{"id":160521,"date":"2026-11-11T18:22:35","date_gmt":"2026-11-11T18:22:35","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160521"},"modified":"2026-11-11T18:28:11","modified_gmt":"2026-11-11T18:28:11","slug":"bajaziti-ps-e-ka-zhvendosur-seline-ne-spak-zgjedhjet-e-2025-prodhuan-nje-parlament-pa-legjitimitet-demokratik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/11\/bajaziti-ps-e-ka-zhvendosur-seline-ne-spak-zgjedhjet-e-2025-prodhuan-nje-parlament-pa-legjitimitet-demokratik\/","title":{"rendered":"Bajaziti: PS e ka zhvendosur selin\u00eb n\u00eb SPAK, institucioni i parlamentit nuk funksionon!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetarja e PD, Erisa Bajaziti, e ftuar n\u00eb nj\u00eb lidhje Skype n\u00eb emisionin \u201cTask Force\u201d me Sonila Me\u00e7on, ka akuzuar Partin\u00eb Socialiste p\u00ebr kapjen e institucioneve dhe deformimin e procesit zgjedhor, duke deklaruar se, <em>duket sikur selia e Partis\u00eb Socialiste \u00ebsht\u00eb zhvendosur n\u00eb SPAK.<\/em><\/p>\n<p>Bajaziti theksoi se parregullsit\u00eb n\u00eb zgjedhjet e vitit 2025, keqp\u00ebrdorimi i burimeve shtet\u00ebrore dhe presioni ndaj administrat\u00ebs kan\u00eb prodhuar nj\u00eb parlament q\u00eb nuk pasqyron vot\u00ebn reale t\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p>Ajo kritikoi SPAK-un p\u00ebr mosveprimin n\u00eb koh\u00eb ndaj sinjaleve p\u00ebr shkeljet zgjedhore, nd\u00ebrsa akuzoi mazhoranc\u00ebn se po k\u00ebrkon t\u00eb zhvilloj\u00eb reform\u00ebn zgjedhore dhe proceset e tjera politike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme, duke p\u00ebrjashtuar opozit\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Pjes\u00eb nga intervista<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb fakt un\u00eb e nis me nj\u00eb pyetje&#8230; t\u00eb gjith\u00eb situat\u00ebn q\u00eb po ndodh n\u00eb Shqip\u00ebri. Partia Socialiste n\u00eb fakt, ku e ka selin\u00eb fizike? Se duket sikur \u00ebsht\u00eb zhvendosur dhe selia e Partis\u00eb Socialiste e ka selin\u00eb n\u00eb SPAK. Duke par\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata eksponent\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste q\u00eb jan\u00eb duke e frekuentuar SPAK-un p\u00ebr nj\u00eb arsye ose p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr, kemi arsye na b\u00ebn ne t\u00eb ta shohim situat\u00ebn, t\u00eb realitetit shqiptar me nj\u00eb shqet\u00ebsim shum\u00eb t\u00eb madh. N\u00eb fakt zoti Nela ngriti nj\u00eb pyetje shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, \u00e7far\u00eb b\u00ebri SPAK-u? Por \u00e7far\u00eb b\u00ebn\u00eb vet\u00eb kandidat\u00ebt, ose Partia Socialiste p\u00ebr t&#8217;u siguruar q\u00eb mos t\u00eb jen\u00eb objekt i SPAK-ut p\u00ebr nj\u00eb arsye ose p\u00ebr nj\u00eb tjet\u00ebr?<\/p>\n<p>Partia Demokratike i ka deklaruar jo vet\u00ebm parregullsit\u00eb gjat\u00eb zgjedhjeve, por ka paralajm\u00ebruar t\u00eb gjitha sinjalet q\u00eb do t\u00eb \u00e7onin n\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb kaotike p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb zgjedhjeve t\u00eb vitit 2025. Sepse k\u00ebto parregullsi n\u00eb zgjedhje, t\u00eb cilat u reflektuan edhe n\u00eb raportin e OSBE\/ODIHR-it, soll\u00ebn sot nj\u00eb parlament ku \u00e7do deputet i Partis\u00eb Socialiste b\u00ebn presion ndaj opozit\u00ebs dhe ndaj qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb gati t\u00eb kaloj\u00eb \u00e7do ligj, \u00e7do amendament, vet\u00ebm sepse ata kan\u00eb numrat n\u00eb parlament. Dhe ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb num\u00ebr q\u00eb tregon vot\u00ebn reale t\u00eb shqiptar\u00ebve, por jan\u00eb k\u00ebto zgjedhje me mang\u00ebsi madhore q\u00eb kan\u00eb \u00e7uar k\u00ebt\u00eb situat\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndodhet sot edhe parlamenti shqiptar. Gjithashtu, parregullsit\u00eb n\u00eb zgjedhje jan\u00eb t\u00eb evidentuara dhe n\u00eb progres-raportin e Komisionit Europian, ku k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb ndiqen edhe rekomandimet e OSBE\/ODIHR.<\/p>\n<p>Pra \u00ebsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e paprecedent dhe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht moslejimi i zhvillimit t\u00eb zgjedhjeve t\u00eb lira dhe t\u00eb ndershme, q\u00eb ne po e shohim t\u00eb reflektuar n\u00eb pasojat t\u00eb cilat po i ndjen sot Shqip\u00ebria. SPAK-u padyshim q\u00eb duhet t\u00eb kishte vepruar shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos lejuar q\u00eb ne sot t\u00eb jemi p\u00ebrpara k\u00ebtij fakti, sepse parlamenti shqiptar sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt. Deputet\u00eb, parti socialiste, eksponent\u00eb t\u00eb saj sot jan\u00eb fakt p\u00ebrpara dyerve t\u00eb SPAK-ut. Sot miratimi i nj\u00eb reforme apo i nj\u00eb ligji pa dialogun dhe konsensusin e opozit\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt. Pra, nuk kemi se si ta ndryshojm\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet vet\u00ebm n\u00ebse drejt\u00ebsia nuk b\u00ebn pun\u00ebn e saj n\u00eb koh\u00eb, jo vet\u00ebm kur jan\u00eb p\u00ebrpara faktit, por kur sinjalet e para jepen p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Shqip\u00ebrin\u00eb q\u00eb t\u00eb veproj\u00eb sipas rregullave dhe normave demokratike. Duhet t\u00eb funksionoj\u00eb institucioni i parlamentit, duhet t\u00eb funksionoj\u00eb drejt\u00ebsia, sepse mos harrojm\u00eb q\u00eb sot qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb ndodhen rrug\u00ebve dhe n\u00eb sheshe p\u00ebr shkak t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Po, dhe nuk flasim p\u00ebr nj\u00eb parregullsi t\u00eb limituar, apo nj\u00eb parregullsi e cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i izoluar, por kemi nj\u00eb pal\u00eb zgjedhje q\u00eb u zhvilluan n\u00eb kushte t\u00eb pabarabarta, kemi keqp\u00ebrdorimin e burimeve shtet\u00ebrore, kemi mosndarjen e partis\u00eb nga shteti, kemi presionin q\u00eb ushtruan ndaj administrat\u00ebs. Pra jan\u00eb nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh serioze n\u00eb t\u00eb cilat e kan\u00eb degraduar sot shtetin shqiptar n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje.<\/p>\n<p>Zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri dhe zhvillimi i reformave jan\u00eb nj\u00eb monopol i Partis\u00eb Socialiste dhe t\u00eb gjith\u00eb institucionet jan\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb Partis\u00eb Socialiste. Harrojn\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria duhet qeverisur me vizion, dhe ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i cili duhet t\u00eb zhvillohet patjet\u00ebr me dialog politik, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mos t\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzohet polarizimi politik. Pavar\u00ebsisht se ne sot jemi p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb situate t\u00eb till\u00eb, ku vet\u00eb Balla deklaron q\u00eb do t\u00eb marrin vendime t\u00eb nj\u00ebanshme, pra \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, q\u00eb ata nuk e konsiderojn\u00eb institucionin e opozit\u00ebs, opozit\u00ebn dhe mendimin, dhe vler\u00ebn e shtuar q\u00eb mund t\u00eb ket\u00eb partia opozitare n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, k\u00ebto jan\u00eb rekomandime t\u00eb shkruara dhe n\u00eb raportin e Komisionit Europian, sepse b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb e cila duhet t\u00eb jet\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse.<\/p>\n<p>Po mund t\u00eb shkohet, por at\u00ebher\u00eb k\u00ebtu kemi nj\u00eb thyerje t\u00eb premtimit, sepse n\u00ebse do t\u00eb kthehemi pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb tek Partia Socialiste, po p\u00ebrs\u00ebri gjat\u00eb zgjedhjeve, \u00ebsht\u00eb Partia Socialiste e cila deklaronte q\u00eb do t\u00eb fitonte zgjedhjet sepse do t&#8217;ju jepte shqiptar\u00ebve nj\u00eb pasaport\u00eb europiane, por nd\u00ebrkoh\u00eb normat, rregullat dhe standardet europiane flasin p\u00ebr t\u00eb tjera procese. Flasin p\u00ebr nj\u00eb proces demokratizimi i cili padyshim nuk duhet t\u00eb anashkaloj\u00eb opozit\u00ebn. K\u00ebshtu q\u00eb dhe Partia Socialiste \u00ebsht\u00eb sot p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb prove t\u00eb madhe p\u00ebrpos asaj q\u00eb pretendon p\u00ebr ta \u00e7uar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb Bashkimin Europian. Dhe k\u00ebtu shohim ne nj\u00eb krisje t\u00eb madhe t\u00eb asaj q\u00eb Partia Socialiste flet dhe realitetit shqiptar, dhe gjetjeve n\u00eb raportin e Komisionit Europian. Sepse Partia Demokratike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti e cila nuk mund t\u00eb anashkalohet n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, dhe n\u00ebse ata duan q\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb, Partia Demokratike nuk \u00ebsht\u00eb aty thjesht p\u00ebr num\u00ebr, \u00ebsht\u00eb sepse ka nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb shtuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00ebnkryetarja e PD, Erisa Bajaziti, e ftuar n\u00eb nj\u00eb lidhje Skype n\u00eb emisionin \u201cTask Force\u201d me Sonila Me\u00e7on, ka akuzuar Partin\u00eb Socialiste p\u00ebr kapjen e institucioneve dhe deformimin e procesit zgjedhor, duke deklaruar se, duket sikur selia e Partis\u00eb Socialiste \u00ebsht\u00eb zhvendosur n\u00eb SPAK. Bajaziti theksoi se parregullsit\u00eb n\u00eb zgjedhjet e vitit 2025, keqp\u00ebrdorimi i &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":158100,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-160521","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160521","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160521"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160521\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":160524,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160521\/revisions\/160524"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/158100"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160521"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160521"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160521"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}