{"id":160396,"date":"2026-11-10T20:06:52","date_gmt":"2026-11-10T20:06:52","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160396"},"modified":"2026-11-10T20:06:52","modified_gmt":"2026-11-10T20:06:52","slug":"gjoni-pd-kerkon-lista-plotesisht-te-hapura-ps-pengon-ndryshimin-e-sistemit-zgjedhor-qe-te-ruaje-avantazhet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/10\/gjoni-pd-kerkon-lista-plotesisht-te-hapura-ps-pengon-ndryshimin-e-sistemit-zgjedhor-qe-te-ruaje-avantazhet\/","title":{"rendered":"Gjoni: PD k\u00ebrkon lista plot\u00ebsisht t\u00eb hapura, PS pengon ndryshimin e sistemit zgjedhor q\u00eb t\u00eb ruaj\u00eb avantazhet"},"content":{"rendered":"<div id=\"rekl-49\">Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Gjin Gjoni, ka deklaruar se reforma zgjedhore duhet t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrtej ndryshimeve teknike n\u00eb Kodin Zgjedhor, duke p\u00ebrfshir\u00eb ndryshimin e sistemit dhe vendosjen e listave plot\u00ebsisht t\u00eb hapura p\u00ebr zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore.<\/div>\n<div class=\"readmore-text-here\">\n<p>I ftuar n\u00eb emisionin \u2018Ora 19\u2019 me Armela Ferkon n\u00eb SYRI TV, Gjoni tha se PD ka kryer nj\u00eb studim t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm mbi rekomandimet e ODIHR-it, OSBE-s\u00eb dhe Komisionit t\u00eb Venecias, duke nd\u00ebrtuar tet\u00eb shtylla kryesore p\u00ebr ndarjen e partis\u00eb nga shteti.<\/p>\n<p>Sipas tij, Partia Demokratike synon nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb thell\u00eb zgjedhore, q\u00eb t&#8217;u jap\u00eb zgjidhje problematikave t\u00eb konstatuara n\u00eb proceset e deritanishme. Gjoni pretendoi se p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Partis\u00eb Socialiste po b\u00ebhen penges\u00eb p\u00ebr ndryshimet thelb\u00ebsore, pasi Kodi aktual \u00ebsht\u00eb favorizues p\u00ebr ta dhe k\u00ebrkojn\u00eb vet\u00ebm nd\u00ebrhyrje t\u00eb pjesshme q\u00eb ruajn\u00eb avantazhet e tyre politike.<\/p>\n<p>Gjoni renditi si \u00e7\u00ebshtje t\u00eb par\u00eb ndryshimin e sistemit zgjedhor, p\u00ebrmes nj\u00eb sistemi proporcional me lista plot\u00ebsisht t\u00eb hapura. Sipas tij, kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb duhet t\u00eb konkurrojn\u00eb mbi baz\u00ebn e aft\u00ebsive profesionale dhe t\u00eb marrin vot\u00ebbesimin e qytetar\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr propozim i PD-s\u00eb lidhet me zgjedhjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillave Bashkiak\u00eb p\u00ebrmes listave t\u00eb hapura. Gjoni argumentoi se qytetar\u00ebt duhet t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb zgjedhin drejtp\u00ebrdrejt p\u00ebrfaq\u00ebsuesit q\u00eb p\u00ebrputhen me bindjet e tyre politike dhe q\u00eb mbrojn\u00eb interesat e tyre n\u00eb nivel vendor.<\/p>\n<p><em>\u2018Partia Demokratike ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm mbi baz\u00ebn e t\u00eb gjitha rekomandimeve t\u00eb dh\u00ebna nga ODIHR-i dhe OSBE-ja, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe nga Komisioni i Venecias. Ne kemi nd\u00ebrtuar tet\u00eb shtylla kryesore, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb baz\u00ebn e m\u00ebnyr\u00ebs se si mund t\u00eb ndahet partia nga shteti, n\u00eb p\u00ebrputhje me t\u00eb gjitha rekomandimet e l\u00ebna nga ODIHR-i.<\/em><\/p>\n<p><em>Nga ana tjet\u00ebr, Partia Demokratike ka shkuar edhe m\u00eb tej, duke trajtuar at\u00eb q\u00eb sot p\u00ebrb\u00ebn interesin e qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, t\u00eb protestuesve q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb shesh, t\u00eb vet\u00eb Partis\u00eb Demokratike, por edhe t\u00eb t\u00eb gjitha forcave opozitare: ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe p\u00ebrmbysjen e gjith\u00e7kaje q\u00eb ka ndodhur deri m\u00eb tani n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb raport me zgjedhjet.<\/em><\/p>\n<p><em>Vet\u00eb Kodi Zgjedhor, por edhe m\u00ebnyra se si jan\u00eb zhvilluar dhe trajtuar zgjedhjet deri tani, kan\u00eb treguar se \u00ebsht\u00eb e domosdoshme t\u00eb shkojm\u00eb drejt nj\u00eb ekuacioni t\u00eb ri, i cili t&#8217;u jap\u00eb zgjidhje t\u00eb gjitha mang\u00ebsive dhe problematikave t\u00eb konstatuara deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7\u00ebshtja kryesore, e cila nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm n\u00eb interes t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, por e t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb, ka hasur n\u00eb nj\u00eb penges\u00eb shum\u00eb t\u00eb fort\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Partis\u00eb Socialiste. P\u00ebr ta, Kodi Zgjedhor \u00ebsht\u00eb favorizues dhe nuk k\u00ebrkojn\u00eb ndryshime thelb\u00ebsore n\u00eb t\u00eb, por vet\u00ebm arnime q\u00eb u japin avantazhe n\u00eb raport me forcat e tjera politike.<\/em><\/p>\n<p><em>Cilat jan\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmend?<\/em><\/p>\n<p><em>Po, \u00e7\u00ebshtja e par\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me ndryshimin e sistemit zgjedhor, konkretisht me sistemin proporcional dhe listat e hapura. Partia Demokratike, ashtu si t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, protestuesit dhe forcat opozitare, mb\u00ebshtet nj\u00eb sistem me lista plot\u00ebsisht t\u00eb hapura. Kandidat\u00ebt p\u00ebr deputet\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb n\u00eb lista t\u00eb hapura, ku secili t\u00eb konkurroj\u00eb mbi baz\u00ebn e aft\u00ebsive t\u00eb tij profesionale dhe t\u00eb marr\u00eb votat e qytetar\u00ebve n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>\u00c7\u00ebshtja e dyt\u00eb, po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme, lidhet me K\u00ebshillat Bashkiak\u00eb. Ne k\u00ebrkojm\u00eb q\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebto institucione t\u00eb shkojm\u00eb drejt listave t\u00eb hapura, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb qytetar\u00ebt t\u00eb zgjedhin, n\u00eb parlamentin e tyre bashkiak, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit q\u00eb u p\u00ebrshtaten m\u00eb mir\u00eb pik\u00ebpamjeve t\u00eb tyre politike dhe q\u00eb mbrojn\u00eb interesat e tyre.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb e gatshme dhe ka arritur nj\u00eb em\u00ebrues t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me partit\u00eb e tjera opozitare. Padyshim q\u00eb do t\u00eb zhvillohen takime t\u00eb tjera, si nga kryetari i partis\u00eb, ashtu edhe n\u00eb nivel ekspert\u00ebsh, me t\u00eb gjitha forcat opozitare q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb ndryshime rr\u00ebnj\u00ebsore n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet zgjedhore. Synimi \u00ebsht\u00eb t\u00eb heqim nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb damk\u00ebn q\u00eb zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb mos zhvillohen t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme.<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00eb nga kriteret kryesore q\u00eb Shqip\u00ebria duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn drejt Bashkimit Evropian jan\u00eb kriteret e Kopenhag\u00ebs. Ato lidhen me funksionimin e demokracis\u00eb dhe zhvillimin e zgjedhjeve t\u00eb lira e t\u00eb ndershme, si kushte q\u00eb nj\u00eb shtet duhet t\u00eb p\u00ebrmbush\u00eb p\u00ebr t&#8217;u b\u00ebr\u00eb an\u00ebtar i Bashkimit Evropian. K\u00ebto jan\u00eb kritere q\u00eb, deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, Shqip\u00ebria nuk i ka p\u00ebrmbushur.\u2019 <\/em>u shpreh deputeti i PD-s\u00eb Gjin Gjoni n\u00eb SYRI TV.<\/p>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Gjin Gjoni, ka deklaruar se reforma zgjedhore duhet t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrtej ndryshimeve teknike n\u00eb Kodin Zgjedhor, duke p\u00ebrfshir\u00eb ndryshimin e sistemit dhe vendosjen e listave plot\u00ebsisht t\u00eb hapura p\u00ebr zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore. I ftuar n\u00eb emisionin \u2018Ora 19\u2019 me Armela Ferkon n\u00eb SYRI TV, Gjoni tha se PD ka &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":144129,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-160396","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160396","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160396"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160396\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":160397,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160396\/revisions\/160397"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/144129"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160396"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160396"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160396"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}