demokracia nuk mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb standard q\u00eb k\u00ebrkohet vet\u00ebm nga qytetar\u00ebt dhe institucionet e vendeve t\u00eb vogla, nd\u00ebrsa p\u00ebr lider\u00ebt e vendeve t\u00eb m\u00ebdha gjith\u00e7ka justifikohet me interesin diplomatik. N\u00ebse Evropa k\u00ebrkon nga Shqip\u00ebria respektimin e shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe pavar\u00ebsin\u00eb e institucioneve, at\u00ebher\u00eb k\u00ebto standarde duhet t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb edhe e m\u00ebnyr\u00ebs se si vet\u00eb lider\u00ebt evropian\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre politike. P\u00ebrndryshe, qytetar\u00ebve u k\u00ebrkohet t\u00eb besojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb Evrop\u00eb t\u00eb parimeve, nd\u00ebrsa n\u00eb praktik\u00eb u shfaqet nj\u00eb Evrop\u00eb e interesave, ku fotografit\u00eb ceremoniale mund t\u00eb marrin m\u00eb shum\u00eb v\u00ebmendje se pyetjet p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb publike.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im KULLA Takimi i 9 n\u00ebntorit 2026 n\u00eb Pallatin \u00c9lys\u00e9e, ku presidenti francez Emmanuel Macron priti kryeministrin shqiptar Edi Rama, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej atyre ngjarjeve q\u00eb meriton nj\u00eb v\u00ebshtrim p\u00ebrtej protokollit diplomatik, sidomos kur vendoset n\u00eb kontekstin e zhvillimeve t\u00eb brendshme politike n\u00eb Shqip\u00ebri, t\u00eb akuzave p\u00ebr korrupsion q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb nivele t\u00eb larta &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":160383,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[44],"tags":[],"class_list":["post-160382","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-editorial"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160382","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160382"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160382\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":160384,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160382\/revisions\/160384"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/160383"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160382"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160382"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160382"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}