{"id":160620,"date":"2026-11-12T12:43:58","date_gmt":"2026-11-12T12:43:58","guid":{"rendered":"https:\/\/rdnews.al\/?p=160620"},"modified":"2026-11-12T12:45:02","modified_gmt":"2026-11-12T12:45:02","slug":"pazaret-e-pronave-ne-vlore-vilat-ne-jug-te-drejtoreshes-dhe-porosite-e-ergys-agasit-mbi-kadastren","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/2026\/11\/12\/pazaret-e-pronave-ne-vlore-vilat-ne-jug-te-drejtoreshes-dhe-porosite-e-ergys-agasit-mbi-kadastren\/","title":{"rendered":"Pazaret e pronave n\u00eb Vlor\u00eb\/ Vilat e drejtoresh\u00ebs n\u00eb Jug dhe porosit\u00eb e Ergys Agasit mbi Kadastr\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p><em><strong>\u201cUstallesha\u201d e Kadastr\u00ebs zbatonte porosit\u00eb e Ergys Agasit dhe rezulton t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfituar vila n\u00eb jug t\u00eb vendit, n\u00eb zonat m\u00eb elitare t\u00eb bregdetit shqiptar<\/strong><\/em><\/p>\n<p><em><strong>Sipas informacioneve t\u00eb siguruara nga Pamfleti, drejtoresha e p\u00ebrgjithshme e Kadastr\u00ebs ka p\u00ebrfituar vila n\u00eb jug t\u00eb vendit, nd\u00ebrsa Ergys Agasi i jepte porosi q\u00eb zbatoheshin n\u00eb drejtimin e institucionit. Lidhja e Goxhobellit me Ergyst Sk\u00ebnderin, dosjet e pronave t\u00eb Zv\u00ebrnecit dhe shkeljet e konstatuara nga KLSH-ja zbulojn\u00eb nj\u00eb panoram\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb administrimit t\u00eb pasurive t\u00eb paluajtshme<\/strong><\/em><\/p>\n<p>Lorena Goxhobelli drejton Kadastr\u00ebn, institucionin ku nj\u00eb firm\u00eb mund t\u00eb kthej\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke n\u00eb pasuri miliona euro. Informacionet e siguruara nga Pamfleti e lidhin drejtoresh\u00ebn me p\u00ebrfitimin e vilave n\u00eb jug t\u00eb vendit dhe me nd\u00ebrhyrjet e Ergys Agasit n\u00eb vendimmarrjen e institucionit.<\/p>\n<p>Goxhobelli, e em\u00ebruar n\u00eb krye t\u00eb ASHK-s\u00eb n\u00eb korrik 2024, ka administruar nj\u00eb institucion t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb prej vitesh n\u00eb denoncime p\u00ebr tjet\u00ebrsime pronash, regjistrime t\u00eb paligjshme dhe favorizime t\u00eb interesave private. P\u00ebrpara k\u00ebtij em\u00ebrimi, ajo kishte mbajtur funksione juridike dhe drejtuese n\u00eb Korporat\u00ebn e Investimeve Shqiptare, institucion i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb zhvillimin e projekteve mbi pasurit\u00eb shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Nga Zv\u00ebrneci n\u00eb Palas\u00eb, tokat bregdetare jan\u00eb kthyer n\u00eb objekt p\u00ebrplasjesh mes pronar\u00ebve, investitor\u00ebve dhe institucioneve. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb territor, ku vlera e nj\u00eb parcele mund t\u00eb ndryshoj\u00eb me miliona euro pas nj\u00eb vendimi administrativ, informacionet p\u00ebr pasurit\u00eb e drejtoresh\u00ebs dhe marr\u00ebdh\u00ebniet e saj me njer\u00ebz t\u00eb fuqish\u00ebm t\u00eb pushtetit marrin p\u00ebrmasa t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Vilat n\u00eb jug dhe pasuria e Lorena Goxhobellit<\/strong><\/p>\n<p>Sipas informacioneve t\u00eb siguruara nga Pamfleti, Lorena Goxhobelli ka p\u00ebrfituar vila n\u00eb jug t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Burimet e lidhin k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje me interesat q\u00eb qarkullojn\u00eb rreth pronave bregdetare, ku prej vitesh jan\u00eb denoncuar tjet\u00ebrsime, regjistrime t\u00eb kontestuara dhe nd\u00ebrhyrje n\u00eb dokumentacionin e pron\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Goxhobelli \u00ebsht\u00eb drejtuesja e institucionit q\u00eb administron regjistrimin e k\u00ebtyre pasurive. N\u00eb zonat turistike, ku nj\u00eb sip\u00ebrfaqe toke mund t\u00eb vlej\u00eb miliona euro, vendimet e Kadastr\u00ebs p\u00ebrcaktojn\u00eb jo vet\u00ebm statusin juridik t\u00eb pron\u00ebs, por edhe mund\u00ebsin\u00eb e shfryt\u00ebzimit t\u00eb saj p\u00ebr investime.<\/p>\n<p>Informacionet p\u00ebr vilat e drejtoresh\u00ebs e vendosin pasurin\u00eb e saj personale p\u00ebrball\u00eb funksionit q\u00eb ushtron.<\/p>\n<p><em>Kush jan\u00eb personat q\u00eb kan\u00eb financuar apo transferuar k\u00ebto pasuri, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb kujt figurojn\u00eb dhe \u00e7far\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniesh kan\u00eb pasur me institucionin q\u00eb drejton Goxhobelli?<\/em><\/p>\n<p>K\u00ebto pyetje marrin pesh\u00eb edhe nga zhvillimet n\u00eb bregdetin e jugut, ku dosjet e pron\u00ebsis\u00eb jan\u00eb shoq\u00ebruar me konflikte t\u00eb forta dhe interesa t\u00eb m\u00ebdha financiare. N\u00eb Palas\u00eb jan\u00eb ngritur pretendime p\u00ebr sip\u00ebrfaqe t\u00eb konsiderueshme toke, nd\u00ebrsa n\u00eb Zv\u00ebrnec hetimet kan\u00eb prekur praktikat e regjistrimit t\u00eb pasurive.<\/p>\n<p><strong>Ergys Agasi i jepte porosi drejtoresh\u00ebs s\u00eb Kadastr\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Gysi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr em\u00ebr q\u00eb del n\u00eb informacionet e siguruara nga Pamfleti p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si \u00ebsht\u00eb drejtuar Kadastra.<\/p>\n<p>Sipas burimeve, Lorena Goxhobelli zbatonte \u00e7do porosi t\u00eb Ergys Agasit, duke i mund\u00ebsuar atij ndikim mbi vendimmarrjen e ASHK-s\u00eb. Agasi, emri i t\u00eb cilit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb hetimet dhe denoncimet p\u00ebr aferat e tender\u00ebve t\u00eb AKSHI-t, p\u00ebrshkruhet si nj\u00eb personazh q\u00eb ushtronte ndikim edhe n\u00eb administrimin e pronave.<\/p>\n<p>M\u00eb 7 prill 2026, SPAK thirri p\u00ebr rreth dy or\u00eb ish-drejtoresh\u00ebn e Kadastr\u00ebs, Dall\u00ebndyshe Bici, p\u00ebr procedurat e legalizimit dhe regjistrimit t\u00eb nj\u00eb vile n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb Agasit. Sipas raportimeve p\u00ebr hetimin, vila n\u00eb kodrat e Mulletit kishte qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb kompleksi turistik, p\u00ebrpara se t\u00eb shk\u00ebputej dhe t\u00eb kalonte n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb biznesmenit p\u00ebrmes procedurave t\u00eb dyshimta. Pik\u00ebrisht k\u00ebto veprime t\u00eb Kadastr\u00ebs u b\u00ebn\u00eb objekt i interesimit t\u00eb prokuror\u00ebve t\u00eb posa\u00e7\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebrmasat e k\u00ebsaj historie u zgjeruan m\u00eb 22 prill 2026, kur u ekzekutua vendimi p\u00ebr sekuestrimin e pasurive n\u00eb kompleksin \u201cEquos Resort\u201d, ku p\u00ebrfshiheshin edhe vila t\u00eb dyshuara si nd\u00ebrtime pa leje, t\u00eb legalizuara m\u00eb pas n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme. Gazetari Artan Hoxha ka denoncuar se Agasi kishte p\u00ebrdorur ndikimin n\u00eb Hipotek\u00eb dhe institucione t\u00eb tjera p\u00ebr t\u00eb tjet\u00ebrsuar sip\u00ebrfaqe t\u00eb konsiderueshme t\u00eb pron\u00ebs. K\u00ebto zhvillime i japin nj\u00eb dimension konkret informacioneve t\u00eb Pamfletit p\u00ebr ndikimin e Agasit mbi Kadastr\u00ebn, nd\u00ebrsa roli i Lorena Goxhobellit n\u00eb praktikat e k\u00ebsaj pasurie mbetet nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00eb vete, e dallueshme nga procedurat p\u00ebr t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb pyetur paraardh\u00ebsja e saj.<\/p>\n<p>Ndikimi q\u00eb i atribuohet Agasit e zgjeron \u00e7\u00ebshtjen p\u00ebrtej marr\u00ebdh\u00ebnies personale me Goxhobellin. N\u00eb nj\u00eb institucion ku kalojn\u00eb praktika pron\u00ebsie me vlera t\u00eb m\u00ebdha, nd\u00ebrhyrjet p\u00ebr subjekte t\u00eb caktuara mund t\u00eb ndikojn\u00eb drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb interesat ekonomike t\u00eb p\u00ebrfituesve.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr dosje q\u00eb ka mb\u00ebrritur n\u00eb SPAK \u00ebsht\u00eb konflikti p\u00ebr pronat n\u00eb Palas\u00eb mes biznesmen\u00ebve Vasil Bedinaj dhe Luan Mu\u00e7a, i cili shp\u00ebrtheu n\u00eb p\u00ebrplasje me arm\u00eb n\u00eb shtator 2026, pas arrestimit t\u00eb Ergys Agasit. Sipas burimeve, Agasi i kishte dh\u00ebn\u00eb garanci nj\u00ebr\u00ebs prej pal\u00ebve p\u00ebr regjistrimin e pron\u00ebs n\u00eb Kadast\u00ebr. Pas largimit t\u00eb tij nga skena, p\u00ebrplasja p\u00ebr tok\u00ebn doli hapur, duke nxjerr\u00eb n\u00eb sip\u00ebrfaqe mbivendosjet e pron\u00ebsis\u00eb dhe vendimet kontradiktore t\u00eb institucioneve. Pas k\u00ebsaj, vet\u00eb Kadastra pranoi se kishte referuar n\u00eb SPAK dyshimet p\u00ebr falsifikim dokumentesh, nd\u00ebrsa AZHT konfirmoi se projekti i Bedinajt nuk kishte leje p\u00ebrfundimtare nd\u00ebrtimi. \u00c7far\u00eb garancie kishte dh\u00ebn\u00eb Agasi, kujt ia kishte premtuar regjistrimin dhe \u00e7far\u00eb dinte Lorena Goxhobelli p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrhyrje?<\/p>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr element \u00ebsht\u00eb kontrata e raportuar prej rreth 4.5 milion\u00eb eurosh p\u00ebr sistemin elektronik t\u00eb Kadastr\u00ebs, ku p\u00ebrmenden kompanit\u00eb Soft &amp; Solution dhe Fastech. Emrat e tyre jan\u00eb shfaqur edhe n\u00eb dosjen AKSHI, nd\u00ebrsa Agasi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb personazhi kryesor i k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje.<\/p>\n<p>Dyshimet p\u00ebr ndikimin e tij n\u00eb drejtimin e ASHK-s\u00eb e vendosin k\u00ebt\u00eb kontrat\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. A ka nd\u00ebrhyr\u00eb Agasi n\u00eb procedurat e saj, kush ka firmosur pagesat dhe \u00e7far\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniesh kan\u00eb pasur kompanit\u00eb kontraktore me personat q\u00eb ushtronin ndikim mbi institucionin?<\/p>\n<p><strong>Ergyst Sk\u00ebnderi, Zv\u00ebrneci dhe dosjet e pronave t\u00eb Vlor\u00ebs<\/strong><\/p>\n<p>Ergyst Sk\u00ebnderi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr em\u00ebr q\u00eb del n\u00eb informacionet e siguruara nga Pamfleti p\u00ebr funksionimin e Kadastr\u00ebs. Sipas burimeve, ai ka pasur marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb af\u00ebrta pune dhe komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me Lorena Goxhobellin, nd\u00ebrsa emri i tij \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmendur n\u00eb raportimet p\u00ebr hetimet mbi pronat e Zv\u00ebrnecit.<\/p>\n<p>N\u00eb qershor 2026, hetimet p\u00ebr praktikat e pron\u00ebsis\u00eb n\u00eb Vlor\u00eb u shoq\u00ebruan me veprime ndaj zyrtar\u00ebve t\u00eb Kadastr\u00ebs. \u00c7\u00ebshtjet e trajtuara lidheshin me regjistrime t\u00eb kontestuara, dokumentacion pron\u00ebsie dhe dyshime p\u00ebr tjet\u00ebrsimin e sip\u00ebrfaqeve t\u00eb tok\u00ebs.<\/p>\n<p>Zv\u00ebrneci \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb lakmuara p\u00ebr investime turistike, ku konfliktet e pron\u00ebsis\u00eb jan\u00eb nd\u00ebrthurur me interesat p\u00ebr zhvillimin e projekteve t\u00eb m\u00ebdha. Ndryshimi i statusit t\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqeje nga pyll n\u00eb truall mund t\u00eb ndikoj\u00eb ndjesh\u00ebm n\u00eb vler\u00ebn e saj ekonomike.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb histori p\u00ebrmendet edhe udh\u00ebzimi nr. 1557, dat\u00eb 18 shtator 2024, i lidhur me p\u00ebrcaktimin e kategorive t\u00eb pasurive n\u00eb regjistrat kadastral\u00eb. Ndryshimet n\u00eb kategorit\u00eb e tok\u00ebs dhe regjistrimet e kryera n\u00eb zon\u00ebn e Zv\u00ebrnecit jan\u00eb pjes\u00eb e \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb kan\u00eb nxitur denoncime p\u00ebr administrimin e pronave bregdetare.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb 23 janar 2026, Lorena Goxhobelli firmosi vendimin p\u00ebr zhvendosjen e strukturave t\u00eb Kadastr\u00ebs s\u00eb Vlor\u00ebs n\u00eb Tiran\u00eb. Vendimi hyri n\u00eb fuqi m\u00eb 1 shkurt dhe shkaktoi kund\u00ebrshtimin e punonj\u00ebsve, 55 prej t\u00eb cil\u00ebve firmos\u00ebn nj\u00eb peticion kund\u00ebr transferimit.<\/p>\n<p>Zhvendosja u krye n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb kur dosjet e pronave t\u00eb Vlor\u00ebs ishin p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb konflikte dhe hetime. Argumenti zyrtar ishte riorganizimi i sh\u00ebrbimit, nd\u00ebrsa transferimi i strukturave vendore e p\u00ebrqendroi administrimin e praktikave n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhja e af\u00ebrt e raportuar mes Goxhobellit dhe Sk\u00ebnderit e vendos n\u00eb v\u00ebmendje rolin e secilit n\u00eb praktikat e pronave t\u00eb Vlor\u00ebs. Cilat dosje ka trajtuar Sk\u00ebnderi dhe a ka pasur nd\u00ebrhyrje nga drejtimi qendror i ASHK-s\u00eb n\u00eb vendimet q\u00eb lidhen me to?<\/p>\n<p><strong>KLSH zbulon shkeljet, vet\u00ebm nj\u00eb mas\u00eb disiplinore nga 142 t\u00eb rekomanduara<\/strong><\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa Kadastra p\u00ebrballej me hetime p\u00ebr pronat bregdetare, Kontrolli i Lart\u00eb i Shtetit evidentonte nj\u00eb tjet\u00ebr problem serioz, moszbatimin e rekomandimeve p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e punonj\u00ebsve.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin e publikuar n\u00eb vitin 2026 p\u00ebr shtat\u00eb drejtori t\u00eb Kadastr\u00ebs, KLSH konstatoi se nga 142 masa disiplinore t\u00eb rekomanduara, vet\u00ebm nj\u00eb ishte zbatuar. Plot 141 masa kishin mbetur pa zbatim, nj\u00eb tregues i r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si jan\u00eb trajtuar shkeljet e konstatuara nga audituesit.<\/p>\n<p>N\u00eb Kadastr\u00ebn Tirana Jug, KLSH k\u00ebrkoi vler\u00ebsimin e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb 18 punonj\u00ebsve, mes tyre edhe raste p\u00ebr t\u00eb cilat ishte rekomanduar nd\u00ebrprerja e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb pun\u00ebs.<\/p>\n<p>Nj\u00eb pjes\u00eb e praktikave t\u00eb audituara u p\u00ebrket periudhave p\u00ebrpara em\u00ebrimit t\u00eb Goxhobellit. Megjithat\u00eb, gjat\u00eb mandatit t\u00eb saj drejtimi i ASHK-s\u00eb kishte p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr trajtimin e rekomandimeve q\u00eb mbeteshin n\u00eb fuqi, sipas kompetencave t\u00eb p\u00ebrcaktuara p\u00ebr secilin nivel drejtues.<\/p>\n<p>Shifra e KLSH-s\u00eb \u00ebsht\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse. N\u00eb nj\u00eb institucion ku regjistrimet e paligjshme mund t\u00eb krijojn\u00eb p\u00ebrfitime t\u00eb m\u00ebdha financiare, 141 masa disiplinore t\u00eb pazbatuara tregojn\u00eb sa pak kan\u00eb ndikuar konstatimet e audituesve n\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb administrative.<\/p>\n<p>Kjo panoram\u00eb plot\u00ebsohet nga informacionet e Pamfletit p\u00ebr vilat n\u00eb jug, ndikimin e Ergys Agasit dhe marr\u00ebdh\u00ebnien e Goxhobellit me Ergyst Sk\u00ebnderin. Nga pasurit\u00eb personale te porosit\u00eb e nj\u00eb personi pa funksion zyrtar dhe dosjet e tokave bregdetare, t\u00eb gjitha k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje lidhen me m\u00ebnyr\u00ebn si \u00ebsht\u00eb ushtruar pushteti mbi pron\u00ebn.<\/p>\n<p><em>Kush q\u00ebndron pas vilave q\u00eb ka p\u00ebrfituar Lorena Goxhobelli, cilat porosi t\u00eb Ergys Agasit jan\u00eb zbatuar n\u00eb Kadast\u00ebr dhe \u00e7far\u00eb roli ka luajtur Ergyst Sk\u00ebnderi n\u00eb dosjet e pronave t\u00eb Vlor\u00ebs?<\/em><\/p>\n<p>SPAK duhet ta hetoj\u00eb drejtoresh\u00ebn e Kadastr\u00ebs p\u00ebr korrupsion, tjet\u00ebrsim pronash n\u00eb bregdet dhe favorizim t\u00eb grupeve kriminale p\u00ebrmes dokumenteve t\u00eb falsifikuara<a href=\"https:\/\/pamfleti.net\/dosja\/vilat-ne-jug-te-lorena-goxhobellit-dhe-hija-e-ergys-agasit-mbi-kadastren-p-i361687\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">.\u00a0<strong>\/Pamfleti<\/strong><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cUstallesha\u201d e Kadastr\u00ebs zbatonte porosit\u00eb e Ergys Agasit dhe rezulton t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfituar vila n\u00eb jug t\u00eb vendit, n\u00eb zonat m\u00eb elitare t\u00eb bregdetit shqiptar Sipas informacioneve t\u00eb siguruara nga Pamfleti, drejtoresha e p\u00ebrgjithshme e Kadastr\u00ebs ka p\u00ebrfituar vila n\u00eb jug t\u00eb vendit, nd\u00ebrsa Ergys Agasi i jepte porosi q\u00eb zbatoheshin n\u00eb drejtimin e institucionit. &hellip;<\/p>\n","protected":false},"author":4,"featured_media":160621,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[37],"tags":[],"class_list":["post-160620","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","","category-politike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160620","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/users\/4"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=160620"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160620\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":160623,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/160620\/revisions\/160623"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media\/160621"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=160620"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=160620"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/rdnews.al\/index.php\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=160620"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}